14/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 mars 1999

Thimjo Kondi paditet në gjykatë

Nënkryetari i gjykatës së Faktit, Tiranë, ka frikë të pranojë padinë kundër ministrit NE FAQEN 5

Meksi i shpall luftë Dhomës së Tregtisë

Ministrja sulmon njeriun që çau murin e ambasadës gjermane NE FAQEN 4

Qeveria injoron vendimet e gjykatës

Institucionet shtetërore, palë e humbur në të gjitha proceset NE FAQEN 5

Janë vjedhur miliona dollarë

Alarm për korrupsionin galopant të qeverisë. Hajdutë edhe ministrat Gjatë qeverisjes së PD, u hapën 1500 procese penale anti-korrupsion dhe u morën 2400 masa administrative. Ndërsa gjatë qeverisjes së majtë, jo vetëm nuk ka asnjë shkarkim, anti-korrupsion, por përkundrazi vazhdojnë të jenë të punësuar 90% e të shkarkuarve në dogana, deklaruan dje Bode dhe Karamiro NE FAQEN 2

Liri për pesëdhjetë të burgosurit politikë

“Bashkimi për Demokraci” kërkon mbylljen e burgjeve të ndërgjegjes në Shqipëri. Lirimi i të gjashtëve është i pamjaftueshëm Ka ardhhur koha që të lirohen nga akuzat absurde edhe të burgosurit e tjerë politikë. Të lirohet Eqrem Spahia, Sali Shehu, gazetarja Antoneta Malja si dhe mbi 50 të burgosur të tjerë që për motive krejtësisht politike vazhdojnë të vuajnë dënimet e pushtetit, deklaron Pollo NE FAQEN 3

Majko noton mbi skandalet e korrupsionit

Kalimi në gjykatë i skandaleve të falsifikimit të rrugëve të Tiranës, po shërben për veçse tërheq edhe si testim i ri për seleksionimin e kanaleve qeveritare të përfshira në trafique, kontrabandë dhe korrupsion. Kalimi në gjykatë i skandaleve të falsifikimit të rrugëve të Tiranës, po shërben veçse tërheq edhe si testim i ri për seleksionimin e kanaleve qeveritare të përfshira në trafique, kontrabandë dhe korrupsion. Kalëzimi i Majkos, pavarësisht motivimeve politike, që kanë të bëjnë me luftën brenda llojit në Partinë Socialiste, po nxjerr zbuluar kampionët e të zezave të qeverisjes së koalicionit të majtë. Në krye të të dhënave të irrituar nga çarçafi i kuq i skandalit është shfaqur sërish Skënder Gjinushi, i cili nuk ka hezituar edhe këtë radhë të vihet në mbrojtje të korrupsionit. në mbrojtje të korrupsionit. Kryeparlamentari që është ngjitur në postin e tij me votat e kallashëve të Zani Çaushit ka qenë ndër të parët zyrtarë të lartë që është deklaruar kundër hapjes së procesit të rrugëve të Tiranës. Mbrojtësi i shpallur i skafistëve, i cili ka guxuar të dëshmohet përkrahës i tyre edhe në debate publike në rrejtet private të informacionit, tani është në radhë të Gaqo Apostolit, Fatos Nanos dhe të gjithë të tjerëve që janë implikuar në zhdukjen e rreth 1 miliard e gjysmë lekëve të destinura për rrugët me gropa të kryeqytetit. Pas reagimeve të tij të fundit kundër Majkos, tani kemi një kryetar parlamenti që ka përkrahur hapur trafikuan e klandestinëve, që i ka sjellë shqiptarëve dhjetëra viktima të humbura në ujërat e Otrantos, një avokat të Zani Çaushit dhe bandës më gjakatare të viteve të fundit në Shqipëri, si dhe një mbështetës të të gjithë hajdutëve në qeveri dhe në administratë që kanë zhvatën miliona pas 29 qershorit. Dhe si për të plotësuar portretin e tij, Skënder Gjinushi ka hyrë në histori edhe si mbështetësi më i flaktë i prokurorëve politikë, që me goditjet e ashpra dhe të pamëshirshme kundër opozitës, janë përgjegjës për ashpërsimin ekstrem të krizës politike në Shqipëri. Pozicionimi i tij kundër procesit të rrugëve të Tiranës e vëcon Gjinushin si një ndër figurat më të zeza në skenën politike shqiptare, ndërkohë që e bën atë mishërimin e plotë të institucionit që ai drejton. Nuk ka shumë rëndësi se si janë ndarë deputetët e majtë, pro ose jo kallëzimit të Majkos për ata që vodhën paratë e rrugëve të Tiranës. I rëndësishëm është fakti që ata kanë për kryetar avokatin e Zani Çaushit, mbështetësin e skafistëve të Vlorës, mbrojtësin e prokurorëve politikë dhe përkrahësin e hajdutëve të të gjitha qeverive. Nëse në radhët e socialistëve dhe aleatëve të tyre të majtë deputetë që nuk kanë lidhje me grabitjet dhe me mafiozët e pushtetit të pas 29 qershorit, ata në radhë të parë duhet të kërkojnë largimin e kryetarit të tyre. Tashmë janë provuar të gjitha akuzat në adresë të Gjinushit për vonesën e krijimit të qeverisë Majko, kur kreu i parlamentit nuk bindet për shkarkimin e Gaqo Apostolit. Nuk ka më asnjë dyshim për implikimin e tij në pazaret e tenderave të Ministrisë së Punëve Publike dhe të Transportit, ku janë zhdukur miliona. E gjithë rezistenca e Gjinushit për të mbajtur me çdo kusht në kolltukun e ministrit, Apostolin, ka qenë thjesht luftë për të mos humbur pjesën e tij në vjedhjet gjigande të parave të tenderave. Por ndërkohë loja që ka hapur Majko kapërcen tani përtej Gjinushit dhe të gjithë njerëzit e tij. Apostoli dhe shumë më thellë në labirintet e qeverisjes së koalicionit të majtë. Në radhë të parë shigjetat e drejtuara mbi Nanon, i cili në kohën e historisë është bërë zbuluar sepse ka qenë pikërisht ai që ka deleguar Apostolin te drejtimi i prokurorimit të drejtpërdrejtë për asfaltimin e rrugëve, ndërkohë që sipas ligjeve, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në raste tepër urgjente. Tani që kanë dalë para publikut, Fatos Nano duhet të shpjegojë se çfarë urgjence mund të konsiderohet mbulimi i gropave të rrugëve të kryeqytetit dhe pse nuk mund të bëhej asfaltimi pak më vonë, sipas të gjitha procedurave ligjore? Ndërsa kryeministri Majko, në rast se e ka vërtet seriozisht këtë që po bën duhet t’i shkojë të vërtetës deri në fund, jo aq për veten para përgjegjësisë që ata grabitën paratë e kryeqytetit, sesa për të dhënë sinjalin e një beteje antikorrupsion, si kusht themelor për ringritjen e administratës së qeverisë në këto batakhanë e skandaleve të tëra. Në rast se kryeministri ka ndërmend vetëm të plotësojë rivalin e tij, Fatos Nano para kongresit të Partisë Socialiste i gjithë ky proces do të jetë një farsë që do të shuhet pa asnjë efekt. Kampi mos duket ta jetë se skandali është shitur për asfaltimin e rrugëve është vetëm një pikë uji në lumin e korrupsionit që ka përfshirë gjerësisht shtetin në dy vitet e fundit. Janë me mijëra vjedhje dhe grabitje të tjera gjigande që kanë zhdukur shifra astronomike nga xhepat e shtetit dhe të qytetarëve pa përjashtim të majtë e të djathtë, Gjinushin, Apostolin dhe njerëzit e tyre.

Kërcënohet me armë nënkryetari i KQZ

Provokacion i rëndë i civilëve të SHIK-ut ndaj Pëllumb Çelës. Tentohet goditja me pistoletë Në errësirën e natës, pas përfundimit të mitingut në përkujtim të 6-mujorit të pushkatimit të Azem Hajdarit, një bandë e armatosur i ka...

Serbët hapin zjarr në territorin shqiptar

Një helikopter ushtarak jugosllav përshkoi hapësirën ajrore të Shqipërisë në zonën e Kamenicës Dje në orën 02.40 është qëlluar nga forcat ushtarake serbe mbi pikën kufitare të Morinës, ndërsa një ditë më parë në territorin jugosllav që ndodhet përballë...

territorin shqiptar

Die në orën 02.40 është gjalluar nga forcat ushtarake serbe mbi pikën kufitare të Morinës, ndërsa një ditë më parë në territorin jugosllav që ndodhet përballë po kësaj poste, ka patur të shtena me armë zjarri automatike Die në orën 02.40 është gjalluar po kësaj poste, ka patur të shtena me armë zjarri automatike NE FAQEN 5

Pollo: Të nënshkruajnë ditën e parë, para kamerave

Nënkryetari i PD, optimist për përgjegjshmërinë e delegacionit të Kosovës “Delegacioni i Kosovës duhet të firmosë para kamerave Marrëveshjen e Paqes që ditën e parë të Konferencës” , deklaroi dje nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo duke iu referuar bisedimeve që fillojnë të hënën në Paris. Zoti Pollo tha se “Vonësa e nënshkrimit të marrëveshjes së ofruar nuk ka shërbyer interesit të Kosovës”. Hapja e debatit për Marrëveshjen e Rambujesë është hapja e debatit për Marrëveshjen e Rambujesë është hapja e Kutisë së Pandorës nëpërmjet të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Drejtuesi i këtij grupi parlamentar dhe delegacioni i Kosovës duhet të shmangë çdo aventurë, nisur nga interesa meskine që duket se u shfaqën javën e kaluar. Pollo tha “jam optimist që delegacioni i Kosovës kësaj do t’ia arrijë unanimisht si në Rambuje”.

Shqipëria rrezikohet nga zgjedhjet “blic”

Kriza brenda PS-së ka mbërthyer pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe pushtetin gjyqësor NE FAQEN 3

Nuk mund të fshehim korrupsionin e Apostolit

Drejtori i Ndërmarrjes së mirëmbajtjes Rrugë-Kanalizime të Tiranës nuk ka pranuar të marrë në dorëzim rrugët e Apostolit Gjurmët e korrupsionit me rrugët e Tiranës të çojnë në kryeministri, ku ish-kryeministri Nano ka firmosur akordimin e fondeve me prokurim të drejtpërdrejtë, pra pa iu nënshtruar tenderave

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 184 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e rëndë që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të lire dhe të pasqyruar kriminelët e marrin jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë vrasësit këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Respekto marrëveshjen, ndryshe do të ketë pasoja

Studentët e Shkodrës paralajmërojnë Qeverinë “Ndjehemi të mashtruar nga institucionet mashtruese që drejtojnë sot Shqipërinë” deklaruan, drejtues të UPS Shkodër, para gazetarëve të pranishëm në një konferencë për shtyp... NE FAQEN 6

Nano: “Kam filluar stazhin e partisë...”

Gratë socialiste i zbardhin faqen Nanos në Elbasan Gratë socialiste u bënë dje promotore të festës së Nanos. Ish-kryetari socialist, Nano, tha dje për “RD”-në se kryetarja e forumit të gruas socialiste, Natasha Cani, e kishte ftuar për të marrë pjesë në festimet e “Ditës së Verës” në Elbasan. Fakti që Nano ka pranuar të festojë një ditë... NE FAQEN 2

Vrasja e Koçit lë Leka Zogun pa avokat

Procesi ndaj pretendentit për fronin mbretëror ka mbetur në vendnumëro Leka Zogu, pas vrasjes së avokatit të tij Kleanthi Koçi nuk ka hartuar ndonjë prokurë të veçantë për të zgjedhur vetë njeriun që do ta mbrojë ndaj akuzës së rëndë të ngritur kundër tij dhe ministrit... NE FAQEN 5

Ja pse u shkatërruan rrugët e Apostolit:

Fondet u dhanë nga qeveria në firmën e kryeministrit Nano që i administrojë Ministria e Punëve Publike dhe Transportove me prokurim të drejtpërdrejtë (pa tender) * Punimet u zbatuan natën, pa dritë dhe me goditje të përqendruar. * Asfaltimi u krye në kushtet e lagështirës së shirave të vjeshtës. * U bllokuan pusetat e ujit të shiut dhe ato të kolektorëve të ujrave të zeza. * U hodh gjithsima e sasise së asfaltobetonit. Nga 3 Cm që parashikon projekti janë hedhur 1.5-2 Cm. NE FAQEN 6