21/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 mars 1999

Djali i Rucit sjell vaporë me kafe

Policia kap një “kontrabandist” i cili me gomarin e tij kishte futur dy thasë kafe pa doganë Djali i Rucit sjell vaporë me kafe NË FAQEN 4

Klinton: “Shqiptarët do t’i mbrojmë ne”

Bill Klinton dhe Havier Solana i garantojnë Millosheviçit sulmet ajrore Presidenti Bill Klinton dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, paralajmëruan të premten Sllobodan Millosheviç se shumë shpejt do të ndërmerren sulme ajrore të Aleancës Atlantike kundër Serbëve nëse ata nuk e nënshtrojnë... NË FAQEN 7

Kërkohet vrasës i rremë i Azemit

Grup special në Tropojë, për të rekrutuar vullnetarin që do të marrë përsipër 12 shtatorin Në këmbim të arrestimit si i dyshuar për vrasjen, e Hajdarit premtohet një shumë marramendëse dhe një proces i ngjashëm me atë të Zani Çaushit Grup special në Tropojë, për të rekrutuar vullnetarin që do të marrë përsipër 12 shtatorin Kërkohet vrasës i rremë i Azemit Në këmbim të arrestimit si i dyshuar për vrasjen, e Hajdarit premtohet një shumë marramendëse dhe një proces i ngjashëm me atë të Zani Çaushit NË FAQEN 3

Nesër, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”

Zgjedhjet e reja politike, shpresë për shqiptarët QYTETARË SHQIPTARË! “Bashkimi për Demokraci” ju fton në mitingun e protestës paqësore “Zgjedhjet e reja - Shpresë për shqiptarët”, ditën e hënë, më 22 Mars, ora 17.00 në Sheshin “Skënderbej”. QYTETARË SHQIPTARË! “Bashkimi për Demokraci” ju fton në mitingun e protestës paqësore “Zgjedhjet e reja - Shpresë për shqiptarët”, ditën e hënë, më 22 Mars, ora 17.00 në Sheshin “Skënderbej”. Pas dy vjet qeverisje të Aleancës për Shtetin (Xhepín), ju që e ndiеni veten të mashtruar nga prem­timet e saj elektorale për hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune, për dyfishim të pensioneve dhe të pagave të ulëta, për kthimin 100% të parave, rend dhe qetësi publike në 100 ditë. BASHKOHUNI NË PROTESTËN TONË - Kundër qeverisjes që në dy vjet ka krijuar gjysëm milionë të papunë, ka dyfishuar çmimet dhe taksat, mjerimin dhe varfërinë. - Kundër qeverisjes së klaneve të mafies shtetërore (siç kanë pranuar vetë) që me kontrabandën dhe kontrollin, kanë përvetësuar në dy vjet mbi 680 milionë dollarë - 3.5 herë më shumë se të gjitha rongot e paguara gjatë dy vjetëve të marra së bashku. - Kundër qeverisjes së skafor-publicës, gjatë së cilës në Shqipëri janë vrarë më shumë shqiptarë se në Kosovë e janë larguar 90 % e sipërmarrësve të huaj. - Kundër qeverisjes që grabiti 120 milionë dollarë gjendje të hua­dhenësve dhe të gjitha pasuritë e firmave rentiere. - Kundër qeverisjes që ekzekutoi Heroin e pluralizmit Shqiptar, Azem Hajdari, dhe mbron vrasësit e tij, që me prokurorët e saj ligjëron vrasës dhe kriminelë, që vret, burgos kundërshtarë politikë. Të protestojmë së bashku për t’i dhënë vendit zgjedhje të reja, si e vetmja rrugë për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, rendin, sigurinë, për t’i nxjerrë ata nga varfëria.

Plagosën disa ushtarë serbë

Incident i rëndë në kufirin verior. Barinjtë vetëm mbrohen nga sulmi i forcave jugosllave Në krah të barinjve kanë luftuar forcat e policisë kufitare, si dhe banorët e fshatit Kamenicë Disa ushtarë serbë u plagosën dje gjatë një incidenti të rëndë kufitar në rajonin e piramidës C-6 dhe C-4 në rrethin e Tropojës. Sipas Ministrisë së Rendit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, kur rreth 20 ushtarë serbë kanë hyrë në territorin shqiptar dhe kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme kundër disa barinjve të asaj zone. Ushtarët serbë kanë përdorur armë këmbësorie si dhe mitraloz të lehtë, si dhe mortaja gjatë agresionit, ndërkohë që barinjtë u janë përgjigjur atyre për t’u vetëmbrojtur, të mbështetur nga banorët e fshatit Kamenicë, si dhe nga forcat e policisë kufitare. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur rreth dy orë, deri sa ushtarët serbë janë tërhequr në tokën e tyre, ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime të forcave të policisë shqiptare dhe të banorëve të zonës, që kanë marrë pjesë në luftime. Njoftimi i Ministrisë së Rendit nuk bën fjalë për dëmtime të ushtarëve serbë, por burime nga Tropoja konfirmojnë se prej tyre kanë mbetur disa të plagosur. Por burimet nuk përcaktojnë shkallën e plagosjes dhe gjendjen e ushtarëve serbë, pas tërheqjes së tyre. Ky është një nga incidentet më të rënda kufitare, të cilat po përsëriten shpesh kohët e fundit në kufirin verior dhe verilindor të Shqipërisë. Një ditë më parë, një banor i rrethit të Tropojës kishte mbetur i vrarë nga plumbat e ushtarëve serbë në afërsi të kufirit. Tensioni në kufi është rritur mjaft këto ditë, kur sapo kanë përfunduar pa sukses bisedimet e paqes për Kosovën në Paris të Francës. Korresp. i “RD”

Ja si do t’u rikthejmë shpresat shqiptarëve

Berisha prezanton prioritetet e qeverisë së ardhshme demokratike Rendi, shteti ligjor, pajtimi kombëtar, politika sociale, papunësia, rregullimi i marrëdhënieve me fqinjët, ato që do t’ia ndryshojnë faqen Shqipërisë NE FAQEN 3

Gjyqtarët e Faktit

Kryetari të gjykatës, Fajt(im) Hoxha i ngec në sitar dosja e 14 shtatorit

Gjinushi ftohet listën

Kreditorët e Tiranës: Do të mblidhemi çdo ditë tek selia e VEFA-s

Gjyqtarët e Faktit nuk e pranojnë “kryengritjen”

Kryetari të gjykatës, Pajtim Hoxhaj ngec në sitën dosja e 14 shtatorit Gjyqtarët e Faktit nuk e pranojnë “kryengritjen” Shorti i radhës, i hedhur për dosjet që kanë mbërritur nga Prokuroria e Tiranës, nuk përcaktoi dot gjykatësin që do të gjykojë “kryengritësit” NE FAQEN 4

Gjinushi fshehu listën e grabitësve

Kreditorët e Tiranës: Do të mbledhim çdo ditë fletë selia e VEFA-s Gjinushi fshehu listën e grabitësve Të protestojmë kundër atyre që na grabitën paratë NE FAQEN 5

Prefektura e Korçës, 72 orë pa drita dhe ujë

Vdes njëri nga elektriciteti e ngrirë në dëborë NE FAQEN 4

Dhjetoristët paralajmërojnë shkallëzimin e protestave

Injorimi i çështjes Hajdari nxit zemërimin e shqiptarëve Grupimi “Dhjetori ’90” kërkon lirimin e të burgosurve politikë, kthimin në punë të atyre që u pushuan për shkak se morën pjesë në ceremoninë mortore dhe miratimin e ligjit për zbardhjen e vrasjes së Liderit të Dhjetorit NE FAQEN 8

Shqipëria vendi i 1.2 milion të varfërve

Në ç’kushtë jetojnë qytetarët e Tiranës, nga qendra në periferi Statistikat mbi varfërinë tregojnë se fshatarët e zonave të thella malore jetojnë me 100 mijë lekë në vit, ndërkohë që lypsarët shumica pleq e fëmijë nuk e kanë as këtë “privilegj” NE FAQEN 5

Ku mbaron Everts dhe fillon OSBE?

Për të dytën herë, PD u detyrua të përgënjeshtrojë deklarimet e ambasadorit Everts në Tiranë, lidhur me ligjin Hajdari. Eshtë një rast i rrallë ku një veprimtari e një diplomati të huaj në një vend, ashtu si edhe nuk kuptohet dëshira e Evertsit për të qenë gjërat të përvërteta, të cilat nuk funksionojnë më shumë se sa koha fizike e deklarimit të ambasadorit. Para disa muajsh, një tufë shoqa[t]ash dhe OJQ me burime financiare nga Hollanda deri nga vendet e tjera, nuk u kursyen në mbrojtjen e ambasadorit të OSBE-së nga një mbrojtje e tij bërë në shtypin e përditshëm shqiptar. Edhe sikur të besojmë se Everts nuk kishte urdhëruar ato të bëjnë deklarime të tilla, fyma që përshkonte deklaratat e tyre tregonte varësinë që ato kishin nga donacionet dhe donatori Everts, njëjësin servile që i përshkonte ato duke i shfajësuar plotësisht nga një funksion civil që ato kanë. Dihet që pjesa më e madhe e drejtuesve të atyre OJQ-ve ka një qëndrim të deklaruar majtas, bile deri në ekstrem, si në rastin e Komitetit të Helsinkit. Por Everts ka vazhdimisht mbrojtur me ngulmë rrëzë këto që janë të shpeshta sa rrezikon që një ditë edhe Everts të përfundohet rozë deri në të kuqen e gazetës së ish-komunistëve shqiptarë, që e mbrojtën me fanatizëm tre ditë më parë përballë një shkrimi tjetër botuar në një të përditshme të pavarur. Tani në Tiranë, ashtu siç është identifikuar Everts si guvernator, janë identifikuar edhe llogoret ku rri Everts, në rast se sulmohet e po aq edhe sulmuesit e tij, që në rastin më të keq me kulmin e politizimit së tyre vetëm e përgënjeshtrojnë me kënaqardhje. Drejtuesi i një zyre të rëndësishme për Shqipërinë është identifikuar me një pjesë të politikës shqiptare, me një pjesë të OJQ-ve, me një pjesë tjetër që jetojnë me frymën dhe donacioneve apo bursave që sjell Everts në Shqipëri. Ai është në mitingje, është në mbledhje të rëndësishme, këshillon deri në kryeministrin e natyrisht edhe Presidentin, ministrat dhe drejtorët. Me një aktivitet kaq të dendur ka arritur që Shqipërinë ta vendosë nën hijen e vet, në krye të vendeve me korrupsion dhe kontrabandë më të madhe, me krim shtetëror dhe ordiner që është më i lartë se në muaj e rebelimit komunist, të mbushë burgjet me të burgosur politikë, të varfërojë mbi 2 milion shqiptarë në kufirin minimal, të rritë papunësinë deri në 500 mijë. Në të gjitha rastet e përmendura roli i Evertsit është i barabartë me rolin e atyre njerëzve që janë përkrah qeverisë jo më në strukturën e shtetit ligjor, por në blatimin e një qeverisje namkeqe. Tani gjithçka është në amulli dhe shkatërrim sa edhe sikur të largohet Everts apo të paktën të mos shkojë në zyrat e qeverisë dhe presidencës, në zyrat e ministrave dhe drejtorëve, në zyrat e OJQ-ve, të mos thërrasë asnjë njeri tek zyrat e tij për ta këshilluar apo mësuar, vendi nuk do të ndërpresë rrokullisjen e tij, të cilën edhe në mos e pastë llogaritur guvernatori, ajo mbetet afatgjatë. Njerëzit që kanë patur dhe kanë besim te organizatat ndërkombëtare e duhet të mundohen shumë në rastin e Evertsit, që të ndajnë ylberin për OSBE-në, të caktojnë aty ku mbarojnë ngjyrat e Everts dhe ku fillojnë ngjyrat e kësaj organizate të rëndësishme. Sami NEZHA

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 190 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, siç kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokracia që nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të ketë në karrige para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Portret i Azem Hajdarit

Jetojmë si në purgator; njërën këmbë nga ferri, tjetrën nga parajsa

Intervistë me shkrimtarin Zija Çela, fituesin e çmimit të prozës (Dhe në mes mitologjiku i nëndheshëm, lumi Letë? Jo, mëspërmes Lana, që askënd nuk lan, kurse të gjithëve na ndyen.) NE FAQEN 9 Portret i Zija Çelës

Njoftim

Me rastin e përvjetorit të fitores së demokracisë, 22 marsit, në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, organizohet një tubim festiv. Ftohen të marrin pjesë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe të forcave të Bashkimit për Demokraci të Elbasanit, Peqinit, Gramshit dhe Librazhdit.

mafies shtetërore (sic kanë pranuar — [pjesërisht i prerë në skajin e sipërm])