07/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 dhjetor 1999

Histori e vjetër me aktorë të rinj

Kur një gjë përsëritet shumë herë, bëhet bajate dhe s’ka më vlerë BIBLIOTEKA TIRANË Nga Vili MINAROLLI në faqen 4

Nuk ka më kohë për të harruar

Riciklimi politik i komunizmit dhe komunistëve në Shqipëri Nga Sokol OLlDASHI në faqen 7

500 milion për vila deputetësh

Opozita përjashtohet nga miratimi i Buxhetit 2000 Qeveria “Meta” shkel mbi mijëra të pastrehë në faqen 9

Kush janë “të urtët” që po kërkon Nano?

editorial Nga Astrit PATOZI Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ka dëshmuar katër herë në qeverisjen e tij si kryeministër, ka bërë thirrje për krijimin e aleancës së “njerëzve të urtë”, të cilët sipas tij do ta bëjnë më në fund këtë vend. Në fakt, ne nuk kemi pse e paragjykojmë një nismë politike, vetëm sepse kjo e fundit vjen nga kampi kundërshtar, madje edhe kur këtë e thotë njeriu që ka dëshmuar shumë herë se di të bëjë shumë mirë të kundërtën e asaj që propozon së fundi. Fatos Nano vërtet po kërkon një pakt mes njerëzve “të urtë”, por ashtu siç e koncepton ai vetë urtësinë. Ai po kërkon një marrëveshje “burash” që nuk zihen dhe nuk flasin për njëri-tjetrin, por bien në ujdi për të ndarë thelat e tortës së korrupsionit në faqen 3

Miliona të vjedhur në Ministrinë e Shëndetësisë

Miliona të vjedhur në Ministrinë e Shëndetësisë

PD: Ja si do ta festojmë 9-vjetorin e themelimit

në faqen 2

Trafik i pistë me koncertin e Lucio Dallës

në faqen 10

Pollo, Klosi e Rakipi, fushatë trillimesh

Sqarim i zëdhënësit të PD • ATN, refuzoi të blejë paisjet e vjedhrit të Genc Pollos • Agim Ramaj përgënjeshtron shpifjet e Pollos në faqen 5

Shkurt nga politika e klaneve

Nano i zhgënjyer me Edi Ramën Ilir Meta heq dorë nga Pollo Shemsie Kadria shet Tritan Shehun Leonard Demi, kryetar i Nanos në faqen 5

Sot, 448 ditë nga vrasja e Liderit të Djathtës

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë lë dhe ashe pasiguruar kriminelët e që morën jetën Liderit të Djathtës, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

1999 Në skajin e majtë shihet pjesë e faqes tjetër, me tekst të prerë e të palexueshëm.