Sot, në të gjitha qytetet, mijëra qirinj për Azemin
Nëntë muaj pas ekzekutimit nga regjimi të Liderit të Dhjetorit, Heroit të Pluralizmit dhe Tribunit të Nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari
Në kujtim të 9 mujorit të ekzekutimit nga regjimi të Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Heroit të Pluralizmit dhe Tribunit të Nacionalizmit shqiptar, deputetit Azem Hajdari, sot me datë 12.06.1999, në orën 20.00, në të gjitha sheshet e qyteteve të vendit, degët e PD-së, do të organizojnë ndezjen e qindra mijëra qirinjve në sheshet kryesore të çdo bashkie.
Demokratë dhe nacionalistë shqiptarë, PD ju fton të vendosni secili nga një qiri të ndezur në sheshin kryesor të bashkisë suaj për të nderuar heroin e pavdekshëm të demokracisë dhe kombit shqiptar Azem Hajdari dhe për të kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të organizatorëve dhe ekzekutorëve të krimit politik më të shëmtuar të këtij shekulli për shqiptarët
Majko, kryeministri i protektoratit, apo i OJQ-ve?
Kryeministri Majko, gjatë një takimi të zhvilluar dje me doganierë u deklaroi atyre se kishte informacion nga NATO dhe organizata jo qeveritare se në dogana punojnë rrjete mafiozësh, “të cilët - tha ai - duhen eliminuar”.
Që në dogana punojnë rrjete mafiozësh dhe që ato duhen eliminuar, ky është një refren që ka të paktën dy vjet që dëgjohet. Por që informacionet kryeministri, lidhur me rrjetet mafioze të doganave të vendit të tij i merr nga NATO apo nga OJQ, kjo ndodh për herë të parë dhe është sa qesharake, aq dhe për të vënë duart në kokë. Sikur, fjala vjen, kryeministri italian, apo kancelari gjerman të deklaronin në ndonjë seminar në vendin e tyre një deklaratë të ngjashme me atë të kryeministrit tonë, se kishin informacion nga OJQ mbi atë që ndodh në pikën më kyçe të shtetit që drejtojnë, atëherë ata do ta kishin të pamundur të vazhdonin mandatin e tyre në krye të një qeverie, për të mos kujtuar më pas qyfyret që do të bënin mediat nga deklarata të tilla. Dramaciteti i një deklarate të tillë të bërë nga Majko qëndron në faktin e pranimit publikisht nga kryeministri të inegzistencës së shtetit, të strukturave që e mbajnë në këmbë atë. Do të ishte normale sikur Majko të deklaronte se informacionet mbi egzistencën e mafies në dogana i vinin nga Shërbimi Informativ Kombëtar, nga ministria e Financave prej nga varen doganat, nga policia, apo nga ndonjë komision parlamentar. Por Majko nuk ka përmendur asnjë nga këto institucione, por përmend OJQ-të, organizmat më të çuditshëm që ka njohur Shqipëria gjatë këtyre nëntë viteve të fundit. Do të ishte normale që Majko të deklaronte se çfarë informacionesh kishte nga NATO mbi hyrjen e tyre në Kosovë, zonat e ndara së Kosovës mes vendeve të NATO-s dhe probleme të tjera të ngjashme me këto. Në jemi i mirënohësh NATO-s për gjithçka ka bërë dhe po bën për një çështje shqiptare siç e Kosovës dhe as nuk e vemë në diskutim se ky organizëm i fuqishëm mund të bëjë zap edhe mafien e doganave, të shtrojë edhe rrugë në Shqipëri, por është e vështirë të kuptohet se kur gjithë këto detyra i kryen NATO, përse na duhet ne kryeministri dhe qeveria e tij. Majkos, në këto kushte, s’i mbetet gjë tjetër veçse t’i dorëzojë çelësat e qeverisë një organizmi si NATO dhe Shqipëria të vihet nën protektorat, por ai nuk pranon ta kryejë një gjë të tillë këtë detyrim e kryejë një gjë të tillë. Po kështu nga ana tjetër, do të ishte normale që Majko të merrte informacion nga OJQ se sa njerëz filluan vjen të sëmurë me sid në Shqipëri, sa të rinj kanë probleme me drogën, apo sa shoqata jo qeveritare grash ka këtu. Por në këtë vend u dashka që edhe për doganat të flasi NATO, apo OJQ-të. Nëse Majko i merrka informacion nga NATO apo nga OJQ-të mbi atë që ndodh në kapilarët e shtetit shqiptar, atëherë përse shërbejnë institucionet e sipërpërmendura, kur punën e tyre e realizojnë NATO apo OJQ? Çfarë kryeministri mund ta ndjejë veten Majko, kur deklaron publikisht se nuk ka asnjë forcë për të vënë nën kontroll apo për të bashkëpunuar me institucionet që presupozohen se janë në vartësi të tij! Çfarë garancie i jep ky kryeministër shtetasve të vendit të tij, kur thotë se Shqipëria egziston një shtet-alla OJQ. Në institucionet shtetërore të sipërpërmendura punojnë me mijëra punonjës buxhetorë, të cilët ushqehen nga taksapaguesit e varfër shqiptarë, që ndoshta në të vërtetë e kontinentit, paguajnë taksat më të larta në kontinent. Nëse këto institucione, sikurse e kuptohet Majko, nuk i përmbushin detyrat e tyre, atëherë diçka që nuk shkon duhet të ndryshojë. Të paktën taksapaguesit e varfër shqiptarë të mos paguajnë më taksa për një administratë dhe institucione të tilla ineficiente, ose atë taksë Majko t’ia japë më kënaqësi ushtarëve të NATO-s, të cilët kanë qenë vendosur para dusket administratës shqiptare dhe kryejnë detyrimet që kjo administratë ka ndaj shtetasve të saj. Dihen kontradiktat e hershme mes Kryeministrit dhe kreut të Shërbimit Informativ. Por është absurde të kuptosh nga goja e Majkos se mardhëniet mes institucioneve të kryeministrit dhe atij të shërbimit informativ janë të ngrira, vetëm se ky shërbim informativ nuk informon kryeministrin për atë që ndodh apo sektori tjetër. A mund ta imagjinojë, sikur në një vend tjetër perëndimor kryeministri të mos informohet për problemet kryesore që ka vendi i tij nga policia sekrete? Si mund t’i përgjigjet vetes një ministër i Financave më mos ketë informacion për një rrjet mafioz që gjestin në dogana, kur këto nuk kapur e ethella? Nëse ka mafie në dogana kjo është një gjë e fundit që ia bën të qartë komentari! Nëse ka mafie në dogana kjo është krijuar nga pushtetarët aktualë, pasojan e atë që do vete janë bërë përgjegjës në këto dogana. Fakti që kjo mafie në dogana drejtohet nga pushtetarët ka të bëjë edhe me atë që janë larguar me dhjetëra doganierë si të korruptuar, por asnjëri prej tyre nuk është thirrur në prokurori, asnjëri prej tyre nuk është bërë shembull nga gjykatat. Përkundër gjithë sillën si “bosa” rrugëve të Tiranës, me makina të shtrenjta. Shumë prej tyre janë bërë pronarë lokalesh luksoze, kare blerë banesa të shtrenjta dhe ndjehen krenarë se kanë vjedhur djersën e taksapaguesve të varfër shqiptarë. Nga ana tjetër, këta taksapagues me hallet e përditshme, ku në shumë raste nuk sigurojnë dot as bukën e fëmijëve të shohin bosat e pasuruar nga grabitja e tyre. Tragjika e meselese se deklaratave që bëri të kryeministri ishte mungesa e shtetit dhe institucioneve, që përbëjnë këtë shtet. Por më tragjike akoma, janë të gjithë shqiptarët, që qëndrojnë larg këtyre institucioneve, paguajnë nga djersa e tyre se taksat më të larta në Europë një administratë burokratësh krejtësisht të paaftë për t’i përgjigjur halleve të tyre, paguajnë me djersën e tyre pjesë të kësaj administrate, që është vendosur t’i grabisë pafundësisht.
Majko: Doganat folë mafiozësh
“Kam informacione nga NATO dhe disa OJQ, se në doganën e Durrësit, ekzistojnë struktura mafioze, të cilat duhen eliminuar”
Mafia mban nën kontroll përsëri taksat që mbushin buxhetin e shtetit
NE FAQEN 5
Azem Hajdari, “Nderi i kombit”
Bradashesh, ceremoni për shpalljen e Azem Hajdarit “Qytetar Nderi”. Merr pjesë edhe kryetari i PD-së, Berisha
Berisha: Nga kjo sakrificë e madhe, nga kjo dhimbje dalim, me dinjitet të madh, me emër të madh, se merr fund pushtimi serb. Kosova, kosovarët e mbarë shqiptarët tashmë kanë miq ndër më të mëdhenjtë e botës. Ata kanë pranë si kurrë ndonjëherë Klintonin, Blerin, Shrëderin, Shirakun
NE FAQEN 3
Shpejt do të takohemi në Prizren dhe Podujevë
Pollo, Arbnori, Cikuli dhe Mehmeti takohen me të arrdhurit në Pukë dhe marrin pjesë në aktivin e PD-së
NE FAQEN 2
Pas Kosovës, Shqipëria të ndryshojë fytyrën
“Bashkimi për Demokraci” përshëndet rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
“Tirana zyrtare në mënyrë dinake dhe cinike po shfrytëzon, në kurriz të fatëve të kombit, situatën dhe pushtetin për të arritur avantazhe në të ardhmen”
“Tirana zyrtare në mënyrë dinake dhe cinike po shfrytëzon, në kurriz të fatëve të kombit, situatën dhe pushtetin për të arritur avantazhe në të ardhmen
NE FAQEN 3
Krimet i bëjnë bandat e PS-së
PD dënon ashpër vrasjen tragjike të dy punonjësve të zyrës së OSBE-së
Grupe kriminale, të lidhura me segmente të qeverisjes shqiptare, synojnë largimin e investitorëve të huaj, të MAPE-s dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë për ta kthyer Shqipërinë në një ishull të izoluar krimi, bandash dhe trafikash mafioze
NE FAQEN 3
Policia rreh barbarisht të burgosurit e 14 shtatorit
Vazhdojnë seancat gjyqësore ndaj opozitës për “grushtin e shtetit”
Prokurorët instalojnë mjete përgjimi në sallën e gjyqit
NE FAQEN 4
Krimi i organizuar trondit Shqipërinë
Ambasadori Everts: vëtem kësaj radhe nuk ka deklaruar se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje
Vrasësi, “liqansë” nga krerët e policisë dhe klanet e PS
Ambasadori Everts vëtem kësaj radhe nuk ka deklaruar se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 275 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi në gjithë botën shqiptarët. Qeveria e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pushtetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Ushtarë të NATO-s në pritje të urdhërit për të hyrë në Kosovë