Ermelinda Meksi avokate, Daan Everts gjyqtar
Agronomët e parlamentit konfliktojnë qeverinë me biznesin
NE FAQEN 5
Zani përgëzon prokurorin Hana
Banda e Vlorës në prag të daljes nga burgu
NE FAQEN 4
Proletari fal “Vjeshtën” e komunistit Xheka
Bar-restoranti i PKSH në kryeqytet nuk shembet
NE FAQEN 4
Kujtimi i Azemit na çon drejt fitores
Nga Sali BERISHA
Jemi bashkuar në ditëlindjen dhe ditëvdekjen e Azem Hajdarit, për të nderuar kujtimin e tij të ndritur dhe të mikut e bashkëluftëtarit të tij Besim Çera, dhe unë e di se me asgjë nuk mund të shprehin dashurinë, përkëlimin, dhimbjen që ndjejmë në këtë shesh me, miqtë, familjarët, bashkëluftëtarët e tyre, për Azemin dhe Besimin. Por sot, së bashku me ne, në këtë ditë janë edhe miliona shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo, që përkulen me nderim të thellë para veprës dhe kujtimit të Azem Hajdarit, i cili për ne dhe për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, është dhe mbetet i madh në jetë, i madh në vdekje; legjendë në jetë, legjendë në vdekje; simbol në jetë, simbol në vdekje, tribun në jetë, tribun në vdekje. Azem Hajdari prej gjashtë muajsh flen me vëllain e tij Besimin, gjumin e përjetshëm. Por, ai për ne është simboli i lirisë, legjenda e qëndresës, tribuni i nacionalizmit shqiptar. Azemi la për ne dhe brezat që vijnë gjënë më të bukur që ai kishte në shpirtin e tij të bardhë dhe të madh - ëndrrën e tij të madhe për një Shqipëri të lirë, ëndrrën e tij të ndritur dhe fisnike, ëndrrën e shpresës së pasuhuar për një të ardhme të sigurt për ne, për fëmijët e tij, fëmijët tanë, për mbarë kombin shqiptar. Në këtë ditëlindje dhe ditëvdekjen e tij, çdo shqiptar kujton ditën e Azem Hajdarit, 8 Dhjetorin e vitit 1990, kur studenti i panjohur Hajdari, brenda ditës do të shfaqej si Goliathi i kombit më të shtypur, më të varfër, më të mjeruar, më të pasqpresë dhe me fjalën e tij të zjarrtë si armë, pathosin e shpirtit të tij, do të ndëshhej në rrugët e Tiranës dhe më pas në sheshet dhe rrugët e tërë qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, si Galiothi me Davidin, si Gjergji me Baltozin, do të vriste kuçedrën e frikës që ju kishte përpirë guximin, shpresën e miliona shqiptarëve dhe do të nxirrte popullin e tij nga batëria e frikës, nga mbrjetëria e frikës, do t’i rikthente atij nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, kurajon, besimin tek Shqipëria, dinjitetin dhe të ardhmen e merituar. Tetë vjet politikë, Azem Hajdari shpërfill gjithëj fshikëllimin mizore të plumbave të vrasësve të tij, për zërin dhe melodinë e Lirisë, interesave dhe idealit kombëtar, krenarinë e të qenurit shqiptar. Prej gjashtë muajsh Azemi nuk është mes nesh. Por, ai tani, nuk i përket më partisë sonë, i përket çdo shqiptari që ndan me ne idealet e Azemit, të lirisë dhe idealet kombëtare, ëndrrën e Azemit, të shpresës dhe të ardhmes që meritojmë. Gjashtë muaj pas pushkatimit të tij nga klanet e mafies politike shtetërore, Ti, para të gjithë nesh dhe në të bashkuar me ty, duam të shtrojmë pyetjen: Ku ndodhet Shqipëria sot? Ç’po bëjmë ne me ëndrrën tënde? Ata që organizuan pushkatimin tënd, atë gjak edhe mbi krushqit tuaj të lirisë, varën Ademin, Skënderin, Ismetin, plagosën shumë të tjerë dhe kanë burgosur Ekremín dhe dhjetëra bashkëluftëtarë të tu të lirisë dhe vazhdojnë të paguajnë vrasësit tuaj. Prandaj sot, më shumë se kurrë, shpirti i yt na thërret të jemi të bashkuar, jo për t’u hakmarrë, por për të bërë drejtësinë nëpërmjet ligjit, për të shpëtuar Shqipërinë me zgjedhje të reja nga ata që të vranë ty dhe për të çliruar këtë vend, për të rikthyer në Shqipëri, në vendin e shenjtë të tyre klanor, shpresën, Gjakun tënd në kurrë nuk e falim. Sot, ata që të vranë Ty, Shqipërinë e kanë shndërruar në protektoratin e krimit të tyre, me dhunën dhe krimin vrasin, plaçkisin, grabisin çdo ditë, e kanë shndërruar në një strehë mjerimi, në një spital të dhimbjes së madhe për miliona shqiptarë. Prandaj dhe të zotoh[e]mi nga ky shesh se me zgjedhje të reja do të shpëtojmë këtë vend nga kthetrat e klaneve të krimit. Por, do të qetësojmë dhimbjen e mjerimit, do të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e prosperitetit. Ata që derdhën mbi Ty breshëri mizore, kanë shndërruar Shqipërinë në ishullin e dëshpërimit, nga i cili largohen çdo ditë qindra e mijëra të rinj, shqiptarë shpresë-çarë, të cilët nuk e shohin më se do të bashkohemi sot më shumë se kurrë për t’ia rikthyer, me votën e lirë atë që u mungon shqiptarëve, shpresën, shpresën për të gjithë shqiptarët që duan të shikojnë nga e ardhmja e tyre, që e duan me meritën, shpresën për të bërë realitet ëndrrën më të bukur të Azemit dhe të mbarë rinisë shqiptare.
Tirana thërret për zgjedhje
Demokratët marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u grumbulluar para selisë së PD-së. Me 22 mars, sërish në sheshin “Skënderbej”. Zgjedhjet e lira për të rikthyer shpresën
Përkujtohet me madhështi 6-mujori i vrasjes së Azem Hajdarit. Rikthehen mitingjet e 91-shit. Dhjetëra mijëra demokratë në sheshin “Skënderbej”
Dje, në sheshin “Skënderbej”
Foto: F. BILANI
NE FAQEN 3
Azemi, opozitar i përjetshëm
Berisha dhe kryesia e PD-së bëjnë vizita në familjet Hajdari dhe Çera
“Në qoftë se nuk i bindim këta njerëz se janë shqiptarë, atëherë nuk do të mund t’i bindim për asgjë tjetër”
NE FAQEN 3
Mbyllen veprimtaritë përkujtimore me rastin e gjashtë mujorit të vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari
Shumë shpejt do të bëjmë realitet ëndrrën e Azemit
NE FAQEN 2
Djalin tim e vrau qeveria
Akuza të rënda të nënës së policit të vrarë në Berat
“Nuk më duhen mua fjalët e bukura të një kryeministri që ka me vete njerëz që mbrojnë kriminelët, që vranë djalin tim dhe bëjnë të tjerë nënash”, u shpreh Bukurie Belliu, nëna e policit
NE FAQEN 3
Akt historik i miqësisë shqiptaro-amerikane
Berisha, përshëndet vendimin e Kongresit Amerikan për dërgimin e trupave në Kosovë
Kryetari i PD Berisha, përshëndet vendimin e mbrëmshëm të Kongresit Amerikan për dërgimin e trupave në Kosovë si një zhvillim pozitiv, si një akt historik i miqësisë që bashkon kombin shqiptar me atë amerikan.
Konflikti dhe kriza në Kosovë janë vetëm katastrofa më e madhe njerëzore dhe kriza më e thellë në historinë e kontinentit, me një rrezikshmëri të madhe për tërë rajonin.
Por, të gjitha këto, e bëjnë të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme praninë dhe rolin e udhëheqjes së SHBA në zgjidhjen e kësaj krize dhe ndërprerjen e katastrofës njerëzore në Kosovë.
Shqiptarët do t’u jenë mirënjohës administratorës së SHBA dhe ligjvënësve amerikanë që me votën e tyre të mbrëmshme, vendosën në interes të paqes, stabilitetit në Kosovë dhe gadishullin Ballkanit.
Keqtrajtohet korespondenti i “RD” në Kolonjë
Pushteti i ardhur me dhunë nuk heq dorë nga dhuna
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 183 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit e tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të paqeshtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në emër të vrasësve, të cilët kanë marrë të drejtën, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Mjaft heshtjes për vrasësit e Azem Hajdarit
Mijëra qytetarë dibranë protestuan për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit e Besim Çerës
Para selisë së PD Dibër, dje në ora 11.00 u mblodhën mijëra demokratë dhe simpatizantë të PD, për të protestuar për heshtjen e qeverisë së koalicionit të majtë për kapjen dhe penalizimin e vrasësve të Azem Hajdarit dhe Besim Çerës.
Tubimi hapet...
NE FAQEN 2
Qeveria injoron zërin e biznesit shqiptar
Unioni i Investitorëve dërgon një letër të hapur në qeveri
Ministri Angjeli ka nënshkruar Marrëveshjen mbi Rregullimin e ligjit të Tatimit mbi të ardhurat vetëm me një organizatë biznesi duke mos përfillur dhe injoruar zërin...
NE FAQEN 5
Paratë e Sorosit nuk ndjellin intelektualët
Premtohen paga milionëshe për rikthimin në atdhe të shkencëtarëve, por kriza në vend i frenon
“Truri” të kombit, nuk i kanë ikur truet që të kthehet në Shqipëri sepse ka luftë politike mbi ta sepse nuk kanë të garantuar as jetën, as punën, as pronën, sepse më...
NE FAQEN 5
Dje, në sheshin "Skënderbej"
Foto: F. BILANI
NE FAQEN 3