Rakipi firmos largimin e katër prokurorëve
Do të pushohen ata që nuk pranuan dosjen “Hajdari”
NE FAQEN 4
Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin
Nesër, miting i madh në qendër të Tiranës
Nesër, më 12 mars mbushen 6 muaj nga vrasja kriminale e Azem Hajdarit!
Tribuni i nacionalizmit, simboli i pluralizmit, heroi i demokracisë, Azem Hajdari, është i gjallë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Që prej 6 muajsh qeveria vazhdon të mbrojë vrasësit e Azemit!
Nesër, më 12 mars 1999, ora 17.00, shqiptarët nga mbarë Shqipëria do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të nderuar kujtimin e heroit të pavdekshëm Azem Hajdari, duke mbajtur në duar lule e qirinj.
— Mitingu zhvillohet nën kujdesin e policisë.
Të gjithë në shesh për Azemin!
Azemi është i gjallë!
Azemi është mes nesh!
Agim Tirana në qelinë e Zanit
Marrëveshje me kapobandën e Vlorës që pret ditën e lirimit nga burgu
Në takim është caktuar edhe fati i mëtejshëm i kriminelit që terrorizoi jugun gjatë trazirave të vitit 1997
Marrëveshje me kapobandën e Vlorës që pret ditën e lirimit nga burgu
Agim Tirana në qelinë e Zanit
Në takim është caktuar edhe fati i mëtejshëm i kriminelit që terrorizoi jugun gjatë trazirave të vitit 1997
NE FAQEN 3
Mjaft më shtetit të Gjinushit dhe Zanit
Shteti i Gjinushit dhe Zanit është bërë i padurueshëm. Prej dy vjetësh ky shtet ua ka shndërruar shqiptarëve jetën në një ferr të vërtetë. Vrasje, masakra, pasiguri, mjerim varfëri, mizerje, banda që kontrollojnë gjithçka, korrupsion, grabitje, korrupsion dhe mbi të gjitha vrasje e përdhunime e shpresës, këtë ka sjellë shteti i Gjinushit dhe Zanit. Shtetasit e këtij vendi nga ana tjetër prej dy vjetësh luftojnë se si të shpëtojnë prej këtij shteti. Të gjithë e mbajnë mendjen për të ikur. Por edhe ata që ikin pagua- Por edhe ata që ikin paguajnë skafet e gjunjëzëve dhe zanërve si për t’u kujtuar se këta të pangopur nuk u ndahen edhe në det e përtej detit familjeve dhe qytetarëve shqiptarë. Prej dy vjetësh shqiptarët duran si duran shtetin e bandave, me besimin se dita pasardhëse do të ishte më shpresëdhënëse, por fatkeqësisht vetëm sa vritet ky besim dhe kjo shpresë. Dy vjet duke duruar shteti të mos ketë fytyrën e Gj inushit dhe të Zanit, dy vjet duke pritur se shteti do të bëhet më normal, të paktën jo instrument kundër shtetasve të tij vetëm e vetëm sepse këshu dëshirojnë një grusht banditësh. Dy vjet që njerëzit ruhen nga bandat e Gj inushit dhe Zanit. Mbyllen në shtëpi për perënduar dielli, udhëtojnë me frikë, flasin me zë të ulët dhe falënderojnë Zotin në darkë që nuk ranë pre e bandës së Gj inushit apo Zanit. Përditë kjo histori, përditë ky rit i trishtë dhe përditë ankthi i bandave. Mirëpo çdo durim e ka një kufi, çdo pritje e ka një fund. Ka ardhur koha që të mos pritet më, durimi e ka kaluar çdo kufi. Shqiptarët duhet të kuptojnë se duke pritur dhe shpresuar se shteti i bandave do të bëhet shteti i punës dhe në shërbim të qytetarëve për t’i siguruar jetën, pronën dhe të ardhmen, po luajnë në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Asgjë nuk mund të pritet më prej Gj inushit dhe Zanit, sepse ata kanë dëshmuar jo vetëm njëherë, jo vetëm një ditë dhe jo vetëm një vit se shteti u duhet kundër qytetarëve. Qytetarët e këtij vendi ka ardhur koha të mendojnë jo se si të ikin me skafe dhe të marrin borxhe për t’u tretur në ujërat e Otrantos që të paguajnë skafet e Gj inushit dhe Zanit, por se si të shpëtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre nga shteti i Zanit dhe Gj inushit. Mendimi se shpëton prej këtij shteti duke ikur nuk zgjidh asgjë, sepse shtetin normal në shërbim të qytetarëve pa kriminalizuar dhe hajdutë nuk do të na e ndërtojnë të tjerët. Shteti i Gj inushit është provuar se çfarë fytyre ka. Ata që shohin po e shohin me lirinë e Zanit si janë lidhur më parë edhe të tjerë banda dhe banditë, po nga shteti i Gj inushit. Koha e iluzioneve duhet të marrë fund. Nuk ka më kohë as për të menduar se si të iket deri tek skafet, sepse edhe kjo rrugë është plot me pasiguri. Prandaj të gjithë qytetarët, grupet politike dhe shoqërore duhen të bashkohen për t’i dhënë fund shtetit të Gj inushit dhe për të ndërtuar shtetin e qytetarëve. Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë. Bandat janë shumë pak. Megjithëse shteti i Gj inushit po i liron nga burgu ata nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë. Koha e bandave dhe banditëve po merr fund me gjithë ata që ndërtuan shtetin e bandave. Duhet vetëm një shtytje e vogël, fare e vogël që ata të marrin arratinë. Një protestë qytetare dhe civile me mbështetjen dhe solidaritetin e të gjithëve është mjeti më i mirë për t’i dhënë fund shtetit të bandave. Protesta që qëndresa e qytetarëve sot është shqiptare për ata, familjet dhe të ardhmen e këtij vendi. Ndryshe shteti i bandave dhe Gj inushit nuk do të kursejë askënd dhe gjithë, mos sot, ndo të jetë në shënjestrën e këtij shteti. Në rast se i tregojmë vendin sot, nesër do të kemi një drejtë e shpresojmë dhe të kërkojmë një jetë më të mirë, në rast se kundër do të duhet të shpresojmë vetëm se të na shpëtojnë bandat e Gj inushit dhe Zanit.
Papandreu në Tiranë me recetat e Millosheviçit
Ministri i Jashtëm shqiptar hesht ndaj deklaratave antishqiptare të homologut të tij grek
Spahiut i premtohet lirimi nga burgu
Pushteti kërkon që kryetari i legalistëve të blejë lirinë e tij
Si kusht i vendoset të nxjerrë partinë e tij nga “Bashkimi për Demokraci”
Pushteti kërkon që kryetari i legalistëve të blejë lirinë e tij
Spahiut i premtohet lirimi nga burgu
Si kusht i vendoset të nxjerrë partinë e tij nga “Bashkimi për Demokraci”
Liderit të burgosur të legalistëve i premtohet lirimi nga burgu, me kusht që partia e tij të dalë nga “Bashkimi për Demokraci”. Burime nga Partia Lëvizja e Legalitetit thanë për gazetën se në burgun e Tiranës është zhvilluar një tratativë e turpshme për të komprometuar liderin e tyre, që vuan në qeli vendimin absurd të gjykatës për pjesëmarrje në “kryengritjen e armatosur” të 14 shtatorit. Përfaqësues të lartë të shtetit i kanë kërkuar zotit Spahiu që të nxjerrë partinë e tij nga grupimi politik “Bashkimi për Demokraci” dhe nuk do të vonojë dalja e tij nga burgu. Burimet thanë se një ofertë e tillë është hedhur poshtë me neveri nga lideri i legalistëve, i cili sipas tyre, ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend të blejë lirinë e tij, sido që të jetë çmimi i saj. Ky pazar i ulët i mend ohet t’i jetë propozuar Spahiut nga prokurorët apo autoritetet e burgut që kanë kontaktuar me të. Burimet nuk e cilësojnë se cili ka qenë dërguesi i mesazhit, por flasin vetëm për rezultatet e bisedimeve në qelinë e Spahiut.
R.N.
Pabandarë në Tirane me recetat e Millosheviçit
Ministri i Jashtëm grek tha dje se e sheh zgjidhjen e problemit të Kosovës në kuadër të të drejtave të pakicave dhe të drejtave të njeriut, duke përsëritur kështu qëndrimin e njohur të Millosheviçit
NE FAQEN 3
Antikontrabanda, blofi i Ministrisë së Financave
Lufta kundër kontrabandës e nisur nga ministria e Financave dhe pasojave të rënda në ekonomi, duket se së fundi ka dënguar në kapjen e disa mallrave të përdorur ...
NE FAQEN 5
Kanë mundur të kapin vetëm 10 motora të përdorur pas kontrollit blic
A mund të quhet funksionale një shëndetësi që e përbuz edhe kryeministri?
Epidemia e mjekësisë shqiptare është anemia e plotë!
A mund të quhet funksionale një shëndetësi që e përbuz edhe kryeministri?
Një shëndetësi që nuk të garanton as pjatën e supës, as shiringën e gjilpërës, as barnat për t’u mbuluar, as vizitën e mjekut, as farmacinë e ilaçeve, nuk është mjekësi...
NE FAQEN 7
Nano akuzon Majkon
Konflikt në PS për qeverisjen
Absurd iteti i konfliktit në PS është që Nano bën akuza për qeverisjen e Majkos sikur ai vetë të ishte nga kryeministrat më të suksesshëm e jo katër herë i dështuar
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 181 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që i tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa ndëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Berisha: PD mbetet e hapur për dialog
Kryetari i PD-së takohet me këshilltarin politik të kryeministrit të Hollandës
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha priti këshilltarin politik të kryeministrit të Mbretërisë së Hollandës, zotin Hilhorst si dhe zyrtarin e Fondacionit “Një Evropë” zoti Njesen.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për gjendjen në Shqipëri, krizën dhe faktorët që e mbajnë atë si dhe rrugët për daljen prej saj.
Interes të veçantë zoti Hilsen tregoi për dialogun ndërmjet forcave politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj këtij dialogu.
Lidhur me këtë zoti Berisha theksoi se për Partinë Demokratike dialogu është një mjet i pazëvendësueshëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe kjo jo vetëm për momentin aktual, por edhe për shumë vite.
Partia Demokratike është plotësisht e vendosur të qëndrojë e hapur për dialog.
Biseda kaloi në mirëkuptim të plotë. Në këtë takim ishte i pranishëm sekretari për marrëdhëniet publike, zoti Minarolli.
Emri i KE-së në qendër të Tiranës
Bashkia e Tiranës pagëzon sheshin pas monumentit të Skënderbeut
Bashkia e Tiranës vendosi dje që sheshit pas monumentit të Skënderbeut t’i jepet emri “Këshilli i Europës”. “Tirana le të gezojë këtë shesh me emrin e bukur të KE-së”, vuri në dukje në përshëndetjen e tij, kryebashkiaku Albert Brojka, duke e cilësuar Këshillin.
NE FAQEN 3
Hezitimi vjen nga Tirana
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë u jep një rol të ri shqiptarëve në luftën e tyre për liri
Në qoftë se UÇK nguron të marrë përgjegjësinë e nënshkrimit të dokumentit të Rambujesë, pa parashikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, atëherë ata dhe të gjithë shqiptarët, duhen të t’ia...
NE FAQEN 2
Njoftim i Grupimit “Dhjetor ’90”
Grupimi “Dhjetor ’90” njofton ish-studentët dhe pedagogët protagonistë të lëvizjes studentore se ditën e premte datë 12, 3, 1999, në përkujtim të 6-të vjetorit të pushkatimit të heroit tonë, Azem Hajdari në Tiranë do të zhvillohen këto aktivitete:
Ora 9.00 - homazhe përpara varrit të Azem Hajdarit. Nisja bëhet tek memoriali kushtuar liderit të lëvizjes studentore.
Ora 10.00 - vizita në familjen e tij
Ora 11.00 - protestë para Kryeministrisë.
Janë të lutur organet e shtypit dhe të mediave elektronike që të pasqyrojnë këto aktivitete.