Deputeti i PS-së ka dorë në zhdukjen e dosjeve të SHIK-ut
NË FAQEN 3
Klosi, zëdhënës i lobëve proserbe
PD denoncon provokimet e SHIK-ut ndaj UÇK-së, si fushatë e re terrori
NË FAQEN 3
Vritet një 32-vjeçar në kryeqytet
Breshëri automatike, tmerr dhe panik tek qytetarët
NË FAQEN 4
Shkupi dhe Tirana caktojnë administratën e Kosovës!
Nga Shemsi PEPOSHI Kryeministri maqedonas, Georgievski dhe ai shqiptar, Pandeli Majko shpallën dje se njohin një administratë ushtarake në Kosovë, të paqedhëruar dhe që vjen nga era e barotit, administratën e “Thaçit”. Konkluzionet e dy prej kryeministrave të vendeve më të shumë probleme pas Serbisë në rajon përsa i përket demokracisë, të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik dhe reformave demokratike, janë një sinjal i qartë se këto vende edhe në të ardhmen, për sa kohë do të qeverisen nga njerëz me koncepte të tilla, do të vazhdojnë të kenë probleme të shumta. Përfundimi i luftës së NATO-s me Serbinë dhe disfata e saj, e ardhmja tjetër që tashmë po trokët për Kosovën, duket se po zgjon interesin e vendeve fqinjë të Kosovës për të ndikuar drejtëpërdrejtë në të ardhmen politike të saj. Georgievski dhe Majko janë të parët që shfaqin preferencat e tyre politike për qeverisjen e ardhshme të Kosovës, duke i caktuar asaj edhe administratën. Madje kryeministri i FYROM-it ka avancuar shumë kur ka deklaruar sipas agjencive të lajmeve, se është në interes të stabilitetit rajonal një administratë e UÇK-së në Kosovë. Qeveria maqedonase bëhet e dyta ndërkombëtare, pas administratës së Tiranës që njeh “Thaçin” dhe qeverinë e tij dhe madje së bashku me Tiranën zyrtare kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike ndërkombëtare me njohjen dhe pranimin e administratës së Thaçit në Kosovë. Çdo njeri normal e kupton se insistimi i Tiranës dhe tashmë edhe i Shkupit për një administratë të preferuar prej tyre në Kosovë, e cila nuk është e zgjedhur, as e ngritur mbi një marrëveshje të pranuar prej të gjitha palëve në Kosovë, ka në thelb interesa të tjera. Me sa duket me gjithë ndryshimet që po pësojnë rajoni, të cilat janë nga më të mëdhatë dhe më të gjithanshmet pas 50 vjetësh, një kastë e caktuar racionale po synon ruajtjen e atyre fijeve dhe lidhjeve të pista ekonomike të biznesit dhe mafies rajonale, që e kanë kokën në Moskë. Kjo përpjekje është një investim i drejtpërdrejtë për ruajtjen e ... është një investim i drejtpërdrejtë për ruajtjen e strukturave mafioze ekonomike të Beogradit e të cilat kontrollohen nga kasta e Milosheviçit. Janë me të vërtetë të çuditshme disa lëvizje të kohëve të fundit, të cilat fillojnë me transferimin e llogarive të fondit të UÇK-së në Tiranë dhe njohja e administratës së Thaçit nga Shkupi, që cilat ndodhin pothuajse paralelisht. Veç kësaj, një e ardhme demokratike dhe perëndimore e Kosovës duket se nuk u intereson drejtpërdrejt Tiranës dhe as Shkupit zyrtar, sepse për të dyja këto vende do të ishte në qendër të vëmendjes politika dhe diplomatikë problemet e tyre me demokracinë dhe reformat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe përpjekjet për një ekonomi të lirë tregu, jashtë kontrollit të mafies dhe trafikëve të të gjitha llojeve. Qeveria e Shkupit dhe Tirana që e ka caktuar Kosovës administratën civile nuk morën parasysh as minimumin e etikës diplomatike në këto raste, për të respektuar nga faktorët vendimtarë që përbëjnë të ardhmen politike të Kosovës, shqiptarët që jetojnë aty dhe komunitetin ndërkombëtar, që bëri të mundur largimin me luftë të administratës serbe, pikërisht që të respektohet vullneti i shqiptarëve për të zgjedhur administratën e tyre. Nuk është e tepërt të pohohet se Shkupi dhe Tirana me përpjekjet për të imponuar preferencat e tyre politike në Kosovë, po sillnin në skenë regjimin e Beogradit, i cili asnjëherë nuk lejoi kurrë që shqiptarët e Kosovës të kishin të drejtën për të zgjedhur. Në fakt si Shkupi ka qenë edhe gjatë konfliktit në krah të Milosheviçit si një aleat i denjë i tij me sjelljet ndaj refugjatëve, e po ashtu edhe Tirana me përpjekjet për përcaktimin e faktorëve të Kosovës. Që të dyja qeveritë mbeten edhe më të angazhuara në përpjekje të pandershme për të ardhmen e Kosovës. Komuniteti Ndërkombëtar që ka marrë përsipër sigurinë e Kosovës dhe që e çliroi atë nga pushtimi serb, duhet të shpallë administrimin civil të saj deri në zgjedhjet dhe ta drejtojë këtë administrim, si angazhim të drejtpërdrejtë për një Kosovë vërtet demokratike dhe perëndimore, ndryshe lihen qeveritë të Tiranës dhe Shkupit nuk është çudi që t’i caktojnë Kosovës edhe doganierët.
Meidani, për biznes në Zvicër
Të fshehtat e vizitës së fundit të Presidentit shqiptar në Europë
Rexhep Meidani, Namik Dokle, Sabri Godo të nisur për në Gjermani, ndalojnë në Zvicër për çështje biznesi. Pazare me firmën Workshop
NË FAQEN 2
Tirana feston çlirimin e Kosovës
Georgievski: Edhe ne duam Thaçin
Shkupi dhe Tirana caktojnë qeverinë në Kosovë
Në Tetovë, Majko nxiti Thaçin që të instalojë qeverinë e tij në Prishtinë, pa përfillur institucionet
Coca-cola belge ka hyrë në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë lëshon urdhër për ndalimin e importeve
NË FAQEN 5
Sa shtrenjtë do na kushtojnë deputetët
Mazhoranca e trembur nga humbja e pushtetit nxit privilegjet materiale
NË FAQEN 3
Pollo: Majko po shkel angazhimet e dhjetorit
PD përshëndet dhe inkurajon stabilitetin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Maqedoninë
Të gjithë forcat e UÇK që ndodhen aktualisht në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohen njëlloj dhe jo të sulmohen e të çarmatosen me dhunë siç u veprua pardje me një repart në Pukë, duke diskriminuar me një raport me orientime politike të supozuara.
Të gjithë forcat e UÇK që ndodhen aktualisht në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohen njëlloj dhe jo të sulmohen e të çarmatosen me dhunë siç u veprua pardje me një repart në Pukë, duke diskriminuar me një raport me orientime politike të supozuara
NË FAQEN 3
Banditët vrasin dy të rinj në Shkodër
NË FAQEN 4
Merret peng një qytetar nga Tirana
Vetëm gjatë vitit 1998 janë marrë 17 pengje në kryeqytet
NË FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 280 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin e rëndëndë që tronditi gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë në liri dhe të pushtetarët kriminelët që morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emër e mbiemër, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të ndërgjegjshëm Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë e ndershëm këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Këngëtarja, Eleonora Jakupi, mbrëmë, në koncertin festiv organizuar nga "Bashkimi për Demokraci"