Rugova nuk e braktis kurrë Kosovën
Lejohet të dalë në Shkup roja personale i Rugovës. Intervistë me Adnan Merovcin, shef i protokollit të Presidentit të Republikës së Kosovës
- Zoti Rugova ndodhet në Kosovë dhe qëndrimi i tij politik është më i fortë se kurrë më parë dhe për këtë nuk duhet të shqetësohet askush
- Serbët të vendosur në rezidencë i takojnë policisë speciale me uniformë dhe të armatosur deri në dhëmbë
- Takimet me Millosheviçin dhe Millutinoviçin as nuk kamë mundur të pranohen, as të refuzohen... Këto takime thjesht kanë qenë pak a shumë sa për sy e faqe, takime për opinion, nuk ka pasur ndonjë temë thelbësore në bisedime
- Presidenti Rugova dhe të pranishmit e tjerë në rezidencë nuk janë keqtrajtuar fizikisht
NE FAQEN 3
Mafia e bukës dhe batanijeve
Nga Sami NEZA Ndërsa kanë arritur në Shqipëri mijra tonë ndihma për të ardhurit nga Kosova, Komisioni Parlamentar i emergjencës pranoi dje se 70 për qind e tyre janë vjedhur në stacionet e pritjes dhe të shpërndarjes. Në qindra tregje të vendit tani mund të identifikosh pa vështirësi mallrat e ndihmave që shten në treg me çmime më të lira, ndërkohë që mijëra familjarë bjanë në qytete dhe fshatra anembanë vendit ndodhen në kufirin e varfërisë, për shkak se ndihmat shkojnë në xhepat e njerëzve të qeverisë. Mbi 45 avionë transporti shkarkohen brenda ditës në Rinas ndërsa dhjetëra anije përpunohen në portet e vendit me destinacion vetëm të ardhurit. Malli më me fat deri tani duket të jenë çadrat, që nuk vidhen. Gjithë kjo histori e turpshme vjedhjesh në kurriz të këtyre njerëzve tragjikë të masakrave dhe pastrimit etnik të Millosheviçit duhet të marrë fund edhe pse qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje, që të paktën vjedhja të minimizohet. Ka shumë arsye të thuhet se në bazë të grabitjes së miliona dollarëve të kthyera në mallra të jetë administrata shtetërore, që nga prefektura e deri tek nivelet më të larta të qeverisë. Gjatë gjithë kohës që ka vazhduar fluksi i refugjatëve ka munguar vazhdimisht transparenca e ardhjes së ndihmave, por asnjëherë të dhënat e numrit të shqiptarëve të Kosovës që kanë kapërcyer kufijtë. Ministria e Informacionit që mbulon të dhënat qeveritare të emergjencës nuk ka raportuar asnjëherë në detaje rreth sasisë së ndihmave, destinacionit të tyre, sasisë së shpërndarë apo sasisë së magazinuar. Komisioni qeveritar i emergjencës në asnjë rast nuk është shprehur për funksionin e tij dhe nuk ka bërë një raport të thjeshtë për atë çfarë dorëzohet në Rinas apo Durrës, për apo ato çfarë preken nga të ardhurit. Pushteti lokal të ardhurit. Pushteti lokal nuk ka gjetur mbështetje nga të emëruarit lokalë të qeverisë si prefektët, përkundrazi këta të fundit duke thithur dhe monopolizuar e shpërndarjes së ndihmave dhe infrastrukturën tjetër të të ardhurve janë akuzuar më se njëherë për vjedhje direkte të ndihmave. Tërë nivelet e administratës shtetërore shqiptare njihen botërisht si të korruptuara edhe në kohë normale dhe jo më në një situatë të tillë emergjence, ku rreth 350 mijë shqiptarë të Kosovës janë dëbuar në Shqipëri. Gjatë ditëve që Shqipëria ka një popullsi me rreth 10 për qind më shumë se ajo para 25 marsit, nuk ka patur asnjë luhatje në vlerën e valutës e po ashtu edhe në tregun e mallrave nuk vihet re lëvizje e çmimeve në rritje, por vetëm në ulje. Logjika e thjeshtë financiare do të çonte në keqësim të treguesve makroekonomikë ndërkohë që deri tani nuk është vërejtur një gjë e tillë. Kjo do të thotë se rreth 220 milionë dollarë janë kërkuar më kot institucionet ndërkombëtare nga qeveria si ndihmë për të përballuar buxhetin e shtetit. Është majft transparent inkurajimi i qeverisë për vjedhjen e ndihmave dhe përdorimin e tyre në treg si mall fiktiv në mënyrë që të mos ketë shkarkesa sociale për shkak të krizës. Paratë e kërkuara si ndihmë mund të jenë një barrikadë fillestare nëse dikush do të mund të ndalojë grabitjen e llahtarshme e ndihmave. Fakti që Maqedonisë i është akorduar një ndihmë më e madhe për pritjen e të ardhurve ndërkohë që ajo ka një numër më të vogël të shqiptarëve të Kosovës do të thotë se Perëndimi nuk ka ndërmend t'i subvencionojë administratën e korruptuar shqiptare e të rrisë edhe më shumë përqindjen e grabitjes shtetërore në Shqipëri. Por nëse Ministri i Financave rregullon treguesit e tij duke hequr nga softrat e të vuajturve miliona dollarë, dhe nëse mbushen xhepat e aktiviteteve elektorale të Partisë Socialiste me mallin e të tjerëve, sot në Shqipëri kemi mbi 300 mijë njerëz që hanë vetëm bukë e djathë, apo vetëm makarona, apo vetëm bukë thatë. Po ashtu mbi tridhjetë mijë familje shqiptare të cilat kanë strehuar në tre të tretën e ardhurve janë viktima tjetër e ciklit të vjedhjes së ndihmave. Të gjithë e dinë se qeveria shqiptare nuk ka mundësi të ndihmojë askënd, por po ashtu e dinë se ajo është në gjendje të konvertojë ndihmën e të tjerëve në pasuri personale për vete duke filluar nga komisioni i emergjencës e ngjan komisioni të gjithë, ato OJQ që janë prodhuese të së majtës së korruptuar deri edhe makinat shoqëruese të ministrisë së Mbrojtjes apo ministrisë së Rendit që në vend në lëvizjen për në Kukës me autokolonat e tyre pengojnë doganët e fqinjeve tanë jugorë siç ka ndodhur para tre ditësh.
Lufta i afrohet Kukësit
Veriu i Shqipërisë goditet sërish nga predhat e artilerisë serbe. Pushteti lokal kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në verilindje
Numri tejet i madh i të ardhurve e bën të pamundur mbrojtjen civile dhe shpëtimin e jetëve njerëzore
Veriu i Shqipërisë goditet sërish nga predhat e artilerisë serbe. Pushteti lokal kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në verilindje
Lufta i afrohet Kukësit
Numri tejet i madh i të ardhurve e bën të pamundur mbrojtjen civile dhe shpëtimin e jetëve njerëzore
Nga i dërguari në Kukës,
Shemsi PEPOSHI
NE FAQEN 2
Qeveria në unitet për grabitjen e ndihmave
Koalicioni zihet për telefonat, kur pritet përgjigje për propozimet e opozitës
Një ministër ka hapur së fundi një fondacion në emër të gruas dhe të një arabi, ku përmes tij lëviz pothuajse 90 për qind e sasisë së ndihmave të shtrenjta që mbulon katastrofën e tij
NE FAQEN 3
Koalicioni zihet për telefonat, kur pritet përgjigje për propozimet e opozitës Qeveria në unitet për grabitjen e ndihmave Një ministër ka hapur së fundi një fondacion në emër të gruas dhe të një arabi, ku përmes tij lëviz pothuajse 90 për qind e sasisë së ndihmave të shtrenjta që mbulon katastrofën e tij NE FAQEN 3 Uria dhe epidemitë sulmojnë kosovarët e vendosur në rrethin e Fierit. Zëvendëskryeministri Meta përgënjeshtron lokal, por nuk premton ndihmë nga qeveria
Bashkia e Fierit: Sot nuk ka bukë
Uria dhe epidemitë sulmojnë kosovarët e vendosur në rrethin e Fierit. Qeveria ndërpret ndihmën ekonomike
Fierit. Qeveria ndërpret ndihmën ekonomike
Bashkia e Fierit: Sot nuk ka bukë
NE FAQEN 5
Qeveria braktis të strehuarit në Shkodër
Zëvendëskryeministri Meta përgënjeshtron pushtetin lokal, por nuk premton ndihmë nga qeveria
NE FAQEN 4
“Karta biankë” për Klintonin
Senati amerikan kërkon “të gjithë forcën e nevojshme” kundër Serbisë
Senatorë amerikanë, republikanë dhe demokratë, duan ta autorizojnë presidentin Bill Klinton të përdorë “të gjithë forcën e nevojshme” në drejtimin e luftës në Jugosllavi, në një projektrezolutë të publikuar të martën. Ky projekt, që do të diskutohet së afërmi nga Senati, nuk i referohet drejtpërdrejt dërgimit të trupave tokësore në Kosovë, por i le karta biankë presidentit për të marrë një vendim të tillë.
“Presidenti është i autorizuar të përdorë të gjithë forcën e nevojshme dhe mjetet të tjera, së bashku me aleatët e Shteteve të Bashkuara, për të bërë të mundur objektivat e Shteteve të Bashkuara dhe të Organizatës së traktatit të Atlantikut verior në Republikën federale të Jugosllavisë”, sipas tekstit të rezolutës. “Kongresi, jo më pak se qeveria, duhet të tregojë vendosmërinë dhe besimin e një superfuqie, kauza e së cilës është e drejtë dhe e nevojshme”, theksoi një nga autorët e rezolutës, senatori Xhon Makkëin.
Kalvari i vuajtjeve dhe saga e qëndresës shqiptare
Shqiptarët nuk mund të tolerojnë brutalitetin e shtetit maqedon
Lajmet tronditëse që vijnë nga ato që vuajnë dhe shkojnë shqiptarët në udhëtim e tyre të papërshtatshme drejt atdheut, janë vërtetë rrëqethëse dhe të tmerrshme nga proçesi i tyre, janë vërtetë të tmerrshme dhe të papërshkrueshme.
Lajmet tronditëse që vijnë nga ato që vuajnë dhe shkojnë shqiptarët në udhëtim e tyre të papërshtatshme drejt atdheut, janë vërtetë rrëqethëse dhe të tmerrshme nga proçesi i tyre, janë vërtetë të papërshkrueshme dhe të tmerrshme nga debimi nga trojet e tyre, janë vërtetë të çdo përmasë dhimbjeje apo fantazie të qenies njerëzore.
Nga Bardhyl LONDO
NE FAQEN 8
Avokati e turpshme e ministrit Milo
Shqiptarët nuk mund të tolerojnë brutalitetin e shtetit maqedon
Nga Lazër STANI
NE FAQEN 2
Kontrabandë nën vellon e ndihmave
Doganë - 95% e automjeteve me ndihma humanitare
NE FAQEN 5
Dje në Kukës, të ardhurit duke kërkuar bukë
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollë për familjet e dëbuara të Kosovës, ju mund të dërgoni shumë tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për të ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tërë familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA