08/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 korrik 1999

Bllokohet rruga Rrëshen-Lurë

Persona të armatosur mbajnë të bllokuar rrugën dysh prej tre javësh Bllokohet rruga Rrëshen-Lurë NE FAQEN 4

Shuli ka pagat e buxhetorëve

Ministria e Gjiniushit bllokon fondet e investimeve të brendshme Shuli ka pagat e buxhetorëve NE FAQEN 5

Shqipëria, përsëri prapa

Nga Shemsi PEPOSHI Grupi i Miqve të Shqipërisë nuk ka bërë dje asnjë konkluzion pas një konference për korrupsionin me dyer të mbyllura. Pas parashtimit të prerë të kërkesave të hënën që u lanë mbi tavolinën e qeverisë, miqtë i thirrën edhe njëherë në raport qeveritarët për luftën kundër korrupsionit. Asnjë konkluzion dhe ndërkohë dëshime serioze të donatorëve për disa ligje, janë ata që kanë dalë nga kjo mbledhje, e cila vështirëson përsëri e qeverisë dhe e bën shumë më të zymtë perspektivën e Shqipërisë për një integrim në njëkshëm me vendet e tjera të rajonit në Paktin e Stabilitetit dhe përfitimet prej tij. Mbledhja e grupit të Miqve dhe disa deklarata të rëndësishme gjatë kësaj jave nga drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë dhe analistë ndërkombëtarë për një domosdoshmëri që të bëhet një testim elektoral, riktheu edhe njëherë në Shqipëri të gjitha problemet e mprehta të krizës së rëndë që kalon vendi pas përfundimit të luftës në Kosovë. Mungesa e rendit, shteti ligjor, krimi i organizuar, administrata e paaftë dhe e korruptuar, krimi ekonomik, shkelja e të drejtave të njeriut dhe dhunimi i tyre nga segmentet e shtetit, polici e prokurori, mungesa e projekteve dhe aftësisë absorbuese dhe një politikë të besueshme investimesh, kjo është pamja më e cilën përballet çdo shqiptar dhe çdo i huaj që interesohët për Shqipërinë. Përfundimi i luftës në fakt i hoqi qeverisë socialiste të vetmen “meritë” që kishte në situatën e krizës, fatin e pasjes në dorë të pushtetit. Menjëherë pas përfundimit të konfliktit dhe diskutimeve për pasluftën e rindërtimin, Shqipëria gjendet faktikisht jashtë të gjitha diskutimeve të emergjencës dhe me një mal kushtesh për të përmbushur. Të gjitha ato kërkesa që Grupi i Miqve i parashtroi edhe njëherë të hënën qëndrojnë mbi tavolinat e qeverisë socialiste të Tiranës, që nga 29 qershori i vitit 1997. Asnjë ndryshim nga kërkesat e fundit nuk ka me kushtet e mbledhjes së parë të donatorëve në Romë, me 30 korrik të vitit 1997 dhe të gjitha konferencat e mbledhjet e mëvonshme për problemet e rendit, korrupsionit, investimeve dhe luftën ndaj kontrabandës dhe forcimin e institucioneve demokratike. Edhe sikur në Shqipëri të mos kishte ekzistuar asnjë institucion para 29 qershorit me kaq shumë mbledhje, diskutime, konferenca dhe gjëra të tjera të ngjashme që janë mbajtur për Shqipërinë në Shqipëri dhe jashtë saj, pas dy vjetësh të paktën një profil i një sporteli të një institucioni duhet të ishte ngritur. Por me sa duket qeveria socialiste e Tiranës nuk dëgjon nga asnjë vesh dhe në mënyrë gati të përsëritur merr përsëri në temat e mëdha, diskuton dhe premton se do t’i luftojë dhe kur ka marrë pushtetin më 29 qershor. Në një kohë që Shqipëria mund të përfshihej në diskutimet shumëpalëshe të rindërtimit, zhvillimit dhe integrimit, ajo praktikisht duket e shmangur nga të gjitha këto diskutime, ose në rastin më të mirë ka mbetur e fundi në radhën e vendeve të Europës Juglindore të përfshira në planet e Paktit të Stabilitetit, sepse siç duket edhe nga mbledhja e djeshme e grupit të miqve fillimisht Tirana zyrtare duhet të përfshihet në diskutime për të luftuar të gjitha fenomenet negative. Tashmë retorika dhe falenderimet për kontributin e Shqipërisë në përbal- retorikat dhe falenderimet për kontributin e Shqipërisë në përballimin e krizës së refugjatëve dhe planeve të Milosheviçit do të vazhdojnë të jenë sfumohen gradualisht, sepse diskutimet janë shumë konkrete dhe bëhet fjalë për para e investime, praktikisht për një situatë krejt tjetër nga ajo e luftës, ku nuk kanë vlerë as vendosmëria, as vetëvlerësimet, as pompoziteti e ca më pak fjalët, por vetëm gjëra krejt konkrete dhe të argumentuara. Në fund të fundit, në Ballkan dhe në Europën Juglindore ata që do të mbajnë barrën e investimeve do të jenë investitorë privatë, kapitalistë dhe kompani krejtësisht private, të cilat nuk e lidhin investimin e tyre me qëndrime politike të Shqipërisë në favor të Aleancës së Atlantikut gjatë luftës, por me kushte dhe ligje krejt të tjera. Qeveria aktuale nuk është aspak e përgatitur të përballojë sfida të tilla rindërtuese. Megjithëse konflikti ka përfunduar prej më shumë se një muaji, asnjë publikim i ndonjë plani konkret perspektiv nuk është bërë. Pak a shumë po ndodh njësoj si para fillimit të luftës në Kosovë, kur qeveria e Tiranës një ditë para vërsulmit të kosovarëve të dëbuar nëpërmjet krejt vendit të saj ishte tërësisht e papërgatitur për pritjen e 3000 vetë në këtë rreth, ndërkohë që Maqedonia, tre muaj para fillimit të luftës kishte thithur të gjitha ndihmat humanitare për më shumë se 100 mijë persona. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mungesa e përgjegjshmërisë së qeverisjes për të pranuar hapur për interesat e vendit një testim të domosdoshëm elektoral, si hapi më serioz drejt rindërtimit të vendit. Propagandës dëshpëruese po i del boja dhe krahasimi me marsin e vitit 1997 janë krejtësisht të pafavorshme për të qeverisur të suksesshëm nga qeverisja. Në rast se Tirana e sotme zyrtare ka plane që të japë interesuara për të mbajtur dhe shndërruar Shqipërinë në një anëpjesë të të gjitha fenomeneve negative të Ballkanit dhe më gjerë për të ruajtur monopolin e trafiqeve, kontrabandës dhe krimit të organizuar, atëherë nuk është çudi që kjo edhe të përmbyset. Asnjë i huaj sado mik i Shqipërisë që të jetë nuk do të thotë kurrë se çfarë qeverie dhe çfarë administrate i duhet vendit tonë. Por ndërkaq, të gjithë, më atë që jetër të bashku gjithëmonë do të thonë se ajo që duhet bërë është ndërtimi i institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, vendosja e rendit, lufta ndaj ekonomisë korruptive dhe krimit të organizuar, me fjalë të tjera përmbushja e detyrës më minimale që ka një qeveri, e cila quhet e tillë. Përfundimisht, pas luftës në Kosovë nuk ka mbetur shumë mundësi për gjeopolitika dhe gjeostrategji, të cilën megjithëse nuk e kemi patur kurrë i ka interesuar ta përdorë si justifikim qeverisjes së majtë që e ka keqmenaxhuar vendin. Tani që retorikat janë bërë arkaizma, ka mbetur vetëm një detyrë përballë vendit nga qeverisja socialiste e Tiranës; të hapë rrugën për një testim elektoral të atyre planeve dhe projekteve që bëjnë të mundur zhvillimin, rindërtimin dhe integrimin e vendit tonë në perëndim dhe jo kthimin e tij në një Kolumbi të Ballkanit dhe Europës.

"Miqtë": Ndalni korrupsionin!

Kritika të ashpra nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar ndaj qeveritarëve të Tiranës për mospërmbushjen e angazhimeve NE FAQEN 3 Zv.kryeministri, ministri i Drejtësisë, ai i Financave, i Brendshmi dhe deri tek kryetari i Shërbimit Informativ kanë pritur në radhë për të dhënë llogari përpara "Miqve"

Ministri Angjeli bllokon Morinën

Kontrabanda e qeveritarëve nuk lejon tregtarët shqiptarë që të futen në Kosovë Ministri i Financave, Anastas Angjeli nuk lejon futjen e tregtarëve shqiptarë në Kosovë për t’i dhënë

Milo luan me kartën e emigrantëve

Mbi gjashtë mijë refugjatë të kthyer nga Greqia gjatë katër ditëve të fundit Ministri i Jashtëm nuk mund të arrijë asnjë sukses gjatë vizitës së tij në Greqi, përveçse të deklarojë prej atij vendi se operacioni i spastrimit të emigrantëve shqiptarë do të ndërpritet, dhe kjo jo nga Milo edhe nga qeveria greke do të komentohët si “një sukses i politikës së matur të ministrit të Jashtëm shqiptar, apo si afrim i mëtejshëm me marrëdhëniet mes dy vendeve” NE FAQEN 3 Polici i Gramshit vazhdon të terrori-

bllokon Morinën

Ministri i Financave, Anastas Angjeli nuk lejon futjen e tregtarëve shqiptarë në Kosovë për t’i dhënë dorë të lirë kontrabandës që drejtohet nga pushtetarët. Për çdo ditë në këtë pikë kalimi futen dhjetëra maune me mallra kontrabandë e tregtarëve shqiptarë në Kosovë për t’i dhënë dorë të lirë kontrabandës që drejtohet nga pushtetarët. Për çdo ditë në këtë pikë kalimi futen dhjetëra maune me mallra kontrabandë NE FAQEN 4

Ylli Rakipi merr publikisht votëbesimin e komunistëve

Ish-kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë sulmon egërsisht shtypin e djathtë dhe PD Për të shprehur solidaritetin e tij me zotin Rakipi, kryeministri Majko kishte dërguar në sallën e hotelit “Rogner”-it zëdhënësin e qeverisë, Lorenc Vangjeli, i cili ndoqi me mjaft interes zhvillimin e konferencës së shtypit NE FAQEN 2

Pushteti gjyqësor në krizë të thellë

Ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj hedh akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë NE FAQEN 4

Mijëra shqiptarë kalojnë urën e Mitrovicës

Shqiptarët manifestojnë kundër mbërritjes së forcave ruse në Rahovec NE FAQEN 3

Berisha përshëndet qeverinë izraelite

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti kryeministrin e Izraelit Ehud Barak, dhe programin e qeverisë së tij, program i cili mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të Izhak Rabinit dhe Shimon Peres-it, për paqe në Lindjen e Mesme.

Gjukanoviç provon miqësinë ndaj shqiptarëve

Berisha, përshëndet vendimin e autoriteteve të Malit të Zi për të arrestuar Millosheviçin Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali të arrestuar Millosheviçin, si dhe çdo kriminel tjetër në territorin e kësaj republike. Kryetari i Partisë Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Malit të Zi të qeverisë Malazezë për të arrestuar Slobodan Millosheviçin dhe të gjithë kriminelët e tjerë të akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit. Me këtë akt, Presidenti Gjukanoviç dëshmon jo vetëm respektin ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rezolutave të Këshillit të Sigurimit, besimin në drejtësinë e Gjykatës Ndërkombëtare, por dëshmon se ai konsderon drejtësinë si të domosdoshme për një paqe të qëndrueshme dhe provon ndjenjat e tij miqësore ndaj shqiptarëve, viktima të agresionit dhe të genocidit serb.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 296 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi në gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashtëzuar kriminelët që e morën jetën liderit të Dhjetorit, në organin shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk përmenden nga kjo qeveri. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kurrësesi këtë farsë. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Njoftim

Kryesia e PDSH njofton delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se data e mbledhjes së Kuvendit, për arsye teknike, shtyhet për ditën e dielë, datë 11 korrik 1999, ora 10. 00.

Albania Online

Vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqen 5)