Pas Hillari Klinton, Ollbrajt, tani edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes refuzon Tiranën
“Forcat tona janë larguar nga Shqipëria dhe do të kthehen në bazat e tyre në SHBA. Unë, me rekomandimin e gjeneralit Klark, kam anulluar vizitën në Shqipëri”
NE FAQEN 3
Distanca me NATO-n
Qeveria shqiptare i ka krijuar të gjitha kushtet e një largimi të dhunshëm të forcave ushtarake të NATO-s që janë në Shqipëri. Javën e fundit, policia shqiptare tregoi se është ajo që i paraprin krimit dhe grabitjes edhe kur është fjala për të vjedhur çadra, kazanë, dyshekë, enë apo karroge. Në një hark kohor prej shtatë ditësh u bastisën kampet e ngritura për të pritur refugjatët nga Kosova në Vlorë, Shkodër, Fier, Librazhd dhe kush e di çfarë do të ndodhë me kampet e tjera, pas brazjes së plotë të tyre. Në çdo rast policia e ngarkuar për ruajtjen e kampeve ka qenë e para që u është lëshuar në mënyrë barbare kampeve, duke i vënë një njollë të madhe në civilizimin edhe vetë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Skenat kanë qenë njëlloj si ato të para dy vjetëve, kur turma njerëzish të udhëhequr nga njerëz të komiteteve që e sot janë policë sulmuan depot dhe magazinat në të gjitha anët e Shqipërisë. Në Vlorë përleshja për çadrat, tubat e ujit dhe fletët e çadrave që në vdekjen e një qytetari dhe plagosjen e një ushtari të marinës, ndërkohë që në Seman dhe në Shkodër vetë policët hapën një treg ambulant me materialet e kampeve dhe filluan t’i shesin ato me çmime të lira. Sjellja e policisë, por edhe e vetë njerëzve që përshkuan kampingjet duke shkaktërruar e vjedhur është një shkelm mbi opinionin e sapongritur për shqiptarët. Që shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë jashtë natyrës së tij me rastin e dhunimeve të kampeve në sytë e ushtarëve të AFOR-it, kjo nuk dihet por që ndërkohë ka talluar një ndëshkim të ri për shqiptarët me veprimet e veta dhe administratën e saj hajdute, kjo është gjëja më e rëndë. Natyrisht që ushtarët e AFOR-it nuk ndjehen në mëri në Shqipëri. Ata e kanë ndjerë këtë që në kontaktet e para me qeverinë shqiptare dhe administratën e emëruar prej saj në terren. Ata emëtuar prej saj në terren. Ata kanë qenë dëshmitarë të të vjedhjeve të mëdha të ndihmave jo vetëm nga komisionet, por edhe OJQ-të e lidhura me qeverinë. Vetë Parlamenti ka deklaruar se nuk dihet ku shkojnë më shumë se gjysma e ndihmave që vijnë për refugjatët e ardhur nga Kosova. Gatishmëria për të ndihmuar vendin në ndërtimin e infrastrukturës është ndërlidhur me një sjellje të papërkushtueshme për mentalitetin perëndimor. Ushtarët gjermanë të AFOR-it që shkuan në Berat pritën me javë të tëra që projekti të dorëzonte tek ata projektet e ndërtimit dhe pasi u bindën se ai kurrë nuk do të bënte një gjë të tillë, ndërtuan vetë projektet dhe filluan t’i zbatojnë ato, por pas një muaji e më shumë vonesash dhe pritje. Si ky projekt ishte edhe administrata qeveritare, e cila duke filluar nga ministria e Transporteve e kryeministria e deri te fondet tenderin. Pasja po me paratë e saj te fillonte nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. Siellja ka qenë e administratës shtetërore ka shërbyer shumë që marrëdhëniet mes NATO-s dhe Shqipërisë të gën-radhën në ngri dhe vetë shqiptarët mos të kenë asnjë mundësi përfitimi nga të ardhurat e angazhimit që NATO kishte në Shqipëri. Kur erdhën, ata deklaruan se do të ndërtonin shumë në infrastrukturë, ndërsa sot, pas tre muajsh, apo më shumë burokraci e korruptuar shqiptare duke patur edhe mbështetjen e krimit ka dalë të fi-tojë pakënaqësinë e ushtarëve me të fortë të botës. As Ministria e Transporteve, as prefekti i Beratit nuk kanë ndonjë ndryshim nga policët e Librazhdit apo të Fierit, ose nga turmat që sulmuan kampingjet. Si për këta të fundit, ashtu edhe për të parët NATO dhe trupat e AFOR-it duhet të kenë një tjetër përshytyje që ne na skuq fytyrën, por jo qeveris shqiptare, hajdutëve dhe kriminelëve që i rrinë rreth e rrotull.
Qeveria përzë AFOR-in
Turma të prira nga forca të policisë dhe zyrtarë të shtetit rrafshojnë ditën për diell dhjetëra kampingje në Vlorë, Seman, Elbasan, Peshkopi, Shkodër, Ura e Matit, etj
Rikthehen bandat e armatosura të ‘97
Turma të prira nga forca të policisë dhe zyrtarë të shtetit rrafshojnë ditën për diell dhjetëra kampingje në Vlorë, Seman, Elbasan, Peshkopi, Shkodër, Ura e Matit, etj
Qeveria përzë AFOR-in
NE FAQEN 3
Rikthehen bandat e armatosura të ‘97
Koloneli Williams: Trupat e NATO-s nuk janë për t’u ndeshur me bandat, por për mision humanitar
Bორjka: Nuk më lënë të bashkëpunoj me NATO-n
Kryetari i bashkisë së Tiranës denoncon praktikat e drejtimit centrist të qeverisë së koalicionit
Bроjka: Nuk më lënë të bashkëpunoj me NATO-n
Qeveria shqiptare e pavullnetshme për të
Të shtunën, Kuvendi i Posaçëm i PD
Njoftohen delegatët dhe të ftuarit e
Mesazhi i zotit Kohen
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Kohen, anuloi vizitën e parashikuar në Shqipëri, duke rikonfirmuar një refuzim të madh të SHBA për Tiranën zyrtare, që ka filluar shumë kohë përpara. Anullimi i vizitës së zotit Kohen i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve më të lartë të administratës amerikane që kanë anashkaluar Tiranën nga agjendat e tyre të ngjeshura ballkanike të kohëve të fundit, të cilat lexohen si një mospranim i qartë i politikës së koalicionit qeveritar nga Uashingtoni. Rreth një muaj më parë zonja e parë e Amerikës, Hillari Klinton, anuloi vizitën e saj të parashikuar në Tiranë, ndërkohë që nuk burgroi të takohej me të dëbuarit nga Kosova në Maqedoni. Menjëherë pas saj, edhe “zonja e dytë” e SHBA, Madlin Ollbrajt refuzoi Tiranën, ndërsa presidenti amerikan, Bill Klinton thirri në Shkup presidentin shqiptar Rexhep Meidani dhe kryeministrin Pandeli Majko, pas një vizite disa orëshe në kryeqytetin maqedon. Gjesti i Klintonit, një rast i veçantë ky në marrëdhëniet ndërkombëtare, kur zyrtarët e lartë të një shteti thirren për t’u takuar në një vend tjetër, tani dëshifrohet plotësisht si një mesazh i qartë për qeveritarët shqiptarë, të cilët me papërgjegjshmërinë dhe keqqeverisjen e tyre e kanë spostuar Tiranën nga të gjitha agjendat e rëndësishme amerikane dhe perëndimore. perëndimore. Tashmë askush nuk mund të besojë “suksen” e përkohshëm diplomatik “për arsye sigurie”, për të justifikuar refuzimin e njëpanshëm amerikan për Tiranën zyrtare. Të gjithë e dinë se zoti Kohen, po ashtu si zonja Olbrajt ka bërë dy turne të gjata në vendet ballkanike, por asnjëherë nuk ka preferuar të vijë në Shqipëri. Madje sekretari Amerikan i Mbrojtjes nuk ka munguar të shkelë edhe në Kosovë, në ditët e para të vendosjes së trupave të NATO-s atje, pra atëherë kur flakët e luftës nuk ishin shuar akoma dhe as që mund të flitej për siguri. Ndaj edhe anulimi i vizitës së tij në Tiranë, duhet parë në kuadrin e gjerë të një pakënaqësie të madhe amerikane për atë që po ndodh në Shqipëri, pasi nuk mund të kuptohet ndryshe kjo histori. Nëse zëdhënësi i Kohen thotë se shefi i tij e ka anulluar programin “pas rekomandimit të gjeneralit Klark”, të gjithë e dinë se vetë kryekomandanti i NATO-s e ka vizituar Shqipërinë disa herë në ditët e bombardimeve, por duket se prej atyre kanë ndryshuar shumë gjëra. Ceremonia e munguar e pritjes së zotit Kohen në Tiranë vjen në një kohë që po shtohen zërat dhe faktet e ikjes së trupave të AFOR-it nga Shqipëria, kur të paktën pak kohë më parë ishte thënë se trupat e NATO-s kishin ndërmend të qëndronin gjatë në këtë vend. Zoti Kohen refuzoi Tiranën në kohën kur në Shqipëri po rifshaqen me shpejtësi bandat e vitit 1997, të cilat të prira nga policët banditë u janë vërsulur kampeve të ngritura nga trupat e AFOR-it për të dëbuarit nga Kosova. Dhe kjo situatë është shumë herë më e rëndë se “arsyet e sigurisë”, nëse vërtetë ato do të ishin si shkak i anulimit të vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri. Por edhe sikur problemet e të sigurisë të ishin shqetësimi real i amerikanëve, kjo nuk është aspak lehtësim për qeveritarët e Tiranës, të cilët dy vjet pas ardhjes në pushtet, e kanë lënë vendin në njëjtin nivel kriminaliteti dhe pasigurie, si në kohërat e mungesës së shtetit, kur dy vjet më parë u vu nën kontrollin e bandave të armatosura, të cilat indihuam fitoret e socialistëve në zgjedhjet e 29 qershorit. Vetëm dy ditë më parë, nëndsekretari amerikan i Shtetit, që mbërriti papritur në Tiranë paralajmëroi se qëndrimi i SHBA ndaj Shqipërisë do të kushtëzohet me vendosjen e rendit dhe me luftën kundër korrupsionit, plagë që kullojnë gjak prej dy vjetësh në këtë vend. Ndaj edhe refuzimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes për të vizituar Tiranën duhet parë si një tjetër sinjal që vjen nga Washingtoni, i cili shpreh mosapranimin e tij për shtetin që herë më hir dhe herë me pahir i është nënshtruar dhunës së bandave dhe mafias.
“Dhjetori ’90”: Të gjenden vrasësit e Azem Hajdarit
Mbushen dhjetë muaj nga dita e “Vrasjes së Shekullit”
NE FAQEN 3
Führer: Mazhoranca, përgjegjëse për sulmet kundër opozitës
Genc Pollo: Pushteti të zbatojë ato kërkesa të KE që ka mbështetur Dokle në Strasburg
Drejtori politik i KE-së rikonfirmon dështimin e pushtetit socialist në rivendosjen e shtetit ligjor
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 299 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kundër janë dhe kanë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të veçantë, por nuk preken nga pushteti. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Njoftohen delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se Kuvendi do të mbahet ditën e shtunë, datë 17 korrik 1999, ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Njoftim
Ditën e mërkurë, në datë 14 korrik 1999, në orën 11.00 në Durrës mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Takimi paraprak zhvillohet pranë selisë së degës së PD-së Durrës.