21/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 maj 1999

Pushtohet Letaj dhe Qafë-Prushi

Ushtarët serbë detyrojnë civilët shqiptarë që të hapin llogore NE FAQEN 4 Ushtarët serbë detyrojnë civilët shqiptarë që të hapin llogore Pushtohet Letaj dhe Qafë-Prushi NE FAQEN 4

Klika pushton edhe Gjykatën e Lartë

Parlamenti shkeli ligjet kushtetuese duke ngopur oreksin e Meidanit dhe Gjinushit NE FAQEN 4 Parlamenti shkeli ligjet kushtetuese duke ngopur oreksin e Meidanit dhe Gjinushit Klika pushton edhe Gjykatën e Lartë NE FAQEN 4

Ndihmat humanitare, destinacion i dyshimtë

Shtohen katër herë më shumë importet e pataksuara në vend NE FAQEN 5 Shtohen katër herë më shumë importet e pataksuara në vend Ndihmat humanitare, destinacion i dyshimtë NE FAQEN 5

Shqiptarët nuk mund të shmangen

Nga Shemsi PEPOSHI Dy ditët e fundit kanë ofruar konturet e një marrëveshjeje të mundshme të paqes, për t’i dhënë fund konfliktit të Përendimit me Sllobodan Milosheviçin. Flitet se është përvijuar skeleti i një rezolute që do të kalojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sponsorizuar nga G-8 dhe që mund të publikohet që sot. Reagimet e shtunata të një pjese të vendeve të NATO-s që duken shumë të zellshme në përhërrjet e vazhdueshme për ndalimin e bombardimeve e bombardimeve ndaj Jugosllavisë duke u ofruar me qëndrimet ruse, kanë shkaktuar konfuzion në opinion. Një iniciativë italiane e hedhur poshtë menjëherë sapo u publikua nuk e ka ndalur kryeministrin italian që të ripërsërisë thirrjet për pezullimin e bombardimeve. Përkrahësit e kësaj teze janë përgjithësisht vende perëndimore jo të rëndësishme në gjirin e aleancës si dhe komunistët e shumtë të të gjithë botës, përfshi edhe Fatos Nanon dhe lobin prorusi në Shqipëri, që e kanë mbështetur iniciativën “D’Alema”. Tashmë nuk përbën as lajm dhe as problem qëndrimi italian, grek apo ndonjë vendi tjetër anëtar të NATO-s, që është për pezullimin dhe ndalimin e bombardimeve. Qëndrimi zyrtar i Aleancës, qëndrimi amerikan, britanik dhe ai francez gjykojnë se bombardimet nuk duhet të ndërpriten dhe madje britanikët po kërkojnë edhe mundësinë e invazionit tokësor për të detyruar Millosheviçin të kapitull lojë, duke mbetur kësisoj kohëra në arsye. Gjithsesi flitet për të cilin nisi edhe sulmet ajrore të Aleancës së Atlantikut. Ky grup vendesh mbetet të pakët në sy të opinionit publik ndërkombëtar dhe atij shqiptar i ndryshëm nga qëllimin e bombardimeve mbi Jugosllavi, i cili u deklarua më 24 mars si një për të ndalur pastrimin etnik, mbrojtjen e vlerave dhe civilizimit perëndimor që ndan ky qytetërim. Se paku deri tani shqiptarët e Kosovës mendojnë se duhet mbetur me supersem e agresorit dhe të marrë atë që meriton një diktator dhe politikan e një spastrim etnik dhe shfarosjes së një populli europian. Ndërkaq ngjallërimi i zëzave të tilla ditët e fundit më shumë duket se bie në sy për shkak të përpjekjeve të shumësuara për një rezolutë të OKB, për t’i dhënë fund këtij konflikti të operacionit në NATO-s në fazën përfundimtare, instalimit të trupave tokësore në Kosovë. Bisedimet e së mërkurës mes Millosheviçit dhe emisarit rus zbuluan një detaj të rëndësishëm që në dukje nuk ka kurrfarë rëndësie. Sipas të ngarkuarit rus për paqen, serbët duhet të jenë pjesë e bisedimeve për paqen dhe të ardhmen e Kosovës që po zhvillohen intensivisht në gjirin e G-8 si dhe nga ekzekutivët e tre të ngarkuarve për Kosovën, ati amerikan Talbot, rusit Çërnomër din dhe Presidentit finlandez. Në fakt, ne rast se kjo leçe pranohet dhe Slobodan Milosheviçi bëhet pjesë e bisedimeve që në fazën përgatitore, mbetet të pranohet se NATO dhe Perëndimi kanë kahur me kërkesën për një përpjekje, prej të cilave më së shumti e pësuan shqiptarët. Duket se në të gjithë këtë kanabis për kalimin në fazën finale të operacionit ushtarak me konsensus botëror politik dhe diplomatik, ka përpjekje titanike jo vetëm nga rusët që edhe Serbia dhe Millosheviçi të bëhet pjesë e kësaj faze. Fatmirësisht nga deklarimet e prera të Presidentit amerikan në komentet e tij të djeshme, kuptohet se sa pak gjasa që procesi i nisur ushtarak të degjenerojë në një kompromis në kurriz të ylli milion europianëve dhe të shpërblejë agresorin. Vendosmëria amerikane që mban edhe pjesën kryesore të operacionit ushtarak, ashtu dhe të përpjekjeve diplomatike mbetet garantë për një përfundim në favor të vlerave dhe të qytetërimit perëndimor, ku janë të rreshtuar edhe shqiptarët, të këtij konflikti. Por ndërkohë faqekqësisht në të gjithë këtë zhvillime që janë përcaktuar për të ardhmen e kombit shqiptar dhe të Kosovës qeveria shqiptare është tërësisht jashtë loje. Qeveritarët tanë janë gjithsesi disa magjistranë të rëndomtë dhe inventarizues që hedhin firma dhe buzëqeshin. Madje lobet serbe dhe ruse të diplomacisë shqiptare janë të angazhuar për defakorizmin e Kosovës përmes përçarjes së faktorëve të saj. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova sot është më i informuar ndërs shqiptarët për atë që po vendoset rreth Kosovës dhe po punon për të ndikuar që të merret parasysh mendimi dhe qëndrimi i shqiptarëve. Pikërisht për këtë arsye lobet ruse dhe serbe të Tiranës e sulmojnë dhe linçojnë sistematikisht duke u përpjekur ta largojnë nga të gjitha tavolinat dhe qendrat vendimmarrëse, ku ai po përfaqëson të mbron shqiptarët dhe çështjen e tyre të drejtë. Pikërisht shmangien e shqiptarëve tani që po vendoset për fatin e tyre e kërkon Millosheviçi dhe për këtë lobet ruso-serbe të Tiranës zyra e ndihmojnë, megjithëse duke pare vendosmërinë amerikano-angleze, ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

Meidani, luftë amerikanëve

Lobi prorus i presidencës, kundër zërit të SHBA në Shqipëri A thua miafton të jesh njeriu afërt i Meidanit për të guxuar t’i bësh sfidë në mënyrën më arrogante Shteteve të Bashkuara? Lobi prorus i presidencës, kundër zërit të SHBA në Shqipëri Meidani, luftë amerikanëve NE FAQEN 3 A thua miafton të jesh njeriu afërt i Meidanit për të guxuar t’i bësh sfidë në mënyrën më arrogante Shteteve të Bashkuara?

Berisha: PD, e para përkrah UÇK-së

Mblidhet aktiv i degës së PD-së në Elbasan. S’ka vlera lirìe, pa vlera kombëtare. Tresimboli i paguar me dollarë u bë akt i poshtërimit shqiptar Në një kohë kur qeveritarët i quanin terroristë, ne i quanim heronj dhe ishim me ta. Në një kohë kur ne i mbështesnim dhe i cilësonim krenaria kombëtare, ata donin të

Pazare të fshehta mes Meidanit dhe Majkos

Enigma e Presidencës: Shehu dhe Koçi këmbëhen me Kondin, Poçin dhe Islamin Ish-komunistët zgjedhën praktikën e tetorit të shkuar për të shmangur krizën qeveritare, që pritej të lindte nëse Meidani nuk do të firmoste largimin e Koçit dhe emërimin e Poçit. Atëherë, Meidani dhe Gjinushi pranuan që Gaqo Apostoli të largohej nga Ministria e Tenderave, vetëm kur Majko u bind se një socialdemokrate dhe askush Enigma e Presidencës: Shehu dhe Koçi këmbëhen me Kondin, Poçin dhe Islamin Pazare të fshehta mes Meidanit dhe Majkos Ish-komunistët zgjedhën praktikën e tetorit të shkuar për të shmangur krizën qeveritare, që pritej të lindte nëse Meidani nuk do të firmoste largimin e Koçit dhe emërimin e Poçit. Atëherë, Meidani dhe Gjinushi pranuan që Gaqo Apostoli të largohej nga Ministria e Tenderave, vetëm kur Majko u bind se një socialdemokrate dhe askush

Gjinushi financon bandën e Musakut

Kryetari i Parlamentit mbështet banditët për të luftuar BSPSH-në Kryetari i parlamentit, Skënder Gjinushi, është njëri ndër përkrahësit kryesorë të bandës së Fatmir Musakut dhe ka marrë pjesë në të gjitha takimet e fshehta duke e mbështetur financiarisht Musakun për të luftuar BSPSH-në, thë Labuni NE FAQEN 2

Klinton: Millosheviç duhet të dorëzohet

Serbia nuk mund të ndryshojë kushtet themelore të NATO-s Presidenti amerikan ka përsëritur kushtet e NATO-s: kthimin e refugjatëve në “siguri” dhe “vetadministrimin”, largimin e forcave serbe nga Kosova, një forcë ndërkombëtare sigurie “me NATO-n si bërthamë” NE FAQEN 7

Dogana[t] humbasin 300 milion lekë

Të ardhurat doganore nuk realizohen katër muajt e fundit NE FAQEN 5

Tre “engacakë” në kërkim të paqes

Talbot, Çërnomër din dhe Ahtisari - fytyra e Rezolutës për Kosovën

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 251 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe u pasurojnë kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët i kanë emrat e përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Shqiptarët nga Kosova kërkojnë të afërmit dhe familjarët e tyre

NE FAQEN 6

Omari i ri ngurron “të pastrojë” Fatos Nanon

Për herë të tretë në gjykatë dosja e vjedhjeve të ish-kryeministrit socialist Nipi i Enver Hoxhës, gjyqtari i gjykatës së Faktit Tiranë, Kreshnik Omari, i caktuar me urdhër nga lart për “të pastruar” Nanon, akoma nuk ka vendosur se kur do të fillojë rigjykimin e dosjes së vjedhjeve të ish-kryeministrit socialist NE FAQEN 2

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.