23/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 prill 1999

Të bashkohemi për të fituar

Berisha fton shqiptarët të bashkëpunojnë me NATO-n kundër Millosheviçit “Kam përshëndetur dhe e përshëndes iniciativën e kryeministrit britanik Toni Bler, i cili po përpiqet të bindë vendet anëtare për të dërguar trupat tokësore në Kosovë, pasi çdo ditë dhe çdo orë Millosheviçi po konsolidon qëllimet e tij shkatërrimtare mbi Kosovën” NE FAQEN 3

Forumi i OJQ-ve grabit ndihmat

Çuli magazinon ndihmat në shtëpinë e shoferit NE FAQEN 5

Pollo takon sekretaren Ollbrajt në Uashington

Aktivitet i ngjeshur diplomatik i nënkryetarit të PD-së në Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit për Kosovën dhe zgjidhjen e krizës në Shqipëri Sekretarja amerikane e Shtetit siguroi se copëtimi i trojeve shqiptare “nuk synohej nga SHBA” dhe se “NATO do ta fitonte këtë sfidë” Shtetet e Bashkuara garantuan se ndarja e Kosovës nuk është në planin e zgjidhjes së krizës në Kosovë. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madlen Ollbrajt siguroi në Uashington, nënkryetarin e Partisë Demokratike dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Genc Pollo se copëtimi i mëtejshëm i trojeve shqiptare “nuk synohej nga ...” i ka shprehur zonjës Ollbrajt pikëpamjen e Partisë Demokratike se “dërgimi i forcave tokësore në Kosovë duhet bërë urgjentisht”. Gjatë qëndrimit në SHBA, Pollo mori pjesë në sesionin e Komisionit të Politikës së Jashtme, me ftesë të kryetarit të këtij komisioni, Benjamin Gilman. Kongresmeni republikan njoftoi ... Komitetit Atlantik të SHBA dhe Komisionit organizator për të marrë pjesë në festimet që NATO ka përgatitur në përvjetorin e 50-të të krijimit të organizatës. Nënkryetari i PD-së, Genc Pollo u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Madlen Ollbrajt, në përfundim të një seance pyetjesh për Kosovën, që shëfja e Diplomacisë Amerikane pati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Burime nga Washingtoni thanë se në këtë takim, Pollo i ka shprehur falënderime zonjës Ollbrajt për angazhimin e saj dhe atë të presidentit Klinton në favor të një Kosove, ku shqiptarët të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. Nënkryetari i PD-së, duke u ndalur në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ka shprehur pikëpamjen e opozitës se “ndarja më dyshe e Kosovës, do të ishte një fitore për Millosheviçin, do të përligjte genocidin dhe deportimin masiv dhe do të realizonte planet e tij të dhunshme”. Gjithashtu në këtë takim, Pollo komisioni, Benjamin Gilman. Kongresmeni republikan njoftoi që në fillim të sesionit praniën e Pollos, si një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike dhe të opozitës në Shqipëri. Stafi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, bëri të ditur se “në kongres, z. Pollo u takua gjithashtu me kryetarin e komisionit të Financave Buxhetore, Bill Young, me të cilin diskutoi gjërësisht për situatën në Kosovë, Shqipëri e rajon. Me ftesë të z. Young z. Pollo mori pjesë edhe në një sesion të Nënkomisionit të Financimeve Buxhetore për Mbrotjen, ku Sekretari i Shtetit Kohen dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Shellton paraqitën zhvillimet e fundit të operacionit të NATO-s në Kosovë dhe rezultatet e tij si edhe kërkuan financime shtesë për ta çuar atë deri në fund. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo pati edhe takime të veçanta në Departamentin e Shtetit me shefin e zyrës për Europën Juglindore, Larent Ross dhe me zyrtarin që mbulon Shqipërinë, Handry Hade, ku çështjet e Kosovës dhe të Shqipërisë u diskutuan gjërësisht. A.K.

Bomba në strofullën e diktatorit serb

Pasi shkatërroi Partinë Socialiste, NATO godet rezidencën e Millosheviçit në Beograd Saktësi e jashtëzakonshme e raketave aleate. Rrafshohet e gjithë godina. Ngushtohet laku për kasapin e Ballkanit NATO: Mbrojtja e vlerave tona Nga Javier SOLANA NE FAQEN 2

Luftëtarët e lirisë vrasin 175 ushtarake serbë

2 Luftime të ashpra mes luftëtarëve të lirisë dhe serbëve në fshatrat Batushë, Koshare dhe rrethina të Junikut Luftëtarët e lirisë vrasin 175 ushtarake serbë Mes tyre edhe mercenarë rusë e bjellorusë, të vrarë nga luftëtarët e lirisë. Gjatë luftimeve u vra edhe komandant Çeku Sali Çeku zv/komandant i Brigadës 134

Bukoshi takon Shusel dhe Mok

Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi bisedoi dje në mes të vancanë në Vjenë me Ministrin e Jashtëm austriak Wolfgang Shusel dhe presidentin e EDU-së dhe ish ministrin e jashtëm të Austrisë, Alios Mok. Gjatë bisedës që Bukoshi bëri me dy personalitetet e larta të Austrisë u fol për situatën e rëndë në Kosovë, rrugët për zgjidhjen e krizës etj. Pas takimit Bukoshi ka dhënë edhe një konferencë shtypi në kryeqytetin austriak ku kishte një interes të jashtëzakonshëm nga media. Ai dha edhe disa intervista për gazetat dhe TV të ndryshme austriake dhe të tjera. Kryeministri Bukoshi ka pasur këto ditë një varg takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës evropiane të cilat do të vazhdojnë në ditët e ardhshme edhe në SHBA.

Bruka: Askush nuk është përgjegjës ligjor për të ardhurit

Kukësi prej një muaji në kaos. Kryetari i rrethit, Shefqet Bruka flet për gjendjen e rëndë dhe problemet e shumta që duhet të përballohen Aktualisht, megjithëse ka një muaj nga ardhja e shqiptarëve të Kosovës, unë nuk di ende cili institucion merret me ushqimin e këtyre njerëzve në nevojë. Herë i lihet pushtetit lokal, herë OJQ-ve, herë prefekturës e herë qeverisë. Po kështu për transportin dhe evakuimin e njerëzve, herë ndërryn UNHCR-ja, herë qeveria, herë pushteti lokal. Po kështu edhe për strehimin. I kërkohet bashkisë të strehojë të ardhurit, por bashkia nuk mund të strehojë 130 mijë njerëz. Po kështu edhe për fenomene të tjera të mjekësisë, higjienës, pastrimit të qytetit dhe fenomene të tjera NE FAQEN 2

Policia keqtrajton 300 qytetarë të pafajshëm

Tregti e zezë me kartat e identifikimit. Para nën dorë për ta marrë selia e PD-së, gjykata dhe prokuroria Terror i egër policor në Korçë. Dhunohen selia e PD-së, gjykata dhe prokuroria NE FAQEN 3

Karta e identifikimit, 1000 marka

Tregti e zezë me kartat e identifikimit. Para nën dorë për ta marrë NE FAQEN 5

Bashkia e Tiranës njofton intelektualët e Kosovës

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë intelektualët nga Kosova që janë sistemuar në kampingje ose në banesa private se së shpejti do të organizohet një takim për të mundësuar integrimin e tyre në jetën kulturore, artistike e shkencore të kryeqytetit. Për t’u regjistruar dhe për të marrë informacione më të hollësishme mund të telefononi në numrin 277 14.

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund ta dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA