Policia përleshet me qytetarët
Gurë dhe shishe mbi godinën e Drejtorisë së Policisë Korçë
NE FAQEN 6
Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin
Të premten, miting i madh në qendër të Tiranës
Ditën e premte me 12 mars mbushen 6 muaj nga vrasja kriminale e Azem Hajdarit! Tribuni i nacionalizmit, simboli i pluralizmit, heroi i demokracisë, Azem Hajdari, është i gjallë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Që prej 6 muajsh qeveria vazhdon të mbrojë vrasësit e Azemit!
Ditën e premte me 12 mars 1999, ora 17.00, shqiptarët nga mbarë Shqipëria do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të nderuar kujtimin e heroit të pavdekshëm Azem Hajdari, duke mbajtur në duar lule e qirinj.
Mblidhemi në shesh për Azemin!
Azemi është i gjallë!
Azemi është mes nesh!
PS, gara se kush qeveris më keq
Astrit PATOZI Konflikti i brendshëm në Partinë Socialiste degjeneroi dje në akuza të ndërsjella të dy kampeve kundërshtare se kush e ka qeverisur më keq Shqipërinë, që kur ish-komunistët shqiptarë erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Në një klimë të errësimit armiqësore klanet e PS bënë përgjegjës njëri-tjetrin për situatën e rëndë që po kalon vendi, duke pohuar publikisht që Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë shumëdimensionale. Ish-kryetari, Fatos Nano dhe grupi i përkrahësve të tij akuzuan qeverinë Majko si shkaktare të gjendjes katastrofike të rendit dhe problemeve të tjera të rënda që po kalon vendi. Ndërsa kundërshtarët e tij, të grupuar rreth Majkos dhe Metës përsëritën edhe një herë akuzat e njohura që fajësojnë Nanon, jo vetëm për mosqeverisje dhe keqqeverisje gjatë kohës që ishte kryeministër, por edhe për krizën e brendshme që ka përfshirë Partinë Socialiste. Në këtë përpjekje të korbave të Partisë Socialiste për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit, i vetmi shërbim pozitiv mund të konsiderohet qartësimi dhe pohimi i disa të vërtetave tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Fakti që dy grupimet rivale të socialistëve e kanë reduktuar luftën ndërmjet tyre në faturimin e përgjegjësisë për krizën, do të thotë se në Partinë Socialiste nuk po grindën për të ndarë engjëllin nga djalli, por për të ndarë mëkatarin më të madh nga mëkatari më i vogël. Për shqiptarët nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë thotë Nano për Majkon apo çfarë thotë Pëllumbi apo Meta për Nanon. Ata nuk kanë pse të lodhen për të emëruar në deklaratat apo kundërdeklaratat e kundërshtarëve brenda llojit se cili prej socialistëve ka më shumë të drejtë, kur akuzon tjetrin. Ata që votuan më 29 qershor për Nanon, Majkon dhe Metën nuk u bënë këtë për të arritur pas një viti e gjysmë në derexhenë kineze, që mes dy të këqijave të zgjedhësh më të voglën. Duke soditur pa emocionet e rinxuna e PS, shqiptarët e kanë të lehtë për të arritur në përfundimin se so të lehtë për të arritur në përfundimin se socialistët dështuan totalisht, pasi i konsumuan të gjitha format dhe rezervat e tyre të brendshme. Në PS nuk ka donatorë që të paraprvojnë prej të cilës mund ta presësh të lindë ndonjë shpresë për ndryshime për mirë. Fakti që e gjithë partia është ndarë në përkrahës dhe kundërshtarë të Nanos dhe po kërkohet riciklimi i këtij të fundit si alternativë e re, tregon se Partia Socialiste është shndërruar në një kënetë politike, ashtu siç e kishte paralajmëruar vetë kryetari i saj tre vjet më parë, kur dërgoi mocionin nga burgu i Bënçës. Socialistët janë duke pohuar publikisht se kanë ëndërruar kështu me të gjitha kapacitetet e tyre dhe nuk kanë mbajtur asnjë premtim nga ato të 29 qershorit, gjatë kohës së pushtetit të tyre. Askujt nuk i hyn në xhep fakti që Majko mund të mos jetë aq bizantin, mizor dhe i implikuar në trafikun apo aferat e zeza si Fatos Nano, ndërkohë që nuk ka asnjë hap përpara për të zhbllokuar krizën, pas rokadës së kabinetit qeverisës të këtij të fundit në vitit të kaluar. Në këtë situatë, opozita nuk duhet të përfitojë duart duke soditur sesi grindën më njëri-tjetrin kundërshtarët e saj në pushtet. Nd rast se Nano, Majko, Pëllumbi, Islami dhe Meta fyejnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin si përgjegjshëm dhe autorë të dramës së shqiptarëve, për këtë nuk ka ndonjë meritë opozita. Ajo nuk ka sesi të ndjehet e kënaqur për spostimin e debatit politik brenda Partisë Socialiste, ndërkohë që rendimi i çdo krize kërkon protagonizmin e opozitës. Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, nuk mund të mjaftohet kurrësesi me vetëdemaskimin e socialistëve, pas konjunkturës së ashpër në mes të tyre. Ajo ka për detyrë që të konvertojë pakënaqësinë në rritje të shqiptarëve në një energji progresive për t’i dhënë vendit sa më shpejt zgjidhjen politike. Kur socialistët po shahen me njëri-tjetrin për të gjetur fajtorin më të madh, shqiptarët janë në të qarë se kursori demokratik e drejta e mungesën e perspektivës, për dëshmitë që do të mbajnë përgjegjësi për padurimin e tyre për demokraci të gjetur për mungesën e saj të pamotivuar.
Majko: Shqipëria dhe PS në krizë
Ish-kryetari i PS-së nis revanshin: "Jam vetëpezulluar, por nuk kam dhënë dorëheqje nga kryetari. PS, parti klanore në rënie. Drejtuesit e sotëm morën vendet që unë i lashë të lira"
Nano: Majko ka dështuar. Mosvendosje e rendit, vonesa të qëllimshme në privatizim, korrupsion, paaftësi për të thithur investimet, vonesa në realizimin e reformës administrative, mosfunksionimin e sistemit juridik, moszgjidhjen e problemeve të tokës dhe pronave. Krimi i organizuar ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, tha Nano, duke evidentuar nënshttrimin e shtetit, përballë skafistëve, atyre që vrasin politikanët, studentët dhe qytetarët, ashtu si në periudhën kur ishte kryeministër
Meta: Nuk kandidoj për kryetar të PS-së
Majko anashkalon kritikat dhe kërcënon Nanon: Ata që kalojnë maune kontrabandë do të përballen me shtetin
NE FAQEN 2
Pëllumbi: Nano, qëndroi dorëheqjes
Ish-nënkryetari i PS i sulet kundërshtarit të rënë nga kali. Nano po përgatit përçarjen e PS-së, pasi ka dështruar në drejtimin e partisë dhe në qeveri
KPD nuk miraton propozimin e Nanos për afrimin e kongresit
NE FAQEN 2
Dalmazzo-Këlcyrë, një takim që u amplifikua si protokoll
A ka ekzistuar Protokolli Dalmazzo-Këlcyrë. Ja çfarë thonë protagonistët e takimit
Në historinë e Shqipërisë të kohës së re, një pjesë të madhe e të rëndësishme për periudha nga viti 1939-1944, që përkon me pushtimin fashist e nazist të Shqipërisë,
Në historinë e Shqipërisë të kohës së re, një pjesë të madhe e të rëndësishme për periudha nga viti 1939-1944, që përkon me pushtimin fashist e nazist të Shqipërisë.
Në këtë periudhë historike janë injektuar e denigruar ose anashkaluar fakte e personalitete të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në momentet e caktuara të kësaj periudhe kohore, mjaft intensive me ngjarje të rëndësishme për kombin dhe historinë shqiptare.
Në harkun kohor 1939-1944, në Shqipëri u përvijuan më qartë... NE FAQEN 10
Pas Finit edhe Kazini në Tiranë
Nënkryetari i PD, Pollo merr pjesë në konferencën për të ardhmen e Europës
“TG1”, “Secolo D’Italia”, “Il Tempo”, “Il Giornale”, “Roma” “Telemontecarlo”, kanë qenë një pjesë e kanaleve televizive dhe gazetave, që kanë përcjellë përmes shkrimeve dhe intervistave vizitën e përfaqësisë së grupit parlamentar të PD ...
NE FAQEN 3
Dësht on takimi i Nanos në Elbasan
Ridalin në Elbasan përkrahësit e Pëllumbit
Nënkryetari i PD, Pollo merr pjesë në konferencën për të ardhmen e Europës
Nano ka kërkuar situatën për të ardhur në Elbasan e Çërrik. Kështu tha dje për “RD”-në një burim nga PS e Çërrikut...
NE FAQEN 3
Socialistët vrer kundër njëri-tjetrit
Alushi: 29 qershori po kthehet në bumerang për Partinë Socialiste
Mbledhja e KPD-së identifikon klanet në Partinë Socialiste. Mbështetësit e Nanos fillojnë sulmin. Qeveria e Majkos po na largon nga pushteti
NE FAQEN 2
Kryeministri, pa strategji për rendin
Edhe pas ngjarjeve tronditëse të ditëve të fundit në qytetin e Beratit, qeveria nuk ishte në gjendje të reflektonte një solucion për situatën e rëndë në Shqipëri.
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 177 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasur dëshmitë e një krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqeshluar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e adhurojnë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Koçi mburr spaletat e krimit
Kryepolici Ahmetaj ka përgjegjësi direkte për tragjedinë e Beratit
Në Berat u emërua drejtor policie një person i cili për gjashtë vjet rresht nuk është marrë me policinë, por me biznesin e tij privat duke bashkëpunuar ngushtë edhe me mikun e tij të vjetër, Bashkim Fino
NE FAQEN 6
8 marsi e vetmja ditë kur mendohet për gratë
Si ndihen dhe si e kalojnë festën e tyre gratë shqiptare
Femrat shqiptare vazhdojnë të jenë pre e dhunës dhe e fenomenit më negativ të kohëve të fundit, prostitucionit për të cilin mban përgjegjësi qeveria dhe shteti që nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar, por vetëm e kanë statistikuar ...
NE FAQEN 5
KLD ndëshkon 11 gjyqtarë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë largon nga puna dy gjyqtarë nga rrethet dhe paralajmëron për largim katër gjyqtarë të gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë...
NE FAQEN 6
Shqiptari nga Kosova, grevë urie në burg
18-vjeçari, Argon Kasumi ka gjashtë muaj që mbahet i arrestuar pa asnjë provë
Arrestimi i të riut nga Kosova është bërë qysh në muajin tetor pas lëshimit të fletë-arrestit nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga hetuesit...
NE FAQEN 6