Trazira në Shkodër. Merren peng 2 policë
Forcat e RENEA-s rrethojnë Dajçin. Vazhdon shkëmbimi i zjarrit ndërmjet policisë dhe pengmarrësve
Trazira në Shkodër.
Merren peng 2 policë
në faqen 7
“Viktimat” e eklipsit
Shqipëria e përjetoi me panik të madh shfaqjen normale të fenomenit të eklipsit, dhe pasi hëna ia hapi sërish rrugën diellit shumë veta u zhgënjyen nga fakti që prej gjithë asaj që pritej kishte mbetur vetëm një qiell i vranët në një ditë tmerrësisht të nxehtë vere.
shfaqjen normale të fenomenit të eklipsit, dhe pasi hëna ia hapi sërish rrugën diellit shumë veta u zhgënjyen nga fakti që prej gjithë asaj që pritej kishte mbetur vetëm një qiell i vranët në një ditë tmerrësisht të nxehtë vere. Të terrorizuar për më shumë se një javë nga mardhat e të gjitha llojeve, shqiptarët nxituan të mbylleshin herët në shtëpi, dhe të paktë ishin “guximtarët” që patën kurajon të shikojnë pas xhamave të errët apo sendeve të improvizuara diellin e ngrënë.
Në faqen 3
Në radhë, Angjeli, Hajdaraga dhe Milo
Poçi mbron kontrabandistët me pushtet, ndërsa Prokuroria hesht
Jep dorëheqjen ministri i Reformave. Majkos po i ikin ministrat me bursa dhe “green card”
Ceka: Shteti nuk do vrasë më 12 shtator
“Nuk do të ketë 14 shtator tjetër
Në faqen 2
Eklipsi në Shqipëri, vetëm qiell i vranët
Në faqen 9
Dokle dhe Legisi pranojnë akuzat
Poçi mbron kontrabandistët me pushtet, ndërsa Prokuroria hesht
Shkarkimi i Kasit implikon Poçin me klanet e kontrabandës
Poçi mbron kontrabandistët me pushtet, ndërsa Prokuroria hesht
Dokle dhe Legisi pranojnë akuzat
Shkarkimi i Kasit implikon Poçin me klanet e kontrabandës
Në faqen 2
Sot, Homazhe për Azemin
Njoftim i Partisë Demokratike
Partia Demokratike e Shqipërisë, njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se, më 12 gusht 1999, në 11-mujorin e vrasjes së heroit të demokracisë dhe tribunit të nacionalizmit shqiptar Azem Hajdari, organizon homazhe në kujtim të jetës dhe veprës së Tij.
Homazhet do të fillojnë në orën 19.00 të datës 12 gusht, me lule dhe qirinj në të gjitha sheshet kryesore të Shqipërisë. Ato do të jenë jo vetëm një përshpirtje për jetën e heroit tonë legjendar, por edhe një protestë e fortë ndaj shtetit të sotëm kriminal, i cili akoma nuk ka filluar hetimet për gjetjen e vrasësve të tij, i cili akoma paguan vrasësit e tij.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 332 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasiguruar kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Viti IX i botimit Nr. (2308) E ENJTE 12 GUSHT 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi)
ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Punëtorët e Rilindjes” Nr. 16 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57
E-mail gazetard@alb online.net dhe rildem@icc.al.eu.org
Kryeredaktor: Astrit PATOZI
Zv/kryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI