Letër e hapur drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe përfaqësuesve politikë të saj. Për dijeni, qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës
Nga Mero BAZE
Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin, ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin
NE FAQEN 2
Do të kthehemi të çlirojmë Kosovën
Bashkia e Tiranës stre hon mijëra vetë në kampingun me çadra tek Liqeni Artificial
Bashkia e Tiranës strehon mijëra vetë në kampingun me çadra tek Liqeni Artificial
Do të kthehemi të çlirojmë Kosovën
NE FAQEN 6
Pavarësi për Kosovën
Millosheviçi është në prag të kapitullimit, ndërsa shqiptarët pranë ëndrrës së tyre
Shtetet e Bashkuara dhe Europa përkrahin tani shkëputjen e shqiptarëve nga Serbia
NE FAQEN 4
Qeveria, as sa një organizatë ndihmash
Nga Shemsi PEPOSHI Numri i të shpërngulurve dhe të dëbuarve me dhunë nga Kosova në Shqipëri, i ka kaluar 100 mijë persona dhe pritet të rritet. Gjendja e të ardhurve vazhdon të mbetet e rëndë. Kukësi i përngjan një vendi ku vazhdojnë vijnë njerëz, ndërkohë që kanë filluar të jenë të ndjeshme mungesat e shumta dhe problemet të tjera. Në Tiranë është ngritur një kamping i improvizuar dhe është përshtatur një Pallat Sporti për të pritur të ardhurit, por edhe këtu problemet nuk janë të pakta dhe ekzistojnë shumë rreziqe. Edhe në rrethet e tjera, megjithë gatishmërinë e qytetarëve, organizatave dhe grupeve të ndryshme për të ndihmuar, me shtimin e numrit të të ndihmuar, me shtimin e numrit të të ardhurve pritet të dalin të njëjtat probleme. Në gjithë këtë situatë të rëndë, vetëm dy ditët e fundit Tirana është vizituar nga ministri i Jashtëm të Europës Perëndimore dhe Komisionerës së BE për refugjatët. Premtimet për të ndihmuar të ardhurit si dhe gatishmëria e vendeve mike dhe vendeve të tjera për të kontribuar në përballimin e situatës, ka shenja se nuk do të kenë efektin e duhur për kapërcimin e situatës. Strukturat qeveritare si dhe vetë qeveria shqiptare jo vetëm që mbeten fillimisht jashtë loje në krizën e të ardhurve, por po manifestojnë një ngathtësi të habitshme në veprim për përballimin e situatës. Mblehjet e shpeshta të qeverisë, retorikat dhe fjalët e tjera pa kuptim të ministrave si “kaq mundësi kishim” dhe “nuk e kishim parashikuar”, si dhe gjestet presidenciale nuk përbëjnë as ushqim, as ilaçe, as banjo, as kushte minimale jetese për të ardhurit. Solidariteti i publikut shqiptar me të shpërngulurit shpëtoi të ardhurit nga një katastrofë njerëzore, pas shpëtimit prej barbarive të Millosheviçit, por ky solidaritet dhe kjo ndjenjë vëllazërie të dëshmuara gjatë këtyre ditëve, nuk mund të zëvendësojnë qeverinë shqiptare. Evidente mbeten jo vetëm të ardhurit kosovarë dhe në Tiranë epidemitë, problemet e ujit, si dhe probleme të tjera nga numri i madh i njerëzve që tejne hapësira të ngushta. Sot ndoshta është e nevojshme për diskutime rreth rolit dhe kontributit të qeverisë, por ndërkohë mund të thuhet se edhe në vazhdim qeveria nuk po u paraprin situatave. Kryeministri Majko thekson se fluksi i të shpërngulurve dhe të dëbuarve që mund të hyjnë në Shqipëri do të jetë gati dyfishi i tanishëm, por ndërkohë nuk ka shpjedhur se si do t’i përballojë qeveria e tij që në mbledhjet e fundit dhe në ngre komisione emergjence, ndihma vullnetare dhe i lë jashtë planit rast për t’iu nënshtruar qeverisë. Qeveria ende nuk ka publikuar raporte paraqitëse dhe shifra për sasitë e ndihmave që duhen, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë, javë para fillimit të krizës së të shpërngulurve, kishte paraqitur raporte të detajuara për gjithë ç’duhej për përballimin e situatës. Nuk ia vlen të ndalemi në probleme të tjera që duhet të përmbushë qeveria, sepse tashmë të gjithë e kanë të qartë se ajo nuk do, ose nuk do, ose kaq dhe nuk pyet, siç është e politikës së jashtme, problemi i sulmeve të vazhdueshme serbe kundër territorit tonë shtetëror, përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe kombëtare në arenën ndërkombëtare, etj, etj. Qeveria kërkon, nuk përmbush as detyrat e një organizate ndihmash. Ndoshta do të ishte më mirë që komuniteti ndërkombëtar, i cili e vlerëson seriozisht dhe e di realisht gjendjen, duhet të mendojë për një zgjidhje ndërmjet shqiptarëve në të përshtatshme për rastin e të gjitha, me qëllim që kriza e të shpërngulurve të mos shndërrohet në krizë humanitare dhe fatkeqësi për të dëbuarit e Kosovës. Çaktimi i një Komisari të jashtëzakonshëm nga BE ose strukturat e tjera ndërkombëtare për të ndjekur dhe trajtuar problemin e shqiptarëve të Kosovës që janë dëbuar në Shqipëri, administrimin dhe menaxhimin e situatës dhe ndihmave humanitare do të ishte një zgjidhje shumë e mirë dhe një kontribut konkret, në ndihmë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
Ndihmat në rrezik
Prefektët kanë përvetësuar listat e të ardhurve, për t’i manipuluar ato
Mbi 130 mijë të shpërngulur nga Kosova mbërrijnë në Shqipëri
Dyshime mbi fatin e Rugovës
Si ka mundësi që Rugova t’i ketë folur anglisht (gjuhë që nuk e zotëron) një gazetari të AFP-së, kur dihet se lideri i shqiptarëve të Kosovës e njeh në perfeksion frëngjishten?
Lajme krejtësisht kontradiktore për Presidentin e Kosovës
Lajmet kontradiktore për Presidentin e Kosovës pushtuan dje median botërore, duke shtuar së tepërmi dyshimet mbi fatin dhe statusin e Ibrahim Rugovës. Pas njoftimeve për vdekjen e më pas për plagosjen dhe arrestimin e tij, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, mbërrin njoftimi i papritur sipas të cilit Rugova është shëndoshë e mirë, nën mbrojtjen e policisë serbe. Në fillim agjencia Rojter dhe më pas AFP-ja shkuan njoftime të Rugova ka dhënë një konferencë shtypi për gazetarët e huaj që kanë mbetur në Kosovë. Por ndërsa agjencia britanike reflekton menjëherë serbe, duke e vënë gati krejtësisht në dyshim vërtetësinë e lajmit, agjencia franceze e referohej burimeve të saj në Prishtinë. Paradoks nuk mbaron këtu, por agjencia franceze e lajmeve shkruan se Rugova citohet të ketë bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi. Sipas saj, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës e ka bërë këtë deklaratë në anglisht për gazetarin e AFP-së. Duke mos llogaritur faktin që Rugova nuk e zotëron anglishten, duket krejtësisht e pakuptimtë që ai të mos i ketë folur frëngjisht, gjuhë të cilën e njeh në perfeksion, një gazetari të agjencisë franceze të lajmeve.
Ka shumë mundësi që gazetari, i cili i referohet Rugovës të jetë një serb që punon për AFP-në, dhe pikërisht ai të jetë përdorur për të përhapur dezinformacionin. Lajmi i tij, që në dukje të parë kri
Një sërë kontradiktash duket se janë pjesë e një lufte informative që kanë ndërmarrë serbët, për t’i krijuar probleme teknik pak më të forta politikës së shqiptarëve të Kosovës. Zëdhënësi i NATO-s, Shea, deklaroi dje në një drekë se serbët kanë filluar një luftë elektronike në Internet, dhe ka shumë mundësi që të gjitha ato që thuhen për Rugovën të jenë pjesë e kësaj loje.
Astrit PATOZI
Biseda telefonike Berisha-Berlusconi
Opozita italiane krah kombit shqiptar
Dje gjatë ditës, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka patur disa biseda me presidentin e Pol itë Lirisë, z. Silvio Berluskonin.
Në vazhdim të bisedimeve të tij me liderë politikë të partive italiane të majta, të Bibliotinë dhe të partive të tjera, zoti Berisha i ka shprehur z. Silvio Berluskonit mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme që ai dhe Poli i Lirisë i kanë dhënë operacioneve të NATO-s dhe çështjes së shqiptarëve, e ka njohur atë me përmasat e genocidit dhe spastrimit etnik, të cilat për nga shpetsia e realizuar, tejkalojnë ato të Polpotit në Kamboxhia apo të nazistëve në vitet ’40 në Ausvic.
Presidenti Berlusconi dënoi ashpër krimet makabre të Millosheviçit dhe shprehu mbështetjen për kombin shqiptar dhe u angazhua me ndërhyrje direkte në personalitetet europiane, për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Selia e Shenjtë, lutje për Kosovën
Topalli u takua me të dërguarin e posaçëm të Papës Corde[z]
Dje pasdite, nënkryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli u takua me të dërguarin e posaçëm të Papës, president i Këshillit Papnor Corunum, Paol Jozef Cordez.
Shkëlqesia e tij i dorëzoi zonjës Topalli mesazhin e Papës, ku shprehet dhimbja dhe shqetësimi i Selisë së Shenjtë për të ardhurit kosovarë, të dëbuar nga trojet e tyre.
Shkëlqesia e tij e njohu zonjën Topalli edhe mbi donacionin e vetë Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali i II, shumë simbolike prej 50 mijë dollarësh, të cilën ai e ka dërguar për të ardhurit nga Kosova, duke inicuar kështu edhe një fushatë donacionesh për ta. Në takim mori pjesë Arkie[p]eshkvi i Tiranës, Imzot Rrok Mirdita.
Kosova përcakton ardhmërinë e kombit shqiptar
Thirrje e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Kombi shqiptar sot është në rrezik! Agresioni i barbarëve serbë dhe ideatorëve të tyre sllavo-komunistë synon të shkatërrojë qenien tonë kombëtare!
Ndaj kombit shqiptar, sot po ushtrohet genocidi më i egër që një histori njerëzore në këtë shekull!
Ky është momenti më tragjik që po kalon kombi ynë, ndonëse historia jonë na kujton se shqiptarët janë ndodhur edhe herë të tjera në udhëkryqin e qenies apo moseqenies kombëtare.
Vetëdija jonë kombëtare, instinkti i ekzistencës na ka treguar se asgjë më e shenjtë, asgjë më jetike, veç qëndresës nuk na mbetet.
PDSH u bën thirrje të gjithë atyre që u digjen shtëpitë dhe vëllezërit tanë të kuqë që janë, të mos u lëshojnë asnjë pëllëmbë nga toka jonë e shenjtë dhe t’i mbrojnë ato me çdo çmim.
Të detyruar nga genocidi barbar serb, nga shpërnguljet e detyruara, të mos largohemi nga trojet tona, por të qëndrojmë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, pranë vëllezërve tanë të një gjaku, që kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre mikpritëse. Të qëndrojmë pranë vatrave tona, me vendosmërinë për t’u rikthyer në vendin tonë, në shtëpitë tona, në pronat tona, aty ku është etnia dhe historia jonë.
Eksodet biblike kanë shuar kombet!
Kosova përcakton ardhmërinë e kombit shqiptar!
Tjetërsimi moral i një shoqate minoritare
Omonistët kërcënojnë shtetin shqiptar, me “fërkime dhe përplasje të padëshirueshme”
Një shoqatë e minoritarëve grekë në Gjirokastër, e titulluar “Omonia” ka lëshuar një deklaratë, nëpërmjet së cilës, përveç pasaktësive historike që ka që në frazën e parë, përmban një kërcënim të çuditshëm e cila nuk është bërë e parë që u përseritet shqiptarëve, në ditët e tyre më të vështira.
Fjala është për vendosjen e të shpërngulurve nga Kosova në rrethet e jugut, gjë që kundërshtohet nga disa banorë të fshatrave të Gjirokastrës dhe Sarandës, që bëjnë pjesë në këtë shoqatë për shkak të kombësisë greke që ata kanë. Kërkesa e tyre për të caktuar adresat se ku duhet të shkojnë të përmbaruesit nga genocidi serb është shumë e frikshme, deri në atë masë sa na detyron t’i kujtojmë kësaj shoqate se të ardhurit nga Kosova nuk janë muhaxhirë të luftës greko-turke, as të pajtuar argatë në tokat e bejlerëve të jugut, të cilët shpirtmirësia e shqiptarëve, nga argatë i bëri qytetarë, por janë shqiptarë, janë në tokën e tyre, të vëllezërit e tyre. Për këtë nuk i merr leje komunit, aq më pak kur komshi është në anën e genocidistëve të cilët i kanë dëbuar shqiptarët e Kosovës të ndendërmarrë serbë, të të kërcënuar problem... [pjesë e prerë sipër] NATO-s, Shea, deklaroi dje një drekë se të gjitha këto fakte të politikës së ato që shuhen për Rugovën të jenë pjesë e kësaj loje.
A tij, që në dukje të parë kri- [pjesë e ndërprerë]
Lënë përkohësisht trojet e tyre. Deklarata e “Omonia”-s është një përsëritje e një deklarate të një viti më parë, bërë po nga kjo shoqatë e mbështetur më pas nga diplomacia e Athinës. Edhe atëherë, përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri dhe qeverisë së Athinës kërkuan që të dëbuarit nga territori serb të mos vendoseshin në fshatrat apo qytetet e jugut, sikur i kishte pyetur njeri se ku duhej të vendoseshin ata. Nëse do të shkojnë serbë në Greqi, atëherë edhe minoritari Dule mund të japë ndonjë mendim nëse ata do të vendosen në Selanik, në Veroia apo Athinë, por shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, asnjë prej tyre nuk ka kërkuar të çojë adresë se ku duhet të banojnë e Athinës apo jo. Deklara të turpshme, publikuar dy ditë më parë dhe firmosur nga kryetari i “Omonia”-s, Vangjel Dule, përveçse nuk përmend asgjë lidhur me masakrat që serbët e Millosheviçit kanë bërë mbi shqiptarët, përveçse nuk thonë asgjë për mbështetjen e qeverisë greke për Millosheviçin në momentin më të rëndë të kombit shqiptar, nuk hezitojnë të pro-vokojnë rëndë dhe të kërcënojnë rendin publik në Shqipëri dhe integritetin e saj. Në deklaratë është kërcënuar drejtpërdrejt shteti shqiptar dhe me një lehtësi të tillë sikur të ishte në siguri se dikush që veprën ajo në Presidencën do ta dëgjojë zërin e tyre patjetër dhe do të marrë parasysh të gjitha ato që thonë. Një shtet normal me institucione normale, duhet të fillojë menjëherë ndjekje penale për shkak të rënde kushtetuese derisa ata të kuptojnë se pleqtë e Derviçanit, Goranxisë, Sofratikës apo Livadhjasë që mbajnë në sendukë tapitë e pronave të shqiptarëve, të ndjehen rehat vetëm brenda sinorëve të shoqatës së tyre, me problemet që ka kjo shoqatë, prej së cilës as nuk pritet mbështetje, por as nuk mund të durojmë variante serbe të genocidit brenda shtetit shqiptar. Tjetërsimet demografike kanë ndodhur kur ata janë ngulur këtu kohë më parë, ndërkohë për shqiptarët që lanë vatrat e tyre në Kosovë vendosin të qëndrojnë të tjerë se ku do të shkojnë. O nga Tropoja e deri në Kënsopë, është njëlloj për ta.
NE FAQEN 3
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’i ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA