02/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 korrik 1999

Në dy vjet pushteti krijoi gjykata dhe prokurori politike

PD denoncon degjenerimin politik të sistemit të drejtësisë, si dhe shkeljen e lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri Partia Demokratike e Shqipërisë ka denoncuar përsëri orientimin politik të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe degjenerimin e saj në një prokurori dhe gjykatë politike. Nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, zoti Genc Pollo i shoqëruar nga deputetët Vejsiu, Cikuli, Dajçi dhe Uldedaj, ka bërë dje në një konferencë shtypi të dhënë në selinë e PD-së Tiranë, pasqyrën e punës së sistemit të drejtësisë gjatë dy viteve të qeverisjes së vendit prej koalicionit të majtë. NE FAQEN 3

Luftë në Vlorë, plagoset Zani

Skënder Gjinushi ndihmon për arratisjen e kryebanditit nga spitali. Masakra ndodh vetëm tre ditë pas vizitës së Nanos në Vlorë NE FAQEN 2 Përleshje e përgjakshme në lokalin e lagjes "Skelë". Vriten pronari bashkë me dajën e tij si dhe krahu i djathtë i Myrteza Çaushit, "Luçiano" Zani dhe "Luçiano" në një nga seancat e gjyqit në Tiranë

Zëdhënësit e bandave në Tiranë

Një ndër televizionet më të njohur private të Tiranës u bë dje zëdhënës i bandës së Zanit, përgjegjëse për masakrën e përgjakshme të Skelës, ku humbën jetën tre persona dhe vetë kryebanditi u plagos lehtë. Televizionit «Klan» u vu i tërë dispozicion të Zani Caushit dhe publikoi si të vërtetë versionin e kapobandës së Vlorës për masakrën e djeshme, duke dhënë një shembull që mund të jetë unikal në të gjithë historinë e shtypit botëror. Në kohën që në të gjithë vendin qarkullon me shpejtësi rrëfeja lajmi i vrasjes së tre personave, mes të cilëve edhe të krahu të djathtë të Zani Caushit, si dhe plagosjes dhe më pas arrestimit së këtij të fundit, Klani injoroi të gjithë burimet zyrtare dhe jozyrtare të informacionit, për t’i servirur publikut atë që thonte vetë kryebanditi i Vlorës për ngjarjen. Telespektatorët e «Klan-it» në ato zona të Shqipërisë ku mbërrijnë valët e këtij rrjeti privat patën «fatin» të ndiqnin jo vetëm intervistën e drejtpërdrejtë me Zani Caushin, ku ai thonte se nuk kishte lidhje fare me masakrën, por të lexojë edhe me titra për një kohë të gjatë në ekran lajmin, sipas të cilit e vërtetë ishte vetëm ajo që thotë kapobanda i Vlorës. Duke shkelur me këmbë të gjitha normat e një shtypi normal, «Klan-i» i Tiranës hodhi poshtë madje edhe vetë variantin zyrtar të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila i referohej burimeve të policisë, i cili gjithashtu ishte një lajm i ftohtë, që nuk sqaronte fatjësinë e plotë të bandës së Zanit në krimin tronditës, ku tre persona humbën jetën. Por kulmi i shëmtisë profesionale të «Klan-it» arriti kur në lajmin e saj të servirur me titra për telespektakël, dy viktima e bandës së Zanit, të cilët gjendeshin në lokalin e tyre në momentin e krimit, quheshin atentatorë, kurse «Luciano» dhe vetë Zani, viktima të tyre. Duke e keqërdorur ekranin në mënyrën më të paskrupullt në favor të një bande të mirënjohur në të gjithë vendin, televizioni privat «Klan» e njollosi veten me një damkë të zezë, që vështirë se do t’i shqitet, edhe sikur i gjithë stafi i tij të djersijë për të bërë të kundërtën e asaj që bëri dje. Është e paprecedentë në të gjithë historinë e shtypit që një organ të bazojë lajmin e tij në ato që thotë një bandit, që është arrestuar nga spitali, për të mos përmendur dhe duart e policisë, pas një masakre ku kanë humbur jetën tre persona. Është e tmerrshme që një televizion ta quajë atentatorë dhe vrasës, ata që kanë vdekur në pragu e shtëpisë së tyre, të agresuar nga banditët më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, dhe konsiderojë viktima vrasësit e tyre. Në këtë pikë televizioni «Klan» ka treguar të njëjtin interes për të ndihmuar kryebanditin e Vlorës, me kryetarin e parlamentit, Shkëndër Gjinushi, të cilin e lidhin miqësi të vjetra me Zani Caushin. Dhe aq sa ka ndikuar deputeti i Vlorës për arrestimin e Zanit nga spitali, aq është përpjekur edhe «Klani» të shpejtojë imazhin e kriminelit të plagosur, që thotë se nuk ka gisht në ngjarje, duke pasur ndër të publikuar «alibinë» e tij në mikrofonin e televizionit «Klan». Duke u bërë zëdhënës i bandës së Çoles, njerëzit e «Klan-it» treguan se ashtu si edhe idhulli i tyre, Fatos Nano, që vizitoi Vlorën tre ditë më parë, janë të interesuar që në Shqipëri të rikthehet edhe një herë ai dimër më 1997 pushteti i bandave të armatosura, ku më e spikatura mbetet ajo e Zani Caushit. Telespektakli shqiptarët patën mbrëmë rastin të shikonin deformimin e madh të asaj pjese të shtypit të Tiranës, që e konsideron veten të pavarur, ndërkohë që jo vetëm mbahen nga financime të zeza të qarqeve politike-mafioze, por kanë edhe kurajon që në një rast të çaktuar të bëhen zëdhënës të drejtpërdrejtë të bandave që shëtitin çdo ditë rrugët e Shqipërisë.

NATO nuk do

AFOR rikonfirmon qëndrimin të gjatë të këtij misioni

Ngjarje tragjike në Elbasan

Oficeri vret një nën...

NATO nuk do të largohet nga Shqipëria

AFOR rikonfirmon qëndrimin të gjatë të këtij misioni do të largohet nga Shqipëria “Nuk kemi asnjë plan për reduktimin e forcave të NATO-s, që veprojnë në kuadër të misionit humanitar AFOR” NE FAQEN 3

Gramsh: Përleshje me thika, tre të plagosur

Banditët u kishin vënë gjoba pronarëve, por ngrehin armët ndaj tyre, sepse nuk marrin paratë Të paktën tre të plagosur kanë mbetur pas një ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 8.00 para bingos “Bafshuat”. Të paktën tre të plagosur kanë mbetur pas një ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 8.00 para bingoes “Bafshuat”. NE FAQEN 2

Oficeri vret nënën, babanë dhe veten

Ngjarje tragjike në Elbasan NE FAQEN 2

Brojka: Bashkia nuk prish kioska

Flet kryebashkiaku i Tiranës: “Policia e Ndërtimit ka kompetenca të heqë kioskat pa leje” Është i pamoralshëm zelli i qeverisë për prishjen e kioskvave ndërkohë kur nuk niset me prishjen e ndërtimeve pa leje të pushtetarëve. Bashkia drejtohet nga të zgjedhurit demokratë ndaj edhe qeveria kërkon që këtë rast t’ia faturojë PD-së tha Brojka NE FAQEN 5

Gjinushi i vjen në ndihmë Nanos

Të vegjlit e koalicionit kërcënojnë shpërbërjen e kabinetit “Majko” NE FAQEN 3

Pushhohen 34 doganierë

34 doganierë të thjeshtë janë pushuar dje nga puna. Pas një bashkëpunimi të Ministrisë së Angjelit me SHIK-un, është arritur në përfundim se të gjithë korruptonin dhe kontrabandonin në Shqipëri e qenë 34 doganierë të thjeshtë. Ndërkohë kanë shpëtuar pa u lagur nga këto pushime si gjithmonë drejtuesit e lartë të doganave, si njerëz krejt të ndershëm. Pushimi i doganierëve nga puna me firmën e Angjelit është i disati spastrin që bëjnë socialistët nëpër dogana, në arsyetimin e luftës kundër kontrabandës. Ndërkohë që motivet e vërteta janë lufta e egër e klaneve kontrabandiste dhe mbushja e doganave me njerëz të tjerë, afër klaneve pushtetmbajtëse. B.K.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 290 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos në pasardhësit që në kremin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurre këtë faj. Qeveria, ose duhet të deklarojë publikisht e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Me 2 korrik mbledhet Kuvendi i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë

Tiranë, 30 Qershor /Enter/ Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë do të mbledhë Kuvendin e saj të dytë me 2 Korrik, pas me shumë se gjashtë vjetësh paralizë, në punën e saj. Sipas statutit të Lidhjes së Gazetarëve, Kuvendi thirret nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë, e cila vendosi të thërrasë atë me 2 korrik, pasi drejtuesit aktualë të Lidhjes kanë paralizuar punën e saj. Sipas statutit, Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve zgjidhet një herë në dy vjet dhe jo më shumë se dy herë, ndërsa kryetari aktual nuk është zgjedhur asnjëherë dhe është caktuar në atë vend prej vitit 1993, me mandat të përkohshëm 9 muaj. Një nga anëtarët e Komitetit Organizator të Kuvendit i tha agjensisë Enter se në Kuvend do të marrin pjesë 34 delegatë përfaqësues nga të gjitha organet e shtypit dhe anëtarë të Lidhjes së Gazetarëve. Kuvendi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të Lidhjes dhe kryesinë e re të saj.

Lajmërim

Ditën e enjte, datë 8.07.1999, ora 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, zhvillon punimet Kuvendi i Posaçëm Kombëtar i Partisë Demokratike.

11. Masakra ndodhi vetëm tre ditë pas vizitës së Nanos në Vlorë

Zani dhe "Luciano" në një nga seancat e gjyqit në Tiranë