Kryebashkiaku flet për zhurmën e fundit tek “Parku Rinia”: Pas çdo kioske, një politikan
NE FAQEN 5
Kredi vetëm për deputetët
Banka: “Kredi do të marrin ata që ju ecën mirë puna”
NE FAQEN 5
Shtyhet Kuvendi i Posaçëm i PD
Kryesia e Partisë Demokratike njofton të gjithë delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të saj të Posaçëm se data e mbajtjes së këtij Kuvendi, shtyhet për në fundin e javës që vjen, për arsye se, sipas raportit të Grupit të Mjekëve, gjendja shëndetësore në përmirësim e Kryetarit të PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha e mundëson pjesëmarrjen e tij në këtë kohë.
Data e saktë e mbledhjes së Kuvendit do të njoftohet.
Socialistët rikthejnë sytë nga Kina
Nga Astrit PATOZI
Ish-komunistët shqiptarë rikthejnë sytë nga Kina, duke këmbyer përëndimin me Lindjen e largët, të bindur me sa duket për refuzimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara për një përjetëgjatësi të pushtetit të tyre. Disa ditë më parë zëvendësministri i jashtëm kinez, mori këto ftesa e Tiranës zyrtare për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit, ndërkohë që edhe projektet e tjera në Shqipëri ka shumë mundësi që të kalojnë nga Pekini. Por ajo që bën përshtypje në këtë gatishmëri të jashtëzakonshme të Tiranës për t’i besuar Kinës ndërtimin e një vepre gjigande me rëndësi strategjike për Shqipërinë, është fakti që duket se janë mbyllur dyert një projektit të Bankës Botërore, ku shih pas raskiar rreth 120 milion dollarë për rehabilitimin e të gjithë kaskadës së Drinit, burimit kryesor të energjisë për Shqipërinë. Pra ish-komunistët shqiptarë kanë këmbëyer Nju-Jorkun, ku e ka selinë Banka Botërore, me Pekinin dhe duket se i kanë kthyer dashuritë së vjetër shqiptaro-kineze, po aq sa edhe pragmatizmit për të gjetur mbështetje në Lindje, pas refuzimit të perëndimit. E gjithë kjo lëvizje që tani kaloi pa u vënë re në politikën dhe shtypin shqiptar të ditëve të fundit, duket se ka një qëndër të saj zhvillimet e fundit politike, që kanë qenë të disfavorshme për koalicionin qeveritar që dominohet nga socialistët. Në kohën që qeveria e Tiranës po trumbeton nevojën dhe mundësinë e madhe e të një plani “Marshall” për vendin e drobitur nga qeverisja e dy vjetëve të fundit dhe nga zhvillimet e fundit në rajon, “Miqtë e Shqipërisë” u mblodhën dy herë brenda javës për t’i kërkuar socialistët nga e ndërrua së perëndimit mund të hedhë para për mafian politike dhe ordinere që ka nën kontroll vendin me të pasurit dhe të korruptuar e Evropës. Ultimatumi i “Miqve”, “ose rend, ose asnjë lek”, ka qenë gjëja e pjesës publike e të vërtetës që koalicioni qeveritar ka pasur mundësi që ta marrë vesh edhe më parë e dhe nëpër kanale të tjera, për të kthyer me kujdes timonin e orientimit të vendit drejt kushtrimit të parave.
Vizita e diplomatit të lartë kinez në Tiranë, por sidomos marrëveshja për hidrocentralin e Bushatit, vjen jo shumë ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë, për të cilën siç dihet Kina ka mbajtur qëndrimin që është pak të quhet në krah të serbëve. Përpara se t’i hapnin portat e Shqipërisë për investime, qeveritarët e Tiranës duhet të kishin parasysh login negativ të Pekinit në të gjithë krizën ballkanike. Ata e kishin për detyrë që t’i kujtonin zëvendësministrit të jashtëm të Kinës faktin që vendi i tij mbajti një pozicion katastrofik të njëanshëm kundër shqiptarëve në ngjarjet e Kosovës, pasi në asnjë rast, që kur nisën bombardimet e NATO-s mbi Serbi, e deri kur Millosheviçi nënshkroi kapitullimin, Pekini zyrtar nuk pohoi faktin e pamëshirshëm që kosovarët u bënë pre e një spastrimi të pastër etnik prej regjimit të Beogradit. Kina qe e çoi zërin në krahë të qiellit pas vrasjes së katër kinezeve, kur NATO qëlloi gabimisht ambasadën e saj në Beograd, nuk e pa asnjëherë të arsyeshme të bëjë protestojë, por të paktën konstatonte që në 1998 shqiptarët u vranë dhe u masakruan nga eksponentët e policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Nuk duhet harruar gjithashtu që një shtet Pekin qi e konsideroi agresor NATO-n dhe zhvillimin regjimin gjenocidist të Beogradit. Në shtypin e kontrolluar kinez nuk pati asnjë rresht, ku të shkruhej për terrorizmin serb apo për spastrim etnik, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodhi askund në botë, madje as në Rusi, e cila kishte aleate këto shpallur e serbëve gjatë gjithë konfliktit. Dhe përveç faktit, që duke qenë kundër Kosovës, ajo ishte automatikisht edhe kundër interesave të Shqipërisë, Kina u përfshi drejtpërdrejtë në konflikt duke hapur me Tiranën, pas asaj demonstrate të organizuar para ambasadës shqiptare në Pekin, Protesta “popullore” nga ambasada shqiptare, që nuk kishte lidhje me dëshirën dhe lejen e autoriteteve, duke e rritur synimin e i keq për Pekinin zyrtar te shqiptarët ndaj krizës ballkanike, por ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti.
(vijon në faqen 5)
SHBA: Bëni shtet ligjor
Nënsekretari Amerikan i Shtetit: Mbështetje për Shqipërinë, vetëm nëse ka demokraci
Loy: “Është i domosdoshëm krijimi i një gjyqësori të pavarur.” Meta: Nuk kemi as rend dhe as siguri
NE FAQEN 3
Shqipëria mbytet në gjak
Shifra tronditëse të rritjes së kriminalitetit. Për një javë, 14 të vrarë dhe 23 të plagosur
NE FAQEN 4
Pse erdhi në Shqipëri shefi i shërbimeve sekrete greke
NE FAQEN 3
Të martën, Kohen në Tiranë
Sekretari amerikan i Shtetit për Mbrojtjen po viziton Europën
NE FAQEN 3
Vritet Vlonjati plagoset italiani
Turma njerëzish sulmojnë kampin e refugjatëve në Vlorë
NE FAQEN 4
Schauble përshëndet Berishën
Kryetari i Unionit Kristian Demokrat, (CDU) i shkruan Kryetarit të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka marrë këto ditë një mesazh falënderimi nga Kryetari i Unionit Kristian Demokrat, (CDU) ëolfgang Schauble.
Zoti Schauble i shpreh zotit Berisha falënderimet më të përzemërta për urimet e marra me rastin e rezultateve të arritura nga CDU në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe e siguron atë se partia e tij mbetet e angazhuar në veprimtarinë e saj, për një stabilizim dhe një të ardhme të të gjithë Ballkanit.
PD nuk ka kryer asnjëherë spastrime
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk është faqe gazete
NE FAQEN 2
Mesazh falënderimi nga Fini për Berishën
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka marrë këto ditë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Aleancës Nazionale, Gianfranco Fini, në të cilin i përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe e falënderon për urimet e marra për rezultatet në zgjedhjet e 27 qershorit në Itali.
Dy të vrarë në qytetin e Tiranës
Rritet ndjeshëm kriminaliteti në kryeqytet. Havari numuron viktimat e përgjakësisë së tij
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 297 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe në pasardhësin e tij në krimin që të gjithë e dinë dhe shqiptarë. Qeverisë së ish-komunistëve që lente të lirë dhe të pasigurt e kriminalitetit që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra dhe mbiemra, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e duan të ndershme, e kanë bërë me kohë që të ulen kape e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është bërë gati për vrasjen e Azem Hajdarit.
Njoftim
Grupimi “Djetor ’90” ditën e hënë me datë 12.7.1999 në ora 11.00, ditë që daton me 10 mujorin e pushkatimit të prijësit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, në vendin ku ra heroi ynë, përkujton në heshtje protestë, liderin e pluralizmit politik shqiptar. Para Memorialit do të jepet edhe një konferencë shtypi për mediat.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë protagonistët e këtij grupimi.