16/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 korrik 1999

Nipi i Gjinushit, vrasës i Azemit

Vetëvrasja në Itali e emigrantit Kriqi gërvish plagën e 12 shtatorit Vetëvrasja në Itali e emigrantit Kriqi gërvish plagën e 12 shtatorit Nipi i Gjinushit, vrasës i Azemit Një kanal privat italian ka komentuar pas vdekjes së emigrantit, se i vetëvrari i arrestuar për drogë dyshohet si një prej atentatorëve të liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Dicka e ngjashme është shkruar edhe nga shtypi shqiptar, para disa muajve, gjë që sipas dëshmive, ka provokuar largimin e të vetëvrarit nga Shqipëria për në Itali. NE FAQEN 3

Vritet vëllai i Zanit

Gjendet i masakruar në pyllin e Sodës trupi pa jetë i Lefter Çaushit NE FAQEN 4

Frowick: Zgjidhja e çështjes Hajdari është thelbësore

Berisha takohet në selinë e PD me ambasadorin e SHBA në Tiranë Kryetari i PD, Sali Berisha priti dje në selinë e Partisë Demokratike, Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Robert H. Frowick. Në këtë takim, i cili ka zgjatur për mbi tre orë, Berisha e njohu Ambasadorin Frowick me të dhënat që Partia Demokratike disponon për vrasjen me 12 shtator 1998 të deputetit Azem Hajdari dhe shoqëruesit të tij Besim Cera. Sipas njoftimit për shtyp të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kjo ambasadë disponon tani një deklaratë lidhur me ngjarjet që çuan dhe që përfshinë vrasjen në 12 shtator të deputetit të PD, Azem Hajdari dhe bodygardit të tij Besim Cerja. Kjo deklaratë, sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë do t’i ofrohet autoriteteve të duhura për t’a ndjekur me veprime të efektshme. Ambasada nxit veprimet shqiptare dhe të gjitha palët e përfshira të bashkëpunojnë për hetimin dhe ndjekjen penale të kësaj çështje, deri në një përfundim të drejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA në Tiranë. Ambasadori Frowick u shpreh në takimin me Kryetarin e PD, Berisha se e konsideron zgjidhjen e kësaj çështje si thelbësore. Berisha falenderoi për interesimin dhe angazhimin dhe shprehu bindjen se zgjidhja e këtij problemi nëpërmjet drejtësisë do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të shoqërisë shqiptare.

Opozita: Me këtë ligj nuk ka zgjedhje të lira

Ligji për KQZ injoron propozimet e Këshillit të Europës Ja Komisioni qendror “pluralist” i zgjedhjeve: Dy anëtarë të caktuar nga Presidenti socialist Tre anëtarë caktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pra nga presidenti socialist Dy nga parlamenti me votën e mazhorancës socialiste GJITHSEJ 7 ANËTARË SOCIALISTË NE FAQEN 2

Rugova pritet me madhështi në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës rikthehet në Prishtinë Mijëra shqiptarë të Kosovës e shoqëruan Rugovën që nga hyrja në Bellacë, gjatë gjithë segmentit të rrugës për Prishtinë. Presidentin Rugova iu bë një pritje fantastike në Ferizaj dhe në Prishtinë. Zoti Rugova u shoqërua për në Prishtinë nga Ambasadori amerikan në Shkup, Kristofer Hill. Presidentin Rugova e takua edhe me Administratorin e OKB-së Kushner. Ky i fundit njoftoi se Rugova do të largohet nga Prishtina për të zhvilluar disa takime të rëndësishme pa dhënë hollësi të tjera. NE FAQEN 7

Policia greke ekzekuton pengmarrësin nga Lezha. Gjithçka

Aksident i rëndë automobilistik. Një

furgon me pasagjerë rrokulliset në një

Vritet me snajper emigranti shqiptar

Policia greke ekzekuton pengmarrësin nga Lezha. Gjithçka është realizuar pas marrëveshjes me ministrin Paskal Milo . 28-vjeçari nga Lezha është vrarë me snajper dje rreth orës 18.30, pas marrëveshjes me ministrin e jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Autoritetet greke nuk pranonin të plotësojnë kërkesat e emigrantit shqiptar, i cili kishte kërkuar që të merreshin masa ndaj policit që e masakroi dhe i grisi dokumentat e rregullta. NE FAQEN 4

4 të vdekur dhe 8 të plagosur në Fierze

Aksident i rëndë automobilistik. Një furgon me pasagjerë rrokulliset në liqen liqen. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjinaj, rreth 4 kilometra larg Kukësit. Furgoni me pasagjerë është rrokullisur në ujrat e liqenit të Fierzës bashkë me 4 qytetarë, emrat e të cilëve ende nuk janë identifikuar. NE FAQEN 4

Pollo takohet me Saarelen

Nënkryetari i PDSH, Genc Pollo takoi dje në mesditë në Selinë Qendrore të kësaj partie, ambasadorin e Finlandës në Tiranë, Tapio Saarela. Finlanda mban aktualisht Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Biseda u përqëndrua në situatën në vend e në rajon, si dhe më pas në perspektivën e Paktit të Stabilitetit në Shqipëri.

Procesi i privatizimit në nivelin zero

Flet Albina Karamitro: Ja si duhet të bëhet privatizimi . Zgjidhja më oportune që është diskutuar edhe në takime të nivelit ndërkombëtar, me ekspertë të vendeve perëndimore dhe lindore është oportuniteti i përdorimit të bursës apo të tregut të kapitalit për të vlerësuar aksionet e çdo sektori strategjik. Nëse do të aplikohej me shqetësim siç ka menduar qeveria e koalicionit të majtë, duke mbajtur ekuilibrat e domosdoshëm, siç mendon investitori, çmimin e tregut dhe zgjedhjen e investitorit. NE FAQEN 5

Meta: Nano në krye të PS, destabilizon Shqipërinë

Afërimi i kongresit anashkalon luftën e klaneve brenda socialisteve. Rikthehet përplasja e dy liderëve të socialistëve . Meta: Nano në krye të PS, destabilizon Shqipërinë. Zv.kryeministri ka probleme serioze konceptualiteti dhe botëkuptimi politik dhe do të ketë “pasoja të rënda, nëse nuk reflekton në kohën e duhur”, përgjigjet Nano. NE FAQEN 3

Do të votojnë vetëm delegatët me mandat

Sekretari organizativ i PD, Fatos Beja, një ditë para Kuvendit të Posaçëm tregon hollësitë organizative . Numri i delegatëve me mandat është 1048. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se rreth 50 vetë nuk do të marrin pjesë në Kuvendin e Posaçëm për arsye nga më të ndryshmet si: nuk jetojnë më, kanë emigruar jashtë shtetit etj. Salla ku do të zhvillohet Kuvendi ka kapacitet 940 vende. NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 301 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit . Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasuradhës të saj në krimin që tronditi një botë shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë qenë të lirë dhe të pasqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anëtarë e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. E në deshën dhe e ndërtaur Azem Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë këtë fakt. Qeveria, ose duhet të deklarojë publikisht që e fsheh këtë vrasje të Azem Hajdarit.

që quan dhe që përfshijnë dhe të bodigardit të tij Besim Cerja. Kjo deklaratë, sipas ambasadës së

Të shtunën, Kuvendi i Posaçëm i PD

Të shtunën, Kuvendi i Posaçëm i PD Njoftohen delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se Kuvendi do të mbahet ditën e shtunë, datë 17 korrik 1999, ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.