Policia nxjerr forcërisht spahinë nga salla e gjyqit
Dështon seanca në ngarkim të “kriminelëve”. Drejtësia në krizë të madhe institucionale
Policia nxjerr forcërisht spahinë nga salla e gjyqit
NE FAQEN 4
Meidani dhe Kondi në sulm kundër gjyqtarëve
Largohen 13 gjyqtarë nga detyra, gati lista edhe për dyzet të tjerë
Meidani dhe Kondi në sulm kundër gjyqtarëve
NE FAQEN 4
Kosova siç shihet majtas
Nga Sami NEZA Priftia madhështore e mijëra e refugjatëve në kampin e Stenkovecit i bënë Presidentit Ibrahim Rugova shprehi garanci për kthimin e tyre për të ardhmen politike të Kosovës. Si qytetarët e debuar në Maqedoni, ashtu edhe dhe ata të debuar në Shqipëri nuk janë prekur nga virusi i madh propagandistik i lëshuar para kursim nga politikanë, qeveritarë, e të tjerë kundër Presidentit të Kosovës. Kjo tregon se sa e rëndësishme është vota përballë njerëzve me kulturë demokratike dhe aspiratë shtetërore dhe po ashtu shpreh se sa mosprishëse janë propagandat dhe njerëzit e krijuar si efekte të saj. Rugova është vërtet para një viti për të drejnuar Kosovën në të gjitha kushtet, ashtu si ai nuk i ka ndalur votuesit e tij të mbushin radhët e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Por raportet e Rugovës me qytetarët e vet natyrisht që nuk mund të prishen nga raportet e Tiranës zyrtare, apo Shkupit zyrtar që ka vendosur me problem e Kosovës dhe me vetë institucionet e saj, ashtu si këto raporte nuk mund të parandalojnë aksion politik që fitojnë akuzat kundër tij në zyrat e Presidentit të Shqipërisë, apo ato në partinë shqiptare bashkëkqeverisëse të Maqedonisë. Ashtu si dje, ka disa kohë që liderë të Partisë Demokratike Shqiptare me seli në Tetovë shprehen për moskuptimin e ata kanë me deklarimet apo qëndrimet e Rugovës, formë kjo më e zbutur e akuzave për tradhëni që i shkojnë Një shpallje moskuptimi më shumë ka të bëjë me atë që nuk kupton, por brenda moskuptimit të disa drejtuesve të demokratëve shqiptarë të FYROM-it qëndron një befasi e papritur qoftë dhe për shkak të vendosjes së tyre paralel me qeveritarët e majtë të Shqipërisë, të cilët përveç të tjerash janë shprehur me kohë e me vak kundër institucioneve të Kosovës, kundër shtetit paralel, kanë akuzuar UÇK-në si terroriste, kanë çaktuar Beogradin si kryeqytet të shqiptarëve, kanë bërë marrëveshje me socialistët e Greqisë për konsulencë diplomatike në Ballkan dhe janë betuar për qëndrime të njëjta, i kanë lidhur luftëtarët e lirisë me terroristët islamikë, etj. Ndërtimi i qeverisë së Kosovës në Tiranë pa konsulenca paraprake, shpikja e Rambujesë numër 2 ose Meidan 1, tentativa për Asamble ku ngurtësohet qëndrimi i Qoses ndaj zgjedhjeve të 22 marsit, kapërcimi i Këshillit të Sigurimit sipas Milos, rezoluta e parlamentit të Gjilanit, mosnjohja e Republikës së Kosovës dhe e institucioneve të saj, kërcënimi ndaj një pjese të komandës që drejton luftimet në Kosovë, nuk duket se kanë shumë lidhje me Kosovën, se sa me ura pushteti që ndërtohen vetëm për të shmangur nga këto ura njerëzit e provuar për lirinë e Kosovës. Se çfarë pëson në vend nga revolucionet e vonuara demokratike, kjo është parë me Shqipërinë. Edhe vetë Qosja, bartësi i këtij termi për rebelimin komunist të ’97 e ka të vështirë të shpjegojë në Tiranë pa pasur me vete të paktën Komandantin e UÇK-së, ose një kryeministër. Ashtu siç e ka të vështirë të heshtë apo të takojë njerëz të cilët po ashtu janë në gjendje të pasigurtë, presidenti i Qoses, Rexhep Meidani. Sulmet e shituara në Tiranë ndaj Rugovës dhe ato të thëna në Shkup nuk kanë ku bëjnë thjesht me personin e Rugovës. Përkundrazi shumë shqiptarë do të gëzohen me këtë sulm me, siç ndodh kur një TV në Tiranë i kërkon hesap atij për yjet e ndenë, që s’i nxori nga izolimi serb, edhe pse kishin vdekur shumë vite më parë.
Rikthimi në Kosovë, fitorja e shqiptarëve
Berisha në Gjirokastër dhe Mallakastër, vizitë tek të ardhurit nga Kosova
Lideri demokrat merr pjesë në aktivin e PD-së së Gjirokastrës dhe vendos lule në memorialin e Hajdarit në Lazarat
Berisha në Gjirokastër dhe Mallakastër, vizitë tek të ardhurit nga Kosova
Rikthimi në Kosovë, fitorja e shqiptarëve
NE FAQEN 3
Lideri demokrat merr pjesë në aktivin e PD-së së Gjirokastrës dhe vendos lule në memorialin e Hajdarit në Lazarat
Mijëra shqiptarë brohorasin Ibrahim Rugovën në Shkup
OJO-të pasuri mbi dhimbjen kosovare
Mekanizmi i vjedhjes së ndihmave, Doganë - OJQ - Tatime
Uashington - FMN proteston para delegacionit shqiptar të ministrisë së Financave: Ndihmat tona janë vjedhur në hundën tuaj NE FAQEN 5
UÇK zbraps ushtrinë serbe
Serbët, sulme të pasuksesshme në Podujevë, Kaçanik dhe Drenicë
NE FAQEN 5
Orët e humbura të Shqipërisë
Me socialistët në pushtet, shqiptarët po humbasin gjithçka nga e ardhmja e tyre
Gjatë këtyre dy vjetëve të qeverisjes së koalicionit të majtë, të drejtat themelore të njeriut, sistemi i drejtësisë dhe përndjekja e kundërshtarëve të regjimit është rikthyer në standardet e kohës së diktatorit Hoxha
NE FAQEN 2
Vjedhje dhe abuzime në Albtransport
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje të rënda dhe pushon drejtuesit
NE FAQEN 5
Dy të vrarë nga serbët në Cahan
Luftime të ashpra me topa dhe mortaja në Kukës, Tropojë e Has
Në orën 10.30 ka patur luftime të ashpra në fshatin Cahan të rrethit të Hasit, Serbët kanë hedhur dhjetëra predha mortaje, ku si pasojë kanë mbetur dy të vdekur, të cilët janë Musa Cahan dhe e bija e tij, Merita
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 257 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Lidhja pezullohet nga Federata e Brukselit
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, do të inkursionojë anëtarësimin e lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, deri në riorganizimin e saj
NE FAQEN 2
Halit Coka nderi dhe krenaria e kombit
Bie për çlirimin e Kosovës një vullnetar i UÇK nga Arrni i Kukësit
NE FAQEN 2
Rugova, dje në kampin e Stenkovacit në Maqedoni
Njoftim
Kryesia e Partisë Demokratike organizon ditën e shtunë datë 29.05.1999 ora 10.30 Seminarin Kombëtar me temë “Angazhimi i të zgjedhurve lokalë për të ardhurit nga Kosova, probleme, zgjidhje, eksperiencë”.
Njoftohen të gjithë kryetarët e këshillave të rretheve, bashkive e komunave, përfaqësues të grupimit politik “Bashkimi për Demokraci”, si dhe deputetët e PD-së se pjesëmarrja e tyre në Seminar është e domosdoshme.
KRYESIA E PDSH
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në hollë për fëmijët e robëtuar të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.