08/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 maj 1999

Meidani përgatit shkarkimin e Shehut

Socialistët kërkojnë kontrollin e plotë të Gjykatës së Lartë NË FAQEN 4

Vatrat e destabilizimit

Kriza e Kosovës mund të shërbejë si mbulesë për ndërtimin dhe shpërthimin e një krize brenda në Shqipëri, e cila mund të vijë nga faktorët destruktivë tradicionalë në vend ma ndikime të tilla nga politika indore dhe qarqet ultranacionaliste fqinje në Shqipërinë. Shenjat e para, megjithëse të heshtja më dukje, për shkak të problemeve madhore që ka sjellë pastrimi etnik në Kosovë, janë shfaqur në disa nga sjelljet më fundamentale të qeverisjes shqiptare dhe klaneve brenda politikës së majtë të vendit. Segmentet e pushtetit kryesisht ato në administrimin e Presidentit të Republikës i janë sulur opozitës këto ditët e fundit duke ringritur në skenë edhe njëherë çështjen e 14 shtatorit dhe shfaqjen e qeverisë politike. Para dy ditësh një seancë gjyqësore politike e zhvillua në gjykatën e Tiranës ku ndër të tjera kërkohej penalizimi i mëtejshëm për të pak- ten tre gazetarë të rëndësishëm të opozitës shqiptare. Këto ditë e fundit nga institucioni i Presidencës është kërkuar largimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që është keqkuptuar si ka të pakten edhe tre vjet të tjera për të mbajtur mandatin e tij. Rreth kryetarit të gjykatës së Lartë është ndërtuar një background i tillë gjyqësor, i cili krijon mundësinë e shkarkimit të tij me sanksione ligjore të dorës së dytë dhe në nivelin e kushtetutës. Pak kohë më parë atij i janë reduktuar në maksimum kompetencat si dhe janë ndryshuar rrënjësisht raportet e gjykatësve të lartë në favor të njerëzve të emëruar nga Presidenti, apo Parlamenti monist i Shqipërisë. Kjo tentativë shton ndjeshëm energjien ndaj cenimit të pavarësisë së drejtësisë, ndërkohë që rrezikon seriozisht okupimin e pushtetit gjyqësor nga njerëzit në pushtet. Në linjën e Presidentit të Republikës po vepron edhe prokuroria, e cila ka rikthyer në skenë listat e gjata të të përndjekurve politikë për shkak të protestave të 13 e 14 shtatorit. Jo ka urdhëruar rikthimin e arrestimeve sipas listave të veta. Në ambientet afër selisë së PD-së është shtrënguar nga arrestuar nga një aktivist i PD-së. Po ashtu nga asociacioni i Presidentit furnizohet me demagogji dhe afër? të gjithë segmentet marksiste të UÇK-së. Kjo ka çuar në një çorientim të qëllimeve të linjave ushtarake të Kosovës dhe rrjetin e diferencave mes faktorëve politikë, apo ushtarakë në Kosovë. Vetëm një gjë nga të zgjedhën të ndryshme të UÇK-së brenda Shqipërisë njerëzit në Tiranë dhe tjetri në Kukës kishte deklarata të ndryshme për vendimet e G-8-s. Njerëz pranë Presidentit apo të vlerësuar si të klanit të tij vazhdojnë të defaktorizojnë aq sa mund të arrijnë institucionet e Republikës së Kosovës. Kryetari i Parlamentit, Shkëndër Gjinushi pasi nuk shprehu asnjë kënaqësi- vendimet e G-8-ës. Njëherë pranë Presidentit apo të vlerësuar si të kënaqur të vijavhdon të defak-torizojë e Kryetari i Parlamentit, Skënder Gjinushi pasi nuk shprehu asnjë kënaqësi për lirimin e Rugovës bëri thirrje për mosnjohjen e Institucionit të Presidentit të Kosovës, duke u shprehur se ai nuk ka asnjë mandat për të marrë vendime, apo për të përfaqësuar Kosovën. Po ashtu ai ka kërkuar deputetë e PD-së me heqjen e mandatit të deputetit. Indoktrinimi ideologjik është bërë rutinë tashmë në TV shqiptar e veçanërisht në programin informativ satelitor. Prej aty tentohet për-punimi i një opinioni jashtë realitetit politik në Kosovë dhe Shqipëri, i cili mund të mbajë tensionet dhe të njëzit grindjet mes palëve. TV është në dorën e Meidanit dhe Gjinushit. Në funksion të një destabilizimi të radhës në Shqipëri është edhe “grushti për partinë” i Fatos Nanos. Ai tentoi marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste nëpërmjet metodash tipike mafioze. Ardhja e tij në krye të Aleancës për Shtetin do të vështirësonte mjaft marrdhënien e komunitetit ndërkombëtar me Shqipërinë, ndërkohë që çdo tentativë e tij drejt pushtetit do të provokonte protesta masive nga ana e opozitës, e cila e konsideron atë si vrasës dhe persekutor të saj. Jashtë lojës së destabilizimit nuk ka mbetur edhe qeveria. Kryeministri ka refuzuar bashkëpunimin me opozitën për përballimin e krizës. Në ditët e para të genocidit në Kosovë dhe pastrimit etnik masiv atje, Majko nuk njohu opozitën si palë, duke mos pranuar një takim me liderin e opozitës Berisha dhe më pas duke reduktuar në maksimum mundësitë menaxhuese të krizës së refugjatëve nga pushteti lokal. Ai transferoi pushtetin tek prefekturat, të cilat në shumicën e rasteve menaxhuan vjedhjen e ndihmave. Pozita nuk pranoi ndërhyrjen e një qeverie me bazë të gjerë, e cila do të çonte në shfrytëzimin e tërë kapacitetit të politikës shqiptare, si dhe do të shmangte ndjeshëm çdo tentativë të destabilizimit të vendit. Por edhe pas kësaj opozita i ka sfaqur disa herë qeverisë gatishmërinë e saj për ta ndihmuar atë. Kjo gjë është përsëritur edhe para dhjetë ditësh në një konferencë shtypi ndërkohë që përgjigja ishte refuzimi i proceseve dhe arritjeve politike. Kriza e Kosovës është shfrytëzuar nga segmentet e pushtetit për të goditur sa më shumë opozitën, reagimi i së cilës është reduktuar për shkak të problemeve madhore të kombit. Po kaq kjo krizë është shfrytëzuar nga qarqet e politikës lindore për të ngurtësuar sa më shumë mendimin se shqiptarët janë në pjesë tjetër e Evropës apo siç shprehej një agjenci lajmësh me gojën e një diplomati në Tiranë, se gjeografikisht shqiptarët janë në Evropë, por nga mentaliteti me Lindjen e Afërme.

Pushtetarët e Tiranës i grabitën miliona UÇK-së

Qeveria e Kosovës denoncon skandalin e grabitjes së fondeve për luftëtarët e lirisë Mustafa: “Kemi pasur probleme me Tiranën e cila i ka vjedhë e sekuestruar shumë nga të hollat e armatimet e UÇK-së, siç është rasti më i fundit i 280.000 markave që janë marrë nga disa qeveritarë të Shqipërisë e nuk dihen ku shkuan. 90 mijë marka dhe një sasi e madhe armësh para disa ditëve pësuan po të njëjtin fat” Berisha: Samiti i G-8 hap i rëndësishëm për t’u përshëndetur NATO, sfera e sigurisë në Kosovë Ndër një intervistë dhënë AFP lidhur me Samitin e G-8 Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha: “Mbledhja e G-8 dhe doku-

Prefekti dhe policia nxisin vrasësit

Masakër në Gjirokastër, një i vrarë dhe dy të plagosur rëndë NË FAQEN 2 Ka mbetur i vrarë 21-vjeçari Shefqet Boci dhe janë plagosur rëndë vëllezërit Aliko. Hakmarrje me motive politike kundër fshatit bastion të antikomunizmit në Jug Një i ri nga Lazarati u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një pritë në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës, ku persona të armatosur të inkurajuar qëlluan pa mëshirë mbi viktimat që ktheheshin për në shtëpitë e tyre. Shefqet Boci, 21 vjeç ka vdekur në vend nga plagët e shumta, ndërkohë që vëllezërit Vladimir Aliko dhe Nezir Aliko kanë mbetur të plagosur rëndë në spitalin e qytetit të Gjirokastrës, pasi kanë marrë plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30, por gjithçka ka qenë e përgatitur që në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave nga Gjirokastra, banorët të lagjes “Punëtore” që thuhet se i përkasin pakicës rome, kanë demonstruar për orë të tëra të armatosur në qytet, pa i hyrë gjëmb në këmbë nga policia. Rreth orës 10.00 një përfaqësi e tyre është pritur në një takim nga prefekti i Gjirokastrës Sotiraq Mantho, prej ku kanë dalë me të ngarkuar se sa kur kanë hyrë brenda. Ata kanë bllokuar për disa orë rrugën nacionale duke kundërshtuar forcat e policisë që kanë bërë sikur donin të zhbllokonin situatën dhe janë larguar nga rruga në orën e vona të pasdites. Vrasësit mendohet të kenë qenë në një pozicion dominat, prej ku kanë kontrolluar rrugën që të çon nga Gjirokastra në Lazarat. Kriminelët kanë qëlluar me breshëri të gjata automatiku mbi makinën me të cilën po udhëtonin të rinjtë nga Lazarati, duke shkaktuar vdekjen e njërit dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve. Ngjarja e rëndë duket se është e lidhur me motive politike që kanë të bëjnë me konsiderimin armiqësor të segmenteve shtetërore për fshatin e Lazaratit. Krimi mizor është një hakmarrje ndaj fshatit bastion i Partisë Demokratike në Jug dhe është në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme mbi Lazaratin dhe banorët e tij nacionalistë. Në këtë vazhdë mendohet se janë implikuar edhe qarqe antishqiptare që veprojnë me shumicë në Gjirokastër, të cilat i fryjnë urave të zjarrit, sa herë që në Jug bie qetësia. L.D.

NATO, sfera e sigurisë në Kosovë

Në i PD, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi “Mblehdja e G-8 dhe dokumenti i saj përbëjnë një hap të rëndësishëm për t'u përshëndetur në përpjekjet e SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Duhet theksuar se në dokument nuk kushtëzohet ndërprerja e bombardimeve dhe praktikisht ato vazhdojnë, madje pritet të intensifikohen më tej. Nga ky takim dhe dokumenti i tij, i cili në disa aspekte mbetet për t'u përpunuar dhe saktësuar (siç pohuan disa ministra të jashtëm në konferencën e shtypit), del gjithashtu se Rusia merr një distancim të qartë nga Beogradi dhe afron qëndrimin e saj me fuqitë e tjera të mëdha, çka përbën një zhvillim pozitiv në izolimin e më të madh ndërkombëtar të Milosheviçit. Partia Demokratike është e bindur se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, por duke e konceptuar pavarësinë si një proces, ajo pranon një fazë të ndërmjetme protektoratale sikundër ka bindjen se Rambuje është e kapërcyer tashmë për shkak të operacionit patkoit dhe se sfera e sigurisë në Kosovë duhet të jetë e udhëhequr nga NATO. Fotografi e Sali Berishës duke folur para mikrofonave.

Berisha dhe Pollo, bisedë me Rugovën

Presidenti i Kosovës i telefonon Liderit të opozitës Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova i telefonoi dje paradite kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe zhvilloi më të një bisedë të përzemërt si dhe me nënkryetarin e saj, zotin Genc Pollo. Në këtë bisedë të përzemërt, ata uruan zotin Rugova për lirimin e tij, shprehën kënaqësinë e tyre që tani ai dhe familja e tij janë të lirë, sikundër biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë bisedë të përzemërt Berisha dhe Rugova shprehën vlerësimin për NATO-n dhe vendosmërinë për të bashkërenduar gjithë përpjekjet e forcave politike dhe të gjithë faktorëve politikë dhe ushtarakë të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre për shpejtimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Në këtë bisedë Berisha dhe Rugova shprehën dëshirën se ata duhet të takohen sa më shpejt.

Rugova takohet me ministrin e jashtëm të Vatikanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, u prit dje nga ministri i Punëve të Jashtme të Vatikanit, Zhan Ly Toran, bëri të ditur Selia e Shenjtë. Takimi zgjati 45 minuta dhe u përqendrua në situatën aktuale në Kosovë. Papa Gjon Pali II ndodhet aktualisht për një vizitë në Rumani. Toran bëri një vizitë në fillim të muajit prill në Beograd ku i dorëzoi presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviç, një mesazh të Papës.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 238 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të parashtetës së tij në krimin e trondit në gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Portret i Azem Hajdarit.

Nderim për të rënët e Kosovës

Miting i madh në 8-mujorin e vrasjes së Azem Hajdarit Në tetë mujorin e vrasjes së tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, “Bashkim për Demokraci” organizon në Sheshin “Skënderbej” një miting të madh paqësor në kujtim të të rënëve në Kosovë, me datë 12 Maj 1999, ora 19.30. PARTIA E “BASHKIMIT PËR DEMOKRACI”

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Lamtumirë parlamentit, po hogaët deputetët e PD-së

“Bashkimi për Demokraci” paralajmëron koalicionin e majtë NE FAQEN 3