Kryetari i legalistëve mbahet sërish në qeli nga gjykatësit dhe prokurorët politikë
NE FAQEN 7
Johanesburgu i jep pafajësi Leka Zogut
Arrestimi pretendentit për fronin mbretëror, gabimi i autoriteteve policore jugafrikane
NE FAQEN 7
Trafikantë me dokumentë polici
Dëshmi akuzë e një zyrtari policie
NE FAQEN 7
Përleshje në pallatin e kulturës "Labëria"
Vlorë, rikthehen protestat e kreditorëve. Merret peng Farudin Arapi i fajdeve
Gazetarja Zenepe Luka rrihet egërsisht. Goditje, sharje dhe fyerje të rënda për krerët e komitetit të shpëtimit të Vlorës, Albert Syti dhe Luftar Petroshati. Forca speciale nga Tirana për të shuar tensionet
NE FAQEN 4
Shqiptarët deklarojnë nënshkrimin
Në Paris fillojnë bisedimet, nën një klimë dyshimesh dhe mosbesimi për suksesin e tyre
Shqiptarët gati për të nënshkruar, ndërsa serbët paraqesin pretendime të reja rreth pjesës politike. NATO më e ashpra se gjithë të tjerat në kërcënime për ndërhyrje, ndërsa diplomatët ndjehen të lodhur për të çuar kërcënimet e tyre deri në fund...
Nga Mero BAZE
Paris, 15 mars
NE FAQEN 2
Kthesë e madhe në historinë e kombit shqiptar
Nga Sali BERISHA
Nga anëtarë kryesorë të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Paris jam njoftuar me telefon se Përfaqësia e shqiptarëve të Kosovës, de facto ka nënshkruar Marrëveshjen Kalimtarë. Nënshkrimi, sipas këtij njoftimi serioz që unë kam, do të bëhet në përputhje me protokollet në prani të organizatave...
Shqiptarët, 500 mijë të papunë
Rezultatet e testimit të fundit mbi ekonominë i rrëzhojnë shqiptarët në njerëzit më të varfër e të pambrojtur nga qeveria e tyre
Mungesa e qeverisjes, rritja e papunësisë dhe paralelisht me të edhe varfërisë një rrënim i vetë ekonomisë, janë faktorë më se bindës se qeverisjes së majtë i ka ardhur fundi
NE FAQEN 5
Provat që inkriminojnë Skënder Gjinushin
Vrasja e Azem Hajdarit, skafet, Zani dhe Aposto-
Të gjithë kërkojnë zgjedhjet e lira
Njëmbëdhjetë parti parlamentare
Historinë e kombit shqiptar
ka nënshkruar Marrëveshjen Kalimtare. bëhet në përputhje me protokollet në praní të organizatorëve. Përfaqësuesit shqiptarë u kanë deklaruar Sekretares së Shtetit Ollbrajt dhe ministrin e Jashtëm Francez Vedrine, Ministrit të Jashtëm Britanik Kuk në të cilën deklarojnë se pranjojnë marrëveshjen e janë gati ta nënshkruajnë atë menjëherë.
Unë shfrytëzoj rastin të përshëndes përfaqësinë e shqiptarëve të Kosovës për trimërinë, luajalitetin e dëshmuar, për mbajtjen e fjalës së dhënë dhe nënshkrimin de facto të marrëveshjes kalimtare për Kosovën. Unë mendoj se kjo marrëveshje, në rast se do të zbatohet shënon fillimin e një kthesë të madhe në historinë e Kosovës, në historinë e kombit shqiptar, në historinë e gadishullit të Ballkanit, në marrëdhëniet midis popujve të këtij gadishulli dhe të ardhmes së tyre.
Këtë ditë, që unë do ta quaja historike, jo vetëm për Kosovën, po për mbarë kombin shqiptar sigurisht që shqiptarët përulen me nderim të madh para qindra e mijëra shqiptarëve nga Kosova që gjatë këtij shekulli u martirizuan, u sakrifikuan për të korrigjuar padrejtësinë e madhe historike që iu bë Kosovës në fillim të këtij shekulli, lënien e saj nën pushtimin serb.
Nënshkrimi de facto i Marrëveshjes Kalimtare për Kosovën, përbën pa dyshim dhe një vlerësim të veçantë nga të gjithë shqiptarët për burrin e shquar të kombit shqiptar, politikani vizionar Ibrahim Rugova, i cili prej 9 vjetësh udhëheq politikisht përpjekjet e dhembshme shqiptare për pavarësi, për liri dhe që kishte parashikuar protektoratin ndërkombëtar si një stacion të ndërmjetëm para pavarësisë për popullin e Kosovës.
Për një ndërmjetje të veçantë dhe dhe i bëjmë sot lutjetarëve të UÇK-së, martirëve të UÇK-së, dhe të atyre që sot luftojnë pa burrëri, qëndresën dhe sakrificën e të cilëve Rambujeja nuk do të kish patur vend.
Partia Demokratike e konsideron këtë marrëveshje Kalimtare si marrëveshje të parefuzueshme – jo të plotë dhe jo atë që meriton shqiptarët e Kosovës. PD në vitin 1990 në programin e saj, ka përcaktuar vendosjen si parim e zgjedhjes së çështjes së Kosovës, ka inicuar rezolutën e parlamentit shqiptar për mbrojtjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur dhe që më pas me qeverinë ja ka çuar në tërë dokumentat themelore të samiteve të kryetarëve të shteteve të vendeve anëtare të OSBE-së, në Helsinki në vitin 1992, në Budapest më 1994, në Malme më 1996, të përcaktuara në këto dokumenta zgjidhjen e problemi të Kosovës nëpërmjet dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, në praninë të Palës së Tretë (sic ndodh tani) dhe në përputhje me parimin e vetëvendosjes duke vlerësuar plotësisht këtë marrëveshje do të vazhdojë përpjekjet e saj me të gjithë shqiptarët, në realizimin e procesit të pavarësimit të Kosovës, si kusht më themelor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, për kthesën vendimtare në të ardhmen e gadishullit ballkanik.
Duke mbështetur plotësisht marrëveshjen e nënshkruar unë falënderoj këtu sot Presidentin Klinton, Sekretaren e Shtetit Madlen Ollbrajt, Administratën e SHBA, Kongresin Amerikan, mikun e shquar të kombit shqiptar Bob Doll, për angazhimin e tyre shumë të madh në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe arritjen e marrëveshjes. Unë falënderoj dhe dy bashkëkryetarët e Grupit të Kontaktit, Vedrine dhe Kuk si dhe Francën si vend organizator i Konferencës për Kosovën. Uroj që marrëveshjen e nënshkruar të jetë paqenë, përndryshe hapi i Ballkanit meriton të përballet me të gjithë potencialin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, sepse i ka krijuar Ballkanit drama dhe tragjedi shumë e mëdha.
Politikat sociale, shkaktare të rritjes së varfërisë
Qëndrimi i koalicionit të majtë në pushtet do ta thellojë edhe më tej krizën ekonomike në vend
Nga Albina KARAMITRO
NE FAQEN 5
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 186 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implicimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë qenë lirë dhe të pasguesuar [sic] kriminalët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, siç kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Brajka: Zgjedhjet lokale, në fund të vitit 2000
Kryebashkiaku i Tiranës tregon korrupsionin e Apostolit dhe të Gjinushit
Kryetari i ligjvënësve, shkelësi më i flaktë i ligjeve
NE FAQEN 4
Qeveritarët, shtëpi dhe kredi për veten
Majko firmos e vulos grykësinë e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit
Janë favorizuar me shtëpi dhe kredi të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, nga ministra deri tek kryetarët e gjykatave, të cilët sipas vendimit të datës 5 mars të firmosur nga Majko kanë të drejtën t’i kërkojnë.
NE FAQEN 5
Skënder Gjinushi
Vrasja e Azem Hajdarit, skafet, Zani dhe Apostoli, krimet që Gjinushi i ka provuar me gojën e tij
NE FAQEN 3
zgjedhjet e lira
Njëmbëdhjetë parti parlamentare angazhohen për zgjedhje të re politike
NE FAQEN 3
Ja pse PD kërkon zgjedhje të reja!
Koha e zgjedhjeve dhe çështje të tjera që lidhen me to, janë modalitete të negociueshme ndërmjet forcave politike
Vetëm zgjedhjet e reja mund t’i kthejnë vendit qeverisjen
NE FAQEN 3