Luftë në Padesh, Koldet, Kamenicë dhe Dushkajë
Serbët sulmojnë përsëri Shqipërinë
Sulmit më të fundit serb në kufirin verior të vendit i janë përgjigjur forcat ushtarake shqiptare, që kanë bërë të mundur tërheqjen e ushtrive të Milosheviçit
NE FAQEN 2
Kukës, 150 të ardhur në spital
Treni i jetës ka përshkruar Italinë për t’u zbrazur në qytetin e Kukësit
NE FAQEN 5
A mund të europianizohet Ballkani?
Nga Ismail KADARE Jamë bërë disa parashikime ogurzeza për fundin e mijëvjeçarit e megjithatë kjo që po ndodh këtë ditë në Ballkan e kapërcen çdo përfytyrim. Mu në mes të Europës, një popull i saj po zhbëhet barbarisht prej fqinjit të vet. Kjo zh-bërje që të kujton kohërat e Xhengisthanit, Hitlerit e të Slaviçit [?], kryhet me ato metoda klasike: shfarosje, masakra deportim. Ajo mbështetet nga një solidaritet i heshtur, që herë afishohet me emrat ortodoks, sllav ose komunist, e herë me të tjerë bashkë. Bota e tërë është dëshmitare e zhvillimit të një racizmi të ri. Midis disa popujve që kanë vuajtur vetë prej racizmit, midis atyre që kanë drejtuar janë quajtur prej romakëve “sllavë” domethënë skllevër, po zhvillohen procese revanshiste të një përmasë të paparë. Ky riciklim i krimit, kjo dëshirë e viktimës së djeshme për të zënë vendin e xhelatit, do t’i krijojë probleme serioze qytetërimit të sotëm nëse nuk ndalohet me energji madje me forcë. S’është ndoshta e rastit që kjo rishfaqje e krimit kombëtarës [?] po ndodh në Ballkan, skenë e ngushtë e përshkallëzimit për dënimin e tragjedisë. Pyetja se a mund të qytetërohet me fjalë të tjera pyetja: a mund të europianizohet Ballkani, pyetje që mund të duket sot jashtë kohe, është themelore dhe e ngutshme pikërisht sot. Kuptimi i luftës që Aleanca Atlantike, krahu i armatosur i qytetërimit perëndimor po bën sot, ka lidhje pikërisht me këtë pyetje. Nga katër gadishujt e Evropës të jugut, ai i Pirenejve (Spanja e Portugalia) Apeninit (Italia) dhe gadishulli Ballkanik kanë luajtur rol të dorës së parë në fatet europiane. I pari (Pirenejve) kreu ngjarjen më të madhe të shekujve: zbulimin e Amerikës, me fjalë të tjera realizoi dyfishimin e botës. I dyti Apenini dha Evropës qytetërimin latin, i treti lindi qytetërimin grek, bazën e bazave të qytetërimit perëndimor. Gadishulli ballkanik ka qenë ndërkaq ai që i ka sjellë e vazhdon t’i sjellë më shumë ngatërresa kohës së sotme. së sotme. Duk sikur ende ai kërkon shpërblim për dritën që i dha botës dikur e që bota, sipas tij e ka harruar. Në të vërtetë Evropa shpeshi e ka harruar ose përbuzur Ballkanin. Ai do t’i ishte vënëndes së saj sidomos gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman. Ishin poetët ata që më në krye George Byronin u kujtuan për fatin e keq të grekëve, të shqiptarëve të rumunëve e të sllavëve të jugut dhe i ranë këmbanës së alarmit për ta. Ndërkaq një bagazh i errët u skajua si në gropa të thella, në kujtesën e këtyre popujve. Të vetmuar, të ndarë nga kontinenti mëmë, ata përpunuan gjithfarë fantazish, mitesh e legjendash, të cilave nisen t’u besojnë edhe vetë: dhe jo vetëm kaq, shpesh herë i shpallën si programe kombëtare. S’duhet harruar se në këtë gadishull të madh, sikur të mos mjaftonte mozaiku i popujve me gjuhë, fe e kultura sa të pasura aq edhe të ndryshme janë të zhytura gërmadha e tre perandorive të mëdha: romake, bizantine e otomane. Dhe dihet që ka periudha kur gërmadhat lozin rol të ndjeshëm në jetën e popujve. Kështu shpjegohet që pasi dolën nga robëria në vend që t’i gëzoheshin dritës së lirisë, e solidarë me njëri-tjetrin t’i përvisheshin punës për të riparuar pasojat e katastrofës, ata bënë shpesh herë kundërën: si të verbohej u sulën njëri-tjetrit në emër të atyre fantazmave që secili kishte një lidhje në vetë e tij. Ata bënë kështu mijëra marrëzira për shkak të cilave fituan epitete denigrues e jo rrallë nervozimin e Evropës e të krejt botës. Është popujt e Ballkanit u shpikën e u thanë shumë proverba e maksima, shenja e sigurie kjo që tregon mungesën e vullnetit për t’u angazhuar seriozisht në një problem. Është e saktë dhe sidomos e bukur thënia e Vinston Çurçillit se “Ballkani prodhon më shumë histori se sa konsumon”, por sikur Çurçilli i celi harroj a shumën energji për mbrojtjen e qytetërimit perëndimor, t’i kushtonte në Jaltë jo disa minuta, por disa orë fatit të disa popujve të Ballkanit, shumë më drejt do të ishin shfamangur prej kohësh. Ende sot ne vuajmë gërmimet e harrisës së gjatë e zëvendësimit të së vërtetës me jermet e harresës së maksime sallonesh. Ende sot nuk duken më shumë gjëra bazë. S’është e tepërt të dihet p.sh. se populli më i shumtë në numër janë rumunët, se kater popujt më të shumtë në numër janë rumunët, serbët, shqiptarët e bullgarët kanë afërsisht të njëjtën madhësi. Kjo e fundit do të thotë p.sh. keqpërdorim së bashku e një vendi të madh në Ballkan, rrjedhimisht ajo mund të ketë një rol arbitri në kohën që ajo të rritet më e vogël se Rumania. Mosmarrëveshjet janë shtrirë në krejt perceptimin e Ballkanit. Për disa ai është një gadishull i banuar përgjithësisht nga sllavët, kurse në të vërtetë sllavët ndër 70 milion Ballkanas, nuk janë veç një e treta. Ky mashtrim i fundit, i propaganduar herë do herë nga vetë sllavët, ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si justifikim për të drejtën e Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan. Për t’u bërë e besueshme, prania e sllavëve në Ballkan është amalgamuar dinakërisht me ortodoksinë dhe me rendin komunist. Kështu, për njerëzit që s’kanë kohë të thellohen në ngatërresat ballkanike, tri koncepte: ortodoksizëm, komunizëm dhe sllavizëm janë përzier për të dhënë një “përbindësh gjeopolitik të ngjashëm me atë që krijohet prej përrallave. Ne kushte të tilla, kur mashtrimi triumfon për gjëra të dukshme e të prekshme, siç është gjeografia, rendi politik dhe feja merret me mend se ç’mund të bëhet me “historinë” e fakteve të mëdha dhe mashtrimet e mëdha të historisë së Ballkanit. Ajo është falsifikuar me mënyrën më monstruoze, e publikuar e mbështetur edhe e krimit racist. Gadishulli më i madh i Evropës, nuk do të ishte pasur ndoshta këtu nga të errët, sikur vendlindja e kontinentit mëmë të kishte qenë më e hershme.
Miqtë e Millosheviçit në Tiranë
T’i jepet fund politikës antikombëtare të qeverisë dhe medias shtetërore shqiptare
Zyrtarë të lartë të Shqipërisë inkurajojnë elementë përçarës në faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës. TV shtetëror mbyll ekranin për inteligjencën e Kosovës dhe figurat politike më popullore të saj
NE FAQEN 7
Bomba antishqiptare në Maqedoni
Bardhyl LONDO Bomba antishqiptare plasi tani dhe në Maqedoni. Qeveria maqedonase dëshmoi një qëndrim të hapur antihumanitar, në kundërshtim me të gjitha rregullat, moralin dhe etikën ndërkombëtare. Cinizmi i presidentit Gligorov në deklaratën e tij pasi ishin debuar shqiptarët e ardhur nga Kosova në drejtim që ende s’dinim mirë përveç atyre që erdhën në Shqipëri, ishte po aq cinike dhe aq e hidhur, sa dhe bombat dhe rraprezaljet e Millosheviçit. Le të shkojmë në Shqipëri, deklaroi kryetari i shtetit maqedonas, se atje është atdheu i tyre. Çfarë ndryshimi ka ky deklarim i kryetarit në një shtet fqinj, nga klithmat gjakftohta të paraushtrakeve të Arkanit, që i përzinin kosovarët me dhunë nga vatrat e tyre në çërgjet barbare “shkoni në Shqipëri, se atje është vendi i juaj”! Ky përfundim i asaj situate të tmerrshme në të cilën ndodheshin shqiptarët e debuar në Maqedoni, në një farë mënyre ishte i paralajmëruar. Të debuarit nga Kosova, pasi u mbajtën rreth një javë në kufi në një fër të vërtetë e të turpshëm për një shtet që pretendon të integrohet në Evropë, në mënyrë tinzare dhe të pabesë, u hipën në autobuza dhe u nisën pa u thënë se ku do t’i çonin, njëlloj si bagëtitë në getot naziste. Shkelja e të drejtave elementare njerëzore është flagrante. Njerëzit i përdorën njëlloj si kafshët. Prindërit u ndanë nga fëmijët, burrat nga grate, vëllezërit nga motrat dhe e gjithë kjo ndodhi kur ata ishin lënë të prisnin për rreth një javë pa bukë e pa ujë, pa shtresa e pa mbulesa, në njerëz të vegjël nga uria dhe vuajtjet, po të lë parrosur. Ja cila është fytyra e vërtetë e shtetit maqedonas. Dhe të gjitha këto ndodhin kur në Maqedoni rreth 40 përqind e popullsisë është shqiptare dhe kur kjo popullsi, ashtu si vëllezërit e tyre në Shqipëri, ishin të gatshëm dhe kishin mundësi t’i mbanin vëllezërit e tyre të debuar me dhunë. Asnjë shqiptar nuk lej[o]an banjonet e policëve dhe ushtarëve maqedonas të shkonin në Strugë, Ohër, Kërçovë, Gostivar etj. ku i prisnin për t’i strehuar shqiptarët që banonin atje. Përkundër mikpritjes dhe fjalës së ngrohtë që duhej t’i tregonte qeveria maqedonase për një popull fqinjë rënë në një fatkeqësi që s’duam t’ja urojmë askujt, ajo dërgoi repartet ushtarake dhe e rrethoi sikur kishte të bënte me një hordhi pushtuese, ndonëse shumica e tyre ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe i përkisnin një populli që jo vetëm s’ka sulmuar ndonjëherë të huajt, por u ka shtrirë atyre gjithmonë dorën e miqësisë dhe mikpritjes kur ata kanë kaluar çaste të vështira.
Qeveria, asnjë ndihmë për të strehuarit në kampingje
Familjarët që kanë strehuar të ardhurit nga Kosova nuk kanë marrë asnjë ndihmë humanitare
Kryebashkiaku Brojka thotë se, “është premtuar nga pushteti qendror një fond prej 2 milion lekësh, fond i gëshëm për 600 mijë vetë që ka Tirana dhe 26 mijë të ardhur nga Kosova, por deri tani nuk është derdhur asnjë lek nga qeveria”.
NE FAQEN 7
Kush i merr ndihmat?
Bashkiakët e rretheve ankohen - Askush nuk na ndihmon, gjendja është e rëndë
Durrës- Fosh[n]ja flenë në rrugë. Fieri ankohet në qeveri - Nuk i ushqejmë dot kosovarët vetëm me miell
NE FAQEN 5
Qeveria, para me pikatore
Bashkia e Kavajës: Mun-gojnë batani[j]et e dyshekët
NE FAQEN 5
Korça në krizë humanitare
Shoqatat dhe Kryqi i Kuq po ndihmojnë
Qeveria, vetëm 10 ton miell për 12 mijë të ardhur
NE FAQEN 5
Has, mikpritja shpëton jetë njerëzish
Qeveria ende asnjë ton miell për Hasin
NE FAQEN 5
Makbulja: Kosovarët kthejnë në pallatin e sportit
Prefektja e Tiranës urdhëron familjet demokratë të nxjerrin përjashta të ardhurit nga Kosova
NE FAQEN 7
Qeveritarët vjedhin miliona, uria kërcënon të ardhurit
Kikirik dhe kanellë pa doganë si ndihma për kosovarët
NE FAQEN 7
Kukës: Një nënë kosovare mundohet të qetësojë vajzën e saj
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA