01/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 gusht 1999

Rrëfimet e “Hitlerit” të UÇK-së

Reportazh. Ura e Mitrovicës, lufta nuk ka mbaruar ende. Problemet që shkakton vakuumi institucional dhe shenjat e kapërcimit të krizës në Kosovë Nga Astrit PATOZI (Në numrin e ardhshëm do të lexoni) LDK-ja, forca më e madhe politike e Kosovës, nën presionin për të dalë me forcë nga zyrat. Mbërthimi i Bukoshit pas tetë vjetësh në selinë e partisë që e bëri kryeministër. Boshlleku që ka krijuar mungesa e Rugovës. Femra ekstravagante në qeverinë Thaçi dhe ministra “të përkohshëm” që preferojnë të shndërrohen në zëvendësministra. Lufta shqiptaro-serbe tek simbolohet e identitetit etnik. Alenca e “të pavarurve” të Prishtinës me homologët e Tiranës....etj. NE FAQEN 6

Pakti i Stabilitetit, pakti i shqiptarëve me të ardhmen

PD-ja është e vendosur që ta kthejë Shqipërinë nga portë të krimit, në portë të Perëndimit Berisha: PD me programin e saj zotohet t’u japë përgjigjen më të mirë, alternativat më të mira objektivave të paktit, ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, funksionimit të tyre, si dhe ekonomisë së tregut, integrimit të Shqipërisë në rajon dhe Europë NE FAQEN 3

Shehu: S’kam ndërmend të kryesoj fraksionin

Ish-kryetari i PD-së, Tritan Shehu, flet për zhvillimet brenda partisë dhe Kuvendin e shtatorit “Viti i fundit është më pozitiv për PD-në, ku vërehet një frymë tjetër debati dhe mendimi qoftë në strukturat, qoftë në shtyp ose publik gjë e paaplikuar më parë edhe kur unë isha kryetar i Partisë” NE FAQEN 3

Bler: Pranoni rolin udhëheqës të OKB-së

Kryeministri britanik i kërkon bashkëpunim Rugovës dhe Thaçit Kryeministri britanik Toni Bler u bëri thirrje blloqeve më të mëdha politike në Kosovë që të bashkëpunojnë në OKB-në në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për rikthimin e vendit të tyre. Zoti Bler i kërkoi drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi që të respektojë autoritetin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke lënë të kuptoje se e ashtuquajtura qeveri e përkohshme që ai kryeson, ka qenë gjatë kësaj kohe larg një gjëje të tillë. Në një takim me drejtuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës, kryeministri britanik i bëri thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova që të marrë pjesë në Këshillin Tranzitor, i cili do të mbështeste administratën e zotit Kushner në Prishtinë. Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kryesohet nga Rugova, ka refuzuar deri tani të zërë vendet e saj në Këshillin Tranzitor, për shkak të pakënaqësive në ndarjen e vendeve të tij. LDK-ja ka shprehur kundërshtimin e saj për raportet etnike të këtij organizmi, ku shqiptarët përbëjnë vetëm gjysmën e anëtarëve dhe etnitë e tjera, ashtu edhe me pjesën që i është caktuar asaj të faktoret politikë të shqiptarëve. Kërkesa e kryeministrit britanik vjen në një kohë që komuniteti ndërkombëtar po shton përpjekjet për të arritur mbështetjen e plotë të faktorëve politikë të Kosovës. Administratori i Kombeve të Bashkuara, Kushner, ka kërkuar bashkëpunimin e dy faktorëve kryesorë politikë të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe UÇK-së, në kohën që formula e Këshillit Tranzitor nuk shihet me sy të mirë nga asnjëra e Rugovës, ndërsa qeveria e Thaçit po kërkon me të gjitha mjetet që të ngrejë një administratë paralele me atë të komunitetit ndërkombëtar. A.GJ.

Trafiqet ilegale, ku dhe si

Kontrabandën e bëjnë politikanët, por kush janë ata? Asnjë përgjigje pas deklaratave të prokurorit Tirana dhe shefit të antikontrabandës Meta Rrugët, lloji, ku dhe si kryhet kontrabanda - Korrupsion në testimin e gjykatësve - Celularet e qeverisë zhdagonojnë cigaret - 20 anije bëjnë kontrabandë në brigjet e Sarandës dhe Vlorës - Autoritet e portit të Durrësit, Vlorës, Sarandës, lejone kontrabandën - Një anije ka ndërruar 23 herë emrin dhe ka bërë 30 rrugë kontrabandë - Shefat e komisariateve Sarandë, Vlorë, Pogradec, Durrës, drejtojnë trafiqet, politikanët që i kanë emëruar janë kokat e biznesit - Një shef komisariati në jug fiton 1.5 milion dollarë në tre muaj - 1998, nga Maqedonia kanë hyrë 400 maune me cigare kontrabandë - Komisaret e policisë të përzierë në falsifikimin e targave të makinave - Kontrabanda e hekurit radio-aktiv nga Ukraina dhe Rusia, policia krim inale drejton vetë kontrabandën - Skandali i kafesë, arratisen 5 doganierë me ndihmën e policisë së Pogradecit - Nga targat falso të makinave, fitohet 15 milion dollarë - Këshilli i Rregullimit të Territorit shet dokumenta falso

PD, e palëkundur për pavarësinë e Kosovës

Berisha takon një nga përfaqësuesit kryesorë të UÇK-së, Azem Syla Domosdoshmëri, bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe ushtarakë e sigurtë drejt pavarësisë së Kosovës NE FAQEN 3 Njoftim Njoftohen të gjithë kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së në rrethe se ditën e hënë dt. 2 gusht 1999, ora 11.00 bëhet mbledhja për dhënien e udhëzimeve për fushatën e zgjedhjeve në parti. Berisha takon një nga përfaqësuesit kryesorë të UÇK-së, Azem Syla PD, e palëkundur për pavarësinë e Kosovës Domosdoshmëri, bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe ushtarakë Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti dje një nga përfaqësuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotin Azem Syla. Ai i solli Berishës përshëndetjet e udhëheqjes politike të UÇK-së. Në takim Berisha theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe ushtarakë të Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor, ekonomik së tregut sikundër nënvizoi se PD duke përkrahur plotësisht betejën civile të Përndimit, mbetet e palëkundur në pikëpamjet e saj se pavarësia e Kosovës është kusht themelor për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe angazhohet të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Dy të vdekur dhe dy të plagosur në Berat

Ngjarje tragjike në një familje beratase. Babai qëllon me granatë në banesën e të birit për çështje pronësie Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkanjoz, kur 76-vjeçari Hasan Seiti, në grindje e sipër për probleme pronësie me të birin, Xhaferin, ka hedhur një banesën e tij një granatë Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkanjoz, kur 76-vjeçari Hasan Seiti, në grindje e sipër për probleme pronësie me të birin, Xhaferin, ka hedhur një granatë në shtëpinë e tij poshtë, gjeti vdekjen gruaja dhe vajza e Xhaferit, përkatësisht Emineja, 45-vjeç dhe Anjeza, 8 vjeçe, si dhe u plagosën rëndë vetë Xhaferi dhe i biri i tij 6-vjeçar, Glinka NE FAQEN 4

Blair, ky mik i madh i shqiptarëve

Kryetari i PD-së, përshëndet vizitën e Kryeministrit britanik në Kosovë NE FAQEN 3

Prokuroria duhet të hapë proces penal kundër Qeverisë

Kriza e refugjatëve të luftës, si u dhunuan të gjitha ligjet dhe Kushtetuta me një vendim të Këshillit të Ministrave Kryetari i Këshillit të rrethit të Kukësit Shefqet BRUKA NE FAQEN 4

Hamzaraj, simboli i qëndresës

PD, humb demokratin e parë, nacionalistin e njohur në Vlorë Hamzaraj, simboli i qëndresës Berisha ngushëllon familjen Hamzaraj Dje në Vlorë, një sëmundje e rëndë dërgoi nga familja dhe më shumë e tij, demokratin e shquar, 75 vjeçarin Venjamin Hamzaraj. Hamzaraj është i njohur në Vlorë, si përfaqësues i një prej familjeve me tradita të shquara patriotike dhe antikomuniste. Vdekja e Hamzarajt është një humbje e madhe për degën e Partisë Demokratike në Vlorë. NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 322 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit e tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pasigjetësuar ... [pjesërisht e palexueshme]

Shpirti im është i mbushur plot e përplot me këngën

Bisedë me tenor-in e famshëm, “Mjeshtrin e Madh të Punës”, Kristaq Paspali NE FAQEN 10

Sulm tjetër ndaj pavarësisë së gjykatave

PD denoncon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Shehu PD denoncon rrëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së ish-Kryetarit të Gjykatës së lartë, Avni Shehu për rishikimin e vendimit të Presidentit Meidani me të cilin u shkarkua në mënyrë arbitrare zoti Shehu. Ai u shkarkua me një dekret të Presidentit Meidani megjithëse mandati i tij shtatëvjeçar nuk kishte përfunduar. Për PD ky akt është vazhdim i qëndrimeve politike antikushtetuese të Presidentit Meidani dhe pushtetarëve të tjerë. Ky është sulm tjetër ndaj pavarësisë së gjykatave dhe drejtësisë në përgjithësi. Kryetari i Gjykatës së lartë është i fundit në vargun e gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan thjesht për arsye politike duke filluar nga Kryetari i Gjykatës së Faktit në Tiranë, Qazim Gjoni deri tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rrustem Gjata. Në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po këmbëngul për pavarësisë e drejtësisë në Shqipëri, kryerjen e akteve të tjera antikushtetuese është përgjigja që japin pushtetarët e Tiranës.

Pakti, rruga më e sigurt drejt pavarësisë së Kosovës

Deklaratë e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, për Samitin e Sarajevës NE FAQEN 3

Trafiqet ilegale, ku dhe kush i drejton

NE FAQEN 5