Situatë e tensionuar në qytetin e Vlorës
Pas vrasjes së Çaushit, lagjia Çole nën breshërinë e armëve
NE FAQEN 4
Mijëra emigrantë dëbohen nga Greqia
Shqiptarët keqtrajtohen nga policia greke dhe u grisen dokumentet
NE FAQEN 4
Pandershmëri greke
Nga Lazër STANI Ka përfunduar tragjikisht historia e shqiptarit Aleksandër Pangramësisë shqiptar të autoshqit grek. Në buzëmbërritjen e së enjtes, plumbat nuk e kanë kursyer jetën e të riut shqiptar, që për 38 orë kishte mbajtur peng shtatë shtetas grekë. I ri, sic u njoftua përmes mediave në orët e fundit të së enjtes, i kishte ndërmarrë këtë aventurë, për të vënë në vend padrejtësitë që i kishin bërë: keqtrajtimi fizik dhe mbajtja e parave të punës nëntëvjeçare nga një bankë greke. Ka hollësi janë dhënë tani për tani. Ky është rasti i dytë gjatë muajve të fundit që shqiptarët marrin peng autobusa me pasagjerë grekë. Të dy rastet kanë përfunduar tragjikisht, me vdekjen e personave pengmarrës. Ka një historitë e pengmarrësve shqiptarë, nëse nuk vëmë asnjë pikëpyetje për informacionin e shpërndarë zyrtarisht nga mjetet e informimit publik. Është e kuptueshme: askush në Shqipëri nuk i mbështet akte të tilla të dënueshme. Terrorizmi duhet të marrë përgjigjen e merituar, pavarësisht se çfarë kombësie, çfarë identiteti kanë terroristët. Por të bëhën përshkype fakti, se përse në Greqi shtetasit shqiptarë janë kaq të disponuar të kryejnë akte të tilla kriminale. E vërteta është se mediat greke ka vite që e manipulojnë opinionin grek, duke i paraqitur shqiptarët si terroristë, kriminelë, banditë, vjedhës. Rastet e veçantë, (në çdo popull ekzistojnë elementë të tillë) media dhe politika greke është përpjekur t’i përgjithësojë, duke i shndërruar në cilësi të shqiptarëve. Në këtë klimë propagande të mbrapshtë, në thelb antishqiptare, grekët ushqyen shqiptarofobinë, racizmin primitiv. Ka nentë vjet që qindra-mijëra shqiptarë punojnë në Greqi me paga te ulëta, pa asnjë lloj sigurimi e përkrahjeje nga shteti grek. Ka nëntë vjet që shqiptarët keqtrajtohen nga pronarët grekë, shpesh iu mbahen edhe paratë e fituara me shumë mundim, jenë rrallë herë të regjistruar nga policia greke, vetëm në vetë ata ishin shqiptarë. Asnjë komunitet tjetër em- vetë e vetëme pse ishin shqiptarë. Asnjë komunitet tjetër emigrantësh që punon dhe jeton përkohësisht në Greqi nuk është fyer, poshtëruar e keqtrajtuar si shqiptarët. Shqiptarët janë të detyruar të ndërrojnë emrat për të siguruar një vizë, e rrjedhimisht, një vend pune në Greqi, shpesh u janë grisur dokumentet e rregullta e janë kthyer në kufi, të rrahur, të keqtrajtuar, të trajtuar si të mos ishin qenie njerëzore. Një qëndrim i tillë i Greqisë ndaj shqiptarëve, nuk mund të mos zgjonte kundërshtimin në shpirtrat e shqiptarëve. Sot është vështirë të gjesh një shqiptar që ka punuar disa vite në Greqi dhe të ketë një pikë simpatie për këtë vend. Madje emocionet negative shkojnë deri atje sa shprehet përbuzje dhe refuzim për grekët. Ky ka qenë rezultati i qëndrimeve mediat dhe politikës ndaj emigrantëve shqiptarë, njerëz që kanë shkuar në atë vend, për të siguruar një standard pak më të mirë jetese për vete e për familjet e tyre të varfra në Shqipëri. Keqtrajtimi i emigrantëve ekonomikë shqiptarë, ka qenë platforma e vetme që kanë ndjekur qeveritë greke gjatë këtyre nëntë vjetëve. Në këtë nëntë vite, se herë që Athina nuk i ka përqyer politika e Tiranës zyrtare, është luajtur me kartën e refugjatëve. Gjatë pesë viteve, sa ishte në pushtet Partia Demokratike, policia greke herë pas here ndërmerrte të ashtuquajturit operacione “Fshesa”. Karta e emigrantëve ekonomikë është përdorur në mënyrë cinike për të bërë presion politik ndaj Tiranës. Duke trilluar probleme me të ashtuquajturin “minoritet grek” në Jugun e Shqipërisë, një komunitet ekonomik grek i vendosur në Jug në shekullin e kaluar, në tokat e çifligarëve shqiptarë, ata i bënin presion Tiranës për gjëra të drejta të duhura të minoritetit. Ata nuk kërkonin për gjë të drejta për t’i krijuar Shqipërisë probleme, duke shfrytëzuar përparësinë e qenies së saj e integruar në strukturat euroatlantike dhe me lidhje të fuqishme me strukturat perëndimore. Këtu ka ndikuar edhe një lloj miti i krijuar te europianët për grekët nga autoriteti i kulturës së lashtë greke, me të cilën grekët e sotëm po dhe shpesh kanë lidhje të dobëta. Shqiptarët, padyshim, në të gjitha konfliktet që kanë patur me grekët, kanë qenë në të drejtë e tyre. Por, mundësia e tyre për ta mbrojtur këtë të drejtë nuk ka qenë përherë e mjaftueshme. Minoriteti grek në Shqipëri, jo vetëm që s’ka qenë i persekutuar, po ka qenë i privilegjuar. Edhe kur Shqipëria sundohej nga diktatura e shfrytëzuar vunjën, persekutoheshin, shqiptarët e Kosovës shiheshin me dyshim e burgoseshin, intelektualët, prapë minoriteti grek ishte komuniteti i privilegjuar, në shkollim, në administratë, në standard të jetesës. (Vijon në faqen 2)
Berisha - Frowick, mirëkuptim i plotë
Ambasadori i SHBA në Tiranë, sërish në selinë e PD. Kryetari i Partisë Demokratike takohet edhe me ambasadorin amerikan në Vatikan
NE FAQEN 3
Qeverisja e majtë dështon. Kriza po mbyt Shqipërinë
“Bashkimi për Demokraci” përsërit kërkesën për zgjidhje politike
. “Skandali i një firme greke që bleu për 500 mijë dollarë një dikaster të qeverisë Majko, tregon se korrupsioni në Shqipëri qenka i ligjëruar. NE FAQEN 3
Nano: Majko dhe Meta kërkojnë parti shtet
Ish kryetari i PS sulmon sërish klanin kundërshtar
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 301 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
. Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin tronditës të gjithë botën shqiptare. Qeveria e bashkëpunëtorëve të tij botën shqiptare. Qeveria e bashkëpunëtorëve të tij e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë ende në vrasës, se edhe kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Qeveria, ose duhet të shpallë fajtorë ata që kanë kryer vrasjen e Azem Hajdarit. [Pjesë e prerë në fund]
Fotografi e Azem Hajdarit
Sot, Kuvendi i Posaçëm i PD
Njoftohen delegatët dhe të ftuarit e Kuvendit të Posaçëm se Kuvendi do të mbahet sot, më datë 17 korrik 1999, ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Tiranë, 1200 vetë presin shtëpitë e humbura
Bashkia e Tiranës harton listat e personave që do të përfitojnë shtëpi nga kredia e strehimit
. Tiranë, 1200 vetë presin shtëpitë e humbura. NE FAQEN 5
Nesër ekskluzivisht në “RD” listat e njerëzve që përfitojnë kredi për shtëpitë e humbura në firmat piramidale
Doganat, pellgu i korrupsionit
. Doganat, pellgu i korrupsionit
Angjeli flet me tone të vjetra për doganat
E djathta italiane drejt fitores së zgjedhjeve
Sondazhet parashikojnë ardhjen në pushtet të “Polit të Lirisë”
. E djathta italiane drejt fitores së zgjedhjeve. NE FAQEN 6