20/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 mars 1999

Studentët kërcejnë me grevë tjetër urie

Qeveria shkel afatet e konkretizimit të kërkesave të studentëve . NE FAQEN 3

OSBE lë Kosovën, NATO i tregon dhëmbët Serbisë

Misioni i Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, filloi dje të evakuojë materialet e saj nga Kosova, dhe po përgatit evakuimin e personelit të saj, mësohet pranë ... NE FAQEN 2

Dy vjet pas rebelimit, qindarka për kreditorët

Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së denoncon mashtrimin e koalicionit të majtë, për kthimin e parave të humbura në kompanitë rentiere . Dy vjet pas rebelimit, qindarka për kreditorët. U vodhën nga bankat miliona dollarë të kreditorëve, Arben Malaj privatizoi frigoriferin e Vlorës ndërsa menaxhon “Global Foods”. Krerët e komitetit të shpëtimit të Vlorës akuzojnë pushtetarët për fajdet. Shyti: Ata që grabitën paratë janë në pushtet. NE FAQEN 5

Zgjedhjet e reja politike, shpresë për shqiptarët

. Më 22 mars, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”. QYTETARË SHQIPTARË! “Bashkimi për Demokraci” ju fton në mitingun e protestës paqësore “Zgjedhjet e reja - Shpresë për shqiptarët”, ditën e hënë, më 22 Mars, ora 17.00 në Sheshin “Skënderbej”. Pas dy vjet qeverisjeje të Aleancës për Shtetin (Xhepin), ju që e ndieni veten të mashtruar nga premtimet e saj elektorale për hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune, për dyfishim të pensioneve dhe të pagave të ulëta, për kthimin 100% të parave, rend dhe qetësi publike në 100 ditë. BASHKOHUNI NË PROTESTËN TONË - Kundër qeverisjes që në dy vjet ka krijuar gjysmë milionë të papunë, mijëra dyfishuar çmimet dhe taksat, mjerimin dhe varfërinë. - Kundër qeverisjes së klaneve të mafies shtetërore (siç kanë planuar vetë) që me kontrabandën dhe kontrollojnë, kanë përvetësuar në dy vjet mbi 680 milionë dollarë - 3.5 herë më shumë se të gjitha rrogat e paguara gjatë dy vjetëve të marra së bashku. - Kundër qeverisjes së skafore-publikës, gjatës së cilës në Shqipëri janë vrarë më shumë shqiptarë se në Kosovë e janë larguar 90% e sipërmarrësve të huaj. - Kundër qeverisjes që grabiti 120 milionë dollarë gjendje të huadhënësve dhe të gjitha pasuritë e firmave rentiere. - Kundër qeverisjes që ekzekutoi Heroin e Pluralizmit Shqiptar, Azem Hajdari, dhe mbrojtësit e tij, që me premtimet e saj i vranë vrasësit dhe kriminelë, që vërtet burgosën dhe armiqtë e tij politikë. Të protestojmë së bashku për t’i dhënë vendit zgjedhje të reja, si e vetmja rrugë për t’u rikthyer shqiptarëve shpresën, rendin, sigurinë, për t’i nxjerrë ata nga varfëria.

Qeveria do të mbajë premtimet më 1 prill

120 milion dollarë të fajdeve u grabitën nga hajdutët në pushtet . Qeveria do të mbajë premtimet më 1 prill. Arapi pranon në TVSH: Në bankë kanë qenë 120 milion dollarë, por i kanë marrë kreditorët... Nga shitja e aseteve janë mbledhur 7 milion dollarë, por vetëm firmat e huaja të transparencës kanë marrë 6,5 milion. Pas dy vjetësh në pushtet duket se më në fund pushtetarët “do të mbajnë” disa nga premtimet e tyre. Dhejetorin e kaluar ata deklaruan se në fillim të ’99 do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve 10%. Por në janar, kur pritej të realizohej premtimi, deklarua se rritja do të bëhej më 1 prill. Disa ditë më parë, pas protestës së kreditorëve në Vlorë për kthimin e parave, një tjetër premtim u vulos në datën 1 prill. Arap i deklaroi se do të fillojë kthimi i parave të kreditorëve, ashtu siç ishte premtuar që në fushatën e zgjedhjeve dhe dita kur do të fillojë kthimi do të jetë përsëri 1 prilli. A mund të jetë një koincidencë? Të gjithë shqiptarët e dinë që një prilli është Dita e Gënjeshtrave, kështu që nuk është aspak çudi që më 1 prill të dalë për shembull Majko në ekranin e TV dhe me buzëqeshjen e tij karakteristike të thotë: “O ç’ju gënjyem”. Në fakt të gjitha gjasat janë që pushtetarët të mos prishin traditën jo vetëm të 1 prillit por edhe të rren. Deri tani ata kanë premtuar aq shumë sa edhe kanë mashtruar. Ku do t’i gjejnë paratë këtë herë për të mbajtur premtimin? Dihet që arka e shtetit është bosh, pasi të gjitha paratë kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve e jo në arkën e shtetit. Atëherë me çfarë do t’i rrisin pensionet? Sa për kthimin e parave të kreditorëve as që bëhet fjalë për 100% që është premtuar në fillim, por pas për 20% që po thuhet tani. Farudin Arapi u detyrua dy ditë më parë të pranojë, në televizion shtetëror, disa të vërteta që tregojnë shumë. I vërtetë se akuzuat e ngritura deri tani nga opozita për paratë e kreditorëve, qëndrojnë të gjitha. Kështu Arapi pranoi që kur çështjen e firmave e morën në dorë pushtetarët aktualë, në banka gjendeshin vërtet 120 milion dollarë të cilat nuk ekzistojnë më tani pas dy vjetësh. Sipas Arapit këto para i paskan marrë kreditorët. Po cilët kreditorë? Siç e thanë marre paratë, kur aktiviteti i firmave ishte bllokuar? Edhe sikur deklarata e Arapit të jetë e vërtetë, pra që paratë i paskan marrë kreditorët, përsëri kjo nuk e shpjegon se ku shkuan dhe me çfarë u bë. A e ka vërtetë, pra që paratë i paskan marrë kreditorët, përsëri kjo nuk e shpjegon se ku shkuan dhe me çfarë u bënë këto para? Edhe sikur të jetë e vërtetë, 120 milion dollarë të cilat nuk ekzistojnë më tani pas dy vjetësh. Sipas Arapit këto para i paskan marrë kreditorët. Po cilët kreditorë? Siç e thanë marre paratë, kur aktiviteti i firmave ishte bllokuar? Edhe sikur deklarata e Arapit të jetë e vërtetë, pra që paratë i paskan marrë kreditorët, përsëri kjo nuk e shpjegon se ku shkuan dhe me çfarë u bënë këto para? Nja tjetër e vërtetë e pranuar nga Arapi është ajo e shitjes së aseteve të firmave. Nga shitja e këtyre aseteve, sipas Arapit, janë mbledhur vetëm 7 milion dollarë ndërkohë që vetëm firmat e huaja u sollën të punësuara kanë marrë 6,5 milion dollarë. Ndërkohë që dhjetë punën e tyre, por janë paguar nga shteti. Këto fakte të pranuara shpalosin e qartë se pushteti përbën skandal me vete. Nga këto fakte dhe të tjera që pushtetarët nuk mund t’i bëjnë publike, rezulton që 1 prilli do të mbetet vetëm ai që ka qenë gjithnjë, Dita e Gënjeshtrave dhe nuk ka asnjë shpresë që të kthehen në ditën e mbajtjes së premtimeve prej pushtetarëve. Edi PALOКА

“Kontrabandën e kafesë e bëjnë qeveritarët”

Familja e “Murati do Brazil” denoncon peshqit e mëdhenj të korrupsionit . “Kontrabandën e kafesë e bëjnë qeveritarët”. “Firma jonë nuk merret as me import dhe as me eksport mallrash. Fabrika bën prodhimin e kafesë, pra pjekjen, bluarjen dhe paketimin. Firma jonë nuk ka asnjë lidhje me firmën “OJAL” që bën importin e kafesë, emrin e presidentit të kësaj firme, e dinë vetëm qeveritarët, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë firmë. Pas kësaj firme fshihen qeveritarët dhe kontrabandën e kafesë e bëjnë vetë ata”. NE FAQEN 5

Millosheviçi ka dënuar kombin serb

Berisha: Marrëveshja e firmosur në Paris, meriton mbështetjen e gjithë shqiptarëve . Këtë herë serbët kanë të bëjnë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ajo nuk do të lejojë aventurierët e Beogradit të ndërhyjnë në luftë në Ballkan. NE FAQEN 3

Berisha takoi kongresmenin amerikan Cobur

Kryetari i PD pati dje paradite një takim me Kongresmenin Amerikan, Tom Cobur. Zhvillimet në Shqipëri dhe situata në rajon ishin problemet që u diskutuan në frymë mirëkuptimi dhe miqësore në këtë takim. Cobur ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore gjatë së cilës do të takojë politikanë të lartë të Tiranës.

Konferenca ndërpritet. Serbët fajtorë

Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën ndërpritet, duke u lënë afat serbëve të reflektojnë . Konferenca ndërpritet. Serbët fajtorë. Ndoshta për serbët do të pritet deri më mërkurën e ardhshme, pastaj do të veprojnë mekanizmat ushtarake, tha një diplomat në Paris... Nga Parisi, i dërguari ynë Mero BAZE NE FAQEN 2

Spahia: Jam krenar për ç’ka bëra me 14 shtator

Parlamentarët e opozitës vizitojnë të burgosurit politikë në Burgun 313 të Tiranës . Spahia: Jam krenar për ç’ka bëra me 14 shtator. Eshtë detyrë jo vetëm e politikanëve, jo vetëm detyrë e shoqërisë, por e çdo qytetari e çdo individi të përgjegjshëm që drejtësia të vihet në vend dhe këta të mos jenë më në burg. Ata kërkuan drejtësi, nuk kërkuan falje as mëshirë dhe kërkuan gjyqi të bëhet sa më shpejt, të mos bëhet në sallë të vogla, por të bëhet në sallë të mëdha të mbushura me shtypin e pranishëm, deklaron Pollo... NE FAQEN 3

Gjeneva godet prokurorinë politike

Unioni Ndërparlamentar vlerëson të mbikëqyrë deputetët e akuzuar për 13-14 shtatorin . Gjeneva godet prokurorinë politike. Unioni Ndërparlamentar ka vendosur të hetojë pranë qeverisë së ish-komunistëve për akuzat politike që janë formuluar ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha... NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 190 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit . Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit. Ç’do ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa hetuar të gjithë personat që u kryen këtë krim që tronditi Liderit të Dhjetorit. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Laço: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Legalistët shohin vetëm një alternativë për daljen nga kriza . Laço: Zgjedhjet janë të pashmangshme. NE FAQEN 3

Lajm i orës së fundit

. Në rrugën për në Korçë një grup kontrabandistësh kapën në flagrancë disa policë të antikontrabandës. Pas thirrjes për dorëzim këta të fundit rezistuan me armë por ishin një barrullë dhe kundërparullë që u hodhën nga të dy krahët që shpëtuan gjakderdhjen. Kontrabandistë dhe antikontrabandistë u takuan miqësisht si luftëtarë të tenxhereve. Qeveria i përgëzoi të dy palët për gjestet e treguara si dhe për shkatërrimin e detyrave të ngarkuara.