Kriminaliteti po vjen gjithnjë e në rritje edhe në Pogradec
NE FAQEN 4
Prokuroria mobilizon dëshmitarë të rremë
Vazhdon gjyqi farsë ndaj opozitës për “grushtin e shtetit” të 14 shtatorit
NE FAQEN 4
Vuajtjet dhe torturat në Auschwitz serbe
Intervistë me gazetarin Çerkin Ibishi, i burgosur në Sremonicë
NE FAQEN 8
Shqiptarët përsëri jashtë bisedimeve
Nga Shemsi PEPOSHI
Bisedimet mes NATO-s dhe ushtrisë jugosllave për tërheqjen e serbëve nga Kosova, u pezulluan dhe mund të fillojnë prapë. Në këto bisedime interesat e serbëve, veç ushtarakëve jugosllavë, diplomatëve dhe një ekipi të ekspertëve, i mbrojnë edhe rusët, të cilët kanë dërguar në takime përfaqësuesen e tyre. NATO që përgatitet të zërë vendin e serbëve në Kosovë me bisedime ose me luftë, po mbron interesat e shqiptarëve të Kosovës. Për fatin e shqiptarëve, organizata më e madhe ushtarake botërore si dhe vendet më të fuqishme të botës janë në anën e tyre. Mirëpo shqiptarët nuk po përfaqësojnë veten në momentet kur vendoset e ardhmja e tyre. Qindra-mijëra djem e vajza të Kosovës që janë vrarë dhe po vriten për lirinë e Kosovës nuk kanë, për fat të keq, askënd nga drejtuesit ose përfaqësuesit e tyre në këto bisedime. Sakrifica e tyre natyrisht që meriton një përfaqësim, por ata nuk ka kush t’i përfaqësojë. Lufta e tyre, jeta e tyre dhe vdekja e tyre për fat të keq u nëpërkëmb dhe po nëpërkëmbet nga ata të ashtuquajtur drejtues të tyre, të cilët kanë marrë rrugët e Europës dhe botës jo për të këmbëngulur që të jenë palë dhe të përfaqësohen, por për të dëngluar njerëzit-jetrin dhe për të fyer të gjithë ata që i mendojnë si kundërshtarë të ardhshëm politikë në Kosovën e pasluftës.
Është e vërtetë se në Kosovë luftën po e zhvillon dhe do ta fitojë Aleanca e Atlantikut. Është po kaq e vërtetë se NATO po i mbron me dinjitet interesat e shqiptarëve dhe është sot jo thjesht avokati i tyre, por si rrallë në historinë njerëzore e angazhuar me të gjithë potencialin e vet ushtarak, njerëzor dhe diplomatik në mbrojtje të tyre jetësore. Interesat e shqiptarëve, për të cilët po lufton NATO, janë vlera mbi të cilat është ndërtuar dhe po shkon përpara civilizimi perëndimor dhe ky është fati i shqiptarëve. Ndërkohë edhe mijëra e mijëra djem dhe vajza të Kosovës aktualisht janë në Kosovë, paraarojë e NATO-s. Por zëri i tyre nuk përfaqësohet askund nga ata që pretendojnë se i përfaqësojnë. Kjo është më shumë se tristues. Nuk është vetëm Kumanova, por edhe më parë Boni dhe duket se fatkeqësisht edhe më pas Nju Jorku.
Popujt kanë historitë e tyre të vlerave dhe të përpjekjeve jo vetëm për t’i mbijetuar, por edhe për të rezistuar. Shqiptarët e Kosovës kanë bërë historinë me rezistencën shekullore ndaj shfarosjes kombëtare. Breza të tërë janë sakrifikuar për këtë shkak dhe breza të rinj në Kosovë kanë ekzistuar dhe mbijetuar duke ndjekur shembullin e brezave pararendës.
Sot, në momentin vendimtar për tërë kombin, Perëndimi i ka aleatë shqiptarët dhe po i mbron. Sot nuk diskutohet më nëse serbët do të tërhiqen apo jo. Sot është Kosova. Sot gjithashtu nuk diskutohet më nëse Kosova do të jetë apo jo protektorat ndërkombëtar. Këto dhe të tjera e kanë marrë me kohë përgjigjen. Ajo që duhet të diskutojnë shqiptarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre është dinjiteti i një populli. Dhe dinjiteti i një populli vendoset duke marrë pjesë e duke u përfaqësuar aty. Nuk vendoset dinjiteti i një populli me propagandë. Askush nuk e ka penguar askënd që të përfaqësojë Kosovën nga brazda totale dhe as t’i largojë serbët jashtë kufijve të Kosovës asnjëherë. Por ndoshta serbët shqiptarë nuk është i interesuar për politikën përkajtëse të interesëm në Kosovë, se në këtë rrugë ka rrëmuar mjekrën e Rr. Rexhep Qosja, apo në këtë mal ka fjetur Hashim Thaçi. Brezat e nesërm të Kosovës do të kenë një histori për Kosovën e sotme, tragjedinë e një populli të tërë dhe përpjekjet e tyre. Që në këtë mëkat nuk do të ndodhë sot, ata që janë për t’u shkruar në mendonjë shumë për vendin e do të fillojnë një histori dhe të bëjnë përpjekje për të na shkruar e të jenë në këtë histori dikë për t’u krenuar me të. Dhe që të muret e njerëz, shqiptarët e Kosovës paraardhësit, brezave të nesërm, shqiptarët e Kosovës duhet të bëjnë përpjekje që t’i përfaqësojnë vetë në Bonn, Kumanovë, OKB apo kudo qoftë në interesat e shqiptarëve. Vetëm kapitullimi i serbëve, pa menduar nga ata përfaqësues. Veçëm kështu do të respektohet gjaku i të rënëve për lirinë e Kosovës dhe brezat e radhës do të vlejnë në Kosovën e pasluftës.
Sot, takimi Rugova-Thaçi
Ollbrajt ndërmjetëson për bisedime mes presidentit të Kosovës dhe drejtorit politik të UÇK-së. Në Bon, tryeza e faktorëve politikë të shqiptarëve të Kosovës
Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin spanjoll Aznar, zoti Rugova theksoi se ai nuk shikonte probleme mes tij dhe përfaqësuesve të UÇK-së, përderisa të dy palët janë për pavarësinë e Kosovës
NE FAQEN 3
A kemi ushtri?
PD shpreh shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e bombardimeve serbe në Has
NE FAQEN 2
Beogradi refuzon largimin nga Kosova
Kumanovë, prishen bisedimet mbi tërheqjen e trupave jugosllave
Sheshi pas muzeut merr emrin “Truman”
Propozimi i Berishës merr aprovimin e këshilltarëve në bashkinë e Tiranës
Zëdhënësi i ish Presidentit Berisha njofton se dje ish Presidenti thirri një takim Kryetarin e Grupit të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, zotin Kastrati.
Në këtë takim zoti Kastrati i njoftoi ish Presidentin Berisha se sipas propozimit të tij Presidentit që një shesh në Tiranë i vihet emri “Presidenti Truman” dhe të ngrihet shtatorja e Presidentit Truman. Grupi i Këshilltarëve të PD-së ka përgatitur një projekt-propozim që sheshit prapa Muzeut Kombëtar t’i vihet emri i burrit të madh kombëtar amerikan, themeluesit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Presidentit Harry Truman, për të ndihmuar luftën e Aleancës së Atlantikut të Veriut, që nën udhëheqjen e SHBA-së mbrojnë një çështje të drejtë, çështjen shqiptare.
Berisha: Shqiptarët do të jenë të bashkuar në liri dhe në Perëndim
PD dhe LDK nënshkruajnë intelektualët martirë të Kosovës
Heronjë dhe martirët e Kosovës nuk ranë vetëm për Kosovën e Prishtinën, por ranë edhe për Gjirokastrën, Dibrën, Tetovën, Shkodrën, ranë për të drejtën e shqiptarëve në trojet e tyre, tha lideri i opozitës shqiptare
NE FAQEN 3
Shpuza: Tritolin e vuri kryetari i PS
Bomba në shtëpinë e prefektit, problem klanesh në koalicionin qeveritar
Deklaratë e bujshme e prefektit të Shkodrës pas vënies së eksplozivit në shtëpinë e tij
NE FAQEN 4
Luftë civile në Shqipëri!
Tirana zyrtare dhe serbët paralajmërojnë:
Dushan Batakoviç zbulon përgatitjet e pushtetarëve
NE FAQEN 3
Tirana zyrtare nuk njeh institucionet e Kosovës
PD dënon show-n e qeveritarit në Rinas dhe fton shtypin të jetë i paanshëm
NE FAQEN 3
Aksidentohen tre drejtues të lartë të UÇK
Në spitalin ushtarak në Tiranë gjendet i shtruar Sulejman Selimi, shefi i Gardës Kombëtare të Kosovës
Komandanti i Gardës Kombëtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i cili për një farë kohe ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjendet i dëmtuar në spitalin ushtarak të Tiranës, së bashku me dy drejtues të tjerë të lartë të UÇK, Shkup Berishën dhe Sabit Mulgecaj. Të tri drejtuesit e UÇK-së, janë aksidentuar më 3 qershor në mbrëmje, në rrugën që zbret nga Mali i Dajtit në Tiranë, duke udhëtuar me makinën e tyre, e cila drejtohej nga Shefi i Gardës Kombëtare Sulejman Selimi. Një burim nga spitali ushtarak në Tiranë i tha agjencisë ENTR, se zoti Selimi është në gjendje më të mirë dhe se kundër të larguarve nga spitali ditën e dielë, ndërsa dy të tjerët kanë ende probleme pasi janë dëmtuar rëndë. Ndërkohë Komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi po bën një turne diplomatik në Perëndim ku ka kërkuar njohjen e forcave të Kosovës nga NATO-s në Kosovë. Ai ka shprehur atë presencën në rritje të UÇK-së në terren brenda Kosovës si dhe është në kërkim të një agresori serb.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 269 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të lëvizjes demokratike dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pushtetmbajtësve të tij në krimin ndaj tij të 12 shtatorit të vitit 1998. Qeveria është e interesuar që kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, të mos dënohen, përkundrazi të jenë të pandëshkuar. Demokracia dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të bëjë një xhirim para drejtësisë kriminelët, ose ata duhet të deklarojnë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Online Albania
vizitoni: www.albanianonline.net
(shih ne faqen 5)