Nëntë muaj pas ekzekutimit nga regjimi të liderit të Dhjetorit, Heroit të Pluralizmit dhe Tribunit të Nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari
Në kujt im të 9 mujorit të ekzekutimit nga regjimi të Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90, Heroit të Pluralizmit dhe Tribunit të Nacionalizmit shqiptar, deputetit Azem Hajdari, më datë 12.06.1999, në orën 20.00, në të gjitha sheshet e qyteteve, të degët e PD-së, do të organizojnë ndezjen e qindra mijëra qirinjve në sheshet kryesore të çdo bashkie.
Demokratët dhe nacionalistët shqiptarë, PD ju fton të vendosni secili nga një qiri në ndezjen në sheshin kryesor të bashkisë suaj për të nderuar heroin e pavdekshëm të demokracisë dhe kombit shqiptar Azem Hajdari dhe për të kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të organizatorëve dhe ekzekutorëve të krimit politik më të shëmtuar të këtij shekulli për shqiptarët.
Nga Paqebërja tek Paqeruajtja
Nga Arben ÇEJKU
Marrëveshja e nënshkruar për tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga Kosova, ndalimin e bombardimeve, kthimin e refugjatëve në Kosovë, vendosjen e trupave të aleatëve në Kosovë, shënon fundin e një procesi të gjatë e të vështirë, Procesin e Paqebërjes. U deshën 80 ditë bombardime të aleatëve mbi ish-Jugosllavi që Millosheviçi dhe makina e tij ushtarake të kapitullonin. Suksesi i këtij procesi a dedikohet përpjekjeve dhe “luftës” diplomatike intensive të kryesuar nga SHBA. Gërshetimi i luftës ajrore të aleatëve me atë diplomatike përshpejtoi kapitullimin e Millosheviçit, të cilin tani e pret rrëzimi përfundimtar nga pushteti.
Makineria ushtarake e Millosheviçit, ka premtuar tërheqjen nga Kosova, ndërkohë që nga ora në orë pritet futja e trupave të NATO-s në Kosovë. Por nuk është çudi që trupat ushtarake serbe, Millosheviçi i drejtoi në kufi me Malin e Zi, nga ku priten zhvillime të kundërta me politikën e Millosheviçit.
Procesi i luftës, ndryshe Procesi i Paqebërjes në Kosovë, nisur nga marrëveshja e arritur dhe garancitë që jepen rreth zbatimit të saj nga palët në konflikt, konsiderohet i mbyllur, për të hapur një proces po aq të vështirë, siç është Procesi i Paqeruajtjes.
Fitorja e aleatëve, që morën pjesë në bombardimet kundër ushtrisë së Millosheviçit, mund të konsiderohet gjysm ake nëse nuk do të ishte po aq e suksesshme pjesa tjetër - “luftës” - Paqeruajtja.
Paqeruajtja përfshin fillimisht instalimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe rikthimin në shtëpitë e tyre të shqiptarëve të Kosovës, të cilët duhet akoma pak kohë kreditë lidhur me largimin e ushtarëve serbë nga Kosova dhe rikthimin e një paqeje të qëndrueshme atje.
Pavarësisht marrëveshjes, shqiptarët e Kosovës nuk duan të pranojnë instalimin e trupave ruse në Kosovë, ndonëse ata i mvishen mandatit paqeruajtës të NATO-s. Qëndrimet e diplomacisë ruse në mbështetje të Millosheviçit si edhe pjesëmarrja e ushtrisë oficere dhe ushtria ruse përkrah ushtarëve serbë në kryerjen e masakrave dhe spastrimit etnik në Kosovë, u japin të drejtë shqiptarëve të Kosovës, të protestojnë kundër pranisë së trupave ruse në Kosovë. Dje, në qendër të Tiranës, mijëra refugjatë dolën nga kampingjet dhe banesat private ku janë strehuar për të kërkuar NATO-n dhe SHBA-të për atë që u arrestuan kundër Millosheviçit, por ato njëkohësisht mendo të larta shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së mundshme të trupave ruse në Kosovë. Lind pyetja; a do të pranojnë shqiptarët e rrezikuar në atë zonë ku mund të vendosen trupat ruse? Përgjigjja ka të bëjë pikërisht me vështirësitë e reja që do të shoqërojnë Procesin e Paqeruajtjes në Kosovë.
Nëse kapitullimi i ushtrisë së Millosheviçit u arrit pas një intensiteti bombardimesh prej 80 ditësh nga ana e forcave ushtarake të NATO-s, konsolidimi i paqes në Kosovë do të kërkojë një kohë më të gjatë. Misioni paqeruajtës në Kosovë KFOR, përveç mbrojtjes së territorit kapër të qëllim krijimin e një infrastrukture të sigurtëshme besimi dhe kushte për rikthimin e shqiptarëve.
Aleatët tashmë e mbartuan luftën duke shkuar historike përballë diktaturës së Millosheviçit. Ata do të hedhin hapin e dytë të konsolidimit dhe ruajtjes së kësaj fitoreje, që ka të bëjë me futjen e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Rikthimi i të ardhurve nga Kosova në shtëpitë e tyre bëhet me trupat paqeruajtëse, është hapi i domosdoshëm në këtë fazë të re të kësaj fushate zhvillimi paqësor dhe stabilizues e çështjes së Kosovës. Në këtë kohë klima e përbërshtjen e aktorëve ndërkombëtarë, SHBA-së, NATO-s, BE-së, etj., aka ndëbështetjen e gjithë shqiptarëve. Atyre ju përket Kosova, atyre ju përket ardhmja dhe begatia lë saj. Ata tashmë kanë kuptuar se e ardhmja e Kosovës, është e ardhmja e përbashkët e të tyre, e të gjithë rajonit e kështu e vendndaljen e lirë.
Sot, NATO në Kosovë
Marinsat amerikanë në kufi me Kosovën. Ushtria e mundur serbe fillon tërheqjen. Aleanca e Atlantikut merr në dorë paqen
Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën për Kosovën. Kina abstenon
NE FAQEN 2
Mbrëmë, marinsat amerikanë në Maqedoni vetëm pak metra larg Kosovës
OSBE sulmohet në Tropojë
Vriten dy punonjës së zyrës së OSBE, i treti plagoset
Dy punonjës shqiptarë të OSBE-së u vranë dje, afër Qafës së Luzhës, rreth 15 km në juglindje të Bajram Currit, ndërsa makina me të cilën po udhëtonin u sulmua me armë nga persona të paidentifikuar, bëri të ditur Zyra e OSBE-së në Tiranë. Makina tip “Mitsubishi”, me të cilën udhëtonin 5 punonjës të OSBE-së, u sulmua afër qafës së Luzhës, rrugës për në Krumë, prej ku qëndronte një grup shqiptarë, shoferi dhe një teknik nga Bajram Curri, dhe u plagos rëndë një shenjë teknik komunikimi, i cili u transportua urgjentisht në spitalin ushtarak të Tiranës me një helikopter të KFOR-it ku u dërgua. Personat e tjerë që udhëtonin në këte makinë ishin një teknik nga Zyra e Tiranës dhe një oficer policie nga Bajram Curri, bëri të ditur OSBE-ja. Ambasadori i OSBE-së, Dan Everts protestoi dhe ndaj këtij akti të pamëshirshëm, dhe u bëri thirrje autoriteteve zyrtare gjetën sa më shpejtë të shkaktarëve dhe nxjerrjen e tyre përpara drejtësisë.
Kontrabanda rikthen debatet në qeveri
Evazioni fiskal i ka shkaktuar buxhetit 3 miliardë lekë humbje
NE FAQEN 5
Berisha: Mirënjohje SHBA-ve dhe NATO-s
Kryetari i PD-së komenton vendimet e mbledhjes së fundit të grupit parlamentar të PD-së: Ndryshime, për rikthimin e PD-së në parlament
“Ne jemi krenarë me principet që shpallëm në vitin 1990, jemi shumë të vendosur që në erën e re që fillon, të ndërmarrim të gjitha vendimet, në mënyrë që programet t’i rishqyrtojmë dhe të jemi shpresa e epokës që fillon”
NE FAQEN 3
Rezolutë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike
Për Kosovën, protektorat deri në vetëvendosje
Kthimi i të dëbuarve nga Kosova në trojet e tyre do të shënojë edhe dëshminë finale jo vetëm të Planit “Paktit”, të hartuar e zbatuar nga Diktatori i Beogradit, por edhe dëshmimin final të platformës së Çubrilloviçit
Prokuroria në mbrojtje të kontrabandës së Rucit
Kontrabanda e hekurit radioaktiv zhvillohet nga kryetari i grupit parlamentar të PS
Gramoz Ruçi është marrë me kontrabandën e hekurit dhe të cigareve që ka shoqëruar ndërhën në pushtet me kryengritje të armatosur madje për këtë ai mbrohet edhe nga prokuroria. Edhe pas zhurrmës së bujshme, Ruçi është shprehur se do të heqë dorë nga kontrabanda, kur të heqin dorë të gjithë qeveritarët.
NE FAQEN 4
Serbët vazhdojnë të bombardojnë Hasin
Predhat e artilerisë serbe djejin dhjetëra shtëpi në fshatrat Cahan, Vlah an, Kolaj dhe Zogaj
NE FAQEN 2
Qeveria e Republikës së Kosovës garanton se shqiptarët nuk do të ndërmarrin revansh ndaj serbëve
Bukoshi: Kosova kërkon një administratë të përkohshme ndërkombëtare
NE FAQEN 2
Mafia kontrollon Shqipërinë e varfër
Shqipëria rrezikon investimet edhe pas luftës
Nga Marielle EUDES
NE FAQEN 5
Mijëra kosovarë mblidhen në Sheshin “Skënderbej”
“Për Kosovën, o sot, o kurrë”
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 274 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që rëndon mbi gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që e lënë në listë dhe të pasuesve të kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.