20/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 gusht 1999

Zëvendësministri, ai që ka zhdukur 13.9 milionë USD

Kryeministri ngre në detyrë Përllumb Vladin, pasi Kontrolli i Shtetit kërkon shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit në faqen 2

PD, të jetë më e hapur se kurrë

EDITORIAL Nga Sali BERISHA Si kryetar i Partisë Demokratike, ftoj të gjithë ata që themeluan Partinë Demokratike, ish deputetët e PD-së, të gjithë anëtarët, aktivistët e PD-së që gjatë këtyre viteve ndihem të shmangur, të rikthejnë besimin, përkushtimin e tyre ndaj PD-së, sikundër ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, të jenë të hapura ndaj të gjithë atyre që u shmangën padrejtësisht, apo u ftohën ose u zemëruan gjatë këtyre viteve me PD-në, por që nuk kaluan në parti të tjera, duke dëshmuar kështu se me kërkesat e tyre nuk kanë synuar karrierën apo pushtetin, por personin e PD-së, strukturat demokratike dhe qeverisjen e saj. në faqen 3

Berisha: Ndihmoni rivalët e mi në PD

Partia Demokratike rikthen sigurinë në 3-5 muaj Kryetari i PD-së u bën thirrje të rikthehen në parti demokratëve që u ka mbetur hatri me ish-pushtetarët Partia Demokratike rikthen sigurinë në 3-5 muaj Berisha: Ndihmoni rivalët e mi në PD Kryetari i PD-së u bën thirrje të rikthehen në parti demokratëve që u ka mbetur hatri me ish-pushtetarët

Debati ynë - PD para Kuvendit Si mund të kthehet qetësia në vend?

Nga kolonel Sokol MULOSMANI në faqet 8-9

UÇK: Kemi respektuar afatin e çarmatimit

në faqen 11

Linçuesit dalin nga zyra e Presidentit shqiptar

Nga Mero BAZE Një nga njerëzit më të besuar të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Xhavit Haliti, i shfaqur disa ditë më parë përkrah Presidentit Meidani, ka kërcënuar me linçim, drejtuesit e gazetës “Bota Sot”, për shkak të pranisë në faqet e kësaj gazete të disa emrave të publicistikës shqiptare, të cilët duket se janë bërë të papërshtatshëm, për karrierën e mëtejshme politike të personit në fjalë dhe shefave, e vartësve të tij. Deklarata verbale e tij, është botuar sot në gazetën “Bota Sot”, gazeta më e madhe shqiptare, që botohet në Prishtinë, Shkup, Zyrih dhe Frankfurt, me një tirazh rreth 70 mijë kopje. në faqen 2

Kontrabanda e naftës në duart e Ylli Bufit

Sindikatat e naftës peticion Kryeministrit: Ndaloni kontrabandën dhe largoni ministrin në faqen 6

Kishat e Voskopojës drejt rrënimit të plotë

në faqen 13

Sot, 339 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të papërgjegjshëm kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshirojnë dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.