30/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 mars 1999

“Nuk kemi të ardhme pa Kosovën”

Berisha: Ora e rezistencës së përgjithshme të shqiptarëve “Lavdinë e tyre, popujt e ngritën mbi sakrificat” NE FAQEN 3 Berisha: Ora e rezistencës së përgjithshme të shqiptarëve “Nuk kemi të ardhme pa Kosovën” “Lavdinë e tyre, popujt e ngritën mbi sakrificat” NE FAQEN 3

Shqiptarët: T’i bashkohemi NATO-s kundër barbarëve

Gjendje katastrofike e të ardhurve në veri të vendit. Evakuimi ecën me hapat e breshkës. Masa të mangëta të qeverisë për të përballuar situatën Miloseviçi mbyt në gjak Kosovën. Masakra të tmerrshme dhe dëbime masive të shqiptarëve. Mbi 100 mijë të shpërngulur mbërrijnë në Shqipëri NE FAQEN 3

Vriten figura të shquara të Kosovës

Raprezalje të përgjakshme në qarqet intelektuale të shqiptarëve. Nuk dihet asgjë për fatin e Rugovës Janë vrarë nga terroristët serbë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani, Din Mehmeti, Alush Gashi, Teki Dervishi e Baton Haxhiu, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore” si dhe ka informacione të pakonfirmuara se janë ekzekutuar edhe Idriz Ajeti, kryetar i parlamentit të Kosovës, Xhemal Mustafa, këshilltar i Presidentit Rugova NE FAQEN 2

Ne do të shkojmë në Prishtinë

Kombi shqiptar po përjeton ditët e tij më të rënda në tërë ekzistencën e tij. Hordhitë mesjetare serbe, më të likë në gojë u janë sulur shqiptarëve të Kosovës duke vrarë, prerë, djegur ashtu siç kanë arritur të shtypin territoret e tyre për nëntëqind vjet e fundit në territorët shqiptare. Sot shqiptarët janë në pikën e tyre më të rëndësishme të qëndresës. Ata ose do të jenë, ose do të zhduken nga njerëzit e stepave, barbarët dhe terroristët e Millosheviçit. Mbi njëqind mijë të dëbuar nga e gjithë Kosova ndodhen tani në Shqipëri, ose janë në kufijtë e saj të veriut. Mijëra të tjerë janë shpërngulur me forcë dhe janë nisur në Maqedoni, Mal të Zi, Turqi etj. Pastrimi etnik, më i madhi që ka ... ndodhur në Ballkan, nuk njeh kufi. Mijëra njerëz janë vrarë rrugëve të fshatrave e qyteteve të Kosovës, janë djegur në shtëpitë e tyre, mijëra të tjerë janë rrahur dhe përdhunuar, ndërsa një numër i madh i tyre është zhdukur dhe asgjë nuk dihet për fatin e tyre. Dora barbare e Millosheviçit vrau këto ditë edhe disa nga figurat më të mëdha të Kosovës dhe Shqipërisë, politikanë, publicistë, poetë, historianë etj., duke goditur rëndë në ndjenjën e kombit shqiptar, në vlerat e tij, në historinë dhe shpirtin e tij. Serbët dogjën dhe janë duke djegur qytetet shqiptare nga më të vjetrat në historinë e tij si Gjakovën, Pejën, Prishtinën. Ata dogjën shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit e qindra monumente të tjera të qytetërimit dhe kulturës shqiptare. Gjenocidi që ka nisur në Kosovë përbën një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit. Ai kapërcen çdo cak dhe përfytyrim edhe të mendjeve më të prishura të planetit tonë. Kryebanditi po vret fëmijë, po vret pleq, po kërkon që t’i vrasë të gjithë shqiptarët. Tani është koha e shqiptarëve, pra është koha e civilizimit, qëndresës, paqes, trimërisë. Sot nuk është koha e barbarëve, e dhunuesve, e pushtuesve, e pirronëve të njerëzve dhe qytetërimit. Por ne shqiptarët kemi të drejtë vetëm për ndjeshje. Jemi në ndëshmje me njerëzit më barbarë të planetit. Ky është fati ynë në histori dhe këtë fat duhet ta përballojmë. Ne na është dashur të presim në shekuj tërë njerëzve e lindjes, i ndalim, t’i mundim, t’i ndëshkojmë për barbaritë e tyre. Këtu duhet të jemi dhe sot. Sulmet e NATO-s tentuan të ndërpresin pastrimin etnik të shqiptarëve, të cilin Millosheviçi e kishte filluar që dhjetë vite më parë. Por bisha e plagosur kërkon edhe më fort. Ne kemi besim në Evropën dhe SHBA, por sa kemi besim atje, duhet të kemi për vetë këto veta. Duhet besim deri në fund. Nuk duhet të presim që për mospranimin e barbarinë. Duhet që tani, fundin për ta mospranuar barbarinë. Duhet që tani, përndryshe lufta jonë do të jetë e gjatë. Mijëra të ardhur nga Kosova u kanë treguar botës dhe tragjedinë e tyre, masakrën që ata kanë përjetuar, gjenocidin që i nisi drejt kufijve, duke shpresuar që të fitonin një vend të përparuar. Shqiptarët e treguan masakrën edhe atyre që në emër të ideologjisë janë bashkuar me masakruesit. Atë që e ngrihen në mitingje për të mbrojtur terrorizmin, që deklarohen në sallone politike të Evropës paqe, ne, ku rrjedh mijëra shqiptarëve të vrarë e të qindra mijëra të zbuluar nga trojet e veta, të vrarë e të qindra mijëra të dëbuar nga trojet e veta, të vrarë e të dëbuar në Kukës, Shkodër, Tiranë, Shkup, Tetovë dhe Gjirokastër. Por dua do të shkonte në Prishtinë. Ne do të shkojmë në Prishtinë. Nuk ka rrugë tjetër.

5 nëna kosovare lindin në Kukës

Shqiptarët nuk mund dhe nuk do të zhduken KUKËS. 5 nëna kosovare, të ardhura në Kukës si pasojë e dhunës dhe e terrorit serb, kanë lindur gjatë ditës së diel dhe të hënë në shtëpinë e lindjes së këtij qyteti. Gjendja e foshnjave është përgjithësisht e mirë, me përjashtim të një rasti, që paraqet probleme, bëjnë të ditura burime nga shtëpia e lindjes. Ndërkohë, priten edhe katër lindje të tjera. Shtëpia e lindjes në qytetin e Kukësit ...

Qeveria Majko e paaftë për trajtimin e krizës

Parlamentarët e opozitës akuzojnë. Ngjela: Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Milo takon drejtuesin e protestave proserbe në Athinë NE FAQEN 3

Kundër masakrave serbe, bashkimi i shqiptarëve

Kryetari dhe gjithë Shqipëria, gatishmëri për të ndihmuar të ardhurit nga Kosova Tirana, Shkodra, Hasi, Kukësi, Durrësi, Lushnja, Berati, Bulqiza, Dibra presin të ardhurit nga Kosova NE FAQET 5, 7

Në Kosovë po kryhet genocid i hapur

Deputetët dhe drejtuesit e PD vizitojnë Kukësin NE FAQEN 2

Petrïtsch: Kosova pranë pavarësisë

Shpërthimi i luftës për një nga ndërmjetësit ndërkombëtarë ndan Kosovën nga Serbia Klinton: Sulmet ajrore në Jugosllavi do të vazhdojnë Kuk: Banditët serbë do të përgjigjen për masakrat Shirak: Milloshevic, përgjegjës për 200 mijë të vrarë NE FAQEN 6

NATO duhet të dërgojë trupa në terren

Ish-komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje deklaron NE FAQEN 2

Perëndimi i gatshëm për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës

Kontakte intensive të PD me faktorin ndërkombëtar PD ngre shtab emergjence NE FAQEN 3 Kontakte intensive të PD me faktorin ndërkombëtar Perëndimi i gatshëm për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës PD ngre shtab emergjence NE FAQEN 3

Berisha takohet me Ambasadoren Lino

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje në mesditë një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Mariza Lino. Zoti Berisha, duke folur pasditen në një konferencë shtypi, bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për katastrofën në Kosovë, genocidin dhe spastrimin e egër etnik që po kryhet atje nga Millosheviçi. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për gjendjen e të ardhurve në Shqipëri dhe katastrofën humanitare, si pasojë e kushteve të rënda dhe numrit tejet të madh të të dëbuarve nga vatrat e tyre.

Dje, të ardhur nga Kosova duke udhëtuar nga Morina për në Kukës