10/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 dhjetor 1999

Qeveria tërhiqet, shkarkohet rektori

Triumfojnë studentët dhe pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli” në faqen 6

Miting i madh në Sheshin “Skënderbej”

Ditën e Shtunë, datë 11 dhjetor organizon një miting në Sheshin “Skënderbej”

Plan-sekret për të penalizuar opozitën

Vehbi Alimucaj është torturuar në qeli që të nxirret nga goja akuza për PD-në dhe Berishën Shemsie Kadria është thirrur të shpifë për PD, në këmbim të lirimit

Pranvera që vjen, pranvera e rilindjes së demokracisë

editorial Sot përkujtojmë së bashku veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë që 9 vjet më parë, të udhëhequr nga tribuni i nacionalizmit shqiptar së bashku me intelektualët, punëtorët, qytetarët e Tiranës, zhvilluan në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit betejën legjendë me diktaturën më të egër, më kriminale të Europës, e gjunjëzuan atë dhe themeluan me 11 dhjetor partinë e parë opozitare pas gjysmë shekulli të shqiptarëve, partinë e lirive dhe të drejtave njerëzore, partinë e vlerave kombëtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Sot, nëntë vjet më parë, studentë të Universitetit të Tiranës me në krye tribunin e lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdarin së bashku me intelektualët, punonjësit dhe qytetarët e Tiranës, shembën në Shqipëri murin e Berlinit, gjunjëzuan diktaturën më të egër të Europës, triumfuan mbi të dhe hapën në Shqipëri dhe për shqiptarët portat e lindjes, portën e Perëndimit, portën e të ardhmes në faqen 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 451 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo alibi që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit e tij. Në krimin dhe tronditjen e gjithë botën shqiptare, Qeveria e ish-komunistëve që kanë në lirë dhe të pasheqëtuar kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregua shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë qenë dhe janë përherë në anën e pushtetit. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kaqërisht këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e të nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Durrës, kantieri detar në grevë urie

Protestë e punëtorëve të kantierit detar Durrës-Gdansk, ndaj grabitjeve të palës polake dhe drejtuesve mafiozë në Ministrinë e Transporteve

Robinson përgënjeshtron spekullimet me emrin e OSBE

Ndihmësi i ambasadorit të OSBE reagon pas trillimeve kundër PD OSBE ka mohuar sërish dhe përmes ndihmësit të ambasadorit, Ahrens zhumën e ngritur në median e majtë, gojoa për një qëndrim zyrtar të këtij institucioni ndaj zhvillimeve brenda Partisë Demokratike. PD përmes përfaqësuesit të saj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Mustafa i ka kërkuar dhe sqarim zyrës së OSBE në Tiranë lidhur me citimet që i janë atribuar kësaj zyre nga media të ndryshme lidhur me PD. Në përgjigje të letrës dërguar dje nga z.Besnik Mustafaj, lidhur me spekullimin e shtypit të majtë për një të ashtuquajtur raport të OSBE-së për Partinë Demokratike, Majkell Robinson, ndihmësi i ambasadorit të OSBE në Tiranë iu përgjigj duke deklaruar se OSBE nuk ka bërë raport për Partinë Demokratike, duke përgënjeshtruar kështu trillimet e zakonshme të shtypit të majtë. OSBE dhe zyra e saj në Tiranë disa herë kanë përsëritur qëndrimin e tyre për asnjanësinë e organizatës që përfaqësojnë në zhvillimet politike brenda formacioneve të ndryshme politike. Edhe zëdhënësi i OSBE në Tiranë, Porta reagoi menjëherë pas zhurmës së mediave të majta lidhur me spekullimet e bëra ditë e fundit me emrin e OSBE duke i përgënjeshtruar ato.

Studentët e Shkodrës në grevë

1 vit nga firmosja e paktit të grevistëve me qeverinë, nuk është zgjidhur asnjë kërkesë në faqen 10 1 vit nga firmosja e paktit të grevistëve me qeverinë, nuk është zgjidhur asnjë kërkesë Studentët e Shkodrës në grevë në faqen 10

Angjeli në buxhet, një thes me mashtrime

Buxheti i 2000, më pak para, drita, ujë, më shumë probleme në infrastrukturë e arsim në faqen 8 Buxheti i 2000, më pak para, drita, ujë, më shumë probleme në infrastrukturë e arsim Angjeli në buxhet, një thes me mashtrime në faqen 8

PD, pro komisioneve të pavarura nga ekzekutivi

në faqen 4

Viti IX i botimit Nr. (2410) E PREMTË 10 DHJETOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi) ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57 E-mail: gazetard@albani online.net dhe rildem@icc.al.eu.org Nr. llogarisë: 5092/116 - BKT Nr.1, Tiranë Kryeredaktor: Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPO SHI

Të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar

Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së se ditën e hënë më dt. 13 Dhjetor 1999, në orën 11.00, organizohet në Tiranë mbledhja e Këshillit Kombëtar me rend dite: 1 - Miratimi i ndryshimeve në “Rregulloren e funksionimit të Organeve Qendrore të PDSH-së”, “Rregulloren e brendshme të degës së PDSH-së”, “Rregulloren e komisioneve disiplinore të PDSH-së”, dhe “Rregulloren financiare të PDSH-së”. 2 - Diskutimi rreth veprimtarisë së PDSH në situatën aktuale. (Shënim: Kopje të materialeve që do të diskutohen ndodhen pranë Sektorit të Organizimit)