24/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 maj 1999

Të lashë dimër, të gjeta borë

Kush e përballon krizën dhe kush i merr “dekoratat” Reportazh nga Kukësi NË FAQEN 8

Në kohë krizash bien të gjitha maskat

Bisedë me shkrimtarin e njohur Kim Mehmeti NË FAQEN 11

Fundi i Kretës dhe bijve të saj

Nga Sami NEZA Komuniteti ndërkombëtar krahas zgjidhjes së çështjes së Kosovës si imperativ i ditës kërkon më tej edhe ndërtimin e një infrastrukture demokratike dhe perëndimore në Shqipëri dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit. Potenciale një pjesë të tillë kanë pasur dy ditë më parë vizitat e njëkohshme në Tiranë e kryeministrit të Francës, Lionel Jospin, Ministri britanik të Mbrojtjes, Robertson, Ministrit të jashtëm austriak, Shusel dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Shelton. Pavarësisht faktit se qeverisja e majtë i ka kundërvënë bujarisë shqiptare, vjedhjen e ndihmave që janë rezultat i bujarisë perëndimore, gjithashtu egzistojnë resurse të tjera që njerëz të ndershëm brenda strukturave administrative t’i vënë në pah. Është një gjë e mirë që të luajmë me së pakut u ka mbetur në mend vërdija e qindra e mijëra tonë ndihmave nga sistemi i korruptuar i qeverisjes së majtë. Kjo do të thotë se ata nuk kanë ndërmend të konfirmojnë domosdoshmërinë e korrigjimit të qeverisjes dhe humbjen e kohës për të bërë një korrigjim të tillë. Ata kanë ndërtuar, apo po shkojnë drejt ndërtimit të një sistemi humanitar në vend plotësisht i menaxhuar prej tyre, ndërkohë që duket se mendojnë që qeverisje tjetër në vend, sapo rrethanat ta diktojnë një ndryshim të tillë që natyrisht varet edhe nga zgjedhja e problemit të Kosovës, apo avancimi i rezultateve të goditjes së NATO-s mbi forcat ushtarake serbe. Plani Marshall që pritet të diskutohet pas dy javësh në Bruksel nuk është segmentar dhe nuk përfshin thjesht ndërtimin e shumë urave, autostradave, fabrikave apo fermave në vendet e Ballkanit. Ai synon ndër të tjera edhe ndërtimin e një rrjeti demokratik që të funksionojë në këtë hapësirë, menaxherët e ndershëm të resurseve që do të krijohen. Shqiptarët tani e ndjejnë se më së shumti përbëjnë një problem qeverisës, se sa një problem orientimi. Për dy vjet qeverisje e majtë është konsoliduar plotësisht via ndarjes mes aspiratave të shqiptarëve dhe politikës lindore që është ndjekur nga qeveritarët e tyre. Ka një hendek të madh mes oksidentit që rrëzaron një pjesë e mirë e politikës dhe po ashtu pothuajse të gjithë shqiptarët, dhe mekanizmit të vjetëruar me të cilin qeverisja e majtë në vend. lindor që ka ndërtuar qeverisja e majtë në vend. Sëbashku me asistencën perëndimore në projekte zhvillimi apo infrastrukturë, shqiptarëve u duhet edhe binjaku politik i këtij zhvillimi, i cili fatkeqësisht nuk është relativizuar në të gjithë spektrin politik shqiptar, por kryesisht në pjesën e djathtë apo të qendrës së këtij spektri. Në një konferencë shtypi të djeshme të partive të “Bashkimit për Demokraci”, që realisht përbën edhe mazhorancën e shqiptarëve u deklarua një mbështetje apo një gatishmëri për të bashkëpunuar me qeverisjen aktuale për tejkalimin e krizës. Ajo çfarë ata kërkuan ishte lirimi i të burgosurve politikë, që më shumë se sa peng i prokurorisë politike të Tiranës janë peng i tundimeve të përditshme lindore neodik-tatoriale të koalicionit “Aleanca për Shtetin”. Një lëshim i tillë ndërkohë që në mes pozitës dhe opozitës ka një varg dramash mbi kurrizin e kësaj të fundit, nuk tregon dobësi të së djathtës, por një dëshirë për të përballuar nivelin e keq të qeverisjes së këtij vendi me sa më pak tronditje, apo tensione politike. Gjithsesi kjo nuk duhet kuptuar si një qark që është ndërtuar mes regjimit dhe progresit, por si një rrugë për të dominuar mbi krizën që ka zënë vendin dhe shqiptarët në përgjithësi. Kosova megjithëse e djegur, e vrarë e shkataruar dhe e zbrazur po bëhet një aleat i ndryshimeve të mëdha në Shqipëri. Ajo po konsolidon edhe më tej konceptet perëndimore të shqiptarëve dhe po kalon në një milinë minorancë pa të ardhme të gjithë ata që ndërtuan Kosovën dhe bijtë e saj në këtë vend. Syri i Perëndimit mbi Shqipërinë këto ditë ka pikërisht këtë domethënie.

Mister mbi batalionin “Atlantiku” të UÇK-së

Disa qindra shqiptaro-amerikanë ishin vullnetarët e parë për të luftuar në Kosovë kundër agresorëve serbë Zhduken tre milionë dollarë që ishin vënë në funksion të batalionit ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Thaçit urdhëron kthimin e gjashtë vullnetarëve për në SHBA Bode: “Qeveria shqiptare me qëndrimin e saj gjoja për të mos rënë pre e provokimeve të serbëve po realizon spastrimin e territoreve të tëra të populluara nga shqiptarët” NE FAQEN 2

Çadrat serbe në Letaj të Hasit

NE FAQEN 3 Socialistët po përdorin gjendjen e Popullsia e fshatrave kufitare të Shqipërisë

NATO s'ka ardhur në Shqipëri për komunistët e Tiranës

Socialistët po përdorin gjendjen e krijuar në vend për spekulime politike NE FAQEN 3

Sot, Bukoshi niset në SHBA

Pas vizitave në Austri, Itali, Germani, Bruskel Gjatë qëndrimit të kryeministrit të Kosovës në SHBA është parashikuar të zhvillohen takime të rëndësishme me personalitete kryesore të politikës amerikane NE FAQEN 3

Tropojanë dhe hasjanë zbresin në Tiranë

Popullsia e fshatrave kufitare të Shqipërisë së veriut largohet nga bombardimet serbe NE FAQEN 2

Jam burgosur për motive politike

Rinisni gjyqet farsë ndaj gazetarëve të opozitës Intervistë me gazetaren e mirënjohur dhe ish-nëndrejtoreshë e TVSH, Antoneta Malja NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 232 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prek-en nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë-sesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Një grup vullnetarësh të UÇK-së duke zbritur në aeroportin e Rinasit

Njoftim

Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët e PDSH-së se ditën e hënë më datë 03 maj 1999 në orën 11.00 organizohet në Tiranë mbledhja e Këshillit Kombëtar me rend dite: 1. Qëndrimet politike të PD lidhur me problemin kombëtar e zhvillimin në Kosovë si dhe angazhimi i strukturave të saj për trajtimin e të ardhurve nga Kosova në përpjekje për t’i shpëtuar genocidit dhe spastrimet etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit. 2. Situata në veri të vendit dhe sigurimi i ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror. 3. Qëndrimi i PD ndaj vazhdimit të revanshit politik, dhunës e proceseve politike të ndërmarra nga koalicioni qeverisës.

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA