09/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 korrik 1999

Majko nuk guxon të hyjë në Tropojë

Verilindja mbetet nën pushtetin e bandave Kriminaliteti në rritje, por edhe inekzistenca e policisë e kanë bërë Tropojën “gogol”, jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet ndërkombëtare NE FAQEN 3

Krimi i kthehet shtypit

Nga Sami NEZA Qeveria shqiptare po lejon, ose po inkurajon krimin drejt shtypit. Dhe është vrarë në një nga ambientet e tij të punës pronari i radios më të madhe opozitare, Radio “Kontakt”, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, një komisar policie i pranuar në këtë post edhe nga ministri i Rendit, Poci, ka kërcënuar gazetar in e “RD”-së, Tercin dhe familjen e tij me zhdukje. Në asnjë rast nuk ka një ngritje hetimi nga ana e prokurorisë e aq më pak një prononcim të njerëzve të shtypit në qeveri, apo Ministrisë së Informacionit, e cila edhe mbulon marrëdhëniet me shtypin. Për më shumë, ka një heshtje që tregon se a është po përgatitur pas shpines së mediave opozitare dhe protagoniste të saj, pas më shumë se një vit luftë e ashpër ndaj opozitës në përgjithësi dhe sidomos ndaj politikanëve të saj në veçanti. Historia e marrëdhënieve të shtypit opozitar me qeverinë e majtë është më shumë një histori gjyqesh, kërcënimesh, sesa marrëdhënie të ngushta informacioni dhe komunikimi të frytshëm mes njerëzve publikë në media dhe njerëzve të tillë në politikë. Pushtakët e drejtuar ndaj njerëzve të shtypit edhe kur janë, edhe kur nuk kanë pronarë njerëzit e qeverisë, janë njëjesoj. Është detyrë e qeverisë që të mbrojë lirinë e fjalës, njerëzit që prodhojnë një liri të tillë dhe kjo mbrojtje duhet të jetë njësoj si në rastin e gazetarëve të qeverisë apo pranë saj, ashtu edhe atyre opozitarë. Krimi ndaj shtypit është një shkallë e re e krimit që ka pushtuar prej dy vitesh kudo Shqipërinë. Ajo është një gjë e madhe në gjuetinë e kriminelëve, por kur tek njerëzit e shtypit nuk mund të gjendet as pasuri dhe as para, as trafikantë dhe as borxhlinj, do të thotë se krimi ka motive që nisin nga politika dhe njerëzit e interesuar për të mbyllur gojën e shtypit, apo mediave të tjera. Nëse një komisar policie kërcënon publikisht një gazetar jo me terror juridik, por me fjalor gangsterësh, atëherë heshtja e ministrit të tij është urdhër për të vepruar. Pas largimit të Koçit dhe ardhjes së Poci në krye të policisë është menduar se krimi do të luftohet më shumë dhe se njerëzit do të ndjehen më të sigurtë. Por edhe pas një muaji nuk ka asnjë përmirësim, përkundrazi, në mes të Tiranës është shtuar arsenali i armëve duke futur me këta rast edhe vrasjen me atentat, apo ekzekutimet gjakftohta, ndërsa mes krerëve të policisë vazhdojnë betejat për tregjet e kontrabandës, siç edhe ndodhi në Sarandë para pak ditësh. Ministria e Brendshme do cë të shpall planë, të cilat më përpara se ministri i marrin vesh kriminelët, të cilët nuk hezitojnë më tutje të tallen me krerët e lartë të policisë në aksionet e tyre të dështuara. Shoqëria shqiptare ndodhet në krizën më të madhe që saj e pikërisht në atë të ekzistencës së qetë, ushtrimit të lirive dhe mundësive të tij në një ambient të natyrshëm. Pjesë e kësaj krize tashmë është edhe shtypi, i cili përveç viktimë e këtij ambienti mbytës prodhuar nga qeverisja e keqe e te mëdjatës shqiptare, po bëhet drejtësi tabelë e gjuetisë që prodhon kjo qeverisje. Plumbat që goditën një pronar radioje në Tiranë, gjyqet që nisen nga kolltucët e ministrive apo skemat e oficërëve të Majkos e Poci, telefonatat anonime dhe kërcënuesve që vijnë nga zyra e SHIK-ut janë një luftë me kosto kombëtare. Thellimi i krimit ka synuar dhe synon instalimin e rrugaçëve që ka mbledhur qeveria në zyrat e saj tashmë edhe në ekonomi, politikë, apo deri në zëvendësimin e mediave me filiale bandash dhe grupesh mafioze.

Vritet pronari i Radio "Kontakt"

Goditet para dyqanit të tij pronari i radios më të madhe antiqeveritare, Riza Rusi. Plagoset rëndë menaxheri i tij. Policia: “Nuk dimë gjë për vrasjen” Krimi ka ndodhur dje rreth orës 01.00 të natës, pranë Gjykatës së rrethit Tiranë. Nga breshëria ka mbetur i vdekur në vend 38-vjeçari Riza Rusi dhe është plagosur rëndë shoku i tij, Gëzim Haveri NE FAQEN 4

Është përgatitur arrestimi i Ilir Metës

Prokurori i shkarkuar: Për lirimin e Zanit kam biseduar me Arben Rakipin Hana do të mbronte akuzën ndaj Nanos. “Për lirimin e Zanit ishte në dijeni, prokurori i Përgjithshëm” Xhevat Hana, prokurori, i cili mori përsipër të padisë kryekriminelin, Zani Çausi është luan nga detyra me një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Reagimi i prokurorit, Hana ka qenë mjaft i ashpër. “Nuk është e vërtetë që unë jam shkarkuar nga detyra për çështjen e Zanit. Ky është vetëm pretekst i atyre që kanë firmosur lirimin tim dhe që tani duan që të dalin sikur kanë qenë në dijeni të Zani Çausit NE FAQEN 3

Kuvendi ka të drejtë të votojë për çdo gjë

Anëtarë të Këshillit Kombëtar prononcohen në prag të mbajtjes së Kuvendit të Posaçëm NE FAQEN 2

Protagonistë, njerëzit e Cekës

Kontrabanda kapërcen kufirin Tetovë: Kandidatit për deputet të PAD i bllokojnë 40 mijë USD NE FAQEN 2

PD dënon vrasjen e Rusit

Partia Demokratike, në një reagim proteston ndaj vrasjes së bashkëpronarit dhe sponsorizuesit të Radio “Kontakt”, Riza Rusi, e ka dënuar ashpër këtë vrasje duke e cilësuar atë si një vrasje të fjalës së lirë. Në deklaratën e publikuar, PD dënon vrasjen e bashkëpronarit të Radios “Kontakt” dhe bën thirrje për gjetjen e ndëshkimin e autorëve të saj. “Vrasja e bashkëpronarit dhe sponsorizuesit të Radio “Kontakt”, Riza Rusi, është pjesë e skenarëve të errët për goditjen e fjalës së lirë në Shqipëri”. PD konstaton se Radio “Kontakt” ka qenë vazhdimisht në qendër të sulmeve, dhunës dhe represionit shtetëror. “Pasi u përpoqën te godisnin direkt dhe të hedhin në erë antenën e Radios në Dajt, pasi arrestuan kryeredaktorin dhe i kanë kapur proces penal për kryengritje të armatosur, pas dhunës fizike ndaj gazetarës Xhuli Boja, vjen vrasja makabre në mes të Tiranës e pronarit të Radios “Kontakt”,—thuhet në deklaratën e PD-së. PD konstaton se si gjithmonë vrasësi edhe në këtë rast shumë të rëndë, ikin në drejtim të paditur, megjithëse krimi ka ndodhur në mes të Tiranës. Drejtësia që merret me gjyqe politike, akuza të montuara kundër opozitës dhe shtypit, duhet të gjejë dhe ndëshkojë autorët e kësaj vrasjeje makabër, që është dhunimi më i rëndë i fjalës së lirë në Shqipëri.

Ekonomia peng i korrupsionit

Socialistët nuk zotërojnë çelësin e zhvillimeve ekonomike. Bode, Karamirto dhe Gjana shprehen në një konferencë të përbashkët shtypi: Papunësia në 46 % të popullsisë aktive për punë. Niveli mesatar i pagës është ulur 30% në krahasim me tre vjet më parë. Paratë e fajdeve humbën dhe transparenca dështon, investimet dhe krediti janë zero, politikat fiskale mkt rritën ekonominë, varfëria ka rëmbyer 70 % të popullsisë këto janë meritat e dy vjet qeverisje të majtë NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 296 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pashardhjes së tij në krimin qendror që ishte botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë njerëz e vrasës, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti i majtë. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e aderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kursej këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nënshtrojë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë ka këtë vrasjen e Azem Hajdarit.

Ambasada kineze ndihmon falsifikimin

Armand Shkullaku shpallet nënkryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë Ambasada kineze ndihmon falsifikimin Ambasada kineze në Tiranë e përfshirë në një skandal të rëndë domethënës, që mban firmën e ish-kryetarit të Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, zotit Ylli Rakipi. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Armand Shkullaku, është paraqitur si nënkryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, për të justifikuar udhëtim të gjatë në Kinë, me shpenzimet e palës kineze. NE FAQEN 3

Njoftim

Kryesia e PDSH njofton delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se data e mbledhjes së Kuvendit, për arsye teknike, shtyhet për ditën e dielë, datë 11 korrik 1999, ora 10.00.