Qeveria inkurajon destabilizimin e Jugut
Tension në Gjirokastër. Bllokohet rruga nacionale
NE FAQEN 4
Rreziku që vjen prej lobeve proserbe të Tiranës
Nga Sali BERISHA Linja politike e lobeve proserbe në qeverisjen aktuale të Tiranës po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme dhe më aktive. Pasi vetëm 10 ditë më parë kërkuan syçeltësi në Strasburg për përmirësimin e Shtetit njësor autonomi për Kosovën, i cili habiti Asamblenë e KE-së kur u shpreh për minoritetet së shqiptarëve në Kosovë, pasi votuan po në Strasburg me përfaqësuesin e tyre Dokle kundër hapjes së zyrës së KE-së në Prishtinë me motivin proserb se këtu nuk e pranon Millosheviçi, pasi denoncuan G-8 dhe heshtën ndaj dhunimit në ambasadës shqiptare në Pekin nga forcat proserbe, antiamerikane dhe antishqiptare, këto lobe paraqiten brenda në Parlament një projekt-rezolutë që mund të konsiderohet si pamflet antishqiptar i democimizit të Perëndimit dhe NATO-s, i deinstitucionalizimit dhe i çfaktorizimit të Kosovës, aq sa i rrezikshmit të hapur të tyre me Millosheviçin. Në këtë projekt-rezolutë me termat staliniste shprehet se “hidhen poshtë të gjitha tentativat për përçarjen e faktorit shqiptar nëpërmjet stimulimit të individëve të caktuar sipas preferencave të caktuara politike”. Proserbët në qeverisjen shqiptare paralajmërojnë dhe hedhin poshtë vlerësimin e thirrjen e Presidentit Rugova nga Presidenti Klinton dhe Kancelari Shrëder, Shejntërisë e Tij Papa Gjon Pali i Dytë dhe Kryeministri D'Alena, Qeveria e Madhërisë së saj, (Britanisë së Madhe), Qeveria Franceze dhe NATO. Madje, me frymën e projekt-rezolutës, Perëndimi shpallet në bllok nga proserbët e Tiranës si një përçarës i faktorëve shqiptarë duke injoruar kështu në hapësirën ballkanike të Millosheviçin, i cili po lufton si Don Kishoti kundër botës perëndimore. Ky paralajmërim është sa i paarsyeshëm, aq edhe komik. Por, në fakt, paraqitja duke vlerësuar Rugovën vlerëson dhe është përpjekje të jashtëzakonshme të shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet, pavarësi, identitet. Perëndimi, duke vlerësuar Rugovën vlerëson përpjekjen shekullore të shqiptarëve në historinë moderne, vlerëson shtetin paralel të shqiptarëve që atë krijuan dhe i cili realizoi disa nga funksionet kryesore nëpërmjet sakrificave e jashtëzakonshme. Duke vlerësuar Rugovën, Perëndimi nuk ka përçarje shqiptarëve udhëheqësit e tyre, përkundrazi ai vlerëson atë udhëheqës që kanë zgjedhur shqiptarët, pra respekton vullnetin e tyre. Është Tirana zyrtare ajo që përpiqet t’i emërojë udhëheqjen 2 milion shqiptarëve në Kosovë dhe për vlerësimin që Perëndimi i bën Rugovës lober i shqiptarëve në Tiranë denoncon si SHBA dhe Europa i bëjnë lobon pro-serbe në Tiranë ndezjen e denoncimin që SHBA dhe Europa i bëjnë politikës së tyre përçarëse ndaj faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës. Në pamfletin antikombëtar të Parlamentit socialist, Republika e Kosovës deinstitucionalizohet, mohohet ekzistenca e të gjitha institucioneve të Kosovës, bëhen të paqena Parlamenti, Presidenca, Presidenti dhe gjithçka tjetër përveç qeverisë së krijuar nga e bllokut nga lobet proserbe të qeverisjes së Tiranës, ndonëse këto institucione u futën nga Komuniteti Ndërkombëtar në Rambouillet dhe ishin pjesë e rëndësishme e përfaqësisë së shqiptarëve atje. Sipas Parlamentit apo lobeve proserbe të qeverisjes shqiptare, fuqia shtetformuese e shqiptarëve të Kosovës fillon me qeverinë e krijuar në vilat e bllokut jashtë të gjitha procedurave institucionale. Pra, mohohen zgjedhjet e zhvilluara më 22 mars 1998 të njohura ndërkombëtarisht, fshihen 10 vjet luftë dhe përpjekje të shqiptarëve për të fituar pavarësinë dhe bëhen të paqena për të mos thënë se mohohen edhe përpjekjet që ata kanë pas vendosjes së Kushtetutës së 1974 për të patur institucione kombëtare, për të zhvilluar identitetin e tyre edhe në hapësirë të pushtuar nga kjo kushtetuta titiste. Në pamfletin e tyre të paraqitur në Parlament, lobet proserbe të Tiranës duke injoruar të gjitha institucionet e Kosovës dhe duke njohur vetëm Qeverinë Thaçi, të cilën nuk e ka njohur asnjë vend dhe asnjë institucion ndërkombëtar, faktojnë shqiptarët e Kosovës. Madje duke shpallur Qeverinë Thaçi si faktor vendimtar për zgjidhjen përfundimtare, lobet proserbe të Qeverisë së Tiranës në kurriz të hapësirës në hapur ndaj Përendimit vijojnë propagandën e tyre se ne do të fitojmë në NATO. Don Kishoti e përserë në Tiranë duhet t’u rikujtojë se faktorët vendimtarë në situatën e këtij problemi ka qenë Aleanca e Atlantikut të Veriut, do të jetë Përendimi së bashku me shqiptarët. Ata që e lëvizin këtë vendosje e cështjes dhe të zgjidhjes së problemit të Kosovës jashtë këtij kuadri, ata që përpiqen të përbaltin shqiptarët me përëndim janë njëri kuadër që janë më parë denoncuar G-8 madje duke këmbëngulur përtej hapësirës pika të dokumentit të saj, sikur kjo nuk përfillte interesat e shqiptarëve, janë po ata që heshtin ndaj sulmeve të paramenduara të demonstruesve proserbë në rrugët e Pekinit, janë po ata që nuk reagojnë ndaj dhunimit dhe dëmtimit pjesë të tjera të territorit shqiptar Milosheviçit. Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës kërkon të marrë fund kjo qeveri antikombëtare, antishqiptare lob[e] proserbe në Tiranë. Kjo po bëhet antikombëtare, antis[t]hqiptare dhe është e vendosur me ajo po ndjek me shqetësim të madh aktet e tyre dhe është e vendosur në sensibilizimin opinionin dhe të ardhmen për të gjitha këtyre veprimeve, sepse kjo synon e demonstroi rendë zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe çështjen kombëtare në tërësi.
UÇK rrëzon një MiG në Padesh
Beteja të ashpra mes luftëtarëve të lirisë dhe forcave serbe në Koshare. Ushtria e Millosheviçit përdor aviacionin luftarak. Serbët hyjnë në Tropojë të Vjetër
NE FAQEN 2
Policia kufitare ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, por deri tani as Ministria e Mbrojtjes, as Ministria e Rendit nuk konfirmojnë nëse një ndihmë e tillë është dhënë. Meidani dhe qeveria i lëshojnë Veriun serbëve
Vjedhja e ndihmave fillon tek doganat
Biznes me dhimbjen kosovare. 100 marka për një kartë identifikimi
BE fton Rugovën në Bruksel
Presidenti i Kosovës: Nuk kam kërkuar asnjëherë ndalim të sulmeve të NATO-s
Pollo: Stop uzurpimit socialist të gjyqësorit
Nënkryetari demokrat i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shkarkimi i kryetarit, i ndërmarrë për motive politike
Meidani urdhëron largimin e Shehut dhe zëvendësimin me Kondin
NE FAQEN 3
“Plaku” urdhëron arrestimin e major Tomorr Buzës
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës denoncon arrestimin e luftëtarëve nga grupe misterioze marksiste
NE FAQEN 2
Arbnor takon Papën për Kosovën
Ish kryetari i Parlamentit, i ftuari i posaçëm i Presidentit Konstantinesku
NE FAQEN 3
Shqiptarë nga Kosova në diasporë kërkojnë të afërmit dhe familjet e tyre
NE FAQEN 7
Dhun[o]het deputeti i PD, Uldedaj
Deputeti i PD, Sandër Uldedaj është dhunuar dje nga forca të shumta policore që e kanë rrethuar atë ndërsa po kthehej nga Tirana në Shkodër. Ndalimi i deputetit të PD është bërë pranë lagjes, Shkolla të qytetit të Shkodrës. Forcat policore i kanë drejtuar atij tytat automatike dhe i kanë kërkuar të zbresë nga makina me të cilën po udhëtonte. Deputeti i PD i ka shpjeguar forcave policore se ai është deputet dhe ka imunitet. Por forcat e policisë i janë përgjigjur atij se nuk duan gjë të dinë për imunitetin parlamentar dhe kanë zbritur nga makina atë me forca nga makina. Pasi e kanë zbritur nga makina, forcat e policisë i kanë bërë një kontroll deputetit të PD duke shkelur kështu të gjitha ligjet, sipas të cilave asje deputet nuk mund të dhunohet nga forcat e policisë pa pasur një mandat nga prokuroria. Ky është një tjetër provokim që i bëhet deputetëve të PD, pas shumë e shumë rasteve të tjera.
Sipas deputetit të PD, dhunimi i tij nga ana e forcave të policisë është bërë për arsye se ai shpesh televizionin e qytetit të Shkodrës, Rozafa ka denoncuar fije që i lidhin segmente të caktuara të policisë së Shkodrës me krimin.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 242 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunisteve që kanë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i vranë Jeton Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve. Të gjithë kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Takim përkujtimor “Azem Hajdari dhe çështja kombëtare”
Grupimi “Dhjetori 90” përkujton vrasjen e Hajdarit
Grupimi “Dhjetori 90” bën të ditur se ditën e mërkurë, datë 12.05.1999 ora 12.00 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar do të organizohet një takim përkujtimor në 8-mujore e pushkatimit të Tribunit të Nacionalizmit Shqiptar, Liderit të Dhjetorit me temë “Azem Hajdari dhe çështja kombëtare”.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë protagonistët e dhjetorit ’90 si dhe miq, dashamirës e bashkëpunëtorë të heroit.
Të gjithë me ne në sheshin "Skënderbej"
Sot, miting i madh në 8-mujorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Nderim për të rënët e Kosovës
Në tetë mujorin e vrasjes së tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, “Bashkimi për Demokraci” organizon në Sheshin “Skënderbej” një miting të madh paqësor në kujtim të të rënëve në Kosovë, sot me datë 12 Maj 1999, ora 19.00.
PARTITË E “BASHKIMIT PËR DEMOKRACI”
Njoftim
Grupi Parlamentar “E Djathta e Qendrës” organizon sot, ora 12.00, në hotel “Dajti” një konferencë për shtyp për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe qëndrimet e zotit Rugova.
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për familjet e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.