Tiranë, në treg shiten ndihmat
Konserva peshku dhe supa pule që kushtojnë më lirë se zakonisht
NE FAQEN 5
Kukësi, njolla e zezë e qeverisë
Fëmijët lypin rrugëve, në Tiranë zbrazën kamionët e ndihmave
NE FAQEN 5
Agjentët e Klosit grabisin kosovarët
Punonjësit e SHIK-ut u zenë pritë të ardhurve nga Kosova dhe i plackisin
NE FAQEN 4
Tirana zyrtare, kundërshtari fallco i Millosheviçit
Ndërsa Presidenti shqiptar, Rexhep Meidani deklaronte në Tiranë në emër të Ballkanit se gadishulli i duhej një demokraci multietnike, vetëm 300 km nga gara e tij një grup komandosh serbë i pushtoi dy fshatra ku ai pretendon se ushtron pushtetin e vet.
Edhe në këtë rast ai ruajti gjakftohtësinë, të vetmin mjet që po përdor taktikisht përballë agresionit serb kundër shqiptarëve. Termi demokraci multietnike dhe gjakftohtësia proverbiale e Komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë shkojnë shumë mirë njëra me tjetrën dhe do të funksiononin shumë mirë kudo, por jo në rastin e krizës së Kosovës dhe situatën ku gjendet Shqipëria. Tundja e multietnicitetit nga një president që nuk e ka etni të tjera në vendin e vet dhe gjakftohtësia edhe kur i pushtohet vendi funksionon për çdoherë dhe jo për shqiptarët. Njeriu i parë i shtetit shqiptar është shquar vazhdimisht për të folmen në tym. Shumë njerëz nuk e kanë vënë re kur ajo çfarë ka thënë Meidani nuk ka bërë ndonjë dëm, por këtë ditë gjigandët e kanë bërë në Tiranë dhe çon ujë në Beograd. Në Kosovë serbët nuk po luftojnë për demokracinë e shqiptarëve etnikë dhe as për demokracinë multietnike, por po luftojnë kundër shqiptarëve, që pasi u kanë marrë demokracinë po u marrin edhe tokën edhe jetën. Ata po vrasin me po atë gjakftohtësi që ka Presidenti i Shqipërisë këto ditë, dhe me po atë gjakftohtësi që ky i fundit pret mijëra lajme të tmerrshme për fatin e bashkëatdhetarëve të tij. Leitmotivi i politik i Meidanit është një formulë që në një formë të afërt e ka përdorur dhe përpiqet ta përdorë Millosheviçi për të përligjur pastrimin etnik në Kosovë. Përsëritja e kësaj parulle në Tiranë i shton rrugën trupave të tij jo më deri në Kamenicë të Tropojës, por deri në urën e Lanës në qendër të kryeqytetit. Invadimi politik i Tiranës me njerëz të Serbisë ka kohë që ka filluar në mënyrë që sot Beogradi të shohë tek shqiptarët shqiptarë armiqtë fallco dhe mikun e fshehtë. Tre nga drejtuesit kryesorë të Shqipërisë janë hapur kundër Kosovës, duke ngritur tre gishta në rebelimin komunist të ’97 jo vetëm në Sheshin e Flamurit në Vlorë, por edhe në sheshin ... në sheshin kryesor të Fierit, në fushën Ali Demi në Tiranë, në këmbët e kalasë së Gjirokastrës, bile edhe në Shtëpinë të Kukësit, ku sot është një kamping me mbi 3000 kosovarë të dëbuar nga tre gishtat e Beogradit. Pjella e tre gishtave ndërtoi Kreten, rezultatet e së cilës po i vuajnë sot të gjithë shqiptarët. Pikërisht në ditët e vështira të Millosheviçit, shqiptarët gjakftohtë të Tiranës ndërtojnë qeverinë e Kosovës, në bazë të së cilës vunë mohim e institucioneve të Kosovës, që për nëntë vjet rresht arrinin atë që nuk u bë për njëqind vjet për shqiptarët e kryeqytetarë nga Serbia. Injektimi që Tirana i bëri kësaj qeverie coi në përçarjen e faktorit politik shqiptar, shmangu nga fronti antiserb përvëmendjen kryesore duke e shpërndarë atë sa në “Rogner”, sa në Prishtinë, sa në lagunën e Pogradecit, sa në vilën e Presidentit në malin e Dajtit. Para dy ditësh, ushtria e Sllavës shtypi e përditshtë shqiptarët, njerëzit e SHIK-ut të Fatos Klosit seleksionojnë vullnetarët e ardhur nga Perëndimi në tragetet që zbrazën në Durrës, në të qeverisë dhe në të UÇK-së. Të parë kthëhen, ose futen në burg. Në këto ato të parët e as dy ditët nuk u kuptojnë pse ndodh kjo, por qeveria e Tiranës atë ka bërë detyrë, të thyjë vullnetin e njerëzve që kanë lënë rehatinë e tyre e vijnë të luftojnë për kombin dhe trojet e veta. Aq e madhe ishte këmbëngulja e Tiranës në një përçarje të tillë, sa edhe pëshpëritjet e qeveritarëve shqiptarë që i bëjnë me vesh djemve të huaj se UÇK ka shumë marksistë. Shërbim më të mirë nuk ka për Beogradin dhe nuk mund t’i bëhet më shumë nga Tirana, ku fatmirësisht është pjesa jogeveritare që funksionon për Kosovën dhe jo për Millosheviçin.
Dhjetëra shqiptarë të vrarë nga bombat serbe
Të mbijetuarit mbërrijnë në Morinë dhe tregojnë tmerrin e bombardimeve ajrore. Pentagoni konfirmon mizorinë e ushtrisë serbe mbi karvanet e kosovarëve
Masakër tjetër e Milosheviçit në afërsi të Prizrenit. Avionët dhe helikopterët jugosllavë bombardojnë karvanet e të shpërngulurve me dhunë
Të mbijetuarit mbërrijnë në Morinë dhe tregojnë tmerrin e bombardimeve ajrore.
Pentagoni konfirmon mizorinë e ushtrisë serbe mbi karvanet e kosovarëve
NE FAQEN 3
Mashtrim i madh me shifrat e ndihmave
Ja si shpërdorohen donacionet e huaja
Nga 320 mijë vetë vetëm 60 mijë kanë marrë ndihmë nga qeveria
NE FAQEN 5
Serbia po përgatit një mësymje ushtarake drejt Shqipërisë
Bombardohen fshatrat në Has dhe Tropojë
Serbia po përgatit një mësymje ushtarake drejt Shqipërisë
Mortajat 82mm godasin fshatin Vlahën, ndërsa Padeshi dhe Kamenica qëllohen me mortaja 120 mm dhe topa 152 mm.
Popullsia civile boshatis Krumën dhe fshatrat përreth
NE FAQEN 3
Protektorat dhe jo ndarje për Kosovën
Trupat ndërkombëtare nën komandën e NATO-s duhet të vendosen në Kosovë
Prania e trupave të NATO-s në territorin shqiptar nuk është protektorat, por një mundësi që i japim Aleancës të realizojë sa më me sukses operacionet e saj për shkatërrimin e makinës ushtarake të Millosheviçit në Kosovë dhe në Serbi, tha Pollo
NE FAQEN 3
Berisha viziton të plagosurit e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe zonja Berisha të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, z. Ridvan Bode, Sekretari i Marrëdhënieve Publike, z. Vili Minarolli vizituan të plagosurit e ardhur nga Tropoja dhe luftëtarët e UÇK-së
“Miqtë” e prefekturës mburren e ikin
Elbasani në ditë kritike
NE FAQEN 5
Fieri në krizë për ushqime
Autoritetet i bëjnë thirrje qeverisë të ndihmojë të ardhurit
NE FAQEN 5
Ministri Koçi mohon futjen e ushtarëve serbë në Padesh
Pushteti i identifikuar me tresimbolin serb
NE FAQEN 3
Aleatët perëndimorë të PD-së, në mbrojtje të lirisë së Kosovës
Aksioni i ngjeshur diplomatik i PD dhe zonjës Topalli për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Pas kontakteve të zonjës Topalli me miqtë e saj austriakë, italianë etj, është bërë i mundur sigurimi i mjeteve të nevojshme për ngritjen e dy kampeve për shqiptarët e dëbuar nga Kosova etj.
NE FAQEN 2
Foto, pas masakrës marrë nga televizioni AP
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Lajm i orës së fundit
Gjatë goditjes me artileri të serbëve në kufirin tonë, njësiti ynë kufitar, i maskuar me së mirì dhe pa u zbuluar nga forcat armike me një heroizëm të paparë ndonjëherë pa iu trembur syri, numuroi të gjitha predhat serbe që ranë në tokën tonë. Ato ishin 89 predha topi dhe 66 mortaja. (Për këtë të fundit, pati debat me njësitin kufitar, se njëri numëroi 67, tjetri 65 dhe në fund ranë në konsensus e lanë 66).
Edhe kur hynë ushtarë serbë në tokën tonë, njësiti ynë kufitar me vigjilencë dhe me trimëri u fsheh kaq mirë, sa nuk i zbuluan dot as serbët, të cilët nga inati, dogjën ca shtëpi të reja fshati të Tropojës.
Asgjë nuk u shpëton kufitarëve tanë të cilët bëjnë sytë katër dhe veshët pipëz që edhe mizën ta ndiejnë kur kalon kufirin. Dhe armiku kot e ka sido të hyjë në tokën tonë e ta shkelë atë pëllëmbë më pëllëmbë, s’ka për ta zbuluar kurrë njësitin tonë
F.Ç.
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA