Fshehja pas atdheut
Nga Lazër STANI Kombi shqiptar gjendet në një nga momentet e tij më të vështira, më dramatike dhe më të dhimbshme. Mbi një milion shqiptarë të Kosovës janë dëbuar nga vendi i tyre. Dhuna, terrori dhe masakrat serbe kundër shqiptarëve të pambrojtur janë të papërshkrueshme, të paimagjinueshme për mendjen normale të njeriut. Varre masive, djegie, shkatërrime, dhunime, vrasje të turmish, grash e pleqsh të pambrojtur, mbushin kronikat e mediave të të gjithë botës, duke tronditur ndërgjegjen njerëzore në këtë fund shekulli dhe duke lënë një plagë të hapur që do të shkaktojë ankth për shumë vite në vetëdijen e civilizimit modern. Ky realitet i trishtuar, kur një popull u vu para alternativës së zhdukjes totale, ka befasuar e çorientuar me qindra miliona njerëz në botë, që fillimisht shfaqën hezitim dhe mospajtim me fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë, madje ndër ta edhe autoritete intelektuale, kulturorë e shkencorë që i kanë bërë vend vetes në historinë e këtij shekulli. Tashmë, pas tetë javë bombardimesh, besoj se nuk ka më njerëz normalë që të mos e justifikojnë qëndrimin e NATO-s edhe pse lufta nuk është kurrë e dëshiruar, kurrë e mirë. Mirëpo, nëse për shumicën në botë, realiteti kosovar ishte i papërcaktuar dhe i pabesueshëm, për shqiptarët asgjë nuk ishte e papritur, asgjë nuk ndodhi e paparashikuar. Pas ardhjes në pushtet të Millosheviçit, antisqiptarizmi u shndërrua në platformën mbisunduese të politikës së tij, që e konsolidoi atë dhe pushtetin e tij obskur. Strategjia e tij për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, u shfaq që në fillimin e viteve nëntëdhjetë si një fazë e parë e skenarit të parapërgatitur për pastrimin etnik të Kosovës, për Kosovën pa shqiptarët që e popullonin atë historikisht. Ajo që ndodhi gjatë tetë javëve të fundit është vetëm ekzekutimi i fazës së fundit të këtij skenari makabër, që i tejkaloi të gjitha parashikimet. Fatkeqësisht, edhe në këto momente kritike, shqiptarët u gjendën të papërgatitur, të paqartë, të çorientuar e madje, ça është më e keqja, elemente dhe struktura të caktuara, u gjendën në këtë terr të pushtimit, që kurrsesi nuk mund të kanalizohej në interesat shqiptare. Dihet se një politikë, e mirë apo e keqe, matet me rezultatin përfundimtar që jep, me atë se si është shërbyer vendit, ose sa e dëmton atë. Nëse e shikojmë në këtë kontekst politikën shqiptare të këtyre nëntë viteve postdiktaturë, por edhe të pesëdhjetë vjetëve të fundit, nuk është e vështirë të bëhen konkluzione jo vetëm të dëmshme. Se pari u pa se diplomacia shqiptare, vazhdimisht ka qenë e orientuar nga një zgjedhje e aleatëve, të miqve. Miqtë e zemrës ... konkluzione po kaq të vështira. Separi nga një zgjidhje aleatësh, të miqve. Miqtë e zemrës të Shqipërisë revolucionare, të zgjedhur sipas kriterit ideologjik, në kohë kohë u gjendën në një skalion me armiqtë më të betuar të shqiptarëve, kriminelin Slobodan Millosheviç. A mundet që kjo të jetë thjeshtë një rastësi, një naivitet politik i një kategorie të politikanëve shqiptarë? Përderisa në politikë rastësi nuk ka, është e vështirë ta besosh këtë. Del pra se shqiptarët për një kohë shumë të gjatë i kanë qeverisur dhe sunduar shpirtshiturit dhe djalli. Dhe këta shpirtshitur kanë qeverisur dhe sunduar shqiptarët për as dhjetë, pas bufatorisë patriotike. Në këtë nëntë vite, kur Shqipëria, të shkëputën nga regjimi totalitar, e patën shumë të vështirë të gjejnë ekuilibrat e humbur, të orientohen saktë në interesat e tyre jetike. Tashmë përsëri post festum, nuk është e vështirë t’i zbuloosh lidhjet me ata që ndodhi në marsin e vitit 1997, me atë që po ndodh dy vite më vonë në Kosovë. Një Shqipëri e shkatërruar, e drobitur, e qeverisur nga lobe të dyshimta, shpuar në një skafizim të shqiptarëve, pikërisht atëherë, kur duhej të ishin më solidë e më unifikë së kurrë. Politika e këtyre lobeve, që nuk e kursen presionin e tmerrshëm të Kosovës ta shpallte Hamza, që emigrantë shqiptarë ... kabinet dhe shpall el gjeolitikan qeveri në Tiranë, që kërkon të monopolizojë pushtet duke u fshehur mbas dallimeve e patriotizmit, është shërbimi më i keq që u bëhet shqiptarëve në këtë kohë tepër të vështirë dhe me perspektivë shumë negative. Në mos tjetër, një politikë e tillë i mban shqiptarët të ndarë, i kategorizon në parcela ideologjike, pikërisht atëherë, kur problemi themelor i shqiptarëve, po shpëtimi i atdheut të kërcënuar. Atëherë të shqiptarëve as nuk i është shëbëruar dhe as nuk do të mund t’i shërbehet kurrë me grusht, me grushtin larë. Asnjë formulim demagogjik, slogan patriotik apo nacionalist nuk mund t’i retushojë qëndrimet e tilla të papërgjegjshme, qëllimkëqija, në një kohë kur me dhjetëra e dhjetëra shqiptarë të Kosovës dërdhin gjakun për më dhjetëra të tjerë, në një kohë kur Aleanca është e përfshirë dhe fushatën e bombardimeve në mbrojtje të popullit shqiptar, por edhe të vlerave të qytetërimit të sotëm. Nuk ka dyshim, se kjo është e tillë kundër Millosheviçit. Por a do të jetë paslufta e ardhmja e shqiptarëve dhe e merituar e shqiptarëve?