Vazhdojnë protestat e shqiptarëve në Greqi
Mijëra vetë protestuan dje para ministrisë së Brendshme greke
NE FAQEN 4
Sarajeva, shansi i fundit i ekonomisë shqiptare
Kush do t’i fitojë paratë e “Paktit të Stabilitetit”
NE FAQEN 5
Vriten dy të kërkuar dhe plagosen tre
Policia ekzekuton dy persona. Në malet e Tepelenës banditët ndihen me helikopter
Pranë stanit të Lapardhasë në malin e Këndrevicës ku u bë dhe përpjekja mes policisë dhe banditëve mbeten të vrarë 30 vjeçari Afrim Muci dhe 24 vjeçari Arben Metaj. Ata akuzohen për marrjen peng të një biznesmeni
NE FAQEN 4
Meidani kërkon amnisti për mafien
Amnistia fiskale e propozuar nga Presidenti nënkupton ligjërimin e gjithë pasurisë së paligjshme që kanë vënë pushtetarët socialistë
Nëse propozimi i Meidanit bëhet realitet paratë e vjedhura nga kontrabanda, ato të vjedhura nga firmat piramidale, trafiket dhe korrupsioni, vilat, pallatet, depozitat në para dhe pasuritë e tjera të vendosura mbi trafigjet do të çmohen të ligjshme e bashkë me ta edhe korrupsionistët, kriminelët, mafiozët, maskat etj., do të fitojnë qytetarët në Shqipëri
NE FAQEN 3
Milo: Nuk duam leksione, por policë!
Ministri i Jashtëm shqiptar sulmon “Miqtë”
Mbi të gjitha Paskal Milo bën sikur harron se “Miqtë e Shqipërisë” është një organizëm i krijuar me iniciativën e Presidentit Klinton, i ngritur posaçërisht për të ndihmuar vendin tonë dhe ai nuk është as postë policie, as doganë, as tregti vizash
Bashkëpunim për ndërtimin e një Kosove demokratike
Deklaratë e Përbashkët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
Deklarata është nënshkruar
Prishtina pret me miting demokratët
Tubim i madh në qendër të Prishtinës për delegacionin e PD
Mijëra vetë pritën të dielën në qendër të Prishtinës përpara teatrit, në bulevardin Nënë Tereza të Prishtinës, grupin e deputetëve demokratë që kryesohej nga nënkryetari i saj Genc Pollo
NE FAQEN 2
Programi socialist për bujqësinë dhe fshatin, pothuajse i dështuar
Nëse prona e vënë pas ’91-it është e shenjtë, prona e vënë para 60 vjetësh është të paktën 6 herë më e shenjtë
. Programi socialist për bujqësinë dhe fshatin, pothuajse i dështuar. Nga Dr. Fatos HARIZAJ, Sekretar i Departamentit të Bujqësisë dhe Ushqimit. NE FAQEN 2
“Statusi i nëpunësit civil”, përpjekje për politizimin total të administratës
. Socialistët pasi e përmbysën “Ligjin për Nëpunësit Civilë” të vitit 1996 dhe pushuan me nga puna për motive politike mijëra punonjës, duan ta kthejnë administratën në organizatë të PS-së. Nga Vladimir MULAJ, Drejtuesi i Departamentit të Ligjeve në PD. NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 311 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
. Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë qenë të lirë dhe të pahatsuar [sic] kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e mbiemra, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e ndëruan [sic] Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurreshtjen këte fakt. Qeveria, ose an Azem Hajdarin nuk mund të tolerojë kurreshtjen këte fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Krimi në Shqipëri ka mbështetje politike
Berisha priti të dërguarin e OKB-së për Ballkanin, Karl Bildt
. Krimi në Shqipëri ka mbështetje politike. Duke folur për Kosovën, Berisha theksoi se e konsideron të domosdoshme që serbët t’u kërkojnë falje shqiptarëve dhe të memorizojnë anën e zezë të historisë së tyre në shenjë pendese. Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, priti dje të dërguarin e OKB-së për Ballkanin, Karl Bildt i cili shoqërohej nga shefi i PNUD-it në Tiranë ëhlzberg. Duke i uruar mirëseardhjen z. Karl Bildt, Berisha shprehu kënaqësinë e tij për vizitën. Bildt pasi përshëndeti Berishën për hyrjen në parlament të Partisë Demokratike u kërkoi të njëjtë me analizën e Berishës për zhvillimet në Shqipëri, në kuadër dhe të konkluzioneve të Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel.
Berisha theksoi se ai dhe Partia Demokratike janë plotësisht dakord me konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare të Brukselit dhe vuri në dukje se një pjesë e këtyre konkluzioneve përfaqësojnë të gjitha alternativat që bashkë me forcat e tjera politike të ndryshojnë situatën në vend. Problemet madhore të Shqipërisë, tha Berisha janë krimi i organizuar dhe trafikat që gëzojnë mbështetje politike, shkalla e lartë e korrupsionit, mungesa e shtetit ligjor, largimi i investitorëve të huaj dhe papunësia e cila në disa qytete ka arritur 60-70%.
Gjithashtu Bildt u interesua të dinte se çfarë ndikimi ka kjo gjendje e Shqipërisë në Kosovë. Lidhur me këtë Berisha theksoi se eksporti i krimit është një fenomen shumë i rrezikshëm dhe me ndikime të rënda negative.
Duke u ndalur në gjendjen në Kosovë, Berisha vlerësoi sukseset e KFOR-it dhe OKB-së. Ai u shpreh se Partia Demokratike inkurajon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në Kosovë me njëra tjetrën dhe me institucionet ndërkombëtare për ta çuar Kosovën drejt zgjedhjeve dhe ndërtimit të atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit është kusht për parandalimin e hakmarrjes. Për një gjë duhet t’u siguroj, tha Berisha, se hakmarrja ndaj krimeve monstruoze të kryera atje do të ndodhte edhe sikur ato të mos ishin kryer nga serbët. Racizmi ndaj shqiptarëve në Serbi bartet jo vetëm nga regjimi i Millosheviçit por edhe nga opozita. historisë së tyre në shenjë pendese. Gjithashtu Serbia duhet të dëshpërblejë me pasuritë e saj të depozituara jashtë dëmet që u ka shkaktuar shqiptarëve. Bildt vlerësoi analizën e bërë nga Berisha dhe theksoi se “ne po shqyrtojmë me kujdes situatën në Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi ynë është t’u ndihmojmë. Sot gjendja në Kosovë kontrollohet plotësisht nga OKB dhe ne duam që të ulim në tryezë të gjitha forcat politike të Kosovës. Takimi kaloi në mirëkuptim të plotë.
Socialistët i kanë humbur betejat
Pas ftesës së opozitës asnjë reagim nga koalicioni në pushtet
. Socialistët i kanë humbur betejat. NE FAQEN 3
Nënshkrimi i një Kosove demokratike
. Deklarata është nënshkruar nga nënkryetari i PD, Genc Pollo dhe nënkryetari i LDK-së Kolë Berisha. NE FAQEN 2
Nano: Majko është tradhëtar
FAQEN 2. Ish-Kryetari i PS kundër dialogut mes pozitës dhe opozitës. Nano: Majko është tradhëtar. Nano ka dëshmuar gjatë gjithë kohës së qëndroi në pushtet se ishte ai nxitësi i konfliktit mes pozitës dhe opozitës dhe mohoi disa ftesa radhazi të Kryetarit të PD, Berisha për dialog mes pozitës dhe opozitës. NE FAQEN 3
Kushner: Ja si do qeveriset Kosova
Përfaqësuesi i OKB-së shpall rregulloren për administrimin civil
. Kushner: Ja si do qeveriset Kosova. Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm mund të emërojë çdo person për të përmbushur funksione të administratorit civil në Kosovë, përfshi atë gjyqësor, ose ta shkarkojë atë. NE FAQEN 6
Njoftim
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë se sot, datë 27.07. 1999, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH me këtë rend dite:
Përcaktimi i masave organizative dhe afateve për zgjedhjet në strukturat e PDSH dhe miratimi i datës së Kuvendit të V-të të PDSH dhe grupeve të punës për përgatitjen e tij
[titulli i prerë]
[Teksti i titullit është i prerë në skajin e sipërm të imazhit.] Miq vizash të falsifikuara, as bashkim mafiozësh, por një instrument shumë i besueshëm rekomandues për të gjitha ato organizma dhe vende që duan të ndihmojnë e bashkëpunojnë me Shqipërinë. NE FAQEN 2