Ish-presidenti Berisha i bëri thirrje NATO-s të ndërhyjë me trupa në Kosovë për të mos lejuar Milosheviçin të shfarosë shqiptarët
Beteja për të mbrojtur vlerat, për të cilat Perëndimi u angazhua, nuk mund të fitohet nëpërmjet ajrit, ajo betejë mund të fitohet vetëm nëpërmjet kombinimit të ajrit me trupat tokësore
NE FAQEN 3
“Vrasja” e Presidentit të Kosovës
Nga Astrit PATOZI
Serbët duket se kanë fabrikuar një takim të Rugovës me Milosheviçin dhe disa deklarata të Presidentit të Kosovës kundër sulmeve të NATO-s, për t’i dhënë një goditje për-pjekjeve të shqiptarëve për pavarsët, në kohën që regjimi i Beogradit i është ngushtuar lakut, prej sulmeve të aleatëve të Atlantikut. Ka sekenca filmike disekondëshe, një fotografi dhe filma i një shkrese për të cilën thuhet se është nënshkruar nga Milosheviçi dhe Rugova ishin të gjithë “prov-at” e servitura nga shërbimet jugosllave për të bërë të besueshme “tradhtinë” e presidentit të Kosovës. Lajmi i bujshëm që e pushtoi dje median botërore, megjithëse krijoi një kornizën të madhe në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, në përgjithësi u injorua si i pavërtetë, duke prishur disi llogaritë e Milosheviçit.
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha deklaroi që dje në mesditë se ai mendonte që Rugova ishte një i arrestuar i Milosheviçit dhe se ai e konsideronte Presidentin e Kosovës si të burgosur politik. Disa orë më vonë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, u shpreh se ai nuk besonte që Rugova të kishte thënë ato që besonte vetë, duke nënkuptuar se ai ishte marrë peng nga serbët. Solana tha se nëse Rugova do të kishte pasur ndonjë gjë për të thënë, do ta kishte thënë atij vetë. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Sharping, i cili mohoi të gjitha informacionet për takimin e presidentit të Kosovës me Milosheviçin dhe deklaratat e tij kundër bombardimeve të NATO-s. Pak më vonë, por më i vendosur ishte në reagimin e tij zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Rubin, i cili tha se asgjë nuk duhet konsideruar e vërtetë, sa kohë që nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me vetë Rugovën. Zyrtari amerikan tha se asnjë gjykim nuk duhet të jepet për deklaratat e Rugovës, ndërkohë që nuk dihet gjendja dhe statusi i tij.
Një mijë arsye për të mos besuar
Ka një mijë arsye dhe dhjetëra fakte që e bëjnë krejtësisht të pabesueshëm sajuimin e fundit të Beogradit, ndërko-hës që mbetet sërish në pikëpyetje fati i Ibrahim Rugovës.
Rugova, peng i barbarëve
Takimi Rugova-Millosheviç, një montaturë e shërbimeve sekrete serbe. Diplomacia perëndimore mosbesuese për trukun
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Solana, Ministri gjerman i Mbrojtjes Sharping, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Rubin dhe diplomatët perëndimorë në Shkup shprehin dyshime të thella rreth një takimi të tillë. Është montaturë serbe. Vetëm Moska përshëndet “montimin”
Montim i UDB-së
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, lidhur me takimin Rugova-Millosheviç
Unë e konsideroj Presidentin Rugova peng të Pol Potit të Ballkanit dhe nuk besoj se kemi të bëjmë me një Krete tjetër
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, lidhur me takimin Rugova-Millosheviç
Montim i UDB-së
Unë e konsideroj Presidentin Rugova peng të Pol Potit të Ballkanit dhe nuk besoj se kemi të bëjmë me një Krete tjetër
Së pari dëshiroj të përsëris atë që thek-sova sot në konferencë për shtyp, se unë sipas informacioneve të deritanishme e konsideroj zotin Rugova një politikan të burgosur, të arrestuar nga serbët, lider të mbajtur peng dhe personalisht nuk mund të pranoj si të vërtetë asnjë deklaratë nga të arrestuar, pa u qartësuar detyrimisht të gjitha kushtet dhe rrethanat në të cilat bëhen deklaratat.
Më duhet të rikujtoj këtë edhe një herë, cilën zoti Rugova kërkon që «Aleanca duhet sa më shpejt të nisë 12 mijë ushtarët e stacionuar në Maqedoni si edhe 20 mijë të tjerë në Kosovë për të ndërmarrë luftimet», madje shkon gjer atje, sa thotë se duhet “të kërcënojë me një shkatërrim të plotë të Serbisë”. Në këto kushte, duke mos patur një konfirmë nga burimet ser- oze të Perëndimit, për gjendjen shëndetësore të Presidentit Rugova, është e vësh-tirë të besoj se nuk kemi të bëjmë me një montim të Millosheviçit dhe policisë së
Një mijë arsye për të mos besuar
Ka një mijë arsye dhe dhjetëra fakte që e bëjnë krejtësisht të pabesueshëm sajin e fundit të Beogradit, ndërkohë që mbetet sërish në pikëpyetje fati i Ibrahim Rugovës.
kohë që nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me Vele Kllogovën. krejtësisht të pabesueshëm sajin e fundit të Beogradit, ndërkohë që mbetet sërish në pikëpyetje fati i Ibrahim Rugovës.
E para, as që mund të mendohet që njeriu më konsekuent në lëvizjen e kundër Millosheviçit, të reshtohet kundër aleatëve, që po luftojnë për të ardhmen e Kosovës. Për vite me radhë, madje duke u bërë proverbial për gazetarët, pasi diltë çdo të premte në konferencë shtypi, Rugova ka kërkuar pandërprerë ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Ndërkohë, jo më larg se tre ditë më parë, revista gjermane “Shpigel” i kishte marrë atij një intervistë, ku jo vetëm përshëndeteshin bombardimet, por kërkohet edhe ndërhyrja urgjente tokësore e trupave të Aleancës së Atlantikut në Kosovë. Nga ana tjetër, edhe revista gjermane e pohon që ka humbur të gjitha lidhjet me të, duke u shprehur hapur sipas të cilave, Rugova është arrestuar nga serbët. Të mërkurën paradite burime të Pentagonit njoftuan se Presidenti i Kosovës ishte i plagosur, në duar të serbëve. Dhe krejt papritur në darkë u shfaqën një njoftim me burime serbe, sipas të cilave Rugova ndodhej në shtëpinë e tij, nën ruajtjen e policisë serbe. Televizioni shtetëror jugosllav ofroi pamje ku Rugova paraqitej qetë para disa gazetarëve, ndërkohë që sipas qindra dëshmitarëve që kanë lënë Prishtinën nga raprezaljet e ushtrisë të Millosheviçit, shtëpia e tij është granatuar dhe shkatërruar që në ditët e tretë të sulmeve të NATO-s. Atëherë cili ishte ajo shtëpi që u paraqit si e Rugovës, dhe cilën shtëpi ata gazetarë që e ciluan atë të kishte folur anglisht për agjencinë franceze të lajmeve, ndërkohë që ai e zotëron në mënyrë perfekte frëngjishten, gjuhë me të cilën komunikon me të huajt? Si për të korrigjuar një një gabim në lojën e tyre, mediat e Beogradit trans- /?januan një gabim në lojën e tyre, më në të e Rugovës më të fëngjisht, ku fliste atë herë anglisht. për të korrigjuar një gabim në lojën e tyre, mediat e Beogradit trans-?uan Rugovës më të fëngjisht, ku fliste atë herë anglisht.
Dëshmi i parë është që pamjet e servirura nga televizioni shtetëror serb, të jenë ato të vitit të kaluar, kur Rugova dhe Millosheviçi u takuan në Beograd, ose në rastin më të mirë, të jenë një montim i sofistikuar profesionalistësh. Dyshimet përforcoheshin nga fakti që jepeshin vetëm disa sekonda filmuar, ndërkohë që po të ishte i vërtetë takimi, televizioni serb do të kishte shfaqur ekranet e të gjithë botës me transmetime të gjata, për ta bërë plotësisht të besueshëm lajmin. Ndërsa firmat e Rugovës dhe të Millosheviçit pranë njëra-tjetrës, nuk është fare e vërtetë mund të gjenden erratë si “prova”, pasi vetëm në Tiranë mund të gjenden dhjetëra falsifikime të rënda dokumentash, që mund të bëjnë pa asnjë problem gjëra të ngjashme.
Po ka edhe një mundësi tjetër të vogël që Rugova, i marrë peng nga forcat e sigurimit të Millosheviçit, të ketë mbajtur peng para propagandës disa çaste para kamerave. Po të kihet parasysh, arrestimi i Qelalit, i cili sapo u përmend deklaroi botërisht se “ishte gati t’i shërbente Turqisë”, mund të besohet që mbi Presidentin e Rugovës të jenë përdorur të gjitha mjetet për ta detyruar të vepronte kundër kosovës së tij. Po të kihet parasysh që serbët i kanë krijuar probleme të mëdha edhe vetë NATO-s, duke i shfaqur shërbimet e saj në Internet, përfshirë idenë se e gjithë kjo aferë në qendër të së cilës është vendosur presidenti i Kosovës, është një lojë e sofistikuar e Millosheviçit.
(Vijon në faqen 2)
Klinton: Sulmet do të kenë një fund të suksesshëm
“Ne e dinim se kjo do të ndodhte shpejt. Millosheviçi e kishte planifikuar këtë prej kohësh. Mendo se do të ndjeheshim në rast se do të ndodhte kjo e ne nuk do të vepronim”
NE FAQEN 4
Qeveria u kthën kurrizin të ardhurve nga Kosova
Mijëra të dëbuar nga genocidi serb presin të evakuohen nga Kukësi në rrethe të tjera të vendit
Të ardhurit nga Kosova kanë mbetur të “ngujuar” në rrethin e Kukësit. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për shpërndarjen e tyre nëpër rrethe, ndërsa prefekte Çeço shprehet: “As që dua t’i ad se ç’bëhet me kosovarët”
NE FAQEN 7
Rubin Kuk: Përçarje në ushtrinë serbe
Sekretari i Jashtëm britanik, Robin Kuk tha të enjten se sipas njoftimeve në ushtrinë serbe ka filluar një përçarje lidhur me fushatën e presidentit Slobodan Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë. Kuk theksoi në një konferencë shtypi se forcat serbe në Kosovë po u mbarohet
NE FAQEN 4
Ja projekti i bashkisë së Tiranës për menaxhimin e krizës së të ardhurve
Bashkia e Tiranës i bën apel Qeverisë, të angazhohet seriozisht për të përballuar fluksin e madh të të ardhurve nga Kosova
NE FAQEN 7
Solana: NATO mund të dërgojë trupa tokësore
Duhen javë për t’u dhënë fund bombardimeve
NE FAQEN 4
NATO, me trupa në Kosovë
Mijëra shqiptarë manifestojnë në Bernë dhe Zyrih
NE FAQEN 7
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA