27/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 nëntor 1999

Në dogana ligjin e bëjnë kontrabandistët

Në kontrabandë, të implikuar edhe njerëzit e antikontrabandës në faqen 8

Rama, marrëveshje me serbët për ndërtimin e një kishe

Ministri i Kulturës rinis marrëdhëniet me Beogradin në faqen 13

Rikthehen “tetëdhjetë lekëshat”

“Bashkimi për Demokraci” denoncon legjitimimin e sigurimsave në “Policinë e Shtetit”

Antiopozita

editorial Nga Sami NEZA Kur Partia Demokratike hartoi një platformë për rivendosjen e rendit publik dhe ia paraqiti atë qeverisë, për disa ditë që qeveria nuk foli rreth këtij propozimi, krimi u tulat më shumë se kurrë. Platforma ishte mjaft kurajoze dhe serioze, e cila nuk linte shteg për kurrfarë interpretimi negativ e aq më pak për një ekspansion të PD-së drejt pushtetit të socialistëve. Ish-ministri i Brendshëm Koçi, e refuzoi atë menjëherë duke inkurajuar mafien, praninë e së cilës do ta konfirmonte edhe vetë ai, tre ditë pas shkarkimit të tij nga ish-kryeministri Majko. Pakti për rendin, ishte një nga altr(u)izmat e shumë politikë të PD-së për qeverisjen më të keqe të shqiptarëve, e cila u hodh poshtë edhe institucionalisht. Krimi përsëri rimori veten, duke parë përfundimisht se opozita ose ndryshe e vetmja opozitë e krimit në Shqipëri, nuk u konsiderua në luftën kundër mafies dhe krimit në vend në faqen 3

Sot, miting i madh në Fier

Qytetarë të Fierit! “Bashkimi për Demokraci” ju fton sot, më 27 nëntor, ora 12.00 në sheshin qendror të qytetit të Fierit në mitingun e protestës për zgjedhje të reja. Vetëm zgjedhjet e reja janë shpresa për Ju mijra të papunë, që shtoheni çdo ditë me rënimin e pan-

Berisha - Ahrens, takim për korrupsionin e pushtetarëve

Krerët e institucioneve ndërkombëtare takohen me kryetarin e Partisë Demokratike Berisha takohet gjithashtu me përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës në Shqipëri, zonjën Reyhan Arkan(t) dhe ambasadorin e Polonisë, Chodokowski në faqen 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 439 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lene të lirë dhe të pasgjegjësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kape e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Viti IX i botimit Nr. (2399) E SHTUNË 27 NËNTOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi) ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketing) 323 - 57 E-mail: gazetaed@albaniaonline.net dhe rildem@icc.al.eu.org Nr. llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Kryeredaktor: Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEpOSHI

Pse BE zgjodhi Maqedoninë dhe refuzoi Shqipërinë

12.00 në sheshin qëndror mijra të papunë, që shtoheni çdo ditë me rrënimin e pandërprerë të ekonomisë shqiptare. PD tregon shkaqet e ftohjes së Perëndimit me Tiranën zyrtare Pse BE zgjodhi Maqedoninë dhe refuzoi Shqipërinë në faqen 4

Demi bëhet Godo - opozitë

Grupseksioni i Paskuqanit, keqardhje për anëtarin e tij në faqen 5

Njoftim

Ditën e dielë, datë 28.11.1999 ora 14.00 aktivistë i degës së PD-së Tiranës organizon një takim jubilar me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe ditës së Çlirimit në sallën e mbledhjeve PDSH. Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e aktivistët e PD dega Tiranë.