20/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 qershor 1999

Udhëtim në tokën e djegur

Reportazh nga Kosova Nga Mero BAZE, 18 qershor Lajmet vijnë deri në Prishtinë së bashku me njerëzit që kthehen me dramat e tyre, duke e rritur qytetin pak nga pak NE FAQEN 6

Kthehem në Kosovë me Rugovën

Intervistë ekskluzive me Adelina Ismajlin NE FAQEN 12

William Kohen pritet si hero në qytetin e Ferizajt. Mijëra njerëz thërrasin për Amerikën dhe mbajnë në krah Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Kosova: Faleminderit SHBA

NE FAQEN 2

Shteti i prokurorëve politikë të Meidanit

Shqipëria i ka zënë dy fushën prokurorët. Për dy vjet rresht një grup njerëzish të zgjedhur nga Presidenti Meidani po bëjnë ç’shtë e mundur që të shtrëngojnë shtetin ligjor, të destabilizojnë Shqipërinë, të rrezikojnë seriozisht shoqërinë shqiptare, duke vënë në lojë e mbajtur nën tension tërë milionë shqiptarë. Janë pikërisht prokurorët politikë të Tiranës, të cilat para dy ditësh arrestuan në sallën e gjyqit ish-ministrin e Brendshëm Teta, vetëm për të penguar dëshmitë e tij rreth 14 shtatorit dhe 12 shtatorit, dëshmi që cilat mund të nxjerrin zbuluar një pjesë të mirë të shtetit shqiptar e mes tyre edhe prokurorët politikë. Prej kohësh në Shqipëri është folur për rrezikun që paraqet Presidenti Meidani me instalimin e tij të dyshimtë në vetën e Prokurori, por edhe në SHIK, gjykata etj. Në vjeshtën e vitit të kaluar ai arriti të mbante në postin e kryetarit të SHIK-ut, Fatos Klosin, një ndër të kuqeurit për vrasjen e Azem Hajdarit, autorin e disa intervistave në shtypin e huaj, ku Shqipëria paraqitet si vend terrorist islamik, si dhe autor i fyerve dhe akuzave më të rënda për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Klosi e ka lidhur me terroristin Bin Laden. Nga institucioni që drejton Klosi nuk ka reshtur lufte psikologjike ndaj qytetarëve të cilët sulmohen me lufte speciale nëpërmjet mediave të varura prej tyre. Presidenti Meidani ka në dorë edhe Prokurorinë politike, njerëzit e së cilës janë të emëruar dhe të mbrojtur prej tij. I tillë është kryeprokurori Arben Rakipi nëpërmjet të cilit, Gjinushi, Meidani dhe shumë shtetarë të tjerë kanë arritur të lirojnë nga burgu banditë e tyre, njerëz kriminalë dhe vrasës të njohur në të gjithë Shqipërinë. Prokurorët politikë janë autorë e arrestimit të gjashtë drejtuesve më të lartë të qeverisjes së PD-së dhe të njëjtit njerëz që kanë dënuar drejtuesit në prej farsave politike në gjykatat e Tiranës, gjyqin e 14 shtatorit në bankën e akuzës të cilit ndodhen politikanë, gazetarë të njohur, drejtues dhe aktivistë të PD-së, qytetarë të thjeshtë. Prokurorët politikë kanë kërkuar edhe arrestimin e liderit të opozitës, Berisha ndëkohë që kanë bllokuar hetimin rreth vrasjes së Azem Hajdarit duke u bërë mbrojtësit më të denjë të kriminelëve. Arrestimi i ish ministrit të Brendshëm ishte vetëm një preji skenarëve që njerëzit e Rexhep Meidanit në prej kryesore të shtetit po ndërtojnë për të destabilizuar vendin. Sulmi ndaj Teta nuk njeh asnjë precedent ndërkohë që mbajtja e tij në arrest ishte një presion i hapur ndaj tij, që t’i ruante të fshehura gjithçka di për krimet shtetërore të njerëzve të Meidanit dhe Gjinushit. I të njëjtës frymë ishte edhe lirimi i tij, i cili nuk ka mbështetje ligjore ashtu si edhe arrestimi, por pati i tregohen dëshmitë. Edhe ai mund të kthehet në viktimë të prokurorëve politikë dhe Meidani ashtu si ka ndodhur në dhjetëra raste të njerëzve politikës. Nëse prokurorët ja pështjellin ajo që është bashkëpunim me njerëzit e krimituar në Ministrinë së Brendshme dhe SHIK-ut për përpilimin dhe hartimin skenarën e eliminimit të Azem Hajdarit. Njerëzit e Meidanit sot janë turpi i shtetit shqiptar dhe Shqipërisë. Sebashku me Presidentin atë përbëjnë atë pjesë të rrënuar dhe të ndotur të politikës shqiptare e cila duhet shaman-gur sa më shpejt. Sa më tepër të ekzekutojnë prokuroria, SHIK dhe gjykatat e Meidanit, aq më shumë vendi do të zhytet në kaos.

UÇK, drejt marrëveshjes me NATO-n Një luftëtar i UÇK-së duke i dorëzuar armët ushtarëve gjermanë

Të arrestoi Klani Meidani-Gjinushi-Klosi

PD: “Vetëm zgjedhjet e reja janë shpëtimi i këtij vendi” PD dhe opozita do të mbështesin dhe mbrojnë kurajon e të gjithë atyre individëve të ndershëm dhe patriotë, që do të denoncojnë krimet e pushtetarëve kundër popullit dhe shoqërisë shqiptare, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit NE FAQEN 3

Meidani, presidenti antikushtetues

Konstitucionalisti i njohur, Rustem Gjata reshton shkeljet e ligjeve kushtetuese të presidentit Presidenti aktual do të mbahet mend si dhunuesi më i flaktë i ligjeve kushtetuese në gjithë historinë e shtetit shqiptar NE FAQEN 2

Berisha në Forumin Ndërkombëtar të Krans-Montanës

Javën që vjen, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me ftesë të organizatorit Jean Paul Carteron do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Vjetor të Krans-Montanës në të cilin do të trajtohen probleme politike dhe ekonomike ndërkombëtare. Pritet që gjatë qëndrimit në Krans-Montana, Berisha të zhvillojë takime me personalitete politike nga vende të ndryshme të Evropës.

Shoqëruesit e deputetit Qilimi arrestohen për pengun grek

Vazhdojnë të mbahen peng, Kristo Lalioti. Të dyshuar si të implikuar në këtë grabitje, strukturat më të larta shtetërore Vazhdojnë të mbahen peng, Kristo Lalioti. Të dyshuar si të implikuar në këtë grabitje, strukturat më të larta shtetërore Shoqëruesit e deputetit Qilimi arrestohen për pengun grek Rrëmbysit kërkojnë 500 milionë drahmi për lirimin e pengut NE FAQEN 2

Ministri Bufi, vrasësi i minierave

Minatorët, të dënuarit me vdekje nga qeveritarët socialistë NE FAQEN 8

Talentet e vërtetë nuk kurdisen nga të tjerët

Intervistë me poetin e njohur Bardhyl Londo NE FAQEN 10

Kontrolli i ushqimeve në kaos institucional

Rezik real, që i kanoset jetës së konsumatorit shqiptar NE FAQEN 9

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 282 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Ça atë që kanë nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë se të Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që i ndodhi të gjithë botës shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lë në liri sipërfaqësuesit kriminalët e një mori vrasësve, të Liderit të Dhjetorit, u regjimi shembë, duke qenë arma e përveçme, personat vjen ka pushtetin. Demokrater për të gjithë shqiptarët që deshën dhe të gjithë në Azem Hajdarin nuk mund të tolerojë punën kundër tij. Kërkesa kundër, që është bërë, do ishte e jashtme për drejtësinë kriminale, ose duhet të deklarojë publikisht se Azem Hajdari dhe vrasësit e Azem Hajdarit.