Zhduket një anëtar i bandës së Zanit
Vazhdon procesi farsë mbi bandën më të madhe të Vlorës
NE FAQEN 4
Skandal me pasaportat ndërkombëtare
Mijëra dokumenta identiteti të pavlefshme nëpër komisariate
NE FAQEN 4
Çmimet nën presionin e rritjes së taksave
Si u mbyll java në tregjet e Tiranës
NE FAQEN 6
Milo shfaqëson serbët dhe akuzon shqiptarët
PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm pas deklaratave skandaloze në televizionin shtetëror rreth zhvillimeve në konferencën e Rambujesë
Shkakun e mosarritjes së marrëveshjes, e mosfutjes së NATO-s dhe mosbombardimit të Serbisë, Milo e gjen në sindromën e depresionit nga izolimi i disa anëtarëve të delegacionit shqiptar, dhe jo tek manipulimet që bënë anëtarë të caktuar të Grupit të Kontaktit në Rambuje për të mbrojtur Milosheviçin, ndryshimin që ata i bënë disa herë projektmarrëveshjes
NE FAQEN 3
SHBA: Në Shqipëri, dhunë dhe burgosje politike
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut
Një vend të rëndësishëm në raport zënë vrasja e Azem Hajdarit dhe arrestimi i të gjashtëve.
Arrestime, keqtrajtime, pushime nga puna me motive politike. Dhunë mbi gazetarët dhe presion politik mbi drejtësinë. Stacionet e policisë, qendra të keqtrajtimit të qytetarëve. Policia ka ndërhyrë dhunshëm mbi mitingjet e opozitës. Qeveria nuk zbaton ligjet. Nivel i lartë i krimit të dhunshëm. Mungesa e rendit, kontrabanda, korrupsioni dhe trafiqet kanë zhytur në krizë vendin. Televizioni favorizon qeverinë
NE FAQEN 2
Lufta pranë veriut, qeveria larg tij
Përgatitja e shqiptarëve për zgjidhjen e problemit të tyre madhor, çështjes kombëtare duhet të përfshijë atë në të gjitha dimensionet e tij.
Në radhë të parë kjo përgatitje duhet të reflektohet nga drejtimi shtetëror dhe qeveritar, i cili ka mundësitë dhe hapësirat e përmbushjes së të mirës të rastit “një komb, një qëndrim”, apo “reagimi si komb”. Në ditët e pasRambujesë kur tensioni në Kosovë është më i madh se kurrë për shkak të pranisë së shtuar të trupave ushtarake serbe, në kufijtë e Shqipërisë demonstrohet një përgatitje periferike ushtarake që nuk ngjan të jetë as përmbajtja reale e ushtrisë së ... shqiptare dhe as morali i shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre apo bashkëkombësit e tyre nga masakrat e reja serbe. Një grup deputetësh të PD-së që vizituan disa zona kufitare në veri të vendit përmendën raste flagrante në kushtet e një mobilizimi total të fuqisë ushtarake shqiptare. Gjatë një konference shtypi që dhanë në Tiranë dje, ata thanë se përkundër propagandës zyrtare në veri të vendit përçve patriotizmit të vetë banorëve të këtyre rretheve, nuk klon shumë faktorë qeveri apo qeverisje. Pikërisht aty ku duhet të mbrojë patriotizmi dhe të fillojë qeverisja e disiplinuar, deputetët e PD-së kishin vënë re shkelje të mëdha, mungesa të konsiderueshme në bazë materiale si dhe një indiferentizëm të madh të qeverisjeve shqiptare deri në mungesë bashkëpunimi mes qeverisë dhe pushtetit lokal, kur ky i fundit është edhe bartës kryesor i situatës para luftës që ndodhet në veri. Pak ditë më parë kryeministri Majko është deklaruar për një qëndresë të të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që propaganda zyrtare ka shfaqur me dhejtera reparte ushtarake në manovra luftarake. Por ndërsa ndërtohet opinioni i një reflektimi të fortë ushtarak shqiptar ndaj një agresioni serb në tokën ku mund të bëhet luftë, qeverisja mbetet një hobby. Është ndërtuar kështu një disbalancë mes opinionit që përhap media zyrtare si ilaç gjumi mbi njerëzit shqiptarë dhe asaj që vetë veriu e jeton. Kjo është e dukshme qoftë edhe në lexim shifrat e rekrutimit të cilat për rrethin e Delvinës janë në masën 200 për qind, ndërkohë që për disa rrethe të veriut janë në masën 40 për qind. Është krejt e mundur që atje mos të jetë marrë seriozisht rekrutimi apo gjithçka ka mbetur në angazhimin e popullsisë civile në këtyre zonave. Kufijtë veriorë të Shqipërisë dhe zonat veriore të vendit ka kohë që janë lënë jashtë kontrollit. Vetëm pak ditë më parë “Miqtë e Shqipërisë” qortuan qeverinë për mungesën e kontrollit të saj në këto zona të cilat prej gati dy vitesh janë lënë në dorë vetëgjyqësie dhe krimit. Ende nuk ka një shifër zyrtare lidhur me furnizimin e zonave të rrezikuara nga lufta, ndërsa këto ditë merrej vesh se vendi nuk ka një fuqi ligjore të përcaktuar qartë për situatën e luftës. Parlamenti shqiptar për nevojat e tij administrative nuk ka mundur jo vetëm të ngrejë kuadër, por nuk ka pasur as deputetë që japin intervista për këtë problem, bile as deputetë që japin intervista për situatën ushtarake të Shqipërisë.
Europa e shqetësuar për gjendjen në Shqipëri
Topalli dhe Beja në konferencën për shtyp: Partia Demokratike, partnere serioze e perëndimit
Topalli: Ardhja e PD në pushtet shihet nga Europa si e vetmja mundësi për rik-
Poli i Lirisë fton opozitën shqiptare
Një grup deputetësh, kryesuar nga Pollo, në Romë
Me ftesë të grupeve parlamentare të Polit të Lirisë (Forza Italia, Alleanza Nazionale, Qendra Kristian Demokratike) një grup deputetësh të PD dhe opozitës i kryesuar nga Genc Pol-
... do të zhvillojë takime në Romë me datë 1-3 mars.
Programi parashikon takime me liderë të Polit të Lirisë, të partive parlamentare të tjera dhe me qeverinë italiane.
Policia vret
Nëneti qytetarë të vrarë nga policia në ambientet e komisariateve me dhunë dhe tortura në 29 qershor
Rrihen dy
Bandat e Petro Koçit, dhunë mbi demokratët në Peshkopi
Policia vret qytetarin Ylli Velaj
Një tjetër i vrarë nga policia në ambientet e komisariatëve me dhunë dhe tortura që nga 29 qershori
NE FAQEN 2
Rrihen dy demokratë në Dibër
Bandat e Petro Koçit, dhunë mbi demokratët në Peshkopi
Programi parashikon takime me liderë të Partisë së dy demokratë në Dibër
NE FAQEN 2
Shamata: Tani jemi të dënuar me liri
Intervistë/ Ish-ministri i Brendshëm shpjegon arsyet e krizës së rendit dhe të ligjit në Shqipëri. Çfarë ishte arrestimi dhe burgosja e të gjashtëve
Ndaj të gjashtëve dhe atyre që u arrestuan më vonë, ka vetëm një provë, një dëshmi e cila është sa e lexueshme aq edhe komprometuese, të cilën nuk e kundërshton asnjë nga palët, të qeverisë në opozitë.
Fillimisht, me akuzat parlamentare të korrikut të njëzetë të vitit të shkuar, të mbështetura në shumicën e kartonave jeshilë, pastaj me arrestimet pas mesit të natës u bënë përpjekje për të provuar para të njëjtëve shqiptarë, se diktatura është e keqja më e vogël, në raport me demokracinë, e cila është e keqja më e madhe.
NE FAQEN 7
Si u godit biznesi nga kursi e ri fiskal
Flet Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike
“Nuk mendoj se ndryshimi i një sërë ligjesh që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat të kenë një kuptim të mirëfilltë ekonomik në kuadrin e ekonomisë globale të sotme. Ato kanë vetëm një dimension, atë të kompensimit të të ardhurave buxhetore që humbasin në rrjetet e trafiqeve kontrabandiste të klaneve mafioze që shteti i sotëm nuk i ve dot nën kontroll.”
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 168 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të paqetësuar kriminelët e vrasësin Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Masakra ndaj oficerëve të SHIK-ut, krim i pandëshkuar
Gjaku i atyre që u vranë më 28 shkurt ’97 në Vlorë bën apel për drejtësi
Gjaku i derdhur i oficerëve Lekë Çoku, Besnik Hidri dhe mjaft të tjerë vetëm këta në territorin e Vlorë i bën apel kësaj gjykatës qytetare të gjithë shqiptarëve.
Apel për më mos harruar. Sepse krimi i pandëshkuar është një varr i hapur, një varr që çdo ditë po gëlltit jetë njerëzish të pafajshëm. Flaka e trupave të oficerëve të shtetit shqiptar është shumë e rëndë. Ajo nuk mund të shuhet lehtë, pasi ata (shkaktarët e kësaj ngjarjeje) sot kërkojnë përsëri, veçse tani jo nga vrasjet dhe vendstrehimet e terroristëve..
NE FAQEN 7
Pollo: Në kufi mungon qeveria
Pesë deputetët e PD tregojnë pas kthimit nga zona kufitare e Kukësit
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas vizitës së tyre në Kukës e Has i paraqitën shtypit gjendjen në rrethet kufitare, shqetësimin lidhur me mangësitë e vëna re me mungesën e interesimit e organizimit real të qeverisë për të siguruar një prani të mjaftueshme në Kukës dhe...
NE FAQEN 2