22/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 korrik 1999

AFOR-i ndërpret punimet në Gramsh

Kryetari i rrethit dhe komisari i policisë përzënë NATO-n AFOR-i ndërpret punimet në Gramsh NE FAQEN 4

Të vendoset rendi në qytet

Gratë dhe vajzat shkodrane, procesion kundër kriminalitetit Të vendoset rendi në qytet NE FAQEN 4

90 % e pijeve të falsifikuara

“Konstaton Ministria e Ushqimit: Vërde dhe raki me ngjyrues kimikë 90 % e pijeve të falsifikuara NE FAQEN 5

Shteti i Zanit

Kryebashki i Vlorës, Zani Çaushi vërteton edhe njëherë tjetër lidhjet e tij të ngushta me shtetarët e lartë shqiptarë si dhe dekonspiron dhe herë të parë marrëdhëniet e tij me policinë e cila jo vetëm që nuk ka bërë ndonjë përpjekje për ta zënë atë pas dy vrasjeve të fundit në Vlorë, por edhe e shoqëron atë në udhëtimet e tij. Në një intervistë që ai ka dhënë dje në një të përditshme të Tiranës, Zani dëshmon për ndihmën që i ka marrë nga njerëzit e rëndësishëm të shtetit shqiptar si Skënder Gjinushi, Rexhep Medani etj. Zani thekson në intervistën e tij se ka shpëtuar kohën këtyre njerëzve dhe seicili prej tyre i ka borxh atij. Kryebanditi tregon edhe për telefonatat që ka bërë me këta persona VIP ndërkohë që nga intervista e tij kuptohet qartë se Zani është ndihmuar prej tyre dhe jo prej policëve të thjeshtë për t’u larguar në Tiranë dhe për t’u kthyer më pas në Vlorë gjatë ditëve të fundit. Me atë çfarë Zani ka deklaruar në një të përditshme vërteton plotësisht atë që ka thënë “RD” pak ditë më parë se Zani i pasur kriminal është ka kryer në Vlorë ndaj familjes Shehu ka ardhur në Tiranë. Gazeta “RD” ka mësuar se po atë ditë ka shkuar në Vlorë edhe Gjinushi i cili ka qenë në një ndër zyrat e parë që i ka ofruar ndihmë ndërkohë që ka kërkuar nga segmente të ndryshme të Ministrisë së Rendit që të ndërpresin operacionin për kapjen e tij. Tirana do të ishte shtëpi e banditëve nga tërë Shqipëria të cilët ruhen me fanatizëm nga ndonjë hakmarrje prej kryepolicit të Tiranës Mit’hat Havari, siç ishte rasti i Kateshit. Për shkak të kësaj sigurie ai ka zgjedhur Tiranën ndërsa ka arritur të udhëtojë nga Vlora në kryeqytet dhe anasjelltas pa u hyrë në këmbë. Një udhëtim i tillë mund të realizohej vetëm me makina të policisë, që të na siguri është bërë nga aleatët e Zanit në krye të shtetit shqiptar, por që ende nuk janë pohuar prej këtij të fundit. Zani në intervistën e tij tregon konfidencën e lartë që ka me njerëzit e rëndësishëm të pushtetit aktual dhe Partisë Socialiste. Ai pohon edhe njëherë se çfarë interesash dhe lidhjesh ka ai me Kryetarin e Parlamentit shqiptar, Skënder Gjinushin të cilat janë fill në rebelimin komunist për 97. Gjinushi i kishte kryer në herë të parë e të njëjta e Zani prej nga edhe merrnin udhë aksionet kriminale, vrasjet, grabitjet dhe përdhunimet mbi qindra banorë të Vlorës. Ai me nëntekst i kujton Gjinushit borxhin që i detyhe t’i japë, borxh që ashtu si deklaron Zani nuk përfundon tek Gjinushi, por vazhdon edhe tek presidenti aktual Rexhep Meidani dhe ish-Ministri i Financave, Arben Malaj. Me këto e fundit kapobanda e Vlorës ka bërë edhe planet për pritjen e Prodit dhe ka qenë i vetmi Malaj që ka mundur t’i mbushë mendjen vetmi Malaj që ka mundur t’i mbushë mendjen për ta pritur kryeministrin e Italisë, çfarë tregon se edhe për shën gunjë gjëra të tilla që kanë ndodhur në Vlorën e ’97 e më pas mund të kenë në bazë lidhjet e Malajt me Zanin dhe pushtetin që ka ushtruar ish-ministri mbi kryebanditin. Zani i cili është në ndjekje nga policia që prej javësh ka patur këto ditë edhe ndihmën e një shtetari tjetër, i cili i ka ofruar mundësinë e një pasaporte për t’u larguar jashtë shtetit pasi është shpallur person në kërkim për vrasjen nga ai shtet ku drejton edhe njeriu i rëndësishëm që ka mundësi të japë pasaporta të tilla dhe që ka mundësi të jetë vetë Ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Ai e thekson këtë në intervistën e tij ndërkohë që asnjë prej shtetarëve nuk është shprehur rrjedhshëm për deklarimet që ka bërë ditën dhe dje dhe duket se këta rast dhe ende lidhjet e tij me shtetin nga konsiderohet edhe me kriminalitetin e Evropës e më gjerë.

Zani: Gjinushi dhe Meidani miqtë e mi

Kapobanda e Vlorës fillon të flasë: Milo më premtoi pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria

PD rikthehet në Parlament

Deputetët e PD-së kërkojnë Një tufë me lule në vendin bosh të Azem Hajdarit

Pollo: T’i drejtohemi zgjedhjeve të reja

Demokratët futen në parlament. Berisha: Shqiptarët i kërkojnë PD-së të realizojë me shpejtësi pakënaqësinë për paqen, prosperitetin, sigurinë dhe të ardhmen Vrasja e Azem Hajdarit është precedent më i hid’hur në historinë tonë dhe pa vënien e drejtësisë në vend, sado larg të ulen përgjegjësit, sado larg të jenë dorasit nuk mund të kemi ndërgjegje të qetë e të kemi një situatë normale, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PD-së NE FAQEN 3

Bano: AMC privatizohet me një ligj të mangët

Privatizimin e drejtë të kompanisë së Celularëve NE FAQEN 3

Ministrinë e Mbrojtjes

Rezulton të përdoruara në destinacione të ndryshme nga autoritetet shqiptare, 350 mijë dollarë me të cilat AFOR ka blerë kazermat e Rinasit NE FAQEN 3

Shuli: 500 mijë USD qeverisë për tenderin

Ministria e Transporteve pranon korrupsionin lidhur me tenderin e një firme greke NE FAQEN 2

NDI përshëndet iniciativën e PD për Klintonin

Gjithashtu kanë përshëndetur këtë iniciativë, Sekretarja e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar Peauropian dhe historiani i njohur britanik Noel Malcolm Instituti Demokrat Amerikan përshëndet nismën parlamentare për të shpallur presidentin Klinton qytetar nderi të Shqipërisë. Edhe Noel Malcolm e Unioni Ndërkombëtar Peauropian shprehen vlerësimet e tyre. Drejtori Ekzekutiv i institutit Demokrat Amerikan (National Democratic Institute) Tom Melia në një letër drejtuar Kryetarit të Grupit parlamentar Demokrat Genc Pollo shpreh vlerësimin e tij për këtë nismë që patjetër do të forcojë marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Gjithashtu Sekretarja e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar Peauropian dhe historiani i njohur britanik Noel Malcolm, që të dy mbështesin të parën që e Kosovës, në letër na adresë të Genc Pollos e përshëndesin këtë iniciativë parlamentare.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 306 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Ditën e parë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provojnë implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përfaqësuesit të krimit në qëndrimin të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që e vranë këtë Lider të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë me bandën e vrasësve, e cila kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokracinë dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë këtë faj të qeverisë. Qeveria, ose duhet të hetojë me trupë drejtësie kriminale, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Grupi parlamentar demokrat diskuton lidhur me strategjinë që do të mbajë në parlament

Do të bëjmë opozitë konstruktive Dajçi: Interpelancat e ardhshme të thirrura nga deputetët demokratë mund të jenë për Kosovën, për rendin dhe sigurinë në vend, për korrupsionin në ministrinë e Transporteve si dhe qeverisjen e të tjera, por dhe për çështje që kanë të bëjnë me shfrytëzimin maksimal të pakëtit të stabilitetit nga Shqipëria NE FAQEN 3

Atdhe, fe, pronë, janë të shenjta

Ish Ministri i Bujqësisë thotë se çfarë angazhimesh merr PD për të pronë në të ardhmen Nga Hasan HALILI NE FAQEN 8

Partia Demokratike duhet të ripërsërisë fitoret e ’96-ës

Nga Tritan SHEHU NE FAQEN 8