Weekend-i i parë pa serbë
A mund të jetojnë më shqiptarët me serbët?
NË FAQEN 2
Nga Mero BAZE, Prishtinë, 22 qershor
Filip Smocker, gazetari i njohur amerikan prej një viti është pronar i një klubi të njohur në Prishtinë me emrin shop “Shiroqera”. Filipi e ka marrë klubin në përdorim afërsisht nga vjeshta e vitit të kaluar së bashku me një koleg të tij dhe dy qytetarë të Prishtinës.
Ballkani i së ardhmes, pushtetarët e Tiranës jashtë
Nga Edi PALOKA
Lufta për Kosovën është lufta për një Ballkan të ri. Shumë hamendje na pasur deri më sot jo vetëm për të ardhmen e luftës në Kosovë, por edhe për vetë të ardhmen e Ballkanit, që ishte e lidhur drejtpërdrejt me luftën e Kosovës. Sot të gjitha dyshimet janë shuar. NATO, ose më saktë SHBA, e fituan luftën në Kosovë duke fituar njëkohësisht një luftë më të madhe, atë të Ballkanit. Tani një tjetër e ardhme është përgatitur për rajonin më problematik të botës dhe duket qartë që ajo e ardhme është e lidhur vetëm me vetë SHBA.
Ndryshe nga sa ka treguar historia deri më sot, fundshkulli nuk pati nevojë për një luftë botërore që të ndryshonte faktet e gjeopolitikës. Me luftën e re ndryshon përcaktori i rrjedhën e historisë, ashtu siç bëri dhe me dy luftërat botërore, por këtë herë gjërat ndryshuan. Këtë herë, ata që e futën botën për vite me radhë në “ngatërresa”, u ngatërruan vetë për t’iu hapur rrugë të tjerëve.
Megjithatë për të qëndruar në interesat e Shqipërisë, mund të themi që këtë herë, ndryshe nga deri më sot, fati po na buzëqesh në Shqipëri. Lajta shpita pika e fundit e fatkeqësisë sonë. Pikërisht atje u vendos nga fuqitë e mëdha të asaj kohe që Shqipëria të bëhej pjesë në Blokun komunist, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar. Rusia, një nga ish-superfuqitë, e cila kurrë nuk ka ndjekur interesat e Shqipërisë, sot nuk është më superfuqi. Në anën tjetër rrëzimi i Murit të Berlinit, shënoi dhe fundin e armikut tjetër të Shqipërisë, komunizmit. Ja pse sot Shqipëria e ka ardhur fatin në dorë. Por për këtë shans ne duhet të dijmë ta shfrytëzojmë, sepse përndryshe do të humbasim gjithçka e përsëri do të përpiqemi.
Po si duhet të veprojmë? Çfarë kemi ne në dorë?
Ata që kanë vendosur që më në fund edhe ne shqiptarëve të na japin një shans, presin prej nesh që të luajmë. E këtë përgjigje e kemi në në dorë. Tani varet nga ne se çfarë mund të ofrojmë për të fituar.
Aktualisht në pushtet në Shqipëri ndodhen komunistët dhe aleatët e tyre. Pavarësisht nga ndryshimet që kanë bërë në aparencë e pavarësisht nga deklaratat që bëjnë, pushtetarët aktualë, PS dhe aleatët e saj, janë vetëm disa mbeturina të majta me simpati të theksuara ndaj sllavëve, simbol i komunizmit në Evropë. Këtu nuk po bëjmë fjalë fare për ngjarjet sivjet, sepse e urse, që kanë infiltruar deri në majat më të larta të pushtetit aktual, por për thjeshtë për simpatitë e nostalgjitë që shtrihen deri në bazën e këtyre partive. Dihet që PS bazën e saj e ka tek komunistët nostalgjikë të Stalinit. Për dhe kreu i saj përbëhet nga personazhe që pavarësisht se i kërkojnë në vendin kostume perëndimore, nuk mund të fshehin atë që kanë përbrenda. Praktikisht njerëzit si Fatos Nano, ish-funksionar i Institutit të Marksizëm-Leninizmit, kryeministër në kohën e Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi ish-ministër i Brendshëm po në atë kohë, pasi kishte qenë sekretar i partisë komuniste, Skënder Gjinushi ish-ministër i Ramiz Alisë, Rexhep Meidani anëtar i presidencës së Ramiz Alisë, e të tjerë, nuk mund të hiqen sikur nuk janë të pranueshëm për situatën aktuale. Këtyre u janë dhënë të gjitha përgjegjësitë sa nuk kanë shkuar, këtë e tjerë për përgjegjësitë të përbashkëta. Janë të tërë si Fino, Islami, Koci, Braçe, Kufa, Bajrami, Alia, e të tjerë, në mos më keq se këta, pasi që të pasur “karrierën” në kohë të diktaturës, por që i lidh periudha e neokomunizmit në pushtet, me fije të qarta, si ato të krimit. Të gjitha këto figura janë të lidhura në forma të ndryshme ose në peruidhën e diktaturës, ose me ‘91, kur komunizmi u rrëzua në Shqipëri dhe me perandorinë “imperializmi, nisët ndërmjetësuese për pushtet antikomunistë, dhe me gjithë aktivitetet e këtyre pushtetarëve në periudhën kur të gjitha energjitë e krimeve politike dhe revulucionare për përfitimin e këtyre pushtetit intensitet ekonomik. Krime që vashduan më pas dhe në ’97.
Po pse duhet të veprojmë? Çfarë kemi ne në dorë?
Ata që kanë vendosur që më në fund edhe ne shqiptarëve të na japin një shans, presin prej nesh që t’iu përgjigjemi. E këtë përgjigje e kemi në dorë. Tani varet nga ne se çfarë mund të ofrojmë për të fituar.
Aktualisht në pushtet në Shqipëri ndodhen ... (vijon në faqen 3)
Koçi dhe Hushi vodhën 73 milionë
Pushtetarët socialistë pasurohen me paratë e të ardhurve nga Kosova
NE FAQEN 4
Ministri i Jashtëm gjerman Fischer në varrezën masive të Krushës së Madhe
Pollo: Kosova e pavarur, zgjidhja më e mirë për rajonin
Opozita shqiptare kërkon në Strasburg mbështetjen europiane për pavarësinë e Kosovës. Duke nuk i bashkohet aspiratës së shqiptarëve
Nënkryetari i PD-së vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë e Maqedonisë si esenciale për stabilitetin e rajonit, por kritikoi ashpër Shkupin për tragjedinë e Bllacës, ku dhjetëra-mijëra kosovarë u lanë për disa ditë në qiell të hapur
NE FAQEN 3
Socialistët të ndarë e të çorientuar
Klani i Nanos vë në qendër të goditjeve tre sekretarët e Majkos
Dade, Legisi, Zela janë më të zbuluar se gjithë pjesa tjetër e kryesisë në votbesimin që ka kërkuar në tre anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues
NE FAQEN 3
Kuk, sot në Tiranë
Pritet që të takohet me shumë nga të debuarit nga Kosova
NE FAQEN 3
Batër, minatorët e kromit në grevë urie
Mbas abuzimeve dhe vjedhjeve të drejtuesve
NE FAQEN 5
Inisiativë e të djathtëve për ndërtimin e Ballkanit
Përfundoi mbledhja e EDU. Mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Rivan Bode
NE FAQEN 3
Policia arreston rojen në vend të grabitësve të 8 milionë lekëve
Grabitet në mes të ditës arka e Telekomit
NE FAQEN 4
INSTAT - Vetëm 20 % arrijnë të jetojnë mirë
Varfëria rrëmben 80 % të popullsisë
NE FAQEN 5
Jozefina Topalli, Gruaja Ndërkombëtare e vitit
Qendra Biografike Ndërkombëtare e Kembrixhit vlerëson nënkryetaren e parlamentit
Qendra Biografike Ndërkombëtare e Kembrixhit zgjodhi zonjën Jozefina Topalli, zëvendëskryetare të Kuvendit të Shqipërisë, si Gruaja Ndërkombëtare e vitit.
Në njoftimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Qendre z. Lionel Nelson, njofton se biografia e saj është zgjedhur nga Bordi i Qendrës Ndërkombëtare Biografike të Cambridge gjatë këtij viti, nga të cilat ndërmjetësuar për vetë disa dhjetëra prej tyre në të gjithë botën.
Zonja Topalli për këtë vit ka marrë edhe emrin Për arritje në shekullin XX, te Enciklopedisë së Biografive Ndërkombëtare, si një nga shënjuesit nga kjo Qendër në 2000 intelektualët më të shquar të shekullit XX.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 285 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolin e demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pushtetarëve të tij në krimin e tmerrshëm që i hëngri jetën të riut. Qeveria e ish-komunistëve kriminale i morën jetën këtij Lideri të Dhjetorit, u treguan se nuk janë opozitarë se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk janë të gjithë pushtetarë. Demokracia nuk ka shqiptarë që e dëshën dhe e pranojnë një qeveri që mbron një njeri të tillë. Qeveria, ose duhet të japë kapën e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Viti IX
I botimit
Nr. 147
(2266)
E ENJTE
24 QERSHOR 1999
Çmimi: 20 lekë
1000 lireta
250 dhrahmi
Lajmërim
Ditën e hënë me datë 28.06.1999 ora 11.00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ftohen të marin pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët.
TELEBINGO KOMBËTARE
301 milionë
27 QERSHOR