04/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 nëntor 1999

Kupola e trafiqeve, në Parlamentin shqiptar

Fakt / Me gjithë zhdukjet në det e denoncimet e qeverisë dhe policisë italiane, klandestinët kalojnë brigjet e Adriatikut Më të akuzuarit për lidhje me mafiozët mbeten Skënder Gjinushi, kryetari i Parlamentit shqiptar dhe Sabit Brokaj, aktualisht këshilltar i Presidentit Meidani në faqet 8-9

JO qeverisë së korruptuar

Parlamenti, frikë nga protesta. Gjinushi luan me orën e seancës Demokratët do të votëbesojnë kabinetin “Meta” në sheshin “Skënderbej” në faqen 2

Korrupsioni, tani rishpërndarje tjetër

EDITORIAL Nga Sami NEZA Mbledhjet e njëpasnjëshme për korrupsionin në kabinetin e ri qeveritar, nuk kanë asnjë dallim me atë çfarë ka bërë komisioni antikorrupsion me drejtues të tij, kryeministrin aktual Ilir Metën. Këmbëngulja e qeveritarëve të rinj që të qarkullojnë në labirinthet e korrupsionit, më shumë ngjan si garë tregjesh se sa me ndërtimin e një plani për ta luftuar atë. Ministri i Financave Anastas Angjeli, i ka nisur dje të gjitha doganat dhe tatimet një letër me 23 kërkesa, në të cilën u kërkohet realizimi i planit që është parashikuar për këtë vit, plus defiqitin që është krijuar po nën drejtimin e Angjelit në faqen 4

Shkodra kërkon zgjedhje

Berisha ngre në këmbë rininë e qytetit antikomunist Shkodra kërkon zgjedhje

Fatos Nano ringjall Kretën në Selanik

Kërkon sërish rrethim demokratik për Milosheviçin dhe harron Prishtinën në faqen 4

Bano: “Meta, vazhdimësi e korrupsionit”

PD denoncon paktin e kryeministrit me hajdutët në faqen 2

Zhdukën shtatë dosje për vrasje

Prokuroria ndalon hetimet për krimet e organizuara në faqen 5

Berisha takon Vartholomeun I

në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 416 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që vjen e lirë dhe të pa shqetësuar, i minel [?] që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë harrësitë kësaj. Qeveria, ose duhet të kapë e ngjërë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

TELE-BINGO KOMBËTARE

Nëntor 100 MIN - BINGO me nga 10.000 lekë të reja 5 TELE - BINGO me nga 1.000.000 lekë të reja 1 MAGIC-BINGO 1 çmim me 500.000 lekë të reja 1 STAR - BINGO 1 çmim me 150.000 lekë të reja