01/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 korrik 1999

Minatorët e Tiranës: Ik Bufi!

Rinis in protestat e minatorëve. 600 minatorë mbështetën në Mushqetë Rinis in protestat e minatorëve. 600 minatorë mbështetën në Mushqetë Minatorët e Tiranës: Ik Bufi! NE FAQEN 5

Fitorja e përkohshme e sindikalistëve të Rinasit

Ministria e Transporteve siluron grevën e specialistëve të ACC-së NE FAQEN 5

Fitojnë kioskat e parkut, humbin ato para PD-së

Kreu i Policisë Ndërtimore, Roshi ndryshon operacionin anti-kioskë NE FAQEN 5

Mafia urdhëron në Partinë Socialiste

Lufta e klaneve brenda Partisë Socialiste mori për PD të ri, pas akuzave dhe sharjeve që ish-kryetari i kësaj partie, Fatos Nano bëri ndaj qeverisë aktuale dhe kundërshtarëve të tij brenda partisë. Zhargoni i Nanos shpallosi hapur luftën mes grupeve të PS-së, ndërkohë që deri tani kjo luftë ka qenë e kamufluar me tirrën e mendimit dhe alternativat që mund të shtronjë çdo drejtues në strukturat e partisë së tyre. Por nëse i hedhin një vështrim linjave të të kon-trabandës në kohën e Nanos, të cilat shtriheshin nga Kakavija në Han të Hotit dhe nga Qafë Thanë në Durrës, veç se ato nuk komandohen edhe aq nga klani i tij, që ai ndërtoi në Ministrinë e Rendit, Ministrinë e Financave, doganat, dhe të gjitha nyjet e tjera që lidheshin me një funksionim pas shqelësime të trafikut ilegal. Po ashtu nga qeveria e Majkos janë larguar disa njerëz të Nanos në qendër të të cilëve ka qenë ish ministri i Rendit, Petro Koçi, mbështetësi kryesor i Fatos Nanos. Megjithatë ai ende ka pozita të forta në qeveri, por tani vetëm në fushën e privatizimeve, gjë që e konkretizohet me zvarritjet dhe ndjekjen e preferencave të qeverisë Nano nga ana e ministrit Bufi, po aq sa ka ndikime të forta tek grupi parlamentar i PS-së, si dhe tek një numër deputetësh të PSD me të cilët ka lidhje farefisnore apo kontrata shërbimi për mandatinin e deputetit. Gjithsesi klani i Nanos nuk ka njohur lëvizim, por vetëm rënie, çfarë e detyron ish-kryeministrin që të mbledhë forca, që e kanë mbetur për të rrethuar aty ku mundet kundërshtarët e tij në biznes dhe trafik. Për muaj të tërë, socialistët u përpoqën të mbulonin përçarjet e tyre me çështje teorike, por akuzat e Nanos, që erdhën pas shembjes së kalasë së tij në Ministrinë e Rendit, tregojnë se sasia e pushtetit është ajo që vendos për unitarin apo përçarjen e socialistëve, aq sa ky pushtet vendos për të ardhurat e grupeve mafioze brenda Partisë Socialiste. Një nga drejtuesit e PS-së, Pellumbi deklaroi dje se këmbëngulja e Nanos për të ardhur në krye të PS-së kuptohet vetëm me një urdhër që ka marrë Nano, që me çdo mjet të kthehet përsëri në pushtet. Pellumbi nuk shpjegoi se kush mund të ishte urdhërdhënësi, por natyrisht që e ka të qartë një gjë të tillë, ashtu siç gjë shqiptarët. Por fakti se ai nuk ka guxim ta thotë, tregon se edhe aleatet e Pellumbit mund të kenë marrë urdhër të mos tregojnë marrëdhëniet e tij, që përbëjnë edhe thelbin e veprimtarisë së Partisë Socialiste. Pak vite më parë, vetë Pellumbi është përfolur për lidhje me fondin për ish-partitë komuniste me qendër në Bullgari dhe që më parë është hetuar nga rusët, ashtu si nuk ka qenë e panjohur për të veprimtaria e tyre dhe ministrat aktualë e kabinetit Majko. Por historia e qeverisjes socialiste nuk është thjesht historia e qeverisjes së tyre që ndryshoi tre herë në dy vjet, por historia e klaneve brenda drejtuese të PS-së. Pikërisht aty ndeshen bizneset politike dhe ekonomike, kontrabanda, licensat, privatizimet, hotelaria, pasuritë e piramidave, doganat dhe doganierët, lidhja e trafikut të cigareve, pijeve alkoolike, drogës, klandestinëve, skafe, e kushtesh e tërë tregjet. Në varësi të marrëveshjes se biznesese të tilla apo pengesave që i nxjerrin ata njëri-tjetrit dhe e shtojnë edhe apetitet për partinë dhe partitë, siç është, guralecë, harabelë, gjinjë, pianecë, gassa etj.

Përleshje bandash para Parlamentit

Plumbat plagosin rëndë një kalimtar të rastit. Tre furgonë janë bërë shoshë nga breshëritë Kryeqyteti në dorë të krimit. Tmerr dhe panik tek qytetarët. Luftë në qendër të Tiranës NE FAQEN 3

Mashtruesit janë në pushtet

PD, dy vjet pas superpremtimit të socialistëve për kthimin 100 për qind të fajdeve Bode: “Nano u tregoi shqiptarëve se pushteti të cilit i gëzohen socialistët prej dy vjetësh, ka në themel supermashtrimin dhe rebelimin” NE FAQEN 3

Të Djathët: Fatos Nano ka dështuar

Opozita prononcohet pas mashtrimeve të reja të ish-kreut të PS NE FAQEN 3

Gjykata pezulloi të gjitha gjyqet

Kur ligjin e bën kaosi, frika dhe ryshfeti NE FAQEN 2

UÇK, gati për një qeveri të re me Rugovën

“Qeveria” e Thaçit pranon të shkrihet NE FAQEN 2

Pëllumbi: Nano në një paranojë të pashërueshme

Nano në Vlorë zvarritizon betejën për kreun e PS-së. “ZP” mbron “harabelat” Çeka lajmëroi se jati i drejtimit dhe përbërjes së qeverisë përcaktohet nga fakti se kush arrin të dalë në krye të Partisë Socialiste NE FAQEN 3

Vlerësim për vendimet e Këshillit Kombëtar

Berisha, drekë me Ambasadorin e Francës, Cristmant Ambasadori i Francës në Tiranë, Z. Patrick Cristmant ftoi dje në drekë Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Nënkryetarin Pollo, Sekretarin e Përgjithshëm Bode, Nënkryetaren e Parlamentit, znj. Topalli dhe shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj. Gjatë drekës u diskutua për krizën në Shqipëri dhe gjendjen në rajon. Ambasadori Cristmant vlerësoi vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për hyrjen në Parlament, ndërmjet e Berishës për problemin e Kosovës, si dhe analizën e Berishës për gjendjen në vend. Berisha i kërkoi Ambasadorit të Francës t’i përcjellë Presidentit Chirac mirënjohjen e tij të thellë për rolin shumë të rëndësishëm që Presidenti Chirac, qeveria franceze kanë luajtur në betejën për çlirimin e Kosovës. NE FAQEN 4

Vetëm një dëshmitar kundër Leka Zogut

NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 288 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përgjegjësve në një krim që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë në krye të pashtëqetësuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në emër e vrasësve, të cilët kanë emra e të pandehur, por nuk preken nga pushteti dhe e ndien Azem Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e mbështetën nuk mund të tolerojnë kursesi këtë fakt që Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të japë dorëheqjen përpara vetë atyre vrasësve e Azem Hajdarit.