Reportazh. Udhetim në tokën që mban ende era shkrumb. Shenjat e qarta të ringjalljes së Kosovës. Rindërtuesit kanë filluar punën para mbërritjes së parave të përëndimit
Në Mitrovica, muri artificial i Berlinit në Kosovë—Refremet e «Hitlerit» të UÇK-së. Paradokset e mungesës së shtetshmërisë. Ngamungesa e shtypit, në gazetat si këpudha në Prishtinë. Rilindja mprashte të gazetës «Rilindja», 3 kryeredaktorë për të humbur 2 milion marka. LDK-ja, në presionin për të dalë nga zyrat. Bukoshi merr brenda 8 vjetësh në parinë që e bëri kryeministër. Boshnjaku që krijon mungesa e Rugovës. Femra ekstravagante në qeverinë e Thaçit. Ministrat e «të pavarur» që preferojnë të këmbëhen me zëvendësministra. Aleanca e të pavaruve te Prishtinës me të pavaruve të Tiranës etj...
NE FAQEN 2
Sarajeva e dy “qeverive” shqiptare
Delegacioni qeveritar shqiptar i Samitit të Sarajevës, nuk mund mos të jetë ndërmend delegacioni “qeveritare” shqiptare që morën pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1920. Atëherë tre “qeveri” deklaronin se përfaqësonin dhe mbronin interesat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Pas 80 vjetësh rikthehet përsëri fenomeni, por tashmë në një trajtë shumë të shëmtuar. Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar shqiptar në Samitin e Sarajevës, u shëndërrua në një ndjesi gjelash mes kreut të shtetit Rexhep Meidani dhe Kryeministrit, Pandeli Majko. Dy drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar, kanë këmbëngulur të mbajnë secili për hesap të vet, nga një fjalim në Mbledhjen e Sarajevës, duke çuditur organizatorët dhe duke lënë një shije tejet të hidhur tek të gjithë pjesëmarrësit. Rexhep Meidani dhe Pandali Majko kanë folur që të dy në Samit dhe të dy kanë folur në emër të Shqipërisë. Ky skandal i paparë dhe pa dëgjuar në asnjë qeveri të humbur të botës, është maim domethënës për faktin se sa serioz dhe sa të interesuar kanë qenë drejtuesit e shtetit shqiptar, që të mund të përfitonin diçka në interes të vendit. Ndeshja mes Majkos dhe Meidanit ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme jo në Sarajevë, por në Shqipëri. Zyra e shtypit e Meidanit dhe ajo e Majkos shpërndanë komunikata shtypi për takimet e njëri dhe të tjetrit, a thuase ata të dy përfaqësonin vende dhe qeveri të ndryshme në Sarajevë. Pas publikimit të komunikatës së zyrës së Kryeministrit për takimin e tij me Presidentin amerikan Bill Klinton dhe bisedën joprotokollare të zhvilluar mes tyre, zyra e Meidanit, shpërndan një lajm qesharak sipas të cilit, Meidani kishte takuar administratorin e Kosovës Kushner dhe si begaraund i këtij lajmi thuhej se ai kishte takuar edhe Klintonin, Blerin, etj, etj. Ndërkohë, gazeta qeveritare e Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” për ditë më parë, stigmatizonte kreun e shtetit për këmbënguljen e tij që të fliste në Sarajevë, duke konfirmuar zyrtarisht kësisoj “betëjen” e gjelave, një betejë e turpshme për ata që thonë se përfaqësojnë Shqipërinë. Nga lajmet e emetura dje prej zyrave respektive të dy “qeverive” tona, asaj të Meidanit dhe asaj të Majkos, nuk ishte aspak e vështirë të kuptohej se në këtë përplasje midis dy klasave politike Majkos, nuk ishte aspak e vështirë për të kuptuar se në çfarë pozite të mjerë dhe qesharake është katandisur kreu i shtetit shqiptar. Sipas propagandës duese të tij, ishte këmbëngulja e tij që deklarata përfundimtare të shënonte edhe Kosovën, ndërkohë që agjensi prestigjioze lajmesh, bëjnë të ditur se këmbëngulja amerikane bëri që të mos miratohej varianti rus që nuk përfshinte Kosovën në tekstin final. Rezymeja e gjithë kësaj tragjikomedie është shumë e thjeshtë: Sarajev(a) për Shqipërinë u shndërrua në një përleshje mes dy drejtuesve të shtetit, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë para të paktën 30 drejtues shtetesh dhe dhjetra organizmash e organizatash të rëndësishme donatore ndërkombëtare. Gjithçka u servir dje dhe pardje nga ky samit i rëndësishëm, ishin disa takime individuale, skenë për disa të rinj të Majkos dhe Meidanit që do t’u shërbejnë këtyre të dyve, për të vazhduar betejën se kush përfaqëson më shumë jashtë vendit! Dje, Shqipëria mori një goditje shumë të rëndë në Sarajevë, sepse pati veç probleme të rëndit, korrupsionit, kontrabandës, shtetit dhe ligjit nga Komuniteti ndërkombëtar do të vijë edhe kërkesa që fillimisht duhet të funksionojë pushteti. Në Sarajevë dy “qeveritë” shqiptare, jo vetëm harruan projektet e tyre të mëdha për të ndërtuar Shqipërinë, por i shthyen edhe një nollë tjetër të rëndë vendit, duke dëshmuar mungesën minimale të përgjegjësisë para vendit të tyre që thonë se përfaqësojnë. Megjithatë, ndoshta edhe me kaq sa ndodhi, publiku shqiptar nuk duhet të besasohet dhe tronditet, sepse mund t’i ishte turp edhe Paskal Milo-së për një “qeveri” tjetër dhe për të folur edhe ai në Sarajevë që të plotësohej kuadri i paraqitjes së Shqipërisë si në Paris më 1920. Me siguri askush nuk do ta kishte penguar jo vetëm të fliste, por edhe të takonte pjesëmarrës të ndryshëm në Samit në takime jo-protokollare. Shqiptarët fituan vërtet shumë nga Sarajeva, fituan termin “takime joprotokollare”. Kjo mjafton për të falenderuar përfaqësuesit tanë të dy qeverive që na zbardhën faqen. Edhe sikur të ishte lutur Slobodan Milosheviçi për një pjesë të tillë të Shqipërisë në Sarajevë, vështirë se ato do ta kishin realizuar në mënyrë kaq të përsosur.
Poçi: Veriu në dorën e bandave
Ministri i Rendit: Në polici ka elementë të inkriminuar dhe të korruptuar
“Bandat bëjnë ligjin, defakto dhe jo dejuro, në Veri. Situata në këto rrethe është e vështirë, unë kam qenë dy herë në Tropojë dhe kam kërkuar edhe ndihmën e pushtetit lokal për vendosjen e rendit”
NE FAQEN 4
Abdiu: Për ne, Avni Shehu ka vdekur!
Shehu: Ky pushtet, largon ata që nuk i bindën politikës. Për këtë vendim të padrejtë do të apeloj në institucionet gjyqësore ndërkombëtare
Konfirmimi i Dekretit antikushtetues të Rexhep Meidanit, nga ish deputeti dhe
Berisha, darkë lamtumire për Frowick
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shtroi të enjten një darkë për ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, zotin Frowick me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Në darkë merrnin pjesë edhe zëvendëskryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka.
Gjatë darkës që kishte një karakter miqësor, u diskutua edhe njëherë për problemet e shumta që ka Shqipëria.
Pse Klinton nuk priti Meidanin?
Shqipëria
Në darkë merrnin pjesë edhe zëv-/qeveritarët, Shqipëria.
Pse Klinton nuk priti Meidanin?
Në Samitin e Sarajevës Presidenti Klinton ka pasur një bisedë të veçantë me kryeministrin Majko, por nuk ka pasur një takim të tillë edhe me Presidentin Meidani. Përveç një shtrëngimi duarsh kalimthi ai nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë me njeriun e parë të Shqipërisë duke zgjedhur me këtë rast vetëm bisedën e shkurtër me kryeministrin
NE FAQEN 3
Shehu ka vdekur!
Konfirmimi i Dekretit antikushtetues të Rexhep Meidanit, nga ish deputeti dhe zyrtari i lartë socialist Fehmi Abdiu, si dhe disa fanatikë të tjerë të PS, provon edhe njëherë se gjithë piramida e sistemit të drejtësisë në vendin tonë është një shtojcë politike, që përdoret nga Rexhep Meidani dhe pushteti ekzekutiv, për të justifikuar shkeljen e ligjeve në funksion të kontrollit total të pushteteve
nga ish deputeti dhe zyrtari i lartë socialist Fehmi Abdiu, si dhe disa fanatikë të tjerë të PS, provon edhe njëherë se gjithë piramida e sistemit të drejtësisë në vendin tonë është një shtojcë politike, që përdoret nga Rexhep Meidani dhe pushteti ekzekutiv, për të justifikuar shkeljen e ligjeve në funksion të kontrollit total të pushteteve
NE FAQEN 5
Pakt mirëkuptimi në vend të përjashtimit
Opozita: Pakti i stabilitetit rajonal që ofrojnë institucionet ndërkombëtare, duhet të pasohet nga një pakt mirëkuptimi në vend
Opozita demokratike në kërkim të rrugëve për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza
NE FAQEN 3
TVSH duhet të ndryshojë
“Në Prishtinë, shumë bashkëbisedues më ngritën shqetësimin e një qëndrimi abuziv nga ana e TVSH”
Pollo bën thirrje që televizioni shtetëror të heqë dorë nga mashtrimet për Kosovën
NE FAQEN 3
LDK: Synimi ynë është pavarësia e Kosovës
Intervistë me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, Naim Jërlihu
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 321 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra dhe mbiemër, por nuk bëjnë nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Meta: Kontrabanda drejtohet nga celularet e qeveritarëve
Deklaratë e bujshme e prokurorit anti-kontrabandë
Sipas prokurorit Meta, kontrabanda zbul(o)het, por ajo rrallë herë ndëshkohet, sepse pas çdo maune kontrabandë me kafe, cigare apo karburant qëndron emri i një qeveritari
NE FAQEN 5
Vritet një polic dhe plagosen dy të tjerë
Rrëzohet në Ndroq një helikopter i policisë. Policët do shkonin për të kapur një bandë grabitësish
Sipas burimeve të policisë, ka qenë një avari teknike në motor që ka shkaktuar aksidentin e helikopterit.
Helikopteri i është futur motori dhe ka rënë në fshatin Ndroq, ku si pasojë vdiq një punonjës policie dhe u plagosën rëndë dy të tjerë
NE FAQEN 4
SHBA rivendos Kosovën në deklaratë
Nënshkruhet deklarata përfundimtare e Samitit të Sarajevës
Ka përfunduar punimet Samiti i Sarajevës mbi Paktin e Stabilitetit në Evropën Juglindore. Në fund të punimeve u nënshkrua edhe deklarata përfundimtare e këtij samiti.
Lidhur me këtë deklaratë dhe me konkretisht me paragrafin kater të saj, i cili ka të bëjë me Republikën Federale të Jugosllavisë, pati diskutime që erdhën pas një propozimi rus për të hequr referencat për Kosovën.
Pas shumë diskutimesh u pranua ky ndryshim sipas propozimit të delegacionit amerikan.
Paragrafi i katër i kësaj deklarate thotë: “Është dëshira jonë e fortë që të gjithë vendet e rajonit të punojnë sëbashku me një shpirt kohezioni dhe solidariteti nëpërmjet Paktit të Stabilitetit të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët, perspektive e të sigurtë. Ne na vjen keq që nuk ishim në gjendje të ftonim RFJ-në e që qenë prezent sot, si një pjesëmarrëse krejtësisht të barabartë në Paktin e Stabilitetit. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të respektojnë principet dhe objektivat e këtij pakti. Ne i bëjmë apel popullit të RFJ-së që të përqafojë ndryshimet demokratike dhe të punojnë aktivisht per ripajtimin rajonal. Në mënyrë që ta drejtojmë këtë vend drejt këtij qëllimi, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, ne do të konsiderojmë murgjet per të bere Republikën e Malit të Zi së shpejti një përfituese të paktit dhe riafirmojmë mbeshtetjen tonë ndaj te gjitha forcave demokratike. Në këtë kontekst, ne mbështesim zbatimin e plotë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Bashkuara, qe ka te beje me Kosoven, RFJ. Ne gjithashtu, mbështesim UNMIK dhe KFOR në përpjekjet e tyre për të siguruar paqen, demokracinë dhe sigurinë për të gjithë banorët e Kosovës. Ne nxitimë zemërzimin e ruajtjes se karakterit multietnik të Kosovës, ku të drejtat e të gjithë banorëve dhe roli i ligjit te respektohen. Ne mirëpresim rezultatet inkurajuese te Konferencës se Donatorëve ne 28 korrik per ndihma humanitare dhe asistencë tjetër”.
Përpara ndryshimit te këtij paragrafi, Kosova nuk përmendej ne te.