Arbnori: Kur përkrah Rugovën kam përkrahur UÇK-në
Ish-kryeparlamentari Arbnori, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD, i quan të nxituara deklaratat e disa politikanëve kundër Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova
Qeveri legjitime është vetëm ajo që del nga zgjedhjet e lira të një Kosove të lirë mbi bazën e marrëveshjes dhe bashkëkëpunimit të të gjitha forcave politike
NE FAQEN 2
Kriza e ujit rrezikon Fierin
Edhe 1200 të ardhur në qytet. 600 mbeten në rrugë
NE FAQEN 5
Nga vjedhja '91 në vjedhjen '99
Treqind mijë të ardhurit nga Kosova ndodhen sot në pragun e urisë dhe epidemive në ndryshme në shumë qytete të Shqipërisë. Mungesa e organizimit nga ana e qeverisë dhe të infrastrukturës së shpërndarjes së ndihmave e shpërfillja përfshirja në këtë proces e njerëzve tashmë të njohur si hajdutë, rrezikojnë seriozisht shpërdorimin e madh të ndihmave, që me bujari po jepen nga vendet anëtare të NATO-s, por edhe nga shumë vende të tjera, mike të Shqipërisë. Çështja e transportes së ndihmave është sot një problem kombëtar dhe sigurimi i tyre deri në destinacion përbën një nga provat më të rëndësishme të kësaj qeverie. Tani për tani, telefonatat që na bien nga dhjetëra kampingje anembanë vendit bëjnë fjalë për një vjedhje e shpërdorim të sigurtë të ndihmave, qofte të atyre në ushqime e qoftë të atyre në pajisje mjekësore, barna, veshmbathje, batanije deri edhe çadra. Shumë drejtues lokalë njoftojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, ndërkohë që vetëm sasia e ardhjes së tyre në aeroportin e Rinasit është disa qindra tonë. Drejtuesi i komisionit të Emergjencës pranë qeverisë, Islami duhet të japë shpjegime se nga shkojnë këto ndihma. Pragu masive në të gjitha kampingjet e po ashtu edhe në pikat e pritjes së të ardhurve në Morinë apo Krumë shpesh papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare, në momentin më delikat të shtetit, ndoshta që në krijimin e tij. Opozita ka disa ditë që ka ngritur këtë problem, duke shprehur hapur frikën e saj për shpërdorimin e ndihmave, aq më tepër kur vetë qeveria e ka monopolizuar menaxhimin e tyre. Opozita e ka të qartë tashmë se ... rrjeti i një administrate të korruptuar nuk do të kursejë edhe ndihmat për të ardhurit, vjedhje e cila mund të prekë edhe vlerat monetare të grumbulluara, apo të dhuruara për mirëjet e shqiptarëve të Kosovës. Qeveria e majtë ka një përvojë të pasur në vjedhjen e ndihmave dhe përdorimin e tyre për përfitime personale, apo në grup, të disa qeveritarëve. Socialisti i kanë vjedhur ndihmat edhe në vitin 1991, atëherë kur jo vetëm 300 mijë të tani, por 3 milionë shqiptarë ishin në prag të urisë. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i kësaj partie është penalizuar për grabitjen e miliona dollarëve në atë periudhë. Ai ka qëndruar katër vjet në burg dhe doli prej tij vetëm nëpërmjet një falje që bëri Presidenti i republikës, në mars të vitit 1997. Kryetari aktual i Komisionit të Emergjencës ka qenë në atë periudhë kryetar i Parlamentit dhe në hundën e tij janë vërshtuar miliona dollarë në xhepat e hajdutëve. Deri tani, të ardhurit kanë ngrënë vetëm bukë e djathë e rastet më të mira ndërsa në shumicën tjetër të rasteve, atyre u mungon edhe buka. Në të gjitha kampingjet ku ndihmat apo uji i të ardhurve menaxhohet nga përfaqësuesit qeveritarë, të shpërngulurit heqin dhe vuajnë. Vetëm kampingjet që nuk kanë burim furnizimi halla[?] qeveritarë ndodhen në një gjendje të pranueshme, gjithsesi ka bukë, pak ushqime, ujë, furnizim normal edhe pse me një jetë të varfër. Asnjë qeveria ka përfaqësuesit e saj mungon buka, uji, përkujdesja mjekësore apo edhe njerëzore. 300 mijë të ardhur natyrisht që janë një barrë e madhe për çfarëdo shteti dhe jo më për shqiptarët e varfër. Por kjo barrë shtohet edhe më shumë, kur lubia e korrupsionit shtohet te qeverisë dhe administratës shtetërore lëshohen pa dhimbje mbi atë pak ushqim apo pajisje e gjëra një jetë minimale të viktimave të pastrimit etnik të Millosheviçit. Para tre ditësh u lajmërua vjedhja e disa mauneve me ndihma. Kjo është një shenjë e keqe. Ndoshta e vetmja mënyrë për të shmangur një grabitje të tillë realizohet nëpërmjet një grafie të çdo shteti që sjell ndihma në vend. Ata jo vetëm duhet ta menaxhojnë deri në magazina, por duhet t'i ndjekin ato deri në çastin e konsumimit të tyre.
Janë zhdukur 25 mijë shqiptarë
Kordinim rajonal për deportimin e shqiptarëve nga trojet e tyre
Partia Demokratike i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së hetim ndërkombëtar për shqiptarët e deportuar nga qeveria maqedone
NE FAQEN 3
Qeveria po grabit ndihmat
Vdekja ecën në rrugët e Kukësit
Tifo dhe malaria rrezikojnë vendin. 70 mijë shqiptarë të Kosovës në Has në krizë urie. Ulqini kërkon ndihma të tjera. Qeveria s'jep transparencë mbi mijëra ton ndihma që kanë ardhur këto 10 ditë
NE FAQEN 5
Ulqini:
Europa ka bombarduar Shqipërinë me ndihma këto dhjetë ditë
Vidhen
Divizioni XXI kërkon të kontrollohen ndihmat që hyjnë në dogana
Ulqini: Mbaruan ndihmat
Europa ka bombarduar Shqipërinë me ndihma këto dhjetë ditë
Bashkitë dhe prefekturat në rreth thonë se nga pushteti qendror, këto dhjetë ditë nuk ka mbërritur asnjë kamion me ndihma ushqimore dhe materiale
NE FAQEN 5
Vidhen ndihmat në Dogana
Divizioni XXI kërkon të kontrollohen ndihmat që hyjnë në dogana
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Divizioni XXI kanë krijuar një strukturë të përbashkët për të ruajtur ndihmat që vijnë për kosovarët nga vjedhjet dhe abuzimet
NE FAQEN 5
Klinton drejt vendimit final
Amerikanët, gati për dërgimin e trupave në Kosovë
Përkrahja e publikut amerikan për sulmet ajrore kundër objektivave serbe është rritur dhe ndërkohë, amerikanët gjithnjë e më shumë po shprehen në favor të dërgimit të trupave tokësore në Kosovë, bëhet e ditur sipas një sondazhi të ri.
Një sondazh i NBC dhe “Wall Street Journal” tregoi se 64 përqind e amerikanëve përkrahin goditjet ajrore kundër objektivave serbe dhe 53 përqind thanë se ata do të përkrahnin vendimin për dërgimin e trupave tokësore amerikane e të NATO-s në Kosovë.
Analistët politikë thonë se pamjet dramatike të shfaqura në televizion të qindra e mijëra shqiptarëve etnikë të larguar me dhunë nga Kosova nga forcat serbe po ndikojnë në krijimin e opinionit publik. Gjithashtu, publiku po mëson gjithnjë e më shumë për Kosovën - një vend të cilin një muaj më parë shumica vetë filluan ta kërkonin se ku ndodhej në hartë.
Edhe pamjet e dhëna nga televizioni serb të tre ushtarakeve amerikanë, të rrahur e të majusor, të cilët ishin kapur nga forcat serbe, ndikuan në elektrizimin e opinionit publik amerikan për veprimin ushtarak.
Ndërkohë, presidenti Bill Klinton është udhëheqës vendimit e të cilit disa herë ndikohehen nga sondazhet - vazhdon të përshkatojë dërgimin e forcave tokësore tani për tani. Por analistët e politikës së jashtme thonë se ai me siguri do ta ndryshojë këtë politikë në rast se ka mbështetjen e opinionit publik.
NE FAQEN 8
SHBA: Të lirohet Rugova
Komuniteti ndërkombëtar e konsideron të burgosur Presidentin e Kosovës
NE FAQEN 2
Gjenocidi serb në Kosovë - një krim i paramenduar, por i papenguar
Millosheviçi e ka siguruar rolin e vrasësit më të madh të shqiptarëve dhe të vrasësit më të madh në këtë fund shekull
Nga Milazim KRASNIQI
NE FAQEN 8
Pse u shpall Qeveria Thaçi kur u mor peng Rugova
Qeveria e fantazmave të Kosovës, krijuar në një prej zyrave të Qeverisë në Tiranë, prej ditësh po tund flamurin e një marrëveshjeje politike mes të gjithë faktorëve shqiptarë, politikë e ushtarakë arritur në Rambuje. Mirëpo asnjëri prej “ofiqareve” të Kosovës, të bekuar nga ish komunistët shqiptarë nuk ka bërë publike tekstin dhe thelbin ...
NE FAQEN 2
Beogradi dhe Tirana zyrtare, bashkë kundër Rugovës
Berisha: UÇK po bën një qëndresë të fuqishme në shumë zona të Kosovës
NE FAQEN 3
Vdes aksidentalisht Mirush Maki
Pushon zemra, por jo shpirti i një demokrati
NE FAQEN 2
NE FAQEN 7
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e dëbuar të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Janë të mirëpritura pranë redaksisë së gazetës komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA