15/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 gusht 1999

PS, e parcelizuar mes Nanos dhe Majkos

Shtabet e dy kandidatëve për kryetarë fillojnë betejën për Kongresin në faqen 2

Meidani mbledh trafikantët

Klosi pret Thaçin dhe Xhavit Halitin në Rinas

Kush kërkon t’i mbajë armët ngrehur në Kosovë?

EDITORIAL Astrit PATOZI Trafiku i armëve nga Shqipëria në Kosovë vazhdon ende, megjithëse lufta atje ka mbaruar prej disa muajsh. Konstatimi vjen nga një prej kancelarive më të rëndësishme europiane, e cila paralajmëroi zyrtarisht qeverinë e Tiranës që t’i japë fund tregtisë së armëve në anën tjetër të kufirit. Letra e një dite më parë e kryeministrit britanik Toni Bler për kryeministrin Majko flet për rritjen e alarmit që shkakton në perëndim korridori i municioneve Shqipëri-Kosovë. Por çfarë fshihet pas këtij mesazhi të ashpër dhe përse pikërisht tani perëndimi vendosi t’i mbyllë rrugën një fenomeni që ka ndodhur gati legalisht për një periudhë prej rreth dy vjetësh? Në këtë sfond ultimatumesh për Tiranën zyrtare nuk mund të mos vihet re që tonet e ashpra të Blerit përkojnë me rikthimin e sherreve Majko - Meidani për shkarkimin ose jo të shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi në faqen 3

30 të arrestuar se dikush shau Çekën

Alarm pas letrës së Blerit për Majkon në faqen 4

Kushner dhe Xhekson nuk e presin Majkon

Kryeministri shqiptar kthehet me krushqit e tij nga Kosova në faqen 3

Mitrovica, Kosova e paraluftës

Politikanët e Prishtinës lë të ndërrojnë 100 betejat midis tyre në një betejë të vetme Ilir ZHILLA në faqen 6

Serbët e Shqipërisë

Përralla e peste nga Zullulandi Duhet të jesh i drejtë në gjithçka, veçanërisht, përsa i përket atdheut. “Çdo shtetas e ka për detyrë të vdesë për atdheun e tij, por askujt nuk i falet të blasfemojë me emrin e atdheut” Agron TUFA në faqet 19-20

Legjitimiteti mbi pronën, prologu i bujqësisë moderne

Debati ynë - PD para Kuvendit PD duhet të shprehë qartë dhe pa asnjë ekuivok vullnetin politik për një qëndrim të ri ndaj pronës Nga Bamir TOPI në faqen 12-13

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 335 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë lënë të lirë dhe të paqësguesuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.