14/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 korrik 1999

Arrestohet krahu i djathtë i Cekës

Kapobandës së Elbasanit, Kateshi, i vihen prangat në banesën e tij në Tiranë Kateshi që akuzohet për kryerjen e dhjetëra krimeve me bandën e tij të armatosur në vitin 1997, në zgjedhjet e qershorit të po atij viti ka bërë fushatë në krye të bandës së tij në favor të presidentit të PAD-së, Neritan Ceka. Pritet lirimi i shpejtë ashtu si kolegu i tij Zani Çau shi. Kateshi që akuzohet për kryerjen e dhjetëra krimeve me bandën e tij të armatosur në vitin 1997, në zgjedhjet e qershorit të po atij viti ka bërë fushatë në krye të bandës së tij në favor të presidentit të PAD-së, Neritan Ceka. Pritet lirimi i shpejtë ashtu si kolegu i tij Zani Çau shi NE FAQEN 4

Barbarët me kravata

Nga Astrit PATOZI Sulmet e turmave të grabitësve mbi kampingjet e AFOR-it riktheheshin në Shqipëri panikun për rigjallërimin e bandave të armatosura të vitit 1997, ndërkohë që u duk sikur shpresuan mazhorancën pozitive të përëndimit për bujarinë dhe mikpritjen shqiptare për të debatuar nga Kosova gjatë konfliktit ballkanik. Por ndërsa lajmet për bashkësinë në kampet në Vlorë, Shkodër, Seman apo Kukës janë tepër poshtëruese dhe dënojnë sedrën e çdo qytetari normal, janë krejtësisht të pashpjegueshme që këtë situatë po mundohen ta paraqesin si një tezë të karakterit të shqiptarëve. Është ende herët për të thënë, madje s’ka për të ardhur kurrë ajo ditë që “barbarët” të kërkohen në Shqipërinë e një populli të tërë, aq më tepër tek të njëjtët njerëz që vetëm dy muaj më parë demonstruesit shkallën me të lartë të humanizmit dhe të vlerave qytetare, duke i hapur të gjitha kanatet e mikpritjes vëllezërve kosovarë në vështirësi. “Barbarët” nuk duhen kërkuar aspak tek ata shqiptarë të manipuluar, të cilët ca nga varfëria, e ca nga inkurajimi i pjesës së kriminalitet që ka çdo njeri për shkak të mungesës së shtetit, kanë ndjekur shembullin e policëve dhe të rrëfyerëve në aksionet e përshtira të grabitës së kampingjeve. “Barbarë” e vërtetë janë të Tiranë, të veshur me kravata dhe kostume të shtrenjta, të cilët për këto zhvillime dramatike, që do të shkaktonin dorëheqjen e çdo qeverie në botë, kanë kërkuar dje interpeltancë me ministrin e Bujqësisë, Lufter Xhuveli. “Barbarët” duhen kërkuar mes zyrtarëve më të lartë shtetërorë, të cilët së bashku kanë bastisjen e kampingjet dhe shkatërrimin e aeroportit të Kukësit, u buzëqeshin në huajve, të ardhur për vizitë në Tiranë, duke u thënë se Shqipëria ka bërë shumë hapa para në udhëheqjen e tyre, apo në rastin më të mirë grindeshin dhe shkyenin hënën me njerëzit tjerë për postin vakant të kryetarit të Partisë Socialiste. Janë pikërisht këta njerëz përgjegjësit e vërtetë të barbarive, ku turma e rrëmbyesve kanë qenë thjesht figurantë, pasi në sytë që policët vëshin në krye të grabitësve ordinerë, shefat e tyre në Tiranë nuk shkueshin aspak duke kërkuar një plan “Marshall” për t’i gjatur jetën pushtetit edhe dy-tre të kalbur deri në rrënjë. Shqipëria është shndërruar në arenë të barbarisë të tillë në raste, dhe në të treja protestat është vendi ku herë të lidhur me regjimin e vjetër, duke shfrytëzuar lehtësitë e rënda të autoritetit të shtetit. E para në 1991, kur diktatura po shembet dhe operativët e Sigurimit të Shtetit dirigjonin hapjen e depove të rezervave të shtetit, sipas parimit të hershëm të komunistëve të tokës së djegur dhe që për të krijuar imazhin e rrëmbe në demokracia ishte kaos, armiq dhe grabitje. Duke shfrytëzuar sentimentet njerëzore dhe të qytetarëve për shtetin e diktaturës së proletariatit dhe varfërinë e tejskajshme të tyre, asokohe vendi i Sigurimit nuk e patën shumë të vështirë për të gjallur institucionet e grabitjes dhe shkatërrimit, pasi njerëzit mendonin se po shkaterrojnë një inje fras-? trukturë që e kishin konsideruar prej dhjetëra vitesh si armike. Projekti e tërë në përpjekje të terrorizës u duk se mori një goditje përfundimtare më 22 mars 1992, kur me fitoren e Partisë Demokratike u shënua rrëzimi i plotë i diktaturës komuniste, pas rreth 50 vjetësh në pushtet absolut. Herën e dytë më 1997, kur në krye të turmave ishin politikanët kryesorë të opozitës së atëhershme, të cilët si mjet të rikthimit në pushtet përdorën ura e zjarrtë dhe e armët e grabitura nga depot e ushtrisë në të gjithë vendin. Në ndryshim me vitin 1991, kur shteti ishte “heronj të heshtur”, dy vjet më parë drejtuesit e atëhershëm e opozitës, sot në pushtet, udhëhoqën publikisht djegiet e bashkive, pushtet e depove të armëve dhe bënë një aleancë që zyrtarët e mekomitet e armatosura, duke nënshkruar me ta në Vlorë një dokument famëkeq që nisi të marrë veshje 28 marsit. (Vijon në faqen 2)

Francezët konsiderohen "pushtues" në Elbasan

Qeveria nuk lejon festimin e ditës kombëtare të Francës “Ambasada e Francës lajmëron autoritetet shqiptare dhe gjithë miqtë e shumtë të saj se ajo nuk do të organizojë këtë vit pritjen e saj tradicionale në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të 14 korrikut” NE FAQEN 3

Thirrje e PD: Shqiptarë! Distancohuni nga barbarët

Shkatërrimet, skenar i agjenturave Bode: “Historia dy vjeçare e qeverisjes së koalicionit të majtë, është dëshmia më tronditëse se çfarë pës on një popull kur qeveriset përmes bandave të armatosura, përmes korrupsionit galopant vjedhjeve dhe traf iqeve. Normaliteti të kthehet vetëm përmes kushteve për zgjedhje të reja” NE FAQEN 3

Fadromat “gëlltisin” 35 kioska të tjera

Operacioni antikioskë zbret përballë selisë së PD-së Forca të shumta policore të pajisur me furgona dhe qen policie rrethojnë sheshin rrotull kjoskave NE FAQEN 5

Përse na e vranë Ridin?

Shtatë ditë më parë u vra pronari i Radio “Kontakt” Një pjesëtar në varrim me thoshte se Ridi i kishte dhënë gjithë materialet e punës një njeriu të panjohur nga Puka, thjesht se ishte bindur se ishte i dëmtuar punën. Dhe nuk kam njohur një njeri tjetër në Shqipëri, që të sillej një mënyrë me duart e tij. Ridi e kishte ... për të qenë shoqërinë njeri të jetë në gjumë Shqipërinë, ndaj dikush me të drejtë tha se vdekja e tij do ta ndjejë jo vetëm Shkodra, por edhe shumë qytete të Shqipërisë Nga Agron BALA NE FAQEN 7

Votëbesimi, vetëm nëse rrëzohet propozimi i Këshillit Kombëtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Genc Pollo flet për mbledhjen e sotme të Grupit parlamentar, Kuvendin i Posaçëm dhe anulimin e vizitës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes NE FAQEN 2

Avni Shehu hedh në gjyq Meidanin

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu nuk pranon të tërhiqet nga gjykimi i presidentit Për të argumentuar ligjërisht kërkesën e tij për përjashtimin e Abdiut nga trupi gjykues i kësaj çështje, Avni Shehu solli si fakte disa nga deklaratat në shtyp e media të kryetarit të Kushtetueses Abdiu për këtë çështje NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 300 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit “Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përgjegjësve në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ka manipuluar gjithë të vërtetën dhe të paqeshtësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të opozitës, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë qenie dhe janë të anë e vrasësve, të cilët kanë emra e përveç emër, por nuk preken nga pushteti ... Qeveria, ose duhet të përgjigjet, por nuk preken nga pushteti. ... (Vijon në faqen 2)

Dy të vrarë në Elbasan

Sherr për një antenë televizori. 60-vjeçari vret komshiun dhe më pas vetëvritet Dje rreth orës 15.30 minuta, në afërsi të Shtëpisë së Ushtrisë, afër parkut “Rinia” në Elbasan, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Albert Doko, 36-vjeç dhe më pas ka vrarë komshiun Ujkan Mulaj rreth të 60-ave, që qëlluar mbi vetën. Dje rreth orës 15.30 minuta, në afërsi të Shtëpisë së Ushtrisë, afër parkut “Rinia” në Elbasan, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Albert Doko, 36-vjeç dhe më pas ka vrarë komshiun Ujkan Mulaj rreth të 60-ave, që qëlluar mbi vetën NE FAQEN 4

Plagosen rëndë 5 italianë të “Karitas”-it

NE FAQEN 4

Të shtunën, Kuvendi i Posaçëm i PD

Njoftohen delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se Kuvendi do të mbahet ditën e shtunë, datë 17 korrik 1999, ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Njoftim

Ditën e mërkurë, në datë 14 korrik 1999, në orën 11.00 në Durrës mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Takimi paraprak zhvillohet pranë selisë së degës së PD-së Durrës.