22/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 prill 1999

Vidh(e)n edhe dy maune me medikamente

Pushtetarët në garë për grabitjen e ndihmave NE FAQEN 4

Prefekti Hushi magazinon maunet

Sindikalistët italianë sjellin ndihma humanitare në Elbasan NE FAQEN 4

S’ka bukë, ujë e sapun

Gjendje alarmante e kosovarëve në disa rrethe kryesore NE FAQEN 5

Bashkitë dhe komunat, pushteti real në vend

Ka deshtuar plotësisht infrastruktura shtetërore në shërbim të të ardhurve nga Kosova. Duke filluar që nga shpërndarja e ndihmave, deri në evakuimin e njerëzve që prej ditësh flenë në rrugët e Kukësit, qeveria ka treguar se nuk është në gjendje jo më të përballojë krizën, por as ta menaxhojë atë. Komisioni qeveritar i emergjencës është kthyer në një j(o) operativë të para dhjetë vitesh, i cili nuk ka asnjë funksion të dukshëm përveç punëve që duhet të jenë të padukshme e që lidhen me grabitjen e ndihmave. Sasia e ndihmave dhe mënyra e shpërndarjes janë përqindje që është deklaruar në Parlament tregon se organizmat qeveritarë të ngritura jo vetëm që kanë marrë pjesë në vjedhje, por edhe kanë inspiruar një vjedhje të tillë, e cila mund të ketë rrënjë që nga shoqërata e ndryshme, deri tek shoferët dhe magazinierët e prefekturave. Cikli i hajdutëve është perfekt dhe ka të njëjtën hierarki edhe administrata shtetërore, e cila ka nam për korrupsionin e madh që bën prej tre vitesh në vend. Në këtë përzierje të madhe komisionesh, hajdutësh, dhe shoqatash ka mbetur në krye të punëve vetëm pushteti lokal, bashkitë dhe komunat, të cilat gjithsesi kanë marrë përgjegjësitë dhe kanë një vizion për krizën. Deri tani kjo hallkë e pushtetit në Shqipëri ka treguar se përfaqëson pushtetin real, të vetmin që funksionon në këtë vend dhe të vetmin tek i cili mund të mbështetesh sadopak. Ndërsa në Tiranë ka rreth 70 mijë të ardhur, më shumë se 90 për qind e tyre janë në një gjendje të pranishme dhe është pikërisht ai numër që është marrë përsipër nga bashkia e Tiranës dhe menaxhohet prej saj. Por kështu mund të flasësh edhe për shumë bashki të tjera të vendit, ku të ardhurit ndjehen të sigurtë vetëm nën kujdesin e pushtetit lokal. Sapo ky kujdes mungon dhe të ardhurit bien në duart e qeverisë, rikthehen përsëri në viktima të vjedhjes, mosprejfilljes, makuterisë dhe pasigurisë. Situata në Kukës e cila duhet të menaxhohej nga qeveria dhe komisioni i saj fantazmë është katastrofike. Në një qytet prej 20 mijë banorësh jetojnë sot ose më mirë vuajnë sot në pragun e vdekjes rreth 130 mijë njerëz, për të cilët kryeministri Majko nuk është në gjendje që të urdhërojë makinat e Ministrisë së Mbrojtjes, që të ngarkojnë një pjesë të tyre për netët e ftohta e të vendit. Prej disa ditësh ata janë harruar nga shteti ashtu si edhe janë harruar po prej këtij shteti mijëra të tjerë edhe anembanë vendit. Rrathë për bukë, mungesa e mjeteve dhe kujdesit elementar të fëmijëve rrezikojnë precedent të Ballkanit tani më në kohën e askujt, por në tokën e qeverisë së Majkos. Në Kukës janë organizuar qindra njerëz dhe shesin traktore ndërsa shpërndajnë vetë me kulmin e shqetësjes së tyre. Pushteti qendror, i cili siç e ka bërë të rrjedhë njëri mbrojtje për këta njerëz nuk ka bërë asnjë veprim preventiv për ta, duke i lënë jo vetëm në mëshirën e motit apo rrethanave serbe, por edhe në mëshirën e matrapazëve dhe gangsterëve që prej tre vitesh Shqipëria i ka me shumicë. Listat me shifra ndihmash dhe numër njerëzish që janë furnizuar në Shqipëri nuk arrijnë të ndalojnë hajdutët. Koha e humbur me llogaritë se ka kaluar duhet të ketë çdo i ardhur, më mirë të zëvendësohet kujdesi që ata që janë akuzuar të shkojnë në dorë e tij. Kukësit se ç’mund të ndodhë në këto ditë nëse pushteti lokal do të ishte pjellë e asaj race hajdutësh që ka pushtetit dhe administrata qendrore.

NATO do të qeverisë Kukësin

Mungon vullneti politik i shtetit për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit shqiptar Qeveria ka braktisur veriun. “Bashkimi për Demokraci”, qeveria me bazë të gjerë mund të parandalojë vështirësitë që mund të degjenerojnë

Muscardini: Jemi në krahun tuaj

Kryetarja e delegacionit të Aleancës Nacional(e) në Parlamentin europian i dërgon mesazh Kryetarit të PD, Berisha Presidentja e delegacionit të Aleancës Nacionale në parlamentin europian, Christiana Muscardini i ka përcjellë dje Kryetarit të PD, Berisha një mesazh miqësor dhe solidariteti me të gjithë popullin shqiptar. “Fatit tragjik, i cili ka goditur shqiptarët e Kosovës, që janë dëbuar nga shtëpitë dhe të treve e origjinës së tyre, i trishtu(e)shëm jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për gjithë vendet europiane, që në këtë moment të vështirë janë në krahun tuaj, kundër fanatizmit etnik, të cilin nuk do të lejojmë që të shikojmë kurrë. Situata aktuale na nxit në të gjitha vendet europiane për të bërë gjithçka është e mundur për të mbështetur ju dhe shqiptarët e Kosovës” – thuhet në mesazh. Mesazhi i dërguar nga Christiana Muscardini, Presidente e delegacionit të Aleancës Nacionale në Parlamentin Italian i ka dërguar Kryetarit të PD, Berisha. Muscardini shkruan me tej se përkrahët gjë një gjë tjetër politike dhe një statusi të ri për Kosovën, por një gjë e tillë nuk duhet të çojë në ndërprerjen e sulmeve të NATO-s, të cilat duhet të vazhdojnë deri në arritjen e një paqeje të pranueshme për shqiptarët e Kosovës. “Z. Berisha, ne jemi në krahun tuaj dhe shpresojmë se kjo tragjedi do të ketë një zgjidhje që do t’i kontribuoj stabilitetit dhe ekuilibrave për të gjithë zonën” – thuhet në mesazhin e Muscardinit. Kryetarja e delegacionit të Aleancës Nacionale në Parlamentin europian i dërgon mesazh Kryetarit të PD, Berisha

Ndihmat përvetësohen nga mafia në pushtet

Diplomatët perëndimorë denoncojnë qeverinë e Tiranës pranë kancelarive të tyre Në një shtet që nuk kontrollon as veriun, as jugun, të lënë nën mëshirën e klaneve dhe bandave mafioze “vetëm NATO mund të administrojë situatën” NE FAQEN 3

Shuli vjen duarbosh nga Washingtoni

Rrugët e veriut të shkatërruara. Banka Botërore nuk jep kredi Rrezikohet furnizimi i rregullt me ujë. Kredia italiane ende nuk është bërë efektive NE FAQEN 5

Në Elbasan, bukë me listë

Kriza bëhet e prekshme. Furrtarët në prag falimentimi NE FAQEN 5

Serbët sulmojnë Hasin

Burime të komisariatit të policisë të rrethit të Hasit bëjnë të ditur mbrëmë se në orën 20.20, të natës së djeshme forcat ushtarake serbe kanë kapur zjarr në Qafën e Prushit. Zjarri i ka vazhduar për disa minuta, ndërkohë që poh[o]het se dëme në njerëz apo në material nuk ka patur. Forcat tona kufitare të përforcuara, kanë qëndruar në gatishmëri për t’iu përgjigjur zjarrit nëse forcat serbe do të tentonin kalimin e kufirit. Po ashtu, të merkuren në orët e paradites, në Zogaj të rrethit të Tropojës ka patur shkëmbim zjarri. Forcat serbe kanë përdorur deri edhe mitraloza të rëndë dhe mina. Burime të policisë kufitare të prefekturës së Kukësit bëjnë të ditur se ditët e fundit janë shpesh të provokacionet në kufirin shqiptar.

Luftë totale kundër Millosheviçit!

Nga Zbigniew BRZEZINSKI NE FAQEN 7

200 ushtarë serbë shkelin në Shqipëri

Berisha: Greqia të ndërpresë dëbimin e emigrantëve shqiptarë Kryetari i PD, Berisha takohet me europarlamentarin Schijfone NE FAQEN 2

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollat për fëmijët e dëbuar të Kosovës, ju lutemi që t’i dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” në një dispozicion faqet e saj, falas, për ftonje të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazh të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre. Ju lutemi të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion: nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA