17/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 dhjetor 1999

Rakipi, njësoj me vrasësit e Azemit

15 muaj nga 12 shtatori, asnjë hetim Për sa kohë Prokurori i Përgjithshëm do të bllokojë zbardhjen e së vërtetës së 12 shtatorit, ai dhe Fatos Nano do të konsiderohen njësoj si ata që qëlluan mbi Liderin e Dhjetorit në faqet 7

“Vrasja e Shekullit” po zbardhet

PD denoncon përpjekjet e klaneve të pushtetit, për të fshehur atentatorët e 12 shtatorit

Socialistët, një ideologji për Paktin

editorial Nga Sami NEZA Nga Partia Socialiste po lajmerohen gjithnjë e më shpesh lajme rreth të ashtuquajturës iniciativë të Fatos Nanos për Paktin e Stabilitetit. Këto ditë priten vizita të tij në Mal të Zi dhe Kosovë, ndërkohë që tashmë ai ka bërë vizita me një synim të tillë në Bullgari dhe Maqedoni. Në të gjitha rastet, Nano e ka propaganduar një iniciativë të tillë si një pakt të majtë, duke tentuar ta zhveshë atë nga thelbi real i tij që është rindërtimi i paqes dhe ekonomisë në Ballkan, dhe jo ristrukturimi dhe glorifikimi i të majtëve të Ballkanit në faqen 3

Komisioni disiplinor: Asnjë shkelje e statutit

“Gjykata” e PD shqyrton vendimet e organeve të saj drejtuese në periudhën pas Kuvendit në faqen 5

…ësimi i bonove rikthen piramid…

faqe 9

Komision parlamentar antikorrupsion

Bano argumenton prioritetet e platformës së opozitës në faqen 2

Kontratat e vdekura të Meidanit në Kinë

në faqen 4

Sali lushën kanë dashur ta eleminojnë

Edi PALOKA në faqen 3

“Sherif Bundo ka shitur Turizmin e Durrësit”

Punonjësit e Hotel “Arbërisë” denoncojnë shefin e Turizmit në faqen 8

“Ju i keni shpikur dëshmitë e rreme”

Ngjela i përgjigjet sulmeve të shtypit të PS në faqen 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 458 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit simboli i demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe përgjegjësitë e tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve në krye të së cilës është Fatos Nano po pengon zbardhjen e vrasjes së Liderit të Dhjetorit, u siguron vrasësve hapësirë se kanë qenë dhe janë në anën e krimit, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të ndërgjegjshëm Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të japë një përgjigje para drejtësisë kriminalitetit, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit

Njoftim

Kjo vajzë në foto është hungareze dhe ka humbur më 14 janar 1998. Nëse dikush ka informacion për vendndodhjen e saj, të telefonojë në numrin e gazetës “RD”, ose në TEL: 06 (66) 361 236